Kronikë
-
REPORT TV zbulon emrin e personit të arrestuar, që dyshohet se është bashkëpunëtori i vrasësve të Devi Kasmit. Ai është Mario Meshini, i arrestuar mbrëmë nga policia e Tiranës. Meshini, sipas policisë dyshohet se ka ndihmuar autorët që të largohen nga vendi i ngjarjes, por avokati i tij e ka mohuar akuzën.
VIDEO
31 Janar 2018, 10:17 -
Dibër, PS-PDIU grushte në bashki
31 Janar 2018, 10:00
shoqërohet kryetari, 3 të lënduar
Kryebashkiaku i Dibrës Muharrem Rama dhe 12 punonjës, mes tyre policë të bashkisë janë shoqëruar në komisariat pas sherrit me shqelma dhe grushte brenda zyrave të administratës. Sipas burimeve të Report Tv sherri ka nisur, pasi punonjësit kanë kundërshtuar drejtorin e ri të Burimeve Njerëzore me arsyen se është nga Jugu i vendit dhe është vendosur në Dibër për të larguar punonjësit.
VIDEO
FOTO
-
Vrau gruan me sëpatë,gjykata:
31 Janar 2018, 09:58
Burrin çojeni në 'Psikiatri'
Gjykata ka urdhëruar shtrimin në spitalin psikiatrik të shtetasit Ylber Bajrakurti, i cili pak ditë më parë terrorizoi Malësinë e Madhe, duke vrarë me sëpatë gruan e tij. Gjykata vendosi sot shtrimin e detyruar në këtë spital për 2 muaj të Bajrakurtit.
-
Dëme të mëdha në fondin pyjor,
31 Janar 2018, 09:41
kallëzohet kryeinspektori i Beratit
Kryeinspektori i ISHMP Berat, Altin Kazazi, është kallëzuar penalisht nga Ministria e Mjedisit, pasi akuzohet për shpërdorim detyre. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit sqaron se ka çuar për ndjekje penale Kazazin, pasi grupi i inspektimit ka zbuluar një dëm të konsiderueshëm në një sipërfaqe prej 197 ha në fondin pyjor, për të cilën kryeinspektori nuk ka marrë asnjë masë.
-
Drogë dhe prostitucion, kapen
31 Janar 2018, 08:36
50 shqiptarë e marokenë në Itali
Policia ka shkatërruar një bandë të trafikut të drogës dhe prostitucionit, ndërsa raportohet për 50 të arrestuar. Të arrestuarit, sipas medieve italiane janë shqiptarë dhe marokenë, ndërsa operacionet janë zhvilluar në disa qytete; Milano, Bolonja dhe Leçe.
-
Tiranë, përfshihet nga flakët
31 Janar 2018, 08:16
autobusi,panik te qytetarët/VD
-Një autobus është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Laprakë. Autobusi ka qenë në ecje në momentin që ka marrë flakë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
VIDEO
-
“Në kërkim të shqiptarëve
30 Janar 2018, 22:50
që shpëtuan hebrenjtë”
Jack Goldfarb: “Shqiptarët vetë nuk i japin shumë rëndësi asaj që kanë bërë. Unë e kuptoj këtë. Për ta ka qenë gjë e zakonshme të shpëtosh njerëz në nevojë. E kanë bërë dhe e kanë harruar. Por, ne nuk e harrojmë."
-
‘Libra falas për fëmijët në nevojë’,
30 Janar 2018, 22:23
PS rrëzon pr/ligjin e Vokshit
Ajo kërkonte që përmes këtij ndryshimi ligjor fëmijët në nevojë të marrin librat dhe materialet mësimore falas nga shteti, por përfaqësues të ministrisë dhe deputetë socialistë kundërshtuan me argumentin se kjo nismë ka efekte në buxhet dhe nuk janë parashikuar në shpenzimet e ministrisë për vitin 2018.
-
Dorëhiqet vjehrri gjerman,e reja
30 Janar 2018, 22:11
shqiptare bëhet këshilltare komunale
Në lozhën e vizitorëve kanë zënë vend i shoqi Jens, i biri Frank dhe vjehrri, i saj Hartwig Reimann, të cilët e ndjekin betimin që jep Rezarta, anëtarja më e re e Asamblesë nga SPD transmeton albinfo.ch. Ish kryebashkiaku, para Krishtlindjes kishte hequr dorë nga mandati i tij si këshilltar i SPD-së.
-
Vrasja e Devi Kasmit,arrestohet
30 Janar 2018, 21:14
personi që e nxori në pritë
Arrestohet nga policia e kryeqytetit bashkëpunëtori i autorëve të vrasjes së Devi Kasmit mbrëmë në Tiranë. Burime për Report Tv pohojnë se i arrestuari është personi që e thirri Kasmin që të dalë nga shtëpia dhe i bëri pritë. Gjithashtu burime nga blutë e Tiranës konfrimojnë se është gjetur edhe motori me të cilin u larguan autorët pas vrasjes së Devi Kasmit. Policia vijon operacionin për arrestimin e autorit, i cili dyshohet se është Domart Konjari
-
Ish-uzina e Albpetrol në Cërrik
30 Janar 2018, 21:00
banorët: Jemi në rrezik nga puset
Në lagjen Shelg të Cërrikut, ku dikur kanë ekzistuar puset e naftës, pas kanë mbetur objektet e ish-Uzinës, të cilat nuk funksionojnë më, por po shkaktojnë një dëm të pallogaritshëm tek banorët e zonës.
VIDEO
-
Nezar Seiti del para gjykatës
30 Janar 2018, 20:54
italiane,asnjë përgjigje hetuesve
Burime nga seanca bëjnë me dije për Report Tv se Seitit i është komunikuar masa e sigurisë ‘arrest me burg pa afat’. Masa është dhënë ditën e sotme në orën 15:00 nga Gjykata e Katanias. Burime për Report Tv nga seanca e masës për Nezar Seitin deklaruan se ai nuk i është përgjigjur asnjë pyetjeje të hetuesve italianë. Seiti ka refuzuar të japë deklarime në gjyq.
-
PS dhe PD bashkohen në Lezhë
30 Janar 2018, 20:54
dhe miratojnë buxhetin, LSI bojkot
Në këtë mbledhje u miratuan me shumicë votash të djathta dhe të majta paketa fiskale dhe buxheti i vitit 2018-të, i cili kap vlerën e 11 miliardë lekeve ku pjesa më e madhe e këtyre parave do të shkojnë për pagat e administratës. LSI e bojkotoi.
VIDEO
-
Bekoi loton në Korçë, prifti flet
30 Janar 2018, 20:38
për Report Tv:E bëra për mbarësi
At Spiro Katundi, pasi bekoi një pikë bastesh sportive në Korçë, flet për Report Tv duke shpjeguar veprimin e tij. Prifti, që më parë ka qenë këngëtar, thotë se çdo gjë u keqinterpretua. Ai tregon se thjesht bekoi për mbarësi, godinën dhe biznesin.
VIDEO
-
Aksident në Vlorë, përmbyset
30 Janar 2018, 19:11
makina, dy të plagosur rëndë/VD
Dy persona janë plagosur, ndërsa njëri ndodhet në koma nga një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Pus Mezin. Makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga duke përfunduar në kanal.
VIDEO
-
Divjakë,Rama: Heqim TVSH për
30 Janar 2018, 18:47
shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor
Kryeministri Rama tha se një organizim i mençur i fermerëve është sfidë dhe njëkohësisht garancia për të qenë të sukseshëm në treg. Për këtë, Kryeministri theksoi se duhet të ndiqet një linjë strategjike planifikimi dhe bashkëpunimi. Si mbështetje, qeveria do të heqë TVSH-në për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.
VIDEO
-
Situata me fruthin, ISHP:
30 Janar 2018, 16:42
Arrin në 45 numri i të prekurve
Instituti i Shëndetit Publik konfirmon për Report Tv se numri i të prekurve nga fruthi ka arritur 45. ISHP sqaron se shumica e të prekurve nga fruthi janë fëmijë nën moshën 1 vjeç.
-
Incidenti para dy muajsh te derbi
30 Janar 2018, 16:31
Tirana-Partizani, tre të arrestuar
Tre persona janë arrestuar për sherrin para ndeshjes së basketbollit Tirana-Partizani, e zhvilluar në 9 Dhjetor të vitit të kaluar. Të arrestuarit janë B.B, 33 vjeç, A.M, 38 vjeç dhe A.Xh, 18 vjeç, të tre banues në Tiranë.
-
Zbardhet plagosja në Fier, kapet
30 Janar 2018, 15:58
autori që qëlloi në banesë të riun
Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri në fshatin Çlirim. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë.
-
Greqi,kamerat 'kapin' 3 shqiptarë
30 Janar 2018, 15:47
me 81 kg kanabis, dy arratisen
Policia shqiptare në bashkëpunim me atë greke kanë sekuestruar në një operacion të përbashkët 81 kg kanabis, tre persona janë arrestuar nga autoritetet fqinje, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tyre.