Kronikë
-
Një aksident rrugor ka shkaktuar dy persona të plagosur. Aksidenti ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin në lagjen “Sake”, ku një automjet me targa të Kosovës ka përplasur një motorçikletë. Burrë e grua, të cilët udhëtonin në motorçikletë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës.
FOTO 15 Korrik 2015, 21:51
-
Ministri i Jashtëm grek mbyll
15 Korrik 2015, 20:46
parakohe vizitën në TiranëMinistri i Jashtëm i Greqisë ka ndërprerë parakohe vizitën dy-ditore në Shqipërisë. Nikolaos Kotzias është larguar nga Tiranë në përfundim të takimeve me liderët e shtetit shqiptar. Largimi pakohe është bërë për shkak të zhvillimeve të fundit në Greqi, ku në parlament po diskutohet për marrëveshjen e fundit me kreditorët.
-
Vodhi 4 mijë euro me skafandër
15 Korrik 2015, 20:41
dhe armë, kapet autori 26-vjeçaNjë pikë transfertash parash e ndodhur rreth 100 metra larg komisariatit të Policisë në qytetin e Lushnjes ka rënë pre e një grabitësi pasditen e se mërkurës, i cili ka mundur të vjedhë 4 mijë euro nen kercenimin e armes.
-
Prokuroria Shkodër: Ja abuzimet
15 Korrik 2015, 20:27
e specialistëve të Tatim-TaksaveNga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme nga Prokuroria Shkodër ka rezultuar se punonjësit e Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër, në mospërmbushje të rregullt të detyrës nuk marrin masat administrative të duhuara ndaj subjekteve tregtare, të cilat ushtrojnë aktivitet tregtar në kundërshtim me ligjet tatimore.
-
Kapen dy të dyshuar për vrasjen
16 Korrik 2015, 10:23
në pishinë. Sherri? Për një femëDy adoleshentë të dyshuar si autorë të vrasjes së një 19-vjeçari pasditen e së mërkurës në një pishinë në Vorë, u arrestuan nga policia. Luan Shkalla 18 vjeç nga Vora si dhe R. V 17 vjeç banues në Tiranë dyshohet se janë autorë të vrasjes së Klevis Dishës, plagosjes së vëllait të tij Lorenc Disha, djalit të xhaxhait K. Disha dhe dy personave të tjerë 23-vjeçari M.Kupa dhe Xh. Doku banues në Nikël.
VIDEO -
Stilisti Valdrin Sahiti dhuron 25
15 Korrik 2015, 17:38
fustane për vajzat e fshatit SosValdrin Sahiti 'bën sevap' në muajin e shenjtë të Ramazanit.
-
Kunati i Tafilajt dhe 12 të tjerë
15 Korrik 2015, 17:37
në grupin e vrasësve me pagesë
Arkiv- Lajmet dhe historia e vrasësvePolicia zbardh vrasjet me pagese të porositura nga i dënuari me burgim të përjetshëm, Admir Tafili. Grupi i strukturuar kriminal i drejtuar nga Tafili përbehet nga 13 persona, 9 ndodhen në qelitë e burgut ndërsa 4 të tjerë në kërkim. Ekzekutorët e grupit janë identifikuar Kristi Pine dhe Alfred Qefalia, arrestuar pas shpërthimeve me tritol ne farmacinë e babait te Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në 10 shkurt të këtij viti. Brenda një viti Pine dhe Qefalia u urdhëruan të kryejnë katër vrasje me pagesë
Vrau dy vëllezër, burgim të përjetshëm Admir Tafilit
Dënimet dhe lirimet nga burgu Historia e vrasësve me pagesë
Arratisja e Admir Tafilit, arrestohen dy gardianë të Burgut të Drenovës
VIDEO -
Fuqizohet Bankers Petrolium
15 Korrik 2015, 17:21
rrit me 1.4% prodhimin mesataKompania naftë-nxjerrëse Bankers Petrolium tre mujorin e dytë të vitit e ka rritur me 1.4% prodhimin mesatar në fushat naftëmbajtëse të Patos-Marinzës dhe të Kuçovës në raport me tre-mujorin e parë të vitit.
VIDEO -
Liderët shqiptarë i kërkojnë ministrit
15 Korrik 2015, 17:19
të Jashtëm grek heqjen e Ligjit të LuftësMinistri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias është pritur në një takim nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta, me të cilët ka diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon.
Meta vlerësoi gjithashtu vullnetin e Greqisë për t’i parë pozitivisht çështjet e trashëguara nga e kaluara dhe shprehu mirënjohjen në mënyrë të veçantë për qëndrimin dhe përqasjen realiste të Greqisë ndaj Kosovës, si një kontribut për sigurinë e stabilitetin rajonal.
VIDEO -
Skadimi i pasaportave 5-vjeçare,
15 Korrik 2015, 17:04
radhë të gjatë për aplikim në FieRikthehet fenomeni i radhëve të gjata të shqiptarëve të kthyer në sezonin e verës në Shqipëri, për t’u pajisur me pasaporta. Në ambientet e policisë së Fierit, skadimi i afatit të pasaportave 5-vjeçare ka shënuar një fluks të emigrantëve që vijnë në Shqipëri për ti rinovuar ato. Të tjerë qytetarëve u duhet të rregullojnë problemin e toponimeve, e të saktësojnë sipas rregullave vendlindjet e fëmijëve të tyre, që më pas të mos kenë problem me autoritetet e vendeve fqinje.
VIDEO -
Shkodër, arrestohen 9 specialistë
15 Korrik 2015, 16:44
të Drejtorisë së Tatim-Taksave9 specialistë të Drejtorisë së Tatim-Taksave në Shkodër janë vënë në prangat e policisë nën akuzën e krijimit të një skeme korrupsioni me subjektet tregtare në plazhin e Velipojës. Mesditën e sotme në Drejtorinë e Tatimeve në Shkodër kanë zbarkuar inspektorët e anti-krimit ekonomik dhe forcat e FNSH-së të cilët kanë kryer arrestimet, ndërsa mësohet se 10 punonjës të tjerë të këtij institucioni janë shoqëruar dhe po merren në pyetje.
VIDEO -
Rivarroset si dëshmor efektivi
15 Korrik 2015, 15:46
Agron Dragoj, u vra në vitin 1997Eshtrat e efektivit të forcave detare, Agron Dragojt, i vrarë në 1997 nga sot do të prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Durrës. Efektivi u ekzekutua nga bandat në Përmet në mbrojtje të tregtarëve të vegjël gjatë një sulmi plaçkitjeje. Qytetar, të afërm, drejtues të pushtetit lokal përcollën në banesën e fundit dëshmorin e atdheut.
VIDEO
FOTO -
Lezhë, hyrja e qytetit në kaos
15 Korrik 2015, 15:35
nga projekti i rikonstruksionitUra hyrëse për në qytetin e Lezhës është kthyer kohët e fundit në një kalim me pengesa. Ajo vijon të jetë e bllokuar nga materialet e ndërtimit, blloqe betoni, hekura, fadroma dhe materiale të tjera që janë kthyer në një rrezik për këmbësorët. Ndërsa turistët e huaj preferojnë të qëndrojnë larg kësaj rrëmuje.
VIDEO -
Arrestohet kapiteni i portit Shëngjin
15 Korrik 2015, 15:27
3 mijë euro për një leje lundrimiKapiteni i Kapitenierisë së Portit Detar të Shëngjinit është vënë në pranga me akuzën e korrupsionit pasiv bashkë me pronarin e një mjeti lundrues, ndërsa një punonjës policie është shpallur në kërkim. Operacioni është realizuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Drejtorinë e Policisë së Lezhës, që ekzekutoi vendimet e Gjykatës së Durrësit për Shkëlqim Celami, me detyrë Kapiten në Kapitenerinë e Portit Detar Shëngjin dhe vendimin e Prokurorisë për Reoland Lekaj, pronar i mjetit lundrues “Sarda”.
VIDEO -
Naço: Flakim jashtë Hipotekave kë
15 Korrik 2015, 14:50
merr para, zgjidhni avokat të mirë!Një ditë pas arrestimit të drejtorit të Hipotekave në Lushnje për mitmarrje deri në 3000 euro për një shërbim ndaj qytetarëve, ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka paralajmëruar nisjen e auditit në të gjitha drejtoritë e rretheve. Po ashtu ministri ka kërkuar dhe shkarkimin e çdo regjistruesi që ka performancë të ulët në punë.
VIDEO -
U vranë në Prekal, trupat e dy
15 Korrik 2015, 14:50
turistëve çekë nisen drejt shtëpisë
Arkiva- Lajmet për vrasjen e turistëveTrupat e dy turistëve çekë, Mihal Svato dhe Ana Kosinova, të vrarë mbrëmjen e 3 korrikut në Prekal të Dukagjinit, u tërhoqën dje në mesditë nga përfaqësues të ambasadës. Trupat u nisën drejt Çekisë me rrugë tokësore, pas 12 ditëve qëndrimi në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Intervista/ Babai i turistes: Edhe në Çeki të vrasin për 20 Koruna
Mjacaj pranon vrasjen:I qëllova tentuan të më merrnin kallashin
VIDEO -
Marrëveshja me SHBA për lëndët
15 Korrik 2015, 12:21
narkotike, Tahiri: Luftë drogësMinistri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë i pranishëm sot në Komisionin e Ligjeve, ku është miratuar me vota unanime marrëveshja me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën kundër narkotikë. Gjatë fjalës së tij, Ministri Tahiri u shpreh se kjo marrëveshje është thelbësore në luftën ndaj krimit.
VIDEO -
VIDEOLAJM/ Azilantët shqiptarë
15 Korrik 2015, 13:39
"kaladibrançe" në mes të GjermanisëJo gjithçka është aq e zymtë saç është shfaqur nga azilantët shqiptarë që kanë shkuar në kampet gjermane me shpresën për tu integruar atje, për një punë e jetë më të mirë.
VIDEO -
Shisnin bomba celular, Prokuroria
15 Korrik 2015, 11:52
kërkon 43 vite burg për 3 ushtarët14 muaj pas arrestimi të 3 ushtarakëve të akuzuar për shitje trafik të lëndeve plasëse, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 43 vite burg. Konkretisht Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Kleo Gjinkolën, ndërsa për Fran Kolajn dhe Alban Dodajn ka kërkuar të dënohen me 14 vite burg. Nga hetimet rezulton se tre ushtarët profesionistë shisnin C4 për 1500-2500 Euro.
Tregtonin bomba celular,pranga tre ushtarëve profesionistë
Përgjimet, ushtari: C4 me dy detonatorë shpërthen me 100% -
Krujë, Shkodër, Vlorë e Përmet
15 Korrik 2015, 11:32
asgjësohen 8775 rrënjë kanabisiPolicia e Shtetit vijon kontrollin e territorit duke evidentuar edhe parcela të kultivuara me kanabis. Vetëm në aksionet e ushtruara ditën e sotme, në qarkun e Shkodrës, Përmet dhe Vlorë policia ka zbuluar dhe asgjësuar përmes djegies 2660 rrënjë kanabisi duke vënë në pranga 2 persona dhe ka shpallur në kërkim 1 të tretë.