Kronikë

  •  Bankers Petroleum Ltd njofton se plani i propozuar i marrëveshjes me degët e Geo -Jade Petroleum Corporation ka marrë miratimin e Administratës Shtetërore Kineze të Këmbimit Valutor (SAFE). Tashmë aprovimet e nevojshme rregullatore për përfundimin e marrëveshjes janë marrë. Bankers parashikon që marrëveshja të mbyllet përfundimisht në javët e ardhshme, para datës 30 shtator 2016. Një njoftim tjetër do të bëhet në kohën e saktë të mbylljes së marrëveshjes.
  • Aksident tek “Kthesa e Kamzës’’
    plagoset lehtë një person/ Fotot

    Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditën e kësaj të premte pranë mbikalimit tek “Kthesa e Kamzës”. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur një person, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

  • Maturantët, Meta: Jo ndryshim
    ligjit, zgjidhje përmes dialogut

    Kryesia e LSI është mbledhur sot për të diskutuar për pranimin në universitete të maturantëve. Ilir Meta deklaroi se ka patur debate dhe shqetësime në lidhje me pranimin e maturantëve në universitete.  Meta deklaroi se qëndrimi i LSi mbetet i qartë në mbështetje të ligjit të miratuar, por duke respektuar frymën e tij më qëllim zgjidhjen e problemeve për të rinjtë bazuar në merite, preference dhe transparencë.  VIDEO

  • Dhunimi i administratorit të Tominit
    lirohet i arrestuari Qazim Muda

    Është liruar pas disa orësh 43-vjecari Qazim Muda, i dyshuar si një nga autorët e dhunimit të administratorit të njësisë Tomin, Nuri Meda.

  • Pronarët letër Kushtetueses: Po 
    merren vendime të pariparueshme

    Në pritje të qëndrimit të Komisionit të Venecias për Ligjin e ri të Pronave, Shoqata Pronësi me Drejtësi vë alarmin se prej muajsh po merren vendime të cilat cenojnë rëndë interesat e pronarëve. Përmes një letre dërguar Gjykatës Kushtetuese, pronarët kërkojnë pezullimin e ligjit, pasi zbatimi i tij po shkak efekte të pariparueshme.  VIDEO

  • Kapet me 1 kilogramë kanabis
    në Kapshticë, prangoset 31-vjeçari

    Policia Kufitare ka arrestuar një person pasi ka tentuar të kalojë në Kapshticë 1 kg lëndë narkotike kanabis sativa. I arrestuari është Paulin Rika, 31 vjeç banues në fshatin Zheje-Laç.

  • Vjelja e kolateraleve nga bankat
    sistemi gjyqësor shpreh rezerva

    Të ftuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Gjyqtarët dhe Prokurorët kanë dhënë opinionin e tyre për ligjin mbi falimentin. Disa prej tyre kanë shprehur rezerva mbi ndryshimet që favorizonë bankat në vjeljen e kolateraleve të kreditorëve të këqinj.  VIDEO

  • Shkeljet me pronat, KLSH kallëzon
    16 nëpunës të hipotekës Berat

    Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar për ndjekje penale 16 nëpunës dhe ish-nëpunës së Zyrës së Regjistrimit të Pasurive Berat. Sipas KLSH, nëpunësit në fjalë kanë kryer regjistrime të pasurive me sipërfaqe më tepër nga sa përcaktuar në Ligj, dhe kanë regjistruar 43626 m2 sipërfaqe tokë arë në kundërshtim me ligjin  VIDEO

  • Gjermeni apel bashkive: Aplikoni në
    programet që zgjidhin problemet në strehim

    Brenda këtij viti Shqipëria do të ketë një ligj të ri për strehimin social, i cili parashikon mes të tjerash dyfishimin e programeve të strehimit dhe zgjerimin e kategorive përfituese prej tyre. Ministria e Zhvillimit Urban ka gati draftin e projektligjit të ri “Për programet sociale të strehimit”, i hartuar nën asistencën teknike të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD). 

  • Universitetet,Rama: Asnjë maturant
     nuk mbetet pa të drejtë studimi

    Kryeministri Edi Rama siguroi edhe një herë sot maturantët aplikues për në universitet se nuk do të privohen nga studimet e mëtejshme. Sistemi ri mundëson përzgjedhjen sipas meritës, ku në raundin e parë, më të mirët zgjedhin dhe në raundin e dytë do të bëhet plotësimi i vendeve që do të lirohen, pasi këta të kenë bërë zgjedhjen e tyre për degën e studimit.

  • Skandali në BSH, Ish-inspektorja:
    Guvernatori s'ngriti komitet auditimi 

    Skandali i vjedhjes në Bankën e Shqipërisë mund të ishte konstatuar më parë dhe parandaluar nëse Guvernatori dhe Këshilli Mbikëqyrës do kishin ngritur institucionin e brendshëm të kontrollit quajtur Komiteti Auditimit. Ky fakt u denoncua këtë të premte nga ish inspektorja e bankës, Tetuta Baleta në periudhën 2006-2011, dëshmi e bërë në procesin ndaj ish-inspektores Elivar Golemi nën akuzë për shpërdorim detyre.  VIDEO

  • Pas 4 orëve negociata,kapet i sëmuri
    mendor që kanosi me armë familjen 

    Policia e Rrogozhinës ka arrestuar pas 4 orëve negociatash Gëzim Mustafën pasi ka kanosur me armë familjarët e tij. Gëzim Mustafaj, 47 vjeç banues në fshatin    Gosë ka kanosur me armë dajën e tij L.Z, 56 vjeç.

  • Forcat e Armatosura ndërtojnë urën
    për 5 mijë banorë në Ungrej të Lezhës

    Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë përfunduar ndërtimin e një ure “bailey” në fshatin Ungrej të Bashkisë së Lezhës. Në inaugurimin e kësaj ure ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila shoqërohej nga deputetët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë dhe prefekti i Lezhës.

  • Dhuna ndaj Medës, policia prangos
    njërin prej autorëve, tjetri në kërkim

    Policia e Dibrës ka zbardhur sot dinamikën e e ngjarjes së një nate më parë ku u dhunua në mënyrë barbare kreu i Njësisë Administratove Tomin, Nuri Meda, ku ka prangosur njërin prej autorëve dhe ka shpallur në kërkim tjetrin.

  • Itali, sekuestrohen 3.8 ton
    marijuanë, arrestohen 9 shqiptarë

    Një operacion i policisë italianë ka vënë në pranga 9 shqiptarë dhe 2 italianë dhe janë sekuestruar 3.8 ton marijuanë.

  • Akuzat e Berishës, OSHEE: Vrasja
    akt kriminal, Jaku nuk ishte i dënuar 

    Menjëherë pas vrasjes së drejtuesit të OSHEE-së në Rrëshen, Saimir jaku, në një reagim të shpërndarë për mediat Operator ii Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka thënë se ky ishte një akt kriminal, por nga ana tjetër ka hedhur poshtë akuzat se ai ishte i dënuar për ndonjë vepër penale.

  • Maturantët,Malaj:Do i japim zgjidhje
    problemeve me udhëzimin e ri

    Në kryesinë e kuvendit është zhvilluar një takim mes Metës dhe disa prej anëtarëve të kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim.  VIDEO

  • Rinas, ''Blue Panorama'' sërish
    vonesa, pasagjerët në pritje 

    Kompania e fluturimeve drejt Italisë ‘’Blue Panorama’’ ka pasur sërish vonesa ditën e sotme, në aeroporin e Rinasit. Fluturimi i planifikuar për në orën 11:45 për nw Milano është shtyrë duke lënë në pritje pasagjerët, pa dhënë asnjë arsye për vonesën.

  • Procesi CEZ-DIA, Kastriot
    Ismailaj ankohet për audion në sallë

    Shtatë muaj më parë në nisje të procesit të konsideruar Dosja Cez-Dia Romeo Karaj personi që shihni në këto pamje paralajmëronte surpriza.  VIDEO

  • Bashkia dhe UKT, investim në rrjetin
    e ri të ujësjellësit që furnizon Tiranën 

    Bashkia e Tiranës dhe UKT ka nisur zbatimin e një tjetër projekti të rëndësishëm, i cili synon zëvendësimin e të gjithë tubacionit të vjetëruar me qëllim shmangien e humbjeve të ujit në rrjet, si dhe furnizimin e qytetarëve me një cilësi dhe standard më të mirë. Pjesë e këtij projekti është edhe ndërhyrja në zëvendësimin e gjithë tubacionit kryesor nga rruga “Todi Shkurti” deri te Pedonalja para selisë së Parlamentit, segment ky që ka shfaqur gjithmonë problematikë në rrjedhjen e ujit në rrugë. Punimet kanë vijuar edhe në orët e vona të natës për të garantuar përfundimin e tyre sa më shpejt, në mënyrë që të evitohen pengesat e ndryshme për trafikun dhe furnizimin e qytetarëve me ujë.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv