Kronikë
-
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar në afërsi të fshatit Boboshticë si rrjedhojë e daljes së një automjeti nga rruga. Dy të rinjtë përkatësisht 32 dhe 25 vjeç , kanë mbetur të plagosur pasi mjeti është rrëzuar në një kanal përgjatë aksit Korçë-Boboshticë. 20 Korrik 2015, 19:52
-
Tahiri me kryepolicët: Ndëshkim
20 Korrik 2015, 18:01
punonjësve që lejojnë paligjshmëriMinistri i Brendshëm, Sajmir Tahiri takoi të hënën krerët e drejtorive të policisë në qarqe dhe shefat e komisariateve si dhe specialistët dhe Inspektorët e IKMT-së. Ministri i Brendshëm kërkoi forcimin e punës së këtyre dy institucioneve, ndaj ndërtimeve pa leje, ruajtjen e regjimit të tokës, të baseneve të lumenjve, si dhe forcimin e punës ndaj lojërave të paligjshme të fatit.
-
Anglia dënon me 2 vjet shqiptarin
20 Korrik 2015, 17:45
mbillte drogë për të shëruar vëllanëSaimir Llani, emigranti shqiptarë, i cili qëndronte prej disa kohësh ilegalisht në Britaninë e Madhe është dënuar nga gjykata angleze me dy vite burg. Llani akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike të lloit Kanabis Sativa.
-
PD: Po kalojmë nga marijuana
20 Korrik 2015, 17:25
tek heroina, Tahiri: E paarsyeshmeDeputetët e Partisë Demokratike kanë akuzuar Ministrin Saimir Tahiri, se Shqipëria po kthehet nga një vend i prodhimit të marijuanës, në një vend trafikimi të drogave shumë më të rënda, siç është heroina.
VIDEO -
Infermieri belg i dërgon 1 mln €
20 Korrik 2015, 17:15
të dashurës shqiptare, sekuestro!Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e mbi 850 mijë eurove në llogaritë bankare të shtetases Rovena Kalemi, pa arsim, dhe shtetasit Bledar Coraj, shuma të cilat kanë kaluar në llogaritë e tyre bankare nga shtetasi belg, Eric Nyssens, me profesion infermier në Bruksel. Nga hetimi rezulton se këta shtetas nuk e justifikojnë burimin e kësaj shume parash.
-
Meta pret Drejtorin e Agjencisë së
20 Korrik 2015, 15:39
Kuvajtit KUNA: Përforcojmë lidhjetKryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Lajmeve të Kuvajtit KUNA, Sheikh Mubarak Al-Duaij Al-Sabah, kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, Sheikh Mubarakh Al-Deaj Al – Sabah në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shqipëri.
-
Nishani pret delegacionin e KUNA:
20 Korrik 2015, 15:54
Investoni të sigurtë në ShqipëriPresidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Delegacionin e Agjencisë kuvajtiane të lajmeve KUNA, kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm, në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shqipëri.
-
Itali, arrestohet një i dyshuar për
20 Korrik 2015, 15:38
vrasjen e 32-vjeçarit në SarandëDhjetë ditë më parë, ai u përfshi në vrasjen e një të riu në Shqipëri. Nga frika u largua për në Itali, në vendin ku ka jetuar prej vitesh. Policia italiane e ka arrestuar në shtëpinë e tij, Gani Hysën, 46 vjeç, i cili akuzohet se për vrasjen e Edmond Theodhorit.
-
Lezhë, qytetarët në radhë që
20 Korrik 2015, 14:25
në 4 të mëngjesit për pasaportaRadhë të gjata janë krijuar në zyrat e aplikimit të pasaportave biometrike në qytetin e Lezhës, ku për të aplikuar për një të tillë duhet të zësh vend që në orën 04:00 të mëngjesit.
VIDEO -
“Lufta” në lokalin te "Don Bosko"
20 Korrik 2015, 13:51
në burg Budlla, lirohen 2 të tjerëtPas hekurave për përplasjen me armë në lagjen Don Bosko 3 ditë më parë në Tiranë do të qëndrojë vetëm Kreshnik Budlla, ndërsa 2 të ndaluarit e tjerë Rinald Budlla e Alfred Levani janë lënë të lirë nga gjykata. Policia ka ende në kërkim dy persona që kanë shkëmbyer zjarr në lokalin ku qëndronte Budlla, por ende mungon motivi i ngjarjes.
VIDEO
Ngjarja në “Don Bosko”, tre të arrestuarit refuzojnë të përgjigjen
Burri i 29-vjeçares së plagosur:U hodhëm për të mbrojtur vajzën -
Krujë, gjenden statujat e lashta
20 Korrik 2015, 13:21
të Jezu Krishtit dhe Shën MërisëDy statuja të vjetra mermeri që mendohet të jenë punuar nga mjeshtrat italiane janë gjetur nga banorët e zonës në fshatin Bilaj të Krujës.
VIDEO -
Kryegjyqtari i Beratit me “fat”
20 Korrik 2015, 13:06
i bie shorti për çdo dosje!Caktimi i gjyqtarëve në një çështje për të shmangur ndikimet apo fenomenin e korrupsionit në gjykatat shqiptare është detyrim ligjor të bëhet me short elektronik. Por kjo nuk ka shqetësuar aspak kryetarët e gjykatave ta bëjnë shortin fiktiv duke vendosur vetë në çdo trup gjyqësor siç ka rezultuar në gjykatën e Beratit. Janë këto gjetjet e një raporti të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për inspektimin e viteve 2012-2013 një kopje të së cilës A1Report ka siguruar.
-
Humbet 80-vjeçarja që vuan nga
20 Korrik 2015, 12:59
Skleroza,familjarët apel për ndihmë80- vjeçarja, Lavdije Mersiniaj ka humbur para rreth një ore në Tiranë. Familjarët kanë vënë në dispozicion numrin e telefonit 0697788565 për të gjithë personat që kanë dijeni ose e shohin në rrugë zonjën e humbur.
-
Tregtari kapet në Rinas me 10
20 Korrik 2015, 12:39
mijë € e 7.500 $ të padeklaruaraPolicia nisi procedimin në gjendje të lirë për tregtarin Gerhard Agolli pas zbulimit të parave gjatë kontrollit në kufi, ndërsa shumë e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-
Raporti: Në 6 muaj 28 policë në
20 Korrik 2015, 11:04
pranga, ja rastet më të bujshmeShërbimi i çështjeve të Brendshme dhe ankesave në Ministrinë e Brendshme në 6 muajt e parë të këtij viti ka arrestuar 28 efektivë policie të përfshirë në veprimtari kriminale. Një prej tyre është kapur me drogë, ndërsa shkeljet e vërejtura kanë pasur të bëjnë më së shumti me shpërdorim të kompetencave policore. Problem mbetet intervistimi i kontigjentëve të mundshëm si azilkërkues.
VIDEO -
Qyteti i “depozitave”, Kukësi me
20 Korrik 2015, 10:56
ujësjellës të ri e me çezma të “thara”Për banorët e Kukësit, problemet për tu furnizuar me ujë të pijshëm nuk kanë të sosur, pavarësisht ndërtimin e ujësjellësit të ri. Edhe në këtë periudhe të vitit uji i pijshëm nuk shkon në banesat e familjeve kuksiane, qytet i cili tashmë identifikohet me pompat e ujit dhe depozitat
VIDEO -
Adoleshenti 2 muaj i zhdukur, u
20 Korrik 2015, 10:40
nis në shkollë me orë 10 mijë €Një 16-vjeçar nga Mamurrasi është zhdukur në rrethana misterioze prej dy muajsh, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për të. Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10 në gjimnazin e Mamurrasit mëngjesit e datës 19 maj ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkolle, por në mesditë nuk u kthye si zakonisht.
VIDEO
-
Kapshticë, 2 inspektorë në pranga
20 Korrik 2015, 10:29
Ja si lejonin cigaret kontrabandëDy punonjës të Policisë Kufitare në Kapshticë u vunë në pranga pasi në mënyrë të vazhdueshme i kishin krijuar lehtësi që qytetari për të futur nga Greqia në vendin tonë cigare kontrabandë jo vetëm duke ju shmangur detyrimet doganore, por duke mos i vulosur asnjëherë pasaportën në të gjithë hyrje-daljet në kufirin shqiptaro-grek.
-
Sarandë, kapet një i ri, dyshohet
20 Korrik 2015, 10:05
se shiste kanabis në lokalin e tijElsid Muço, pronar i një bar-kafe në lagjen numër 2 të qytetit të Sarandës u arrestua pasi gjatë një kontrollit në lokalin e tij u gjetën 3 gramë kanabis. Bashkë me të në pranga ra edhe 28-vjeçari Besmir Hysi, të dy banues në lagjen numër 4 në Sarandë, të cilit ju gjetën 5 gramë kanabis.
-
Në një javë aksion Polici-OSHEE
20 Korrik 2015, 09:10
5 në pranga për vjedhje të energjisëPesë persona janë arrestuar, 8 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe 4 procedohen në gjendje të lirë. Është ky bilanci i një jave aksion të përbashkët të Policisë së Shtetit dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për evidentimin dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme të energjisë.