Kronikë

  • Ndarja e re administrativo-territoriale, e cila hyri në fuqi menjëherë pas zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, do të lërë të pandryshuar zërat kadastralë, të cilët përcaktojnë natyrën funksionale të tokave. 
  • Sa ulet pensioni kur kërkohet të
    merret para mbushjes së moshës

     Një i moshuar i cili kërkon të marrë pension para se të mbushë moshën ka të drejtë për të përfituar me kushtin që pensioni i pleqërisë të ulet më 0.6% në muaj.

  • Shkeljet në rrugë, në vetëm 6 muaj
    gjobë 57 mijë makinave e motorëve

    Mos vendosja e rripit të sigurimit, mos respektimi i këmbësorëve, si dhe përdorimi i automjeteve në gjendje të dehur janë disa nga problemet kryesore të drejtuesve të makinave apo motorrave në vendin tonë. 

  • Protestuan tek ambasada greke
    për Ilia Karelin, dënohen 2 të rinj

    Një protestë e një grupi të rinjsh para Ambasadës Greke në Tiranë që kishte si motiv vrasjen barbare në burgjet helene të shqiptarit Kudret Kume allias Ilia Kareli, është bërë shkak për dënimin e dy të rinjve nga Tirana.

  • Fushë-Krujë, kanosën policin me
    armë gjahu, 4 persona në pranga

    Blutë e Krujës kanë arrestuar 4 persona pasi nuk i janë bindur punonjësve të Policisë së Rendit e më pas duke i kanosur këta të fundit me armë gjahu e kosore. 

  • Zjarri, digjen dy banesa në Elbasan
    Vatër tjetër zjarri dhe në Librazhd

    Dy shtëpi në Xibrrake te Elbasanit, afër njëra-tjetrës janë djegur. Mësohet se banesat e Halil dhe Miftar Dervishit janë djegur si pasojë e një shkëndije. Është bërë e mundur izolimi dhe fikja e zjarrit duke shpëtuar banesat e tjera përreth. Familjet Dervishi kanë pësuar dëme të konsiderueshme në orendi.

  • Bruksel, kapoja i bandes shqiptare
    kapet me 15 kg kokainë e 500 mijë € 

    Një lord droge është kapur me 15 kg kokainë në një hotel në Bruksel. Policia belge thotë se, 61-vjeçari shqiptar, A.Bajrami, me pasaportë belge është kreu i një organizate shqiptare kriminale. Bajrami u arrestua në momentin që do të bënte shkëmbimin e drogës me paratë. I dyshuari drejton një kafe në një zonë popullore në Bruksel, kafen që e përdorte për të mbuluar aktivitetin ilegal të shitjes së armëve dhe të kokainës. Shqiptari ishte nën hetim prej dy vitesh dhe ndiqej nga policia gjyqësore.

  • Zjarr në nënstacionin e Krujës,
    ndërpritet furnizimi me energji e ujë 

    ​Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë nënstacionin e energjisë elektrike në Krujë, ku janë djegur transformatorët kryesorë të tij. Re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën, ndërsa zjarri është përhapur në sipërfaqe bujqësore i favorizuar nga temperaturat e larta. Si pasojë është ndërprerë energjia për të gjithë rrethin e Krujës.

  • SHBA, futi klandestin një shqiptar
    Rrezikon 10 vite burg e 250 000 $

    Ergys Metashi, 34 vjeç nga Ontario, Kanada, është shpallur fajtor nga një gjykatë në SHBA pasi ka tentuar të fusë në mënyrë klandestine një shqiptar për përfitim ekonomik në territorin amerikan. Metashi, i cili punon si shofer kamioni dhe jeton e punon në Kanada, u kap më 31 mars në portin Aleksandria.

  • KLSH: Në Drejtoritë e Tatimeve
    Elbasan dhe Berat, 1 mln € dëm

    Nga një kontroll në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve Elbasan dhe Berat, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit në shumën mbi 1 milion euro. Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga auditimi mbi zbatimin e legjislacionit tatimor, të ushtruar në Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Elbasan dhe Berat, ka konstatuar gjatë periudhës 2013 – 2014 mospërputhje në veprimtarinë e administratës tatimore.

  • Kanada, familja shqiptare rrezikon
    dëbimin: Në Shqipëri na pret vdekja
    PDF-Vendimi i Gjykatës Federale në Kanada

    Një familje shqiptare, me gjashtë anëtarë pretendon se është në gjak në dy raste dhe po lufton për të shmangur dëbimin nga Kanadaja pasi në Shqipërisë thonë se i pret vdekja. Familja Razburgaj ka bërë gati valixhet për t’u nisur të hënën drejtë Shqipërisë, por Departamenti i Drejtësisë po i lejon të qëndrojnë deri në rishikim të çështjes së tyre në gjykatën federale.

  • Pogradec, motori përplaset pas 
    kamionit, vdes drejtuesi 27 vjeç

    Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugorë Korcë-Pogradec. Në fshatin Zervaske në afërsi të Pogradeci, motori e drejtuar nga Bledar Dushku është përplasur me një makinë të tonazhit të rëndë. Si pasojë Dushku ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Pogradecit.

  • Shkodër, gjykata arrest me burg për
    3 tatimorët, nesër masa për 6 të tjerët

    Gjykata e Shkodrës nuk ka mundur të jap vendimin e masës së sigurimit personal për 9 specialistet e tatimeve arrestuar disa dite me pare për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shkaktim dëmi ekonomik ndaj shtetit duke e shtyre për 24 orë. Shkak për shtyrjen u bë kërkesa e avokatëve në seancë drejtuar gjykatës dhe prokurorëve për nxjerrjen e përgjegjësive personale për çdo të pandehur dhe faktit se ku qëndron shpërdorimi I detyrës për secilin.  VIDEO

  • Roja i ambasadës gjermane në 1991
    "Tirana më mësoi të mos kem frikë"

    25 vjet më parë, më 13 korrik 1990, shqiptarët e ngjarjeve të 2 korrikut mbritën me tragete nga Durrësi në portin e Brindizit, Itali. Rreth pesö mijë vetë, burra, gra dhe fëmijë shkelën tokën e ëndërruar të Perëndimit të lirë duke kontribuar me largimin në fundin e shpejtë të regjimit komunist. Por si kishin qënë 10 ditët e tyre në ambasada, si hynë, kush i mbështeti, çfarë përballuan?

  • De Maizier:E turpshme, azilkërkues
     jo nga zona lufte, por nga Ballkani 

    Ministri i Brendshëm gjerman, De Maizer u shpreh i pakënaqur me fluksin e refugjatëve në ballkanin perëndimor. Kjo është e turpshme dhe e papranueshme për europën tha ai që 40 % e azilkërkuesve ishin nga shtetet lokale të Gjermanisë.
    VIDEO

  • Vlorë,policia sensibilizim për turistët
    nga 1 lule për çdo drejtues automjeti

    Sezoni i verës shënon edhe dyndje turistesh ne qytetin e Vlorës. Jane me qindra automjete dhe turiste te cilët zgjedhin që ditët e nxehta të verës t’i kalojnë në qytetin e Vlorës. Për këtë policia e shteti ka marrë masat e duhura duke dyfishuar efektivët, por edhe numrin e patrullave përgjatë qytetit dhe zonën bregdetare.  VIDEO

  • Tropojë, zbulohen 470 rrënjë drogë e
    armë në stan,3 në pranga 2 në kërkim

    Në vij të operacionit anti kanabis "Stani Padeshit" nga Policia e Tropojës është bërë i mundur zbulimi dhe asgjësimi i 470 rrënjë bimë narkotike e lloit kanabis sativa.
    Bima narkotike ishte e mbjellë në një parcelë në fshatin  Padesh, të komunës Tropojë e Vjetër. 

  • Dy të mbytur në det, një fëmijë në
    Vlorë dhe një i moshuar në Kavajë

    Një fëmijë 6 vjeç me inicialet A. L u mbyt në Vlorë, në zonë e Ujit të Ftohtë. Nga policia e qytetit bregdetar bëhet e ditur se i mitur nga Selencia, ishte duke u larë nën shoqërinë e hallës së tij, me inicialet Th.K 52 vjeç.  VIDEO

  • Tiranë, shkëmbimi i zjarrit në
    lokal për drogë, 3 në pranga

    Tre persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit lidhur me ngjarjen e djeshme ku gjatë një shkëmbimi zjarri mes dy grupeve të armatosura në një lokal në zonën e Don Boskos u plagos 29-vjeçarja Rezarta Laknori e cila ka qenë me bashkëshortin dhe fëmijën e tyre disa muajshe. Policia bën me dije se tre të arrestuarit janë Kreshnik Budlla, Rinald Budlla dhe Alfred Levani. Policia po punon për identifikimin e dy anëtarëve të grupit tjetër që qëlluan. Grupi hetimor dyshon se ata kanë njohje me njëri tjetrin dhe shkak janë bërë konfliktet për tregun e drogës në zonë.  VIDEO

  • 11 vjeçari nga Prishtina në Sarandë 
    me bicikletë për shkollën e Thethit

    Udhëtim me biçikletë nga Prishtina në Sarandë për nxënësit e Thethit. Me këtë kauzë të ngarkuar mbi supe 11 vjeçari nga Kosova, Fresk Sylhasi ndërmori turin e tij në këto ditë të nxehta korriku. Një vit më parë djaloshi nga Kosova së bashku me familjen e tij kishte vizituar fshatin e Thethit. Në këtë udhëtim ai kishte parë shkollën 9 vjecare dhe u alarmua nga gjendja në të cilën ndodheshin bashkëmoshatarët e tij. Klasa të zbrazura, dritare pa xhama, pa ngrohje dhe një godine të rrënuar, ishin ato që pa Fresku.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv