Kronikë

  • Vezëve e miellit të protestuesve të mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë nuk i ka shpëtuar as shefi i Komisariatit numër 4 në kryeqytet. Fatmir Lleshi duket në këtë foto teksa është qëlluar me vezë e miell në nisje të protestës së opozitës, kur ende nuk ishin mbledhur përfaqësuesit e Partisë Demokratike. 
  • Fotolajm/Veriorët Ramës: Kujdes 
    nga ne do të vijë fundi i qeverisë

    Veriorët, të nisur nga një deklaratë e kryeministrit, Edi Rama në Sarandë, ku ai përmendi veriorët si personat që morën pronat në jug pasi erdhën nga alpet, kanë paralajmëruar Ramës se prej tyre do të vijë fundi i qeverisë.

  • Protestuesit, vezë drejt Kuvendit
    e pëson edhe shefi i komisariatit

    Ndërsa në protestën e 8 dhjetorit protestuesit e grumbulluar nën organizimin e Partisë Demokratike ishin pajisur me vezë e tymues me ngjyrë blu, këtë të enjte në protestën e dytë të kësaj "stine - revolte" që të djathtët kanë nisur kundër qeverisë, qytetarët në protestë janë pajisur me fruta perime, vezë dhe miell.  VIDEO  FOTO

  • Foto-Video/ Masat për protestën
    e PD-së, policia rrethon Kuvendin

    Një mijë efektiv policie u angazhuan për mbarëvajtjen e protestës të opozitë këtë të enjte, protestë e paralajmëruar paqësore por ku nuk munguan vezët, domatet e patatet mbi kamerat e mediave dhe efektivët e policisë së kryeqytetit. VIDEO FOTO

  • Lehtësohen lejet e ndërtimit për
    pallatet mbi 6 kate, ja kriteret e reja

    Qeveria është tërhequr nga kontrolli mbi lejet e ndërtimit për pallatet mbi 6 kate. Në rregulloren për zhvillimine  territorit ishte parashikuar që për të gjithë pallatet mbi 6 kate vendimi nuk do ta merrnin bashkitë, por Këshilli Kombëtar i Territorit. 

  • ‘Bregdeti’ denoncon vjedhjen e
    tokës, Qeveria “Berisha” heshti

    Nismat e qeverisë “Berisha” për të hetuar rastet kur tokat janë ndarë në mënyrë të paligjshme duket se kanë qenë flluska sapuni. 

  • “Hetuesit përdhunues para '90 
      kanë fëmijë me të dënuarat"

    Ekskluzive/ Ish-drejtoresha e Arkivës Nevila Nika flet për dokumentet. Faktet nuk janë zhdukur. Vendime pushkatimesh, tortura, përdhunime, persekutime, hetues që kanë fëmijë me viktimat e persekutuara, korrupsioni me lekët e dhëna nën dorë për t’u çuar ushqime në qeli të afërmve, gjithçka ka kaluar në skanerin e diktaturës dhe në syrin e Sigurimit të Shtetit. Rrëfimi i Drita Kosturit: Një vajzë 16-vjeçare u përdhunua nga hetuesi. "Në vitet '80 zbulove se shumë të pushkatuar kishin drejtuar luftën. Qeveria Meksi u dha statusin e veteranit".

  • Diplomohen "Politikanët e rinj"!

    Ata janë politikanët e rinj, shumë prej të cilëve pas disa vitesh do të mund ti shihni në legjislativ apo vendimarrje. Në fakt shumë nga ata janë të angazhuar në parti politike, këshilla bashkiakë, aktivistë, punonjës në administratën publike apo edhe deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

  • Diplomohen "Politikanët e rinj"!

    Ata janë politikanët e rinj, shumë prej të cilëve pas disa vitesh do të mund ti shihni në legjislativ apo vendimarrje. Në fakt shumë nga ata janë të angazhuar në parti politike, këshilla bashkiakë, aktivistë, punonjës në administratën publike apo edhe deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

  • Protesta, rrugët që bllokohen nga
    mesnata, ja ku s'duhet të parkoni 

    Sot Partia Demokratike mban protestën e radhës kundër qeverisë, e cila do të përqendrohet përpara godinës së parlamentit ku deputetët pritet të miratojnë buxhetin e vitit 2016 dhe ligjin për dekriminalizimin. Ashtu si edhe në protestat e tjera policia do të jetë në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e saj dhe shmangien e incidenteve të mundshme. Ndërkohë, edhe qarkullimi i automjeteve do të jetë i kufizuar.

  • Protesta e PD, Ambasada e SHBA
    paralajmëron qytetarë:Qëndroni larg

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që jetojnë në vendin tonë për protestën e nesërme të opozitës.

  • Klosi vlerësohet me çmimin
    “Histori suksesi” për vitin 2015

    Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, është vlerësuar me çmimin “Histori suksesi për vitin 2015”, për punën e kryer kryesisht me të rinjtë dhe raportet e krijuara me median. Vlerësimi është bërë nga “Albanian Excellence”, e cila në një mbrëmje gala i ka dorëzuar ministrit Klosi këtë çmim.

  • Dade: Sulme famëkeqe, Berisha
    po rikthehet te praktikat e '97

    Menjëherë pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha për ambasadorin Gjerman në Tiranë Hoffman, ka reaguar edhe kryetarja Arta Dade e cila i ka cilësuar sulmet e tij si famëkeqe e të e papranueshme

  • Rama takon Metën, një ditë para
    miratimit të buxhetit në Kuvend

    Ashtu si para çdo séance, edhe këtë të mërkurë kryeministri Rama ka vizituar zyrën e kryeparlamentarit Meta. Buxheti nen për nen , paketa fiskale, një seri kodesh, ligji për vetqeverisjen vendore dhe ligji dekriminalizimit pritet të jenë ndër ligjet më të rendësishme që do të votohen në seancën e parafundit të këtij sesioni dhe që kërkojnë 84 vota.

  • Vjedh syze “Prada” 300 € e shëtit
     nga “Tajvani”, kapet shtetasi rus

    Është prezantues si blerës por shumë shpejt një shtetas Rus ka vjedhur një palë syze “Prada” me vlerë 300 euro në një dyqan tek qëndra ETC në Tiranë. Avraham Naiman, ka mashtruar shitësen se ai do i blinte syzet, por që në fakt ai është larguar pa kryer pagesën, pasi shitësja po u ofronte shërbim dhe disa klientëve të tjerë.

  • Babagjyshi i penduar:Ja si
    e vodhëm me Kupën floririn

    Aktiviteti i babagjyshërve që u bënë “hit” në internet teksa vidhnin nën presionin e armës një argjendari në ambjentet e një qëndre biznesi, është zbuluar nga dëshmia e të penduarit të grupit, shtetasit Agustin Sula. Sipas dëshmisë së tij dhënë para prokurorit Bensik Muçi, në vjedhjen e argjendari “Gelosia”, kanë marrë pjesë të pandehurit Ilir Kupa, Agustin Sula, Fatmir Pjetrin dhe Julian Qerushi, të cilët kanë marrë një sasi të konsiderueshme floriri.

  • Rama i jep certifikatë pronësie
    kushëririt të Mziut në Kamëz

    Shpërndarja e lejeve të legalizimit në bashkinë e Kamzës pasditen e kësaj të mërkure nga kryeministri Edi Rama u shoqërua me batuta ndaj qytetarëve nga ky I fundit.
    Një ndër ata që morën leje legalizimi ishte edhe një i afërm i kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i cili nuk shpëtoi nga vëmendja e kryeministrit.  VIDEO

  • Mbrojtja e të miturve, Manjani
    Burgu, jo alternativë edukimi

    Burgu nuk është alternative e duhur për të edukuar të miturit. Kështu ëhstë shprehur ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i pranishëm gjatë prezantimit të dokumentit politik “E ardhmja e sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri” nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

  • Rrogozhinë, vdes në qeli ish-drejtori
    i Emergjencave Civile të Lushnjës 

    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton ndarjen nga jeta në burgun e Rrogozhinës për shkak të një ataku kardiak të Robert Shtembarit ish ish-drejtori i Emergjencave Civile të Lushnjës, i arrestuar në nëntor për korrupsion. 

  • Rama darkë me mësuesit: Të 
    çlirojmë arsimin nga presioni politik

    Kryeministri Rama ka zgjedhur 1000 mësuesit e pedagogët më të spikatur për t'i uruar  festat e fundvitit përmes një darke. Reforma për asmimin e lartë ka qënë kryefjala e shefit të qeverisë i cili i ka kërkuar mes të tjerëve trupës pedagogjike që të veprojnë për të çliruar arsimin nga presionet politike Sëmundja që lindi nga politika, është shprehur ai, ka prekur jo vetëm politikën por të gjithë dhe në vend të debatit bëhet luftë. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv