Kronikë

  • Muaji tetor sapo ka trokitur dhe ai është i një rëndësie tejet të veçantë, përtej simbolikës së vjeshtës, ku pemët fillojnë të zhvishen nga petku i gjelbër. Përveçse njihet si muaji i gruas, dita e parë e këtij muaji shënon dhe dy ngjarje tjera të rëndësishme. FOTO
  • Xhaçka:Jo vetëm ura,FA kontribut
    për shkollat në fshatrat e thellë

    Jo vetëm ura e rrugë të zgjeruara por edhe kontribut e mbështetje për komunitetin përmes bazës materiale për shkollat e zonave të thella. Me këtë mision Forcat e Armatosura kanë mbërritur në fshatin Arrëz të bashkisë Devoll. Pak ditë më parë, efektivi i togës së urave në Batalionin e Xhenios (bXh) të Komandës Mbështetëse përfundoi urën që lidh dy lagjet e fshatit prej 635 banorësh e lehtëson komunikimin e tyre me 900 banorët e fshatrave fqinjë. VIDEO

  • Maliq,makina përplas 2 kalimtare
    humb jetën 65-vjeçarja

    Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 65 vjeçareje me inicialet S.Ç  është regjistruar këtë të dielë në hyrje të fshatit Podgorie në Maliq të Korçës. Mjeti tip 'Nissan' me targa NZY7994 ka lënë të plagosur edhe një tjetër kalimtare.Policia bën me dije se së bashku me kalimatren 65-vjeç është aksidentuar edhe një 70 vjeçare me inicialet B.Xh e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. FOTO

  • Vrau bosin e Ndraghetas,kush
    është italiani që u kap në Durrës

    Ekzekutoi në Spanjë bosin e familjes mafioze Ndrangheta pas përplasjeve për pazaret e drogës arrestohet në Durrës Giuliano Velo 58 vjecari i cili tentoi të kalonte me dokumenta false Slovene. VIDEO

  • Foto dite nga ambasada e SHBA:
    Statuja e Skënderbeut në Miçigan

    Figura historike e heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është vendosur dhe në vendin më të fuqishëm në botë, SHBA. ​Ambasada amerikane në Tiranë ka publikuar një foto na faqen e saj në “Facebook”, të cilësuar si “Foto Dite”, ku shfaqet heroi kombëtar shqiptar. 

  • Deputeti i PD humb personin e
    shtrenjtë:Do mbetesh modeli im!

    Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka ndarë me miqtë e tij në “Facebook” një lajm të hidhur të familjes së tij. Bylykbashi ka humbur një person të shtrenjtë të familjes, atë që deputeti e quan si modelin e tij në jetë. 

  • Atentati në Vlorë, autorët djegin
    makinën në Fier, gjendet arma

    FIER - Një automjet tip "BMW" është gjetur i djegur në fshatin Kafaraj, pranë qytetit të Fierit. Makina është djegur plotësisht, ndërsa brenda saj është gjetur edhe një armë zjarri kallashnikov. BMW dyshohet se i përket autorëve të atentatit sot në qytetin e Vlorës. VIDEO  FOTO

  • Mbërrin në Sarandë jahti super
    luksoz, VIP-at që e përdorën

    Një ndër jahtet më gjigantë në botë ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Portin e Sarandës. Bëhet fjalë për jahtin “Maltese Falcon”, i cili është ankoruar sot në qytetin jugor. Gazetari i Report Tv raportoi se ky është një jaht që përdoret me qira dhe me të kanë bërë udhëtime njerëz të famshëm në botë, duke përmendur edhe themeluesin e Google, Larry Page. VIDEO  FOTO

  • Tiranë,mashtroi familjarët me 
    paratë e të ndjerit,pranga avokatit

    Një avokat është arrestuar nga Policia e Tiranës I cili akuzohet për mashtrim. Mësohet se avokati ka mashtruar familjarët e të ndjerit duke shpërdoruar detyrën dhe nuk iu dorëzon dëmshpërblimin për dëmin shëndetësor.
    VIDEO

  • Peqin,tenton të vrasë me armë
    56-vjeçarin, pranga autorit

    Qëllon me armë zjarri në drejtim të një shtetasi, arrestohet në flagrancë nga policia.Sekuestrohen në vendngjarje 4 gëzhoja armë zjarri model 56 kalibër 7.62 mm

  • Vrau bashkëkombasin në Greqi
    para 16 vitesh, arrestohet në Vlorë

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit e shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur arrestimin e Juljan Dautaj (ose ndryshe Mikel Serjanaj), 40 vjeç, banues në Vlorë.

  • Ish kreu i burgjeve Artur Zoto
    kërkon sërish lirinë

    Pasi iu refuzua lirimi pesë herë nga Gjykata e Krimeve të Rënda ish kreu i burgjeve Artur Zoto depoziton kërkesë në Gjykatën e Lartë për të ndryshuar masën arrest me burg.Zoto është arrestuar më 21 shkurt të këtij viti pas skandalit të tenderave për ushqimit e të burgosurve dhe tashmë ndaj tij ka nisur gjykimi.

  • Atentati në Vlorë, i plagosur dhe 
    një 8-vjeçar,ndodhej në makinë 

    VLORE - ​20 plumba automatiku janë lëshuar mbi tre persona, mes tyre dhe një fëmijë 8-vjeçar, në Vlorë në aksin e njohur si “Transballkanikja”. Në automjetin e qëlluar me plumba ka qenë edhe një fëmijë 8-vjeç, i cili ka mbetur i plagosur. Report Tv ka mundur të sigurojë pamjet ekskluzive të momenteve kur dy personat e plagosur Dritan Bega 50 vjeç dhe Ferdinand LLanaj,  39 vjeç, nxirren nga automjeti. Ata janë në gjendje kritike.   VIDEO  FOTO

  • Elbasan, ushtron dhunë fizike 
    ndaj babait, arrestohet 35-vjeçari 

    Një 35-vjeçar nga Elbasani ka rënë në pranga pasi ushtroi dhunë mbi babanë e tij 66-vjeçar. Florind Shabani u arrestua në shtëpinë e ti. Policia njoftoi se dhuna kishte ndodhur për shkak të sherreve brenda në familje. 

  • Drejtoresha e burgut: Kam 3 gra 
    të sëmura rëndë, Meta t'i falë

    Tre gra, të cilat vuajnë dënimin e tyre në burgun “325” në lagjen “Ali Demi” në Tiranë, kanë nevojë të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe të jetojnë të lira edhe ato vite që u ka mbetur nga jeta. Drejtoresha e burgut të grave 325 në lagjen "Ali Demi" në Tiranë, Xhoi Jakaj kërkon nga Presidenti i Republikës të jepet një amnisti e veçantë për tre gra mbi moshën 65-vjeçe, të cilat janë të sëmura. 

  • Myftiu Tiranës: Qarqe e individë
    duan të denigrojnë Skënderbeun

    SHBA - Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra gjatë një interviste për 'Zërin e Amerikës' ka folur për ekstremizmin e dhunshëm dhe përpjekjet që po bëhen nga bashkësia islame për të mos lejuar shfaqje të ekstremizmit. Gjatë intervistës Gurra u pyet edhe për çështjen e figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu duke shtuar se ka individë dhe qarqe të caktuara, të cilët dëshirojnë që shqiptarët në këtë shekull të mos kenë mundësi të bashkohen.

  • Historia e dashurisë zbardhet lista me
    58 sende me vlerë për nusen virtuale

    Bajrush Ahmeti ka qenë i hipnotizuar totalisht nga bisedat që bënte me vajzën me emrin “Elona Gjoka”, të cilët i ka blerë në total 58 dhura me vlerë të konsiderueshme, që përllogaritet deri në 60 milion lekë të vjetra. Nga kjo histori mashtrimi, Ahmeti ka mundur të marrë mbrapsht vetëm 10 milion lekë të vjetra, por kur ka kërkuar 5 mijë euro, ai është kërcënuar me vrasje.

  • Drejtësia e re, tarifat,shpenzimet
    e reja sipas çështjeve/Tabela

    Tarifat dhe shpenzimet gjyqësore në drejtësinë e re, për çështjet civile, administrative dhe penale, janë qëllimi i një projektligji, i depozitar ditët e fundit në Parlament. Sipas projektligjit, i cili pritet të miratohet në ditët në vijim, tarifa gjyqësore e përgjithshme për çdo nivel gjykimi përllogaritet mbi bazën vlerës së çështjes gjyqësore civile, administrative ose penale. 

  • Drejtësia falas/Ja kush përfiton
    nga të papunët tek invalidët

    Ligji në Kuvend, 13 kategoritë shoqërore që nuk do të paguajnë asnjë lekë për të kërkuar të drejtën që u takon. Tarifat dhe shpenzimet e reja, formula e përllogaritjes së pagesave.  VIDEO
     

  • Itali, atentat ndaj dy shqiptarëve
    në Pisa, plagoset 34-vjeçari

    Dy shtetasve shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende i ditur i është bërë atentat mesditën e sotme në komunën e San Minatos në Pisa, nga ku njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Atentati ka ndodhur mesditën e sotme në qendër të qytezës, ku dy makina kanë bllokuar rrugën dhe kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës së shqiptarëve.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv