Kronikë

  • Sheshi  Nënë Tereza dhe të gjitha hyrjet e segmenteve rrugore që lidhen me të do të jenë të bllokuara për kalimin e automjeteve përgjatë gjithë ditës së sotme deri në mesnatë. Kjo, pasi në orën 18:30 Partia Socialiste zhvillon mitingun përmbyllës elektoral për zgjedhjet e 21 Qershorit
  • Vret me thikë ish-kolegun, e
    akuzonte për largimin nga puna

    Një 41-vjeçar nga Elbasani që punonte si efektiv sigurie ne një kompani privatë është vrarë me thikë nga ish-kolegu i tij, i cili e akuzonte se kishte ndikuar për ta larguar nga puna. Agron Lleshanaku baba i dy fëmijëve ka qenë duke shkuar në punë rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm kur është përballur me ish-kolegun e tij 27-vjeçarin Mariglen Brahja i cili e ka qëlluar me thikë në kraharor dhe në fyt VIDEO FOTO

  • Magazina e Gates qëndra e zjarrit 
     Kundër policëve ishin 40 persona

    Si epiqendër e sulmit me armë zjarri u bë magazina e të pandehurit Razip (Gate) Mahmutaj, e cila për nga pozicioni ishte dominant në raport me lëvizjet e policisë së shtetit nga fshati Derviçan në drejtim të Lazaratit. 

  • Ja skema e policisë së shtetit
      për zgjedhjet e 21 qershorit

    Policia do të jetë në gatishmëri të plotë në 21 qershor, ditën kur shqiptarët do ti drejtohen kutive të votimit. Cdo efektiv 12 ore sherbim. Strategjia per ruajtjen e rendit dhe garantimin e votave. 

  • Fushë-Krujë, tritol lokalit të
    mbështetësit të kandidatit Pasha

    Shpërthimet me tritol janë rikthyer në Fushë-Krujë, teksa vetëm tre ditë para zgjedhjeve elektorale objekt i një sulmi më lëndë plasëse të llojit tritol është bërë lokali në pronësi të nënkryetarit të komunës së Thumanës Kurt Qira, i cili njihet në zonë si mbështetës i hershëm i Partisë Demokratike dhe aktualisht po angazhohet në fushatën e PD
    VIDEO FOTO

  • Përmbytje në Durrës, këputet teli 
    elektrik, i merr jetën 15-vjeçarit

    Një 15 -vjeçar ka humbur jetën në qytetin e Durrësit si pasojë e motit të keq.  Mësohet se 15-vjeçari me inicialet A.K humbi jetën pasi ra në kontakt me telat e këputur të rrjetit elektrik nga moti i keq që përfshiu të gjithë durrësin mbrëmjen e sotme  VIDEO

  • Tentuan të trafikonin 2 vajza, njëra
    e mitur,në pranga Çekrezi e Kateshi

    Janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit dy trafikantë të miturish dhe personash të rritur. Platin Çekrezi, 26 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan dhe Erlind Kateshi, 26 vjeç , banues në fshatin Bishqem Fushe, komuna Pajove, Peqin në bashkëpunim me njëri - tjetrin ditën e djeshme, tentuan të trafikojnë në drejtim të kosovës dy shtetasit me iniciale B.K., 16 vjeçe, banuese në Durrës  dhe A. R., 19 vjeçe, banuese në Elbasan.

  • ​PDIU: UÇK nuk mund të përbaltet 
    të ndërhyhet për fletarrestet absurde

    Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ndjek me shqetësim ndalimin disaorësh të kryetarit të AAK-së, z. Ramush Haradinaj nga policia sllovene, për shkak të urdhërarresteve të shpërndara nga regjimi i Millosheviçit.

  • ​E çuditshme/Breshër sa një top
    tenisi në Memaliaj, fotot e dëmeve

    Reshjet e dendura të breshrit të rënë në Memaliaj mesditën e sotme kanë shkaktuar kaos në akset rrugore që lidhin këtë qytet me rrethinat. Dhjetëra makina të cilat po qarkullonin në orët e mesditës së sotme në këto akse kanë pësuar dëmtime serioze për shkak se madhësisë së breshrit me madhësi sa një top tenisi.  FOTO  VIDEO

  • Golem, mbyllet kanali që derdhej
    në det, Tare: Sistemuam bregdetin

    Mbyllet edhe kanali i fundit i hapur që derdhej në det në plazhin e Golemit. Agjencia Kombëtare e Bregdetit në bashkëpunim me  biznesete  e zonës pas një ndërhyrje në zonën urbane të Golemit, ku janë sistemuar ujërat e zeza, kanë mbyllur përfundimisht kanalin e hapur në zonën e Plazhit, i cili gjendej tek zona që njihet ndryshe si Pishat e  Buta.

  • Marrëveshja për shahun në shkolla 
     Dimraj: Rrit aftësitë e të mësuarit

    Ministria e Arsimit dhe Sportit nënshkroi sot, marrëveshjen e bashkëpunimit mes saj dhe Federatës Shqiptare të Shahut e Federatës Evropiane të Shahut, me qëllim implementimin e projektit “Mësimi i Shahut  në Shkollë”.

  • Bënte thirrje për terrorizëm
    arrestohet një 32-vjeçar në Kukës

    Policia ka arrestuar një 32-vjeçar me akuzën “Nxitje, thirrje publike dhe propagandë për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”. I arrestuari Likajes Alidini, banues në fshatin Orgjost, komuna Zapod rezulton i dënuar më parë për vjedhje në Holandë.

  • KLD i refuzon rikthimin në punë
    Kopo: Të ndërhyjë Bujar Nishani

    Ish-Inspektori i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kudret Kopo paralajmëron ngujimin pranë këtij institucioni pasi sipas Kopos prej 2 vitesh ai ka fituar të drejtën dhe nga gjykata kushtetuese për tu rikthyer në punë se është shkarkuar padrejtësisht, por KLD refuzon t’i zbatojë vendimin e gjykatës.  VIDEO

  • Shqiptari: Nuk e shes karrigen ku
     u ul Papa Françesku në Tiranë

    Menaxheri i një fabrike mobiliesh, i cili bëri karrigen ku u ul Papa Françesku gjatë vizitës në Shqipëri në muajin shtator ka refuzuar ta shesë atë. Karrigia e bërë nga Tonin Alia është prej drur dhe ka një veshje ngjyrë ari. Ajo shërbeu për Papanë gjatë vizitës një ditore në Tiranë. “Priftërinjtë e kërkojnë dhe e kërkojnë”, thotë Alia, i cili në total bëri 1 500 karrige për vizitën e Papës.

  • Shembja e vilës, reagon Bashkia e
    Tiranës: Faji i Ministrisë së Kulturës

    Bashkia e Tiranës ka reaguar për akuzat e Ministrisë së Kulturës për shembjen e Vilës 11, e cila ishte shpallur monument kulture. Sipas bashkës, veprimet e saj janë në përputhje me ligjet e vendit pasi në dokumentin e dërguar nga Ministria e Kulturës për dhënien e lejes së ndërtimit, kjo Vilë nuk konsiderohet “monument kulture”.

  • Elbasan, policia bllokon një furgon 
     të vjedhur me 3000 rrënjë kanabis

    Një furgon me 300 rrënjë kanabis sativa është bllokuar nga policia në Elbasan. Operacioni është kryer sot rreth orës 01:00 në fshatin Shtëpanj të komunës Gostimë. Pas informacioneve në rrugë operative, policia u vu në ndjekje të furgonit me targë FR 5776 D. Efektivët nuk kanë mundur të arrestojnë drejtuesit e automjetit, pasi ka përfituar nga arrësira ai ka arritur të largohet duke fshehur në një zonë të pyllëzuar.

  • Kapet e reja nga Laçi, i vodhi 900
    mijë lekë të moshuarës....në spital!

    Një 29-vjeçare nga Laçi u arrestua në flagrancë nga policia e Tiranës pasi vodhi një çantë brenda së cilës kishte 9 qind mijë lekë të vjetra. Antonela Piroli ia ka vjedhur çantën një 72-vjeçareje 

  • Rehabilitimi i Osumit, shembet me 
    tritol godina 3-katëshe pranë lumit

    15 kilogramë lëndë plasëse e llojit C4 e vendosur ne 350 piketa ka mjaftuar për shembjen e godinës 3-katëshe, e cila ndodhej në lagjen e vjetër të Mangalemit, pranë lumit Osum në qytetin e Beratit.  VIDEO  FOTO

  • "Basha shemb vilën monument
     kulture për të ndërtuar pallat"

    Vila 11 ne kryeqytet e cila gëzon pasaportën e mbrojtjes paraprake si monument i trashëgimisë kulturore është shembur gjatë natës së 15 qershorit duke u gdhirë e marta për tu ndërtuar më tej një pallat, leja për të cilin është dhënë nga Bashkia e Tiranës.  VIDEO  FOTO

  • ​Përgjon me kamer në makinë ish
    të dashurën, arrestohet 38-vjeçari

    Një 27-vjeçare nga Elbasani prej kohësh përgjohej nga ish-dashuri i saj, i cili fshehtas kishte mundur t’i vendoste një kamera dhe përgjues në makinë pasi donte të mësonte së cili ishte partneri i ri i 27-vjeçares. Mësohet se shtetasja E.B., ka pikasur kamerën në makinë dhe është drejtuar menjëherë drejt policisë për të bërë denoncimin.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv