Kronikë
-
Pas gjysmë ore shkëmbimi zjarri mes policisë dhe një grupi të afërmish prej 7 personash, ka përfunduar pengmarrja pas gjashtë ditësh e një të riu për pazaret e drogës. Ai kishte ndërmjetësuar që autorët t'i shisnin kanabisin një pale të tretë ende të paidentifikuar, por këta të fundit nuk kanë dhënë lekët për lëndën narkotike. S.K i mbahej në stan në një mal ne fshatin Plan. Policia arreston 3 pengmarres, 4 prej tyre ne kerkim. Edhe vellai i S.K u mor peng por u la i lire me qellim qe te sillte 10 mije euro. A.K kallezoi pengmarrjen ne prokurori.
FOTO-Aksioni i policisë 28 Nëntor 2015, 14:51
-
Ja si u festua "Dita e Pavarësisë"
28 Nëntor 2015, 13:59
në 103-vjetorin e saj nëpër rrethe103-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë është festuar jo vetëm në Tiranë, por në mbarë vendin. Pothuajse në çdo qytet, kanë mbizotëruar flamujt kuq e zi, ndërsa në nder të kësaj dite janë organizuar edhe aktivitete të shumta festive. Atmosfera e Ditës së Pavarësisë është ndjerë më së shumti në Vlorë, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier, Berat e Gjirokastër.
-
Tiranë, leje jashtë kritereve
28 Nëntor 2015, 13:39
Rrezikohen dy pallate,evakuohen!Punimet për hapjen e një grope ku do të ndërtohet një pallat kanë sjellë rrëshqitje dherash dhe plasaritje në dy pallate ekzistuese në kodrën mbi kopshtin botanik në Tiranë. Policia shpall në kërkim administratorin e firmës ndërtuese Bujar Hasa. Evakuohen 34 familjet e rrezikuara. Bashkia e Tiranes kallëzon penalisht ish-kreun e komunës Farkë Fatbardh Plaku si përgjegjës për lejen e dhënë jashtë kritereve teknike.
FOTO
VIDEO -
Veliaj: T’i harrojmë ndasitë e mllefet
28 Nëntor 2015, 12:38
"28 Nëntori" mesazhi i bashkimitEdhe Tirana është "veshur" kuq e zi për të kremtuar 103-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Aktivitetet festive u çelën menjëherë pas ngritjes në mënyrë simbolike të flamurit kombëtar në qendër të kryeqytetit, nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe dy fëmijë të vegjël që kishte zgjedhur t'i kishte pranë. Më pas tullumbacet kuq e zi të vendosura në sheshin "Skënderbej" mbuluan qiellin gri të Tiranës, ndërsa qytetarët të shumtë ishin për të ndjekur këtë moment në zemër të kryeqytetit shqiptar.
FOTO
VIDEO -
Becchetti në gjyq me 5 akuza
28 Nëntor 2015, 11:53
mes tyre edhe pastrim parashMbyllen hetimet për biznesmenin italian Francesco Becchetti dhe administratorin e televizionit "Agon Channe"l Mauro De Renzis. Burime nga Prokuroria e Tiranës sqaruan për Shqiptarja.com se kanë arritur të provojnë 5 akuza ndaj Becchettit, mes të cilave edhe atë të pastrimit të parave. Edhe nëse ai nuk do të ekstradohet nga Anglia procesi do të zhvillohet në mungesë.
-
Aksident në Thumanë, përplasen
28 Nëntor 2015, 11:40
dy automjete, njëri shkrumbohetNjë automjet me targa malazeze është përplasur me një autoveturë shqiptare rreth orës 10:30 të së shtunës në autostradën Fushkrujë-Milot, në vendin e quajtur Thumanë. Pas përplasjes automjeti që vinte nga Mali i Zi është përfshirë nga flakët, ndërsa pasagjerët kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.
VIDEO -
Foto/ Leskaj dhe prefektja e Vlorës
28 Nëntor 2015, 11:39
"ngatërrojnë" rozën me të kuqenNë ceremoninë në Vlorë për të kremtuar 103-vjetorin e Pavarësisë, kryeministri Rama, presidenti Nishani, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, kryebashkiaku i qytetit bregdetar Dritan Leli ishin kujdesur të kishin ngjyrën e kuqe në veshjet e tyre, por ra në sy se prefektja e Vlorës Entjola Hoxha dhe nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj ishin veshur me ngjyrë rozë.
-
Meta feston "Ditën e Pavarësisë"
28 Nëntor 2015, 11:21
me shqiptarët në GjermaniKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka festuar 103-vjetorin e Pavarësisë, me shqiptarët në Dyseldorf të Gjermanisë. Në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, Meta mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një ekspozite me punime të artistëve shqiptarë në ambientet e Parlamentit të Landit të Westfalisë së Renit të Veriut, ku më herët është takuar edhe me Presidenten e Parlamentit Karina Godecke.
-
Grabiti kazinonë me armën e
28 Nëntor 2015, 11:02
policit, 9 vite burg të vëllaitLiridon Sinani, vëllai i një efektivi policie në komisariatin nr.2 ka përdorur armën e shërbimit të të vëllait, për të kryer grabitjen e një kazinoje. Ka qenë vetë efektivi i policisë, Fisnik Sinani ai që pak ditë pas grabitjes së kazinosë është paraqitur në polici duke treguar se vëllai i tij Liridon Sinani ishte autor i grabitjes dhe se këtë veprim kriminal ai e kishte kryer me armën e tij të punës në polici.
-
'Autochthonous' në Vlorë, pavarësia
28 Nëntor 2015, 11:00
kremtohen me flamurin e "Ballistit"Flamuri kuq e zi është simbol i ditës së Pavarsisë të cilën Shqipëria e kremton për të 103-in vit. Por ndryshe nga radhët e tjera, këtë përvjetor shqiptarët kanë dalë të festojnë në sheshet qendrore të qyteteve, e konkretisht në Vlorë, me flamurin e "Ballist Morinës". Bëhet fjalë për flamurin me hartën e Shqipërisë së madhe ku shkruhet "Autochtonous"
-
103 vjet Pavarësi, Rama me
28 Nëntor 2015, 09:20
Nishanin në Vlorë, PD në TiranëMbarë shqiptarët festojnë 103-vjetorin e pavarësisë, mbi një shekull nga ngritja e flamurit më 28 nëntor të 1912-ës në qytetin historik të Vlorës. Edhe ky vit e gjen të ndarë politikën shqiptare, një "ngërç" i krijuar ndër vite që i ka ndarë festat kombëtare në "blu" dhe të "kuqe". Socialistët kremtojnë këtë 28 nëntor Ditën e Flamurit, ndërsa më 29 nëntor atë të çlirimit të Shqipërisë. Ndërsa demokratët festojnë në të njëjtën ditë edhe pavarësinë edhe çlirimin e vendit nga pushtuesit nazi-fashistë.
VIDEO
FOTO
Uron Google.al, "vishet' kuq e zi
'Autochthonous', në Vlorë me flamurin e 'Ballistit'
Fototlajm/ Leskaj dhe prefektja e Vlorës "ngatërrojnë" rozën me të kuqen
Foto-Ja flamuri me të cilin u varros Ismail Qemali
Ylli i njohur hollivudian uron Pavarësinë e Shqipërisë...në shqip
VIDEO/ Bruksel, shqiptarët festojnë Festën e Flamurit, popullojnë rrugët -
Mbi 19 muaj nga kërkesa e Tahirit
28 Nëntor 2015, 09:00
drejtuar Nishanit...asnjë masë!Ndonëse kanë kaluar më shumë se 19 muaj nga shkresa zyrtare që ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka dërguar Presidentit Bujar Nishani, edhe në cilësinë e kryetarit të KLD, asnjë gjyqtar nuk është shkarkuar si dhe asnjë hetim nuk ka nisur.
-
“Epilog 2”, pranga çiftit, shisnin
28 Nëntor 2015, 09:00
drogë nëpërmjet Facebook-utSeksioni i Antidrogës në Policinë e Tiranës ka vënë në pranga mbrënjen e së enjtes 2 persona, të cilët shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në kreqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar shpërndarësit Pjerin Gjeçaj, 37 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij Brikena Frakulli, 32 vjeç.
-
SHISH, ja 26 emrat e luftëtarëve
28 Nëntor 2015, 09:00
shqiptarë për xhihad në SiriShërbimi Informativ Shtetëror ka zbardhur emrat e 26 shqiptarëve, të cilët janë në krah të luftëtarëve të ISIS dhe organizatave të tjera që janë pjesë e luftimeve kundër regjimit të Bashar-Al-Asadit.
-
Miratohet ligji për pronat me
28 Nëntor 2015, 08:30
22 ndryshime ndaj qeverisëLigji i shumë debatuar për pronat, i sjellë nga qeveria që përcakton formulën e re të kompensimit, është miratuar në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Pas debateve të shumta, drafti i miratua nen për nen dhe në tërësi pa kuorum, vetëm me 8 vota të mazhorancës.
-
Vlerësimi i tokës me cmimin e
28 Nëntor 2015, 08:00
2013 por titullin e pronës në '45Ndryshon vlerësimi i tokës, ja si do të bëhet vlerësimi me cmimin e vitit 2013 por me titullin e pronës në 1945. Të gjitha dosjet e pronave do të kalojnë në rivlerësimin e çmimit. Në metodologjinë e re përcaktohet se vlerësimi financiar do të realizohet sipas titullit kadastral që ka pasur në momentin e shpronësimit. Ja
-
Letra e Tahirit fut në "kurth" PD-në
27 Nëntor 2015, 22:31
Strazimi dy gafa brenda 24 orëveDeputeti i Partise demokratike, Gent Strazimiri per te dyten here ngaterrohet me faktet. Ne daljen e sotme publike ai ka akuzuar ministrin Tahiri se perse ne nje leter qe i kishte derguar presidenti Nishani ku ankohej per gjyqtaret, nuk përmendte emrat e atyre qe liruan Frrokun dhe Prengen. Por letra e tahirit qe Shqiptarja.com e disponon o perket prillit te vitit 2014.
Mbi 19 muaj nga kërkesa e Tahirit drejtuar Nishanit...asnjë masë! -
Kryen 4 grabitje me armë, policia
27 Nëntor 2015, 21:25
zbulon grupin, Ligjërimi bënte ligjinPas një hetimi 1-mujor, policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë finalizuar operacionin “Trojas”, duke çuar në pranga dy persona ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Ligjërim Qosja, 28 vjeç, banues në fshatin Shalës Cerrik, i dënuar më parë në shtetin grek për veprën penale të “Vrasjes”, autori kryesor i vjedhjeve dhe Analdo Balashi, 18 vjeç, banues në fshatin Shalës Cerrik, i cili ishte bashkëpunëtor. Ndërkohë po punohet ipër kapjen e E.G., 19 vjeç, banues në Cerrik.
-
Casini takohet me Metën: Shqipëria
27 Nëntor 2015, 19:15
është një vend i besueshëm për EuropënNë kuadër të vizitës së tij zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta zhvilloi një takim me Presidentin e Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Migracionit në Senatin Italian, Pier Ferdinando Casini. Meta vlerësoi rolin e Casini si një mik i vjetër i Shqipërisë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe vëmendjen e veçantë të Italisë ndaj zhvillimeve në Shqipëri e në rajonin e Ballkanit.
-
Largimi i kazinove nga qytetet
27 Nëntor 2015, 18:13
afati shtyhet deri në dhjetor 2017Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve miratoi nen për nen ligjin për lojërat e fatit. Kryetari Fatmir Xhafa votoi abstenim së bashku me Tahir Muhedinin. Xhafa i kërkoi komisionit të ekonomisë të shtrëngojë kriteret për administratoret e lojërave te fatit: S'mund të jenë njerëz me probleme, me shqetësime Muhedini: Te shtyhet deri ne dhjetor 2017 zhvendosja jashte qytetit.