Kronikë

  • Grabitja e rreth 1 milionë euro në zonën e ngarkimit të dërgesave postare në aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit, është filmuar nga kamerat e blindit që transportohet të hollat. Kjo ka ndihmuar Policinë e Shtetit, por edhe grupin hetimor që po heton grabitjen spektakolare, që të ndërtojnë identiktin e autorëve.
     
  • Kumanovë, lot dhe dhimbje
    nga humbja e Almirit 4-vjeça

    Lot dhe dhimbje për banorët e Kumanovës nga humbja e Almirit 4-vjeçar. Të shtunën pasdite në lagjen e trimave të qytetit Maqedonas është zhvilluar ceremonia e varrimit e vogëlushit, i cili ndërroj jetë, pasi nuk mundi t'iu shpëtojë plagëve të marra nga përplasja e një automjeti. I mituri shqiptar u përplas qëllimisht nga automjeti i një maqedonasi me emrin Boban, pas zënkës banale ndodhur pranë urgjencës së spitalit në Kumanovës.  VIDEO

  • Mbytet në plazhin e Durrësit një 
    60 vjeçar, viktima i paidentifikua

    Një person i seksit mashkull, i moshës 55-60 vjeç, është mbytur këtë të dielë në plazhin e Durrësit. Viktima ka qenë duke u larë në det pranë lagjes Nr.13 të qytetit, zona e plazhit, kur edhe ka humbur jetën.

  • Video e dhunës, Policia: I përket
    sherrit për pagesën e ashensorit

    Policia e Lezhës ka sqaruar sot videon e dhunës në qytetin e Lezhës. Në video duken dy persona të cilët qëllojnë me sende të forta ndaj një tjetri, duke e lënë atë të plagosur rëndë. Sipas Policisë së Qarkut Lezhë, video nuk ka lidhje me ngjarjen e djeshme në Kurbin ku gjithashtu u dhunua një i ri, por me sherrin e datës 17 qershor në Shëngjin, për pagesën e përmuajshme të ashensorit.

  • Grabitja në aeroportin e Rinasit
    nesër sqarohet ngjarja

    Pas komunikatës së datës 1 korrik të Arlinda Çaushollit, Drejtoreshë Komunikimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku shprehej se nuk aeroporti nuk kishte ende një koment, ajo sot ka njoftuar se ditën e hënë, me datë 4 korrik 2016 aeroporti do të sqarojë ngjarjen e 30 qershorit. Komunikimi me mediat do të zhillohet në orën 9:30 në sheshin pranë Godinës së Administratës.

  • Kapshticë, ndalohen pranë kufirit
    10 emigrantë sirianë dhe irakianë

    Dhjetë shtetas të huaj janë konstatuar nga policia kufitare sot në afërsi të Kapshticës. Të ndaluarit janë 5 emigrantë sirianë si dhe 5 irakianë.
     

  • "Çiklizmi" paralizon qarkullimin
     e automjeteve në Tiranë-Elbasan

    Kampionati Ballkanik i Çiklizmit, ka tre ditë që ka paralizuar trafikun e automjeteve në qytetin e Elbasanit. Hyrjet dhe daljet në qytet janë bërë një mision i pamundur, pasi policia ka bllokuar akset kryesore të hyrje-daljeve të qytetit.

  • Video-horror nga Shëngjini i riu
    qëllohet barbarisht me sende të forta

    Pamje të frikshme janë ato që vijnë nga zona turistike e Shëngjinit. Dy persona kanë rrahuar barbarisht në mes të rrugës një të ri, ndërsa njëri prej tyre me një levë hekuri në dorë e godet tek këmbët, duke e lënë pa ndenja.

  • Itali, arrestohet banda e hajdutëve
    shqiptar, plagosin dy police italianë

    Ndalohet në Itali një bandë shqiptare e cila ishte përfshirë në qindra vjedhje dhe grabitje në shtetin fqinj. 

  • Vrasja e 4-vjeçarit Almir Aliu, flasin
    dëshmitarët: U godit pamëshirshëm

    Almiri i vogël humbi jetën pas një konflikti banal të babait të tij me maqedonasin Iliç. Agresori ka përplasur pamëshirshëm me makinë 4-vjeçarin dhe familjen e tij. Prindërit e vogëlushit, arritën t’i mbijetojnë kësaj goditjeje, por fuqia e Almirit, nuk mjaftoi për t’i bërë ballë plagëve që i mori nga kjo goditje. Dëshmitarët thonë se gjithçka ndodhi me paramendim, dhe të shokuar rrëfejnë tmerrin që kanë përjetuar pas rastit të ndodhur.

  • Kurbin, kërcënuan me armë një
    23 vjeçar, në kërkim dy autorët

    Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim dy shtetas për kanosje me armë zjarri. Vilson (Elvin) Haxhiu,  36 vjeç, banues në Kurbin si dhe Arjan (Erjon) Haxhiu, 33 vjeç, banues në Kurbin, kanë kërcënuar me armë zjarri pas një konflikti, një 23 vjeçar, banues në Kurbin.

  • Sekuestrimi i 340 ha tokë në Vlorë
    hetimet kalojnë tek Krimet e Rënda

    Prokuroria e Krimeve të Rënda do të kryejë hetimet për sekuestrimin e 340 hektarëve tokë në Vlorë.  VIDEO

  • Veliaj: Rikonstruksion bibliotekave në
    çdo lagje, i kthejmë në qendra rinore

    Projekti i Bashkisë së Tiranës, “Qyteti lexon” ka vijuar edhe në njësinë nr.8 me rikonstruksionin e bibliotekës dhe pasurimin e saj me tituj të rinj librash. Një ambient i ri që do të shërbejë jo thjesht si qendër leximi, por edhe si një hapësirë rinore për të rinjtë e zonës. I pranishëm në rihapjen e bibliotekës ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili teksa falenderoi donatorët, theksoi se investimi në lexim është investimi më i mirë për të ardhmen.  VIDEO

  • Delvinë, makina del nga rruga 
    ​humb jetën drejtuesi i mjetit

    Një aksident rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Delvinë. Rretho orës 10:30, në fshatin Dhrovjan, njësia Administrative Mesopotam, ka dalë nga rruga automjeti tip "Benz 250" ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, P.V, 67 vjeç, banues në fshatin Krongj (Mesopotam). 

  • Urrejtja etnike e maqedonasit
    i merr jetën 4-vjeçarit shqipta

    Urrejtja etnike ka tejkaluar çdo kufi, Almir Aliu, 4-vjeçari nga Kumanova pas disa ditë qëndrimi në koma ka humbur jetën si pasojë e një zënke të babait të tij me maqedonasin Boban Iliç. Almir Aliu i shoqëruar nga babai i tij po prise radhën për të marrë një injeksion në spitalin e Kumanovës atëherë kur filloi konflikti që do t’i merrte jetën tragjikisht 4-vjeçarit. 36-vjeçari, Sedat Aliu teksa qëndronte në ambjentet e spitalit i ka dhën përparësi një rasti urgjencë, duke qëndruar sërish në pritje me Almirin. Ky gjest njerëzor i babait nuk është mirëpritur nga maqedonasi Boban Iliç, i cili po priste në radhë.

  • I verbëri 60-vjeç: Luaj muzikë
    rrugëve për të arsimuar fëmijët

    Ndriçim Kita 60-vjeçari invalid që performon për 8 orë në Firzamonikë për të siguruar jetesën e tij dhe të familjes bën apel për ndihmë.  Çdo ditë ai del tek rruga e Kavajës për të siguruar disa qindarka që do ti mundësonin ushqimin në familje dhe arsimimin e fëmijëve.  VIDEO

  • Grabitja në Rinas, Prokuroria kërkon
    “Arrest me burg” për 5 të ndaluarit

    Prokuroria e Krujës ka depozituar kërkesën për “Masën e sigurisë” për pesë personat e ndaluar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, tre punonjësit e kompanisë që garanton sigurinë e aeroportit, një i kompanisë private të tranportit të vlerave monetare dhe një punonjës i aeroportit.  

     

  • Grabitja në Rinas, policia gjen një
    paruke afër vendit ku u dogj makina

    Detaje të reja kanë dalë në dritë sot nga Policia e Shtetit sa i takon  grabitjes së rreth 1 milion eurove në aeroportin e Rinasit, ku ekspertët kanë gjetur një paruke në afërsi të vendit ku u gjet automjeti i djegur. VIDEO
     

  • Rrëfimi, Gjin Gjoni: Ja e
    vërteta e pasurisë sime 

    Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, ka deklaruar se pasuria e tij nuk është krijuar për shkak të profesionit të tij. “Pasuria është një pasuri e deklaruar në ILDKP. Është në pasuri normale dhe reale. Është një pasuri, e cila nuk vjen për shkak të punës apo profesionin tim, por për shkak të të ardhurave dhe biznesit që bashkëshortja ime kishte krijuar para lidhjes martesore me mua, rreth 8-9 vjet para se unë të njihesha dhe më shumë se 14 vjet që të martohesha me të.   VIDEO

  • Vetingu, kontrolli i pasurisë, pika
    që rrezikon gjyqtarin Gjin Gjonin 

    Projekti kushtetues parashikon që njerëzit e drejtësisë do t’i nënshtrohen një verifikimi të trefishtë për ligjshmërinë e pasurisë, aftësitë profesionale dhe lidhjet me krimin. Nëse shumë prokurorë dhe gjyqtarë do t’i mbijetojnë testimit për aftësisë profesionale dhe skanimit për lidhjet me krimin, ka një pritshmëri të madhe se procesi i rikontrollit të pasurive do të spastrojë sistemin nga elementët e korruptuar, të cilët e kanë shitur drejtësinë. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv