Kronikë

  • Një 23 vjeçar nga Kosova dhe shtetësi zvicerane, Taulant Murati është arrestuar në e pikën kufitare të Muriqanit pasi ka rezultuar se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wisbaten Gjermani për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë”.
  • Vrau për gjakmarrje në vitin 2013
     Gjykata e fal nga burgu përjetë

    Skënder Baku i cili prej dy vitesh rezulton në kërkim dhe nga Interpol ka mundur që në gjykatën e krimeve të rënda të fitoj me procedurë gjykimin e shkurtuar dhe pse 2 vite më parë ekzekutoi për gjakmarrje në Fushë Krujë Lulzim Sherën.  VIDEO

  • Ja përgjimi që zbuloi autorët e
    grabitjes e përdhunimit të çiftit

    "Më sill fishekët" dhe "duhet të hapim një gropë" kanë qenë dy nga  fjalët kyç që kanë sjellë edhe identifikimin e më pas arrestimin e dy autorëve të vilët grabitën një çift të dashuruarish teksa ishin në intimitet mes tyre, ku pas grabitjes, më pas njëri prej autorëve ka përdhunuar në makinë vajzën me inicialet E.A. Dy autorët janë larguar, duke marë me vehte dhe aparatet telefonike. ​Mirëpo pikërisht këto aparate janë bërë shkak për identifikimin e tyre.

  • Maqedoni, Ali Ahmeti: Nga
    marrëveshja fitojnë të gjithë

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në një intervistë ekskluzive për programin Zigzag të Televizionit Art të Tetovës, ka folur për marrëveshjen, me ndërmjetësim ndërkombëtar, të firmosur nga katër liderët e partive politike që pritet ti’i japë fund krizës shumëmujore në Maqedoni. 

  • Burri i 29-vjeçares së plagosur:U
    hodhëm për të mbrojtur vajzën 

    Një shkëmbim zjarri mes dy grupeve të ulur në dy tavolina të ndryshme jashtë një lokali për pak i ka kushtuar jetën një 29-vjeçareje e cila ndodhej në të njëjtin bar-caffe me bashkëshortin dhe fëmijën e tyre të sjellë në jetë vetëm disa muaj më parë. “Dëgjuam disa të shtëna me armë. Unë dhe nusja ime u hodhëm sipër gocës për ta mbrojtur. Nuk menduam se një nga plumbat do kapte njërin prej nesh”. Kështu e nisi rrëfimin për gazetën “Shqiptarja.com” Julian Laknori, bashkëshorti i 29-vjeçares Rezarta Laknori.

  • Komision me 6 anëtarë për të
    bërë transferime nëpër burgjet

    Transferimi i të dënuarve nga njëri burg në tjetrin në shumë raste është bërë falë veprimeve korruptive, ku të dënuar të ndryshëm duke dhënë shumë të konsiderueshme lekësh, zgjedhin burgun se ku do vuajnë dënimin, madje dhe qelinë ku do jetojnë. Për t’i dhënë fund kësaj praktike, ministria e Drejtësisë ka zgjedhur të ngrejë një komision të përbërë nga 6 anëtarë, të cilën do kenë rolin e një “trupi gjykatësish” që do miratojë çdo kërkesë të dënuari për transferim nga burgu në një burg tjetër

  • Sarandë, Përfshihet nga
    flakët magazina e një hoteli

    Magazina e hotel ‘Apollon’ është përfshirë nga flakët rreth orëve të para të mëngjesit. Si pasojë e zjarrit, nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. 

  • Aksident me dy të plagosur në
    zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë

    Një aksident i cili dyshohet se ka pasoja tragjike ka ndodhur para pak minutash në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Nga të dhënat e para mësohet se në aksident është përfshirë një mjet tip Land Rover me targë VL 9718 D.

  • Greqi, sherr në burgun e Patras
    4 të dënuar shqiptarë të plagosu

    7 persona kanë mbetur të plagosur raportojnë mediat greke, 4 prej të cilëve janë shqiptarë. Mësohet se gjithçka ka ndodhur gjatë një sherri mes të burgosurve shqiptarë e atyre grekë.

  • Fier, përplaset për vdekje kalimtari
    Drejtuesi shoqërohet në komisariat

    Një 30-vjeçar nga Levani ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një automjet gjatë kohës që po kalonte në këmbë nga njëra anë e rrugës në anën tjetër. Mësohet se Përparim Shehu është goditur nga mjeti tip Benz me targa AA 008 KY mesditën e sotme në qendër të Levanit.

  • Ministria e Zhvillimit Urban prezanton 
    normat për projektimin e banesave

    Zbatimi i këtyre normativave bashkëkohore, synon vendosjen e rregullave në projektimin e banesave, në funksion të rritjes së cilësisë së produktit në fushën e ndërtimit dhe të përmirësimit të cilësisë së jetës, sigurisë dhe shëndetit të qytetarëve. 

  • Tirana boshatiset në mesditë,
    në fundjavë temperaturat 40ºC

    Temperaturat e larta të cilat kanë përfshirë të gjithë rajonin kanë ndikuar edhe në vendin tonë duke sjellë rryma ajri të cilat pa frikë mund të krahasohen me ato të të nxehtit afrikan. Sipas meteorologëve kjo është një nga javët më të nxehta pasi në dy ditët e fundjavës pritet që temperaturat të shkojnë mbi 40 gradë.  VIDEO

  • 830 shqiptarë nga Kosova e 1000
    nga Shqipëria fitojnë azilin politik

    Nga mbi 13 mijë aplikime për azil nga Shqiperia 1,040 rezultuan me fat. Por është Franca vendi që ka dhënë më shumë vendime pozitive dhe jo Gjermania. Ndersa nga Kosova, vetem 830 fituan azilin.

  • Burgjet, izolim kapove që drejtojnë
    nga qelia,MD propozon ndryshimet

    Drejtimi i grupeve kriminale në linjat e drogës, prostitucionit dhe dhënia e urdhërave për vrasje nga qelitë e burgut, është bërë shkak që ministria e Drejtësisë të hartojë një ligj të ri, që synon të parandalojë kontaktet e të dënuarve me personat e jashtëm.Ligji është në diskutim e sipër, dhe nëse do të miratohet në parlament, do sjellë “shtrëngimin e rripit” për të dënuarit që mbajnë kontakte me kontigjentë kriminalë, të cilët ndodhen në liri. MD: Bisedat telefonike do të përgjohen, rrallohentakimet me familjarët. Për transferimet do të ngrihen grupe të posaçme. Hiqet e drejta për lejet.  VIDEO

  • Prostitucioni, qëlloi me pistoletë
    dy rivalët arrestohet shqiptari

    Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane për tentativë vrasjeje. Brahim Ademi ka qëlluar me pistoletë tek këmbët dy shtetas rumunë. Sipas medieve italiane bëhet fjalë për një “luftës” mes shqiptarëve dhe rumunëve për marrjen e territorit të prostitucionit.

  • Orikumi mes eksodit dhe turizmit

    Orikumi është ndër zonat që u prek nga eksodi masive I banorëvë drejt Gjermanisë, por ky fakt nuk pati impakt negative në mbarëvajtjen e sezonit turistik. Është mesi muajt korrik dhe plazhi i Orikumit është i tejmbushur me pushues vendas dhe të huaj.  VIDEO

  • Mungesë uji në Durrës, UKD: Kohë
    thatësire, kursejeni në maksimum

    Prej disa ditësh në redaksinë e A1 Report qytetarë të Durrësit kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e ujit të pijshëm. Situata sipas denoncimeve të bëra në A1Report, është vështirësuar ditët e fundit për shkak të rritjes së temperaturave, thatësirës dhe shtimit të popullsisë në këtë sezon turistik.

  • Në respekt të këmbanave! Ndërpritet
    namazi i Bajramit në Shkodër VIDEO

    Namazi i Fiter Bajramit është falur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në të gjithë vendin. Në Shkodër gjatë ligjëratës së tij Myftiu Sytari ka ndërprerë fjalën në momentin kur po binin këmbanat e katredrales. Ndërsa në Elbasan Myftiu Duka ka dhënë mesazhe të forta kundër terrorizmit, duke i cilësuar kërcënime të ngritura mbi gjakun e myslimanëve. 

  • Ligji i ri i legalizimeve, Artan Lame:
    Janë 71 mijë familje që përfitojnë

    50 mijë objekte të ndërtuara gjatë periudhës janar 2009-qershor 2014 përfitojnë nga legalizimet falas. Kreu i Agjencisë së Legalizimeve, Artan Lame ftoi qytetarët për kryerjen e deklarimeve. Nga procesi përfitojnë edhe 21 mijë ish-pronarë mbi tokën e të cilëve janë ngritur ndërtimet pa leje.  VIDEO

  • Tatimet "ngrijnë" llogaritë e 
    kompanisë së vëllezërve Frroku

    Kompania “AM-L Group” në pronësi të vëllezërve Arben Frroku e deputetit kristian demokrat Mark Frroku, e cila operon në fushën e hoteleri turizmit, ndërtimit dhe shërbimeve të ndryshme është vënë nën sekuestro për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
    VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv