Kronikë

  • Zbulimi i autorëve të grabitjes së 995 mijë eurove ka sjellë analizën e parë hetimore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
     
  • Veliaj: Të miradministrojmë fondet e
    BE dhe më shumë punë për qytetarët

    Bashkia e Tiranës i bashkohet nismës së Presidencës së Eurorajonit Adriatiko-Jonian për luftën kundër abuzimit dhe korrupsionit me fondet e Bashkimit Europian nga qeverisja vendore, si e vetmja mënyrë për të rritur besueshmërinë e qytetarëve dhe për të përfituar sa më shumë nga fondet e donatorëve të ndryshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën me temë: “Parandalimi dhe lufta kundër parregullsive financiare dhe mashtrimeve” e organizuar nga Këshilli i Qarkut të Tiranës, në kuadër të Presidencës së Eurorajonit Adriatiko-Jonian dhe Autoritetit Menaxhues të Programeve të Bashkëpunimit Territorial Europian, ku theksoi rëndësinë që ka miradministrimi i financimeve të huaja, duke përfshirë edhe ato të projekteve IPA të Bashkimit Europian, jo vetëm për transformimin e qyteteve tona, por edhe për vijueshmërinë e tyre.

  • Dosja 'Rinas',Prokuroria sekuestron
    kontratën e TIA e rregulloren e ICTS

    Prokuroria sekuestron një sërë dokumentesh që mund të çojnë në zbardhjen e grabitjes spektakolare në Aeroportin “Nënë Tereza”. Bëhet fjalë për kontratën e koncesionarit TIA që menaxhon aeroportin e Rinasit, kontrata e nënkontraktorit të sigurisë private ICTS, rregulloret e funksionimit të brendshëm të sigurisë në aeroport si dhe roli i çdo punonjësi që ka lidhje direkte me pistën e avionëve dhe sallat e komandimit.  VIDEO

  • Byroja e Hetimit,ja si do përgjohen
     gjyqtarët dhe politikanët
    PDF/ Drafti për Byronë e Hetimit

    Ringrihet Byroja Kombëtare e Hetimit, superstruktura që do të hetojë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri, për llogari të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.  VIDEO
     

  • Grabitja në Rinas, pas djegies së 
    mjetit autorët u larguan me fugon
    Prokuroria sekuestro kontratës së TIA

    Dalin në dritë fakte të reja në lidhje me grabitjen e afro 1 milionë euro në Aeroportin "Nënë Tereza" më 30 qershor. Kontrolli i kamerave të vendosura në objekte të ndryshme në segmentet rrugore pranë aeroportit të Rinasit, kanë zbuluar një fugon që dyshohet se është përdorur nga grabitësit.  VIDEO

  • Aksidentohet në Ferizaj, plagoset
    Ermal Mamaqi: Jetova për së dyti

    Mëngjesin e sotëm mediat kosovare raportuan  se Alban Skënderaj dhe Ermal Mamaqi u përfshinë në një aksident me makinë në Ferizaj, ndërsa ishin duke u kthyer nga një koncert që kishin mbajtur në Shkup.  

  • Shkodër, Gjykata e Apelit lë në 
    'detyrim paraqitje' ish-kreun e Tatimeve 

    Gjykata e Apelit së Shkodrës ka lënë në fuqi masën e sigurisë detyrim paraqitje për ish-drejtorin e tatimeve të Shkodrës, Hysen Hysaj. Hysaj akuzohet për favorizim të biznesit të administruar nga nipi i tij. Ish-kreu i tatimeve rimbursoi në mënyrë të paligjshme TVSH-në e firmës së djalit të motrës.

  • Familja e dinte të vdekur, por u fsheh
    se s'donte të martohej në Shqipëri

    Për katër muaj, familjarët dhe të afërmit besonin se Xhevahir Gjuta, 26­-vjeçari shqiptar, banor i vjetër i Grosseto, vdiq në Punta Ala. Pa rezultat kishin qenë kërkimet e polumbarëve në det, por, kameramani i ri kishte vendosur të humbte gjurmët dhe të zhdukej duke lënë të kuptohej se kishte vdekur. VIDEO

  • Itali, arrestohet shqiptari, në 
    kërkim ndërkombëtar prej 13 vitesh

    Gjatë kontrolleve të rastësishme që synojnë monitorimin dhe identifikimin e shtetasve të huaj, policia italiane ka arrestuar shqiptarin Erjon Bixi i lindur në vitin 1982 dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje të kryer në Athinë në vitin 2003.

  • Kodheli: Rrethimi i aeroportit vijë
    kufitare, s'duhet të kishte roje private

    Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli gjatë konferencës me mediet rreth Samitit të Varshavës e pyetur nga gazetarët për grabitjen në Rinas ka deklaruar se rrethimi i aeroportit është një vijë kufitare dhe nuk do duhet të ishte nën kontrollin e rojeve private siç bëhet prej kohësh. VIDEO

  • Korçë, kapet 48-vjeçari me mallra
    kontrabandë, në hetim dy doganierë 

    Një 48 vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Korçës pasi ka kryer kontrabandë mallrash. Në pranga ka përfunduar Jorgo Liço, banues në Korçë. Policia sqaron se arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në flagrancë, nga grupi i Antikontrabandës i planizuar në afërsi të qytetit të Bilishtit.

  • Samiti i Varshavës,Kodheli:Shqipëria 
    do të dyfishojë forcat në Afganistan

    Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli në një intervistë me mediet rreth Samitit të Varshvës është shprehur se Shqipëria do të dyfishojë trupat ushtarake në Afganistan, vendim ky që është i kundërt me atë të vendeve të tjera të cilat kanë reduktuar trupat e tyre ushtarake. Kodheli është shprehur optimiste për hapat që Kosova po hedh në rrugën drejt NATO-s dhe shpreson që së shpejti për të do të ketë lajme të mira. Vend të rëndësishëm në Samitin e Vrashavës do të zerë edhe lufta mbi terrorizmin, ku Kodheli ka theksuar se është ngritur një strategji  në të cilën Shqipëria luan një rol të rëndësishëm.

  • Arrestohet 48- vjeçari,kontrabandë mallrash
    nisi procedimin  edhe ndaj dy doganierëve

    Një 48 vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Korçës pasi ka kryer kontrabandë mallrash. Në pranga ka  përfunduar Jorgo Liço, banues në Korçë. Policia sqaron se arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në flagrancë, nga grupi i Antikontrabandës i planizuar në afërsi të qytetit të Bilishtit.

  • Zhdukja e 13-vjeçares në Sarandë
    e ëma: Mund të ketë ikur me bariun

    13-vjecarja L.Q nga Saranda e cila prej pasdites së të  shtunës rezulton e zhdukur mund të jetë larguar më një 33-vjeçar nga Gramshi, që punonte si bari në rrethinat e  qytetit bregdetar. VIDEO

  • Corriere Della Sera bazohet tek
    Report Tv për grabitjen në Rinas

    Presitigjiozja Coriere Della Sera i kushton jo pak hapësirë lajmit të grabitjes së 1 milion eurove në Aeroportin “Nënë Tereza”. Madje ajo është bazuar në report Tv për të informuar lexuesit e saj. Corriere vë në dukje polemikat mbi sigurinë e këtij aeroporti, ku kryhen me qindra fluturime në ditë drejt Italisë dhe shumë vendeve të tjera. VIDEO

  • Shkopet, nxirret makina e dytë
    nga Liqeni dyshohet e grabitësve

    Polumbarë nga qyteti i Durrësit kanë udhëtuar sot drejt Shkopetit, aty ku në liqen një ditë më parë u gjetën dy automjete të hedhura në ujë. Polumbarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj, ndërkohë që janë hedhur dyshime se në ujrat e këtij liqeni janë hedhur edhe automjete të tjera. Ekspertët po ashtu dyshojnë se automjeti i fundosur mund të jetë përdorur për grabitjen në Rinas ku u morën rreth 1 milion euro. VIDEO FOTO

  • Grabitja, Haxhinasto: Rishikimi 
    i koncesionit do varet nga hetimi

    Vjedhja e 1 milionë dollarëve në aereoprtin e Rinasit i është nënshtruar tashmë një hetimi të thellë, i cili dhe do të zbardhë institucionet përgjegjëse për shkeljet e sigurisë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili nuk pranoi të komentonte mbi vjedhjen deri në fund të hetimeve. Sipas tij, rezultati i hetimeve mund të sjellë dhe një rishikim të kontratës me kompaninë që mban koncesionin e Rinasit. VIDEO

  • Menaxhimi i fondeve, Veliaj:Çështje
    debati kudo, rëndësi ka administrimi 

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj teksa ka folur në konferencën, ‘Parandalimi dhe lufta kundër parregullsive financiare” ka thënë sot se, menaxhimi i fondeve është çështje debati kudo, por me rëndësi është administrimi sa më i mirë i tyre.

  • Grabitja në Rinas, gjendet një
    vare në makinën e autorëve

    Detaje të reja vijojnë të dalin nga grabitja në aeroportin e Rinasit, teksa në makinën e djegur që u përdour nga grabitësit është gjetur edhe një vare. Paraprakisht dyshohet se vareja do përdorej për të goditur blindin nëse nuk do të ishte i hapur. Gjetja e varesë në automjet ngre dyshimet se është i njëjti grup që ka realizuar edhe grabitjen e 3.8 milionë eurove në Kashar, dhjetorin e vitit te kaluar.

  • Misteri i vrasjes të shqiptares që
    u gjet e mbytur në lumin Po në Itali

    Vijon të mbetet mister vrasja e 41-vjeçares shqiptare e cila u gjet e mbytur në lumin Po në Itali. Mediat italiane shkruajnë se sipas autopsisë Lavdije Kruja është hedhur në lumë e vdekur.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv