Kronikë
-
Të premten pushim nga Bajrami
16 Korrik 2015, 16:45
Zyrat e pasaportave hapur të shtunënMinistria e Punëve të Brendshme ka lëshuar një njoftim për gjithë qytetarët e interesuar për tërheqjen e pasaportave biometrike
-
Goditi kryeinspektorin e Policisë
16 Korrik 2015, 16:39
Bashkiake, arrestohet 39-vjeçariKryeinspektori i Policisë Bashkiake në Elbasan, Dritan Ekmeciu pas një konflikti me një pronar lokali ka qëlluar me pistoletë zhurmuese në ajër. Mësohet se, Ekmeciu gjatë një aksioni të policisë bashkiake për lirimin e hapësirave publike dhe trotuareve nga tavolinat e lokaleve nga hasur në kundërshtinë e pronarit të një subjekti.
-
Fier,tregtarët e licencuar protestë
16 Korrik 2015, 16:36
për konkurrencën e pandershmeKarshilliku i tregtarëve ambulantë dhe mungesa e vëmendjes nga ana e instancave përkatëse kanë bërë që tregtarët e tregut të fruta perimeve në Fier të ngrihen në protestë. Me konkurrencën e pandershme që sipas tyre u bëjnë tregtarët e ambulantë që prodhimet e tyre i shesin në rrugë po i çon drejt falimentimit.
VIDEO -
Vrau fqinjin në Gramsh, pushka
16 Korrik 2015, 16:27
gjendet në shkëmb...9 muaj më pasRreth 9 muaj nga vrasja e 40-vjeçarit Përparim Duzha, në fshatin Tërvol të Gramshit policia ka gjetur armën e krimit, duke bërë kështu dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje që vë me shpatulla pas murit Dritan Duzhën, fqinjin e të ndjerit.
-
Shkatërrohet grupi që i shiti
16 Korrik 2015, 16:25
drogën Cozmanit në TiranëNjë grup kriminal i dyshuar si i përfshirë prej pesë vitesh në shitjen dhe shpërndarjen e marijuanës në kryeqytet, u godit nga policia. 9 persona pjesë e grupit janë arrestuar në total ndërsa policia ka bllokuar një sasi lënde narkotike, disa automjete dhe motoçikleta me të cilët shpërndahej lënda narkotike. Të arrestuarit janë pjesë e grupit që dyshohet se i shitën lëndën narkotike reperit Cozman, i cili u ndalua bashkë me Tunën.
VIDEO
Kapen me hashash, lirohet Tuna, Cozman do t’i bëhet analiza e urinës
Cozman lirohet pas 24 orëve, 5000 € garanci: Drogën e bleva në Tiranë -
3 të akuzuarit për vrasjen në Sarandë
16 Korrik 2015, 16:24
“S'jemi ne ekzekutorët e Theodhorit”“Kemi qenë pjesëmarrës në vrasje por nuk jemi ne ekzekutuesit e Edmond Theodhorit.” Kjo ka qenë dëshmia në sallën e gjyqit e Ledi Hysës, Ajmen Zibës nga Laçi dhe Ylli Reçit nga Kruja, të akuzuar për vrasjen e marangozit 32-vjeçar, Edmond Theodhori, ngjarje e ndodhur më 10 korrik në qytetin bregdetar të Sarandës.
VIDEO -
PD kundërshton reformën për pronat:
16 Korrik 2015, 16:15
E bën Ramën feudalin e madh të venditPartia Demokratike ka kundërshtuar ligjin e propozuar nga maxhoranca për zgjidhjen e problemit të pronave në vend. Sipas deputetes, Jorida Tabaku ligji “i dënon përjetë pronarët e tokës” dhe se PD “s’do ta lejojë këtë ligj të kalojë në Parlament”. “Kjo nisëm e Edi Ramës cenon një prej të drejtave themelore siç është e drejta e pronës, dhe e bën kryeministrin feudalin e madh të vendit, që shpërndan si të dojë vetë prona e vendos si të dojë ai çmime”, u shpreh Tabaku.
VIDEO -
Prerja pa kriter e pyjeve,bllokohen
16 Korrik 2015, 15:41
dy automjete me dru në BulqizëPolicia e Bulqizës gjatë natës së djeshme ka bllokuar dy automjete me lëndë drusore në Ternovë të komunës Zerqan. Dy makinat me lëndë drusore që po transportonin dru të prerë në zonën pyjore të fshatit janë bllokuar nga ana e policisë pas sinjalizimit të drejtorisë së pyjores në Bulqizë për transportim pa leje të lëndëve drusore me qëllim përfitimi.
-
Dëshmia që "groposi" Alikon: U
16 Korrik 2015, 14:57
fut policia në fshat, morëm fund!Në një kohë kur pas hekurave për vrasjen e efektivit të RENEA-s në Lazarat më 24 qershor Prokuroria e Krimeve të Rënda ka 12 persona, A1Report zbardh dëshmitë e 2 prej të arrestuarve si pjesëtarë të grupit të zjarrit, dëshmi tronditëse të cilat flasin për 72 orë luftime si dhe drejtimin e të rinjve nga vëllezërit Arbion e Alban Aliko.
VIDEO
FOTO
Arkiva-Lajmet e tjera për vrasjen e efektivit Basha -
Elbasan, 25-vjeçari vdes nga
16 Korrik 2015, 14:14
asfiksia, po ndërtonte pus ujiArdian Sinani u transportua menjëherë në spitalin Kirurgjik të Elbasanit së bashku me 50-vjeçarin Isa Bardhi i cili gjithashtu pati probleme nga asfiksia, por i riu nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në spital.
-
Në pritje të Xhamisë së Madhe
17 Korrik 2015, 07:00
Bajrami falet ende në BulevardPas 30 ditëve sakrifice, lutje dhe adhurimi ndaj Zotit në muajin e Ramazanit, është koha për shpërblim! E premtja e këtij 17 korriku është festë për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë dhe në mbarë botën – kremtohet Fiter Bajrami. Në Tiranë, me mijëra besimtarë iu bashkuan faljes së madhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në orën 06:06. Shqiptarja.com dhe A1 Report urojne te gjithe besimtaret myslimane - Gezuar! FOTO
Fiter Bajrami festohet edhe nëKosovë, falen qindra besimtarë
Artistët urojnë për paqe dhe dashuri
Nata e Kadrit, mijëra besimtarë në shesh, lutje për paqe e begati
Dako iftar në xhaminë e 4 minareve -
Lumi i Vjosës në kërcënim
16 Korrik 2015, 13:24
nga ndërtimi i hidrocentraleveAskush nuk e zgjedh me rrjedhën e lumit Vjosë për të bërë plazh, apo edhe për të ushtruar sporte të ndryshëm si rafting. Dikur kjo rrjedhë popullohej nga banorë të ndryshëm që zgjidhin ujin e ftohtë të maleve për të sfiduar temperaturat e larta.
VIDEO -
Morinë, 1 mijë lekë ryshfet për 2
16 Korrik 2015, 13:17
pishina plastike, pranga doganieritDhjetë mijë lekë të vjetra të marra ryshfet kanë çuar në pranga një doganier në Morinë dhe një qytetar i cili i dha këto para për të kaluar dy pishina plastike për të cilat nuk kishte dokumentacion.
-
Lushnje, arrest me burg drejtorit
16 Korrik 2015, 13:08
të hipotekës, 3 mijë euro ryshfet“Arrest në burg” është masa e sigurisë që Gjykata e Lushnjës dha për Elvis Bajazitin drejtorin e Hipotekës të këtij qytetit arrestuar të martën për korrupsion.
-
Ditët e nxehta të korrikut
16 Korrik 2015, 12:11
‘afrikan’, kujdes në fundjavëParashikimi i motit për datat 16, 17, 18, 19 korrik tregon se jemi nën ndikimin e një vale të nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë dhe gjithë Ballkanin, përfshirë dhe vendet fqinje si Italia. Keto do të jenë absolutisht ditët më të nxehta të muajit kur temperaturat e larta do të arrijnë në maksimum.
-
Endira Bushati lë "gojëhapur":
16 Korrik 2015, 12:10
Unë zgjedh drejtësinë e korruptuaNdodh edhe kështu! “Unë zgjedh drejtësinë e korruptuar” - Ky është ky statusi absurd i ish-kryetares të Autoritetit të Mediave Audiovizive Endira Bushati që ka ngjallur replika të forta në rrjetin social Facebook dhe mbi të gjitha habi se si një juriste shprehet se preferon gjyqtarë të korruptuar.
VIDEO -
Durrës, kapen me heroinë dy nga
16 Korrik 2015, 10:09
grupi i Taullait, kundështar i BaresSeksioni për Narkotikët dhe Policia Kufitare parandaluan trafikimin e lëndës narkotike duke arrestuar 39-vjeçarin Aleks Gjergji dhe 59-vjeçarin Luan Veçani. Ata u arrestuan gjatë imbarkimit të tragetit të linjës Durrës-Bari pasi nga kontrolli në makinën me të cilën udhëtonin, u gjetën të fshehura në kroskot 17 pako me kokainë të mbështjella me qese celofoni.
FOTO
VIDEO -
Italia e kërkonte për trafik kokaine
16 Korrik 2015, 09:34
Kapet në Cërrik Erdiol ÇelajKërkohej nga Italia për trafik të kokainës, arrestohet në Cërrik. Sektori Kundër Trafiqeve e Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë të Cërrikut arrestuan 27-vjeçarin Erdiol Çelaj.
-
Tropojë e Tepelenë, asgjesohen
16 Korrik 2015, 09:24
3450 rrënjë kanabis, 1 në pranga3450 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa janë zbuluar dhe asgjësuar gjatë aksioneve anti drogë të policisë në Tropojë dhe Tepelenë. Nga efektivët e policisë së Tropojës janë zbuluar 300 rrënjë Kanabis e mbjellë në 2 parcela. Pas zbulimit të drogës Policia ka arrestuar autorin Pashk Qehaja, 23 vjeç, banues në fshatin Tetaj,Tropojë.