Kronikë
-
Policia e Tiranës ka arrestuar një person për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Preng Gjikolaj duke drejtuar mjetin me targa AA904LH ka goditur 2 mjete, duke shkaktuar dëme materiale dhe ështe larguar nga vendngjarja. 27 Gusht 2016, 21:23
-
Pogradec, arrestohen dy efektivë
27 Gusht 2016, 21:17
policie,goditën gazetaren e operatorinDy efektivë Policie në Pogradec janë arrestuar pasditen e kësaj të shtune, pasi u denoncuan nga disa gazetarë lokalë për ushtrim dhune ndaj tyre.
-
Futet në ujërat e Liqenit të Pogradecit
27 Gusht 2016, 19:08
vdes 75-vjeçari, dyshohet për infarktNjë person është gjetur i pajetë në ujërat e Liqenit të Pogradecit. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është P. S, rreth 75 vjeç, banues në Pogradec.
-
Ulqin, zjarr pranë zonës turistike
27 Gusht 2016, 18:55
zjarrfikësit s'ndërhyjnë prej terrenitHapësira e gjelbër mbi qytetin bregdetar të Ulqinit është përfshirë nga flakët, duke rrezikuar disa banesa. Në këtë zonë ndodhen edhe një numër i konsiderueshëm pushuesish.
FOTO -
Bypass-i i Fierit, Haxhinasto:
27 Gusht 2016, 17:34
Punimet duhet të kishin mbaruar
'Rruga e Arbrit, ofertë nga kompani kineze'Ministri i Transporteve Edmond Haxhinaso inspektoi këtë të shtunë punimet e bypass-it të Fierit, ku po vijojnë punimet. Sipas Haxhinastos punimet të kishin përfunduar në prill të këtij viti, por ato janë penguar nga disa faktorë që shpesh herë kanë çuar në bllokimin dhe pezullimin e tyre.
VIDEO -
Vdiq nga tërmeti, mbërrin
27 Gusht 2016, 17:40
në Shqipëri trupi i Erjon TorosNë mesin e 290 viktimave të regjistruara nga tërmeti tragjik në Italinë Qendrore ështe edhe Erjon Toro. Trupi i pajetë i viktimës ka mbërritur mëngjesin e kësaj të diele në Shqipëri. Trageti i linjës Bari-Vlorë u ankorua në port rreth orës 08:30 minuta. Trupi i emigrantit u prit nga familjarët dhe miqtë e tij. Shpenzimet për kthimin e tij në atdhe janë mbuluar nga qeveria shqiptare.
VIDEO
Kthimi i trupit, shpenzimet u mbuluan nga qeveria -
Filmi për Gërdecin, skenat kryesore të
27 Gusht 2016, 17:06
'War Dogs' zhvillohen në Shqipëri VDFilmi “War Dogs,” i cili tregon historinë e dy trafikantëve të armëve, Efraim Diveroli dhe David Packouz, është shfaqur disa ditë më parë në kinematë amerikane.
-
Mirditë, digjen 100 ha pyje, Ndreca:
27 Gusht 2016, 15:50
Situata e rëndë, rrezikohen banesatRreth 100 ha pyje janë djegur në Orosh të Mirditës. Zjarri ka rënë një ditë më parë dhe tre vatrat e tij vijojnë të jenë ende aktive edhe pas 24 orësh. Era e fortë nxit përhapjen e flakëve, ndërsa terreni i vështirë vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve.
VIDEO -
Dibër, policia parandalon konfliktin
27 Gusht 2016, 15:30
për motive pronësie, kapen 2 vëllezëPolicia e Dibrës ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti për motive pronësie. Sipas një njoftimi nga Drejtoria e Policisë në Dibër, ditën e djeshme në fshatin Hotesh ka ndodhur një konflikt për motive pronësie, i cili mund të përshkallëzohej deri në përdorim të armëve të zjarrit.
-
Lezhë,po mblidhte bimë mjekësore
27 Gusht 2016, 14:45
i rrëshqet këmba e vdes 56-vjeçarjaNjë grua 56-vjeçare e cila ka qenë duke mbledhur bimë medicinave në Lezhë ka humbur jetën, pasi teksa po mblidhte bimët në një moment i ka rrëshqitur këmba dhe ka rënë me kokë.
-
Kakavijë, kapet me cigare
27 Gusht 2016, 14:26
kontrabandë, i fshehu në makinëDrejtoria e Antikontrabandës në bashkëpunim me Doganën Kakavijë ka arrestuar sot Stavri Bani Topi. Ai u kap me një sasi të konsiderueshme cigaresh kontrabandë. 7600 fijet e cigareve të sekuestruara ishin fshehur në pjesë të ndryshme të benzit me targa AA770LS.
VIDEO -
Elbasan, gjenden tre vajzat e
27 Gusht 2016, 14:04
mitura që humbën në PogradecTre vajza, dy prej të cilave motra dhe një fqinje e tyre u denoncuan të zhdukura nga prindërit e tyre në fshatin Selcë e Poshtme në Pogradeci. Vajzat janë gjetur në Elbasan rreth orë 19:00.
VIDEO -
Vau i Dejës, zjarri përfshin një stallë
27 Gusht 2016, 13:26
bagëtish, flakët rrezikojnë një familjeRënia e një zjarri pranë një stallë bagëtish për pak sa nuk ka shkrumbuar një banesë në fshatin Melgushë të njësisë administrative Vau Dejës.
VIDEO
FOTO -
Ishte në kërkim për grabitje banke
27 Gusht 2016, 12:56
kapet me 2.5 kg drogë 33-vjeçariPolicia ka arrestuar mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinit një person për trafikim të lëndëvë narkotike. Elton Lika 33 vjeç është arrestuar pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Renault”me targa TR 8348 R, ku i janë gjetur 7 pako të mbështjella me natriban, të dyshuara me lëndë narkotike kanabis sativa, me peshë rreth 2.5 kg.
-
Haxhinasto: Së shpejti Durrësi do të
27 Gusht 2016, 11:30
furnizohet me ujë të pijshëm 24 orëMinistri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto ka inspektuar ditën e sotme punimet për ujësjellësin e Durrësit. Sipas ministrit, ky ujësjellës do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit 24 orë me ujë të pijshëm për banorët e Durrësit, projekt që pritet të mbyllet brenda afatit.
-
Projekti pilot, parkimi i rezervuar
27 Gusht 2016, 12:00
për banorët rezidentë në TiranëNga zona e Shallvareve do të nisë edhe projekti pilot i Bashkisë së Tiranës, për parkimet. Projekti parashikon që banorët rezidentë do të kenë vendin e tyre të parkimit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë inaugurimit të bllokut të banimit te “Shallvaret”, në njësinë nr.10, bëri të ditur se parkimi për çdo qytetarë do të bëhet në bazë të listës së administratorit të pallateve. Gjithashtu makinat do të kenë edhe një pullë identifikuese.
VIDEO -
Tërmetet, sigurim i detyruar
27 Gusht 2016, 11:20
për shtëpitë, tarifa 30-50 euroTë gjitha shtëpitë duhet të sigurohen në rast të fatkeqësive natyrore, siç janë tërmetet apo reshjet e shiut. Një projektligj I ri I cili ka filluar të hartohet në muajin shkur të 2016-s, është gati për të kaluar në Kuvend.
VIDEO -
I dërgon të ëmës faturën e energjisë
27 Gusht 2016, 10:49
djali bie në gropën e ashensorit, vdesNjë ngjarje e rëndë është shënuar sot në Durrës aty ku një 15-vjeçar teksa ka shkuar për të parë nga afër ashensorin ka rënë në gropën e tij duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
VIDEO -
Lezhë,Riaktivizohen tre vatra zjarri
27 Gusht 2016, 09:20
në Shëngjin, larg zonave të banuaraMëngjesi i kësaj të shtune ka përkeqësuar akoma më shumë situatën e krijuar nga zjarret e shfaqura në Shëngjin, ku erërat e forta që kanë fryrë gjatë natës i kanë përhapur flakët akoma më shumë.
-
Asgjësohen 37165 rrënjë kanabis
27 Gusht 2016, 09:15
në Memaliaj, Mirditë dhe KrujëPolicia e Shtetit vijon aksionin e asgjësimit të kanabisit në të gjithë vendit. Ditën e sotme aksioni është shtrirë në Memaliaj, Skrapar, Vlorë, Krujë dhe Mirditë ku janë asgjësuar 37165 rrënjë kanabis sativa.