Kronikë
-
Kreu i Demokratëve vijon turin "Fjalën e kanë qytetarët" Këtë herë ai u takua me banorët e fshatit Paçram, nga ku bëri të njëjtën thirrje që më 8 dhjetor të nisë “një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie”.
VIDEO 27 Nëntor 2015, 10:45
-
Me kanabis dhe heroinë, në pranga
27 Nëntor 2015, 10:01
3 persona në Vlorë dhe në TiranëRreth 36.5 kg kanabis janë sekuestruar në një kamion në qytetin e Vlorës. Policia ka vënë në pranga kultivuesin Adem Alushi 59 vjeç nga qyteti I Sarandës. Ndërkohë edhe në Tiranë janë vënë në pranga dy persona pasi në makinë i'u gjetën një sasi dozash heroine.
FOTO -
Fier, Prokurori në pranga! 300
27 Nëntor 2015, 09:07
mijë lekë për lirinë e të dënuaritArrestohet prokurori Petrit Vukaj në Fier nën akuzën e korrupsionit pasi në premtim të lirisë i mori 300 mijë lekë familjarëve të një të dënuari. Ndërkohë sipas burimeve nga Task-Forca pranë Krimeve të Rënda, Vukaj është një nga 24 prokurorët nën procedim penal për korrupsion, hetimet ndaj të cilëve pritet të finalizohen shumë shpejt.
-
Si i mashtroi Sokol Mjacaj policët
27 Nëntor 2015, 08:00
ja "mbathi" pas vrasjes së çekëveVetëm 14 orë pasi kishte vrarë dy turistët çekë, Mikael Svatos 27 vjeç dhe të dashurën e tij Ana Kosinova 36 vjeçe, i riu Sokol Mjacaj është arrestuar nga agjentët e policisë, por shumë shpejt ai u ka ikur atyre. Dy agjentët civilë që e kanë ndaluar, kanë rënë pre e një rengu të kurdisur nga autori i vrasjes së dyfishtë, për të cilin policia gjatë atyre orëve kishte mobilizuar një pjesë të madhe të efektivëve të Shkodrës dhe repartet speciale, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij.
-
SHISH: 87 xhami jashtë kontrollit
27 Nëntor 2015, 08:05
KMSH: "Janë në zona të thella"Pas shifrave alarmante të xhamive jashtë kontrollit të deklaruara në raportin e SHISH, ka reaguar Komuniteti Mysliman duke theksuar se shumica e 89 xhamive ndodhen në zona të thella të Shqipërisë dhe jo në kryeqytet apo qytetet përreth. Burime nga SHISH: 17 fëmijë shqiptarë kanë mbetur jetimë në Siri.
-
Letra/Kupa: Duan t'më dënojnë
27 Nëntor 2015, 08:30
për grekët, s'e sulmova burgunIlir Kupa i arratisur nga burgu i Trikallës në Greqi në Mars të 2013 dhe i arrestuar në Shqipëri në 24 Janar 2015 me anë të një letre dërguar gazetës “Shqiptarja.com” tregon se si ai së bashku me 7 shokët e tij u arratisën nga burgu. Sipas Kupës burgu u sulmua nga jashtë dhe askush prej tyre s’kishte armë.
-
Vendimi i qeverisë/ Gjeneralëve e
27 Nëntor 2015, 08:15
kolonelëve u hiqet pagesa milionësheQeveria rrëzon statusin e ushtarakëve me gradë madhore. Këshilli i Ministrave ka vendosur për rrëzimin e statusit të miratuar në vitin 2004 nga ish-qeveria “Nano”. Ky status u jepte ushtarakëve me gradë madhore, kur dilnin në lirim, një shpërblim me aq paga se vite shërbimi kishin.
-
Pr.ligji i ri i qeverisë/ Ish-ushtarakët
27 Nëntor 2015, 08:10
si rritet pensioni për vitet e panjohuraGazeta Shqiptaja.com zbardh pikat e draftit për pensionet e ish ushtarakëve. Shfyqizohet statusi i ushtarakëve me gradë të lartë. Janë me mijëra ushtarak të cilët janë liruar nga detyra dhe nuk u njihen vitet e punës nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shkak për këtë janë humbja e dokumenteve gjatë viteve të rënies së diktaturës.
-
Lëndët kimike, ja rregullat
27 Nëntor 2015, 08:00
e reja për hyrjen në ShqipëriNdërsa në Lindjen e Mesme e veçanërisht në Siri është duke u rritur tensioni i luftimeve, Shqipëria do të ndalojë me ligj importin e çdo lënde kimike, përfshirë armët kimike, që dy vjet më parë ngritën në këmbë shqiptarët në një betejë të fituar me qeverinë e cila refuzoi shkatërrimin e armëve kimike siriane në vendin tonë. Për të shmangur një situatë të ngjashme me atë të nëntorit 2013, qeveria ka hartuar një projektligj "për menaxhimin e kimikateve" ku ndalon importin dhe eksportin e çdo lënde kimike
-
Djali i vogël me kancer, Gjermania
26 Nëntor 2015, 22:11
i lejon qëndrimin familjes shqiptareNjë lajm i mirë për familjen azilkërkuese shqiptare Likaj në Gjermani. Asaj i është lejuar qëndrimi në Gjermani dhe në këtë mënyrë i mundësohet trajtimi mjekësor, Renit 12-vjeçar, djalit të sëmurë me kancer.
-
Lezhë, arrestohen 3 ish-punonjës
26 Nëntor 2015, 22:02
të Hipotekës, në kërkim një notePolicia e Lezhës ka arrestuar këtë të enjte, 3 ish-punonjës të Hipotekës në Lezhë, nën akuzën e " Falsifikimit të dokumenteve" dhe "Shpërdorim detyre". Po ashtu nga operacioni i koduar "Hipoteka" 3 ish-punonjës të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë, ndërkohë që një ish-noter nga Tirana është shpallur në kërkim.
-
Bari, arrestohet 26-vjeçari me
26 Nëntor 2015, 21:20
drogë në kamionin me pizhamaNjë 26-vjeçar shqiptar i quajtur Sami Zoto, është arrestuar dy ditë më parë nga policia italine në Bari për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai ishte ndalur në port sapo kishte mbërritur me traget nga Durrësi. I riu kishte fshur në kamionin e tij me pizhame, 26 kilogramë marijuanë dhe 1 kilogramë heroinë.
-
Vrasja në varrezat e Sharrës
26 Nëntor 2015, 20:48
Prokuroria 47 vite burg për autorëtProkuroria e Tiranës, kërkoi 47 vjet burg për dy bashkëautorët e vrasjes së Altin Cullhaj në afërsi të varrezave të Sharrës. Prokurori Naim Tota kërkoi nga togat e zeza dënimin me 30 vjet burg për Eriglend Tafajn dhe 17 vjet burg për bashkëpunëtorin e tij, Jurgen Gjozja.
-
Nga Korça në Tiranë me 12 kg
26 Nëntor 2015, 20:43
kanabis në makinë, dy të arrestuaDy persona, njëri 27 vjeç dhe tjetrit 30 janë kapur në flagrancë nga Policia e Tiranës me 12 kg kanabis sativa. Olger Myrtezai, 30 vjeç dhe Sokol Durmishllari, 27 vjeç, të dy të lindur në Ersekë dhe banues Korçë u ndaluan në Yzberisht. Pas kontrollit në makinën me të cilin udhëtonin nga Korça për në Tiranë u gjet 12 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.
-
Kush është zëvendësuesja
26 Nëntor 2015, 19:26
e Mark Frrokut në KuvendMirela Ferracaku mund të bëhet deputetja më e re e Kuvendit, pasi mandati i Mark Frrokut mund t’i kalojë pikërisht asaj, e cila ndodhet e treta në listën e kandidatëve të Partisë Kristian Demokrate për Qarkun e Shkodrës.
-
Rama: Bashkë me Malin e Zi
26 Nëntor 2015, 18:58
do ndërtojmë ‘Korridorin e Kaltër’Shqipëria dhe Mali i Zi fimosën një 'Memorandum Mirëkuptimi' për të ndërtuar Korridorin e Kaltër. Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama. "Kemi besim se do të finalizojmë studimin e fizibilitetitit dhe financimin e projekteve të infrastrukturës dhe të katër akseve të rëndësishme rrugore në Shqipëri", tha Rama.
-
Shqiptari më i urryer në SHBA
26 Nëntor 2015, 18:40
gënjeu, s'ul çmimin për ilaçin e HIVMartin Shkreli, shqiptari më i urryer në SHBA dhe jo vetëm ka surprizuar me vendimin për të mos ulur çmimin e ilaçit për sëmundjen e HIV-AIDS edhe pse deklaroi të kundërtën. Shkreli dhe kompania e tij u përballën me kritika të forta gjatë muajit shtator, kur deklaruan rritjen e çmimit të "Daraprimës", nga 13.50 dollarë në 750 dollarë.
-
Vlorë, Ran Judolp: Të rinjtë janë
26 Nëntor 2015, 18:20
ata që do çojnë vendin në BE-sëKryetari i sektorit ekonomik dhe politik në Bashkimin Europain, Jan Rudolp ka deklaruar nga Vlora se të rinjtë janë ata që do të çojnë vendin drejt Bashkimit Europian, pasi ata luajnë një rol kyç për ndërgjegjësimin që Shqipëria duhet të bëjë në mënyrë që të ecë para në integrimin europian.
-
Frroku heq dorë nga mandati
26 Nëntor 2015, 17:03
"Unë kurban i dekriminalizimit"Letër Kuvendit/ Nga qelia, deputeti I PKD-së Mark Frroku heq dore nga mandati i deputetit. Vendimin Frroku e lidh edhe me dekriminalizimin, ku thotë se kërkohej të bëhej kurban një deputet: Më ra mua si pjesë duke mos qenë pjesë e politikës së vjetër 25 vjeçare. Frroku i cilëson sulmet ndaj tij si politike nga PD, pasi akuzat kanë ardhur në momentin që ai u shkëput nga kjo forcë politike.
-
Meta mesazh ngushëllimi për
26 Nëntor 2015, 16:40
akademikun Bulo: Boshllëk i madhKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të akademikut Jorgo Bulo. Në mesazhin e tij, Meta shprehet se "Profesor Bulo, ky historian i klasit të parë i letërsisë dhe filolog i shquar, do të kujtohet gjatë për punën e tij në njohjen, vlerësimin dhe studimin e letërsisë së Rilindjes Kombëtare,".