Kronikë
-
Mbi 600 punonjës të firmave nënkontraktore të kompanisë italiane ‘Serenisima’ kanë dalë ditën e sotme në protestë. Punonjësit kanë nisur protestat, pasi kanë kryer punimet e By-Pass-it Fier dhe nuk kanë marrë lekët sipas kontratës.
VIDEO
3 Nëntor 2017, 10:29 -
GdF: Vetëm 90 parcela kanabisi
3 Nëntor 2017, 09:54
në 2017 nga 2086 në vitin 2016 PDF/Raporti i monitorimit të Guardia di Finanza
Lajmi qe u botua dje nga Report Tv/Raporti i GDF, kanabisi rënie drastike e kultivimit
TIRANE - Guardia di Finanza prezantoi sot në "Pallatin e Kongreseve" raportit vjetor për kultivimin e lëndëve narkotike në Shqipëri nga “Misioni i monitorimit ajror 2017 në luftën anti-kanabis” duke vënë në dukje një rënie drastike të sipërfaqes se kultivimit te kanabisit në krahasim me nje vit me parë. Në raport thuhet se janë evidentuar 90 parcela të mbjella nga 2086 të një viti më parë, për një sipërfaqe të kultivuar 1,9 hektarë kundrejt 213,4 hektar të një viti më parë. Sipas raportit kete vit jane zbuluar 4.844 rrënjë në krahasim me 754.000 të një viti më parë. Raporti konfirmon shifrën e publikuar dje ekskluzivisht nga televizioni Report TV.
VIDEO
-
Rrogozhinë, plagoset me thikë
3 Nëntor 2017, 09:06
në kokë kushëririn, arrestohet
Policia e Rrogozhinës ka arrestuar një 28- vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait të tij.
-
'Kanabisi', axhenda e ministrit të
3 Nëntor 2017, 08:48
Brendshëm italian sot në Tiranë
Viziton sot Shqipërinë, ministri i Brendshëm i Italisë, Marco Minniti i shoqëruar nga një delegacion i nivelit të lartë të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë italiane.
-
Vlorë, përplasen tre makina
3 Nëntor 2017, 08:54
pesë persona të lënduar
Në një aksident në aksin Vlorë- Fier, ku dy makina janë përplasur me njëra- tjetër, ka qenë shkaktar edhe për një aksident të tretë, ku drejtuesi i një mjeti “Benz” për shkak të bllokimit të rrugës dhe errësirës ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.
-
Kërkohej në Itali për shfrytëzim
3 Nëntor 2017, 08:38
prostitucioni, kapet në Tiranë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar që kërkohej nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni.
-
“Tërmet” në Drejtorinë e Patentave
3 Nëntor 2017, 07:52
largohen 15 drejtorë
Institucioni është drejtuar deri tani nga eksponentë të LSI dhe PDIU
-
Zbardhet identiteti i vrasësve
3 Nëntor 2017, 07:32
shqiptarë të avokatit grek
Arrestohet 32 vjeçari, në kërkim një 30 vjeçar. Ishin paguar t’i bënin presion e vranë gabimisht avokatin e njohur grek Michalis Zafeiropulos.
-
Gjykata urdhëron shoqërimin me
3 Nëntor 2017, 01:39
forcë në gjyq të Shukri Xhelilit
Xhelili, i cili akuzohet për mosdeklarim të 35 mijë eurove pasuri dhe avokati i tij, nuk janë paraqitur në asnjë prej tre seancave gjyqësore, megjithëse sipas gjykatës kishin marrë njoftim. Ata po ashtu nuk kanë dhënë arsye për mosparaqitjen.
-
Reagon Kolonel Dritan Demiraj
3 Nëntor 2017, 00:44
për emërimin e 12 prefektëve
Ish- ministri përkohshëm i Brendshëm, Dritan Demiraj ka reaguar për emërimin e 12 ish-ushtarakëve si prefektë të qarqeve në vend. Kolonel Demiraj ka shprehur indinjimin e tij për nëpërkëmbjen e ushtarakëve nga Qeveria dhe ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
-
Trafik klandestinësh/Arrestohet
2 Nëntor 2017, 22:35
një zyrtar grek dhe 7 shqiptarë
Grupi dyshohet se ka trafikuar në 77 raste klandestinë nga Greqia drejt vendeve të Perëndimit. Gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 6 makina, para, një pistoletë dhe disa armë gjahu.
-
Itali, arrestohen dy shqiptarë me
2 Nëntor 2017, 22:25
pushkë dhe pistoletë me silenciator
Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë pasi u kapën me armë zjarri. Marin Gurakuqi, 30 vjeç dhe Rudi Paulini 22 vjeç, u kapën në Toskana, raportojnë mediat në Itali. Sipas raportimeve Gurakuqi ishte arrestuar më parë, në 2015-ën, si pjesë e një bande grabitësish shqiptarë dhe kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu.
-
Strumi, këneta që fsheh mistere
2 Nëntor 2017, 19:02
me shpendë e bimë unike në botë
E mbuluar me plot mister dhe e lënë në harres është Strumi ose "këneta e zezë" në Roskovec. Për të ka shumë gojëdhëna, por deri tani akoma nuk ka ndonjë studim të mirëfillt se çfarë në të vërtet përmban kjo kënetë.
VIDEO
-
Ekskluzive/ Gjykata e Katanias
2 Nëntor 2017, 20:49
liron nga burgu mikun e Habilajt
Fatmir Minaj, një prej katër shqiptarëve të arrestuar si pjesë e bandës së Habilajve mësohet se është liruar nga Gjykata për Liri e Catania-s, pasi ishte prangosur nga autoritetet italiane. Gjykata ka anuluar urdhër-arrestin per Minajn dhe prej dites se sotme ai do te jete nje qytetar i lire.
-
I pandehuri në grevë :Avokati im
2 Nëntor 2017, 20:13
s'mund të studiojë 600 faqe për 16 orë
Një situatë e çuditshme është regjistruar në Gjykatën e Apelit Gjirokastër. Relatori i çështjes penale Tomorr Shkreli, i cili po gjykon çështjen e shtetasit Ajet Rexhepi, i akuzuar për një vrasje të ndodhur tre vite më parë, i vendos kushte përfaqësuesit të tij ligjor, avokatit Fran Dashi, ku brenda 16 orëve të studiojë dosjen prej 600 faqesh dhe të paraqesë mbrojtjen.
-
Lajmet për shkarkimin, reagon shefja
2 Nëntor 2017, 20:34
e Hipotekave Doracaj: Ja e vërteta
Pasditen e sotme ka qarkulluar në disa portale lajmi se Krye-regjistruesja e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Blerina Doracaj është shkarkuar nga detyra nga Kryeministri Rama.
-
Deklaratat kontradiktore të
2 Nëntor 2017, 19:58
gazetarit italian për Tahirin
Gazetari italian, Daio De Luca i ka bërë lëmsh të gjithë me deklaratat e tij të bëra në këto dy ditë në dy media të ndryshme në Shqipëri.Në një lidhje telefonike ditën e sotme për News 24 gazetari u shpreh se Habilajt në përgjime kur flasin për “Saimirin” i referohen ish-ministrit të Brendshëm.
-
51 vendet ku turistët tejkalojnë
2 Nëntor 2017, 19:40
banorët, ja si renditet Shqipëria
Shqipëria është pjesë e listës së 51 destinacioneve ku numri i turistëve në vit, tejkalon numrin e banorëve. Sipas të dhënave më të fundit të vlefshme raporti turistë banorë ishte 1.15. Ndër të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, vetëm Mali i Zi dhe Shqipëria tejkalon numrin e turistëve për banorë.
-
Angli,trafik kokaine me vlerë 4 mln
2 Nëntor 2017, 19:14
stërlina, 25 vite burg 4 shqiptarëve
Katër shqiptar janë dënuar me 25 vite burg në Angli pasi u kapën si pjesë e një bande droge e cila, deri në momentin arrestimit, kishte trafikuar kokainë me vlerë 4 milion sterlina në Southampton.
-
Trefishohet numri i sirianëve që
2 Nëntor 2017, 18:54
përdorin Shqipërinë për në BE
Numri i sirianëve që kërkojnë të kalojnë tranzit nga Shqipëri drejt perëndimit, ka pësuar rritje tre herë gjatë muajit tetor. Këtë fakt e konfirmon drejtori i Policisë Kufitare dhe Migracionit në Qarkun e Gjirokastrës, Manol Dhamo.
VIDEO