Kronikë
-
Bushati: Grupet e armatosura
9 Maj 2015, 18:26
të mos identifikohen etnikishtMinistri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në një dalje për mediat ka thënë se ministria jonë dënon çdo akt dhune që po ndodh në Kumanovë dhe se nuk do të mbështesë e madje do të dënojë çdo akt të kësaj dhune. Ministri i Jashtëm shqiptar i ka bërë thirrje autoriteteve fqinje që personat apo grupet e armatosura të mos identifikohen etnikisht.
VIDEO -
Ivanov ndërpret vizitën në Rusi
9 Maj 2015, 17:35
do mbledhë këshillin e sigurisëSituata në Kumanovë të Maqedonisë, ka bërë që presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov të ndërpreresë vizitën në Rusi.
-
Projektligji i Arsimit të lartë, Groof:
9 Maj 2015, 17:23
Cilësinë e përcakton universitetiDraft-projektligji i Arsimit të lartë duket se nuk po kritikohet vetëm nga akademikët dhe studentët, por edhe nga specialistë të huaj të politikave Arsimore. I ftuar nga departamenti i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Presidenti i Shoqatës Europiane për legjislacionin dhe politikat arsimore, Jan de Groof vuri në pah më së shumti aspektet negative të Projektligjit për Arsimin e Lartë duke u shprehur se ai cënon rëndë autonominë universitare dhe nuk i referohet dokumenteve europiane.
VIDEO -
Elbasan, aksidentohet autobuzi
9 Maj 2015, 17:08
me turiste malazezë, s'ka viktimaNjë autobuz me turistë malazezë është përplasur me një makinë tip “Audi”, në urën e Murrashit në aksin Elbasan –Librazhd.
-
Reagimet për Kumanovën, bëhet
9 Maj 2015, 16:54
fajtor Gruevski: Nxit destabilitetinReagime të shumta kanë ardhur për konfliktin e armatosur në lagjen “Trimat” në Kumanovë ku jetojnë shqiptarë.
VIDEO -
Zaev: Gruevsi të dalë t'i thotë në sy
9 Maj 2015, 16:34
qytetarëve pse destabilizon vendinKryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar dhe aksionin policor në Kumanovë, duke akuzuar njeheresh kryeministrin Gruevski se ka nxitur konflikte me qellim destabilizimin e Maqedonise.
-
Kumanova, Bushati: Pasoja të
9 Maj 2015, 16:24
rënda në njerëz, jo gjuhë urrejtjejeNë reagimin e saj zyrtar për konfliktin e armatosur në Kumanovë të Maqedonisë, lagjen e banuar nga shqiptarë, ministria jonë e punëve të Jashtme flet për pasoja të rënda në jetë njerëzisht, duke konfirmuar pasojat tragjike të përleshjes në lagjen e “Trimave”.
-
By-passi i Vlorës, Rama: Investim
9 Maj 2015, 16:04
i rëndësishëm, ndikon në ekonomiKryeministri Rama dhe ministri i transporteve Edmond Haxhinasto janë ndalur sot në By-passin e Vlorës për të inspektuar punimet që po bëhen në këtë projekt. Rama u shpreh se ky është një projekt i rëndësishëm i cili ndikon në zhvillimin dhe ekonominë e vendit.
-
SHBA dhe BE bëjnë thirrje për
9 Maj 2015, 15:57
qetësi, presin fakte nga qeveritarëtAmbasada Amerikane në Shkup dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar lidhur me përleshjet në Kumanovë. Edhe misioni i Bashkimit Evropian reagoi zyrtarisht për konfliktin
-
Aksioni, bllokohen 6 karburante
9 Maj 2015, 15:46
Procedohen dhjetra subjekteProcedohen penalisht nga Krimi Ekonomik i Policisë së Shtetit 21 subjekte për fshehje të ardhurash, dhe 5 subjekte për magazimin dhe tregtim të mallrave kontrabandë në qytetet e Durrësit, Tiranës, Fierit, Lezhës dhe Beratit. Si pasojë e kësaj janë arrestuar në flagrancë 5 pronarë apo administrator pikash të tregtimit të karburanteve dhe janë shpallur në kërkim policor 2 të tjerë dhe 6 pika tregtimi hidrokarburesh janë bllokuar.
VIDEO
-
Nishani dekoron në New-York
9 Maj 2015, 15:21
Ambasadoren Carlo dhe SchneiePresidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë qëndrimit të tij në New-York ka dekoruar Ambasadoren amerikane, Rosemari A. Di Carlo me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe Rabinin Artur Schneier me dekoratën “Për merita të veçanta civile”.
-
Tjetër akuzë për Gjikën: Dha
9 Maj 2015, 15:10
leje për pallat në tokë shtetëroreProkuroria e Vlorës i komunikoi akuzën Shpëtim Gjikës, ndërsa deklaroi se nga hetimet e kreyra ka rezultuar se Gjika ka falsifikuar 7 herë dokumentet zyrtare për të dhënë leje ndërtimi për pallate duke tjetërsuar dhe pronën shtetërore
VIDEO -
Durrësi gdhend në bronz Turner
9 Maj 2015, 14:59
e Jagger, inaugurohen dy statujatNë ditën e Europës në Durrës u inaguruan dy statujat e derdhura në bronz të yjeve të rrokut të muzikës së viteve `60-`70, Tina Turner dhe Mick Jagger.
VIDEO -
MB: Grup terrorist, erdhen nga nje
9 Maj 2015, 14:44
vend fqinj per sulme ne MaqedoniMinistria e Brendshme e Maqedonisë në deklaratën e parë zyrtare, të zbardhur nga A1 Report, sqaron se aksioni në Kumanovë u ndërmorr për të kapur një grup të armatosur, që sipas autoriteteve maqedonase kishte planifikuar të bënte sulme terroriste ndaj institucioneve shtetërore.
-
Vishaj: Të dekriminalizohet drejtësia
9 Maj 2015, 14:24
ka avokatë të dënuar e evazion fiskalDekriminalizimi nuk duhet të prekë vetëm politikën por dhe drejtësinë duke nisur së pari tek avokatët e inkriminuar të cilët duhet të largohen nga sistemi. Ky apel u bë nga kreu i avokatëve penalistë Saimir Visha nga tryeza e ditës së drejtëisë ku morën pjesë avokatë gjyqtarë e prokurorë.
VIDEO -
Nishani flet për terrorizmin në New
9 Maj 2015, 13:25
York:Godasim burimet e rekrutimitPresidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë qëndrimit të tij në SHBA zhvilloi një takim të hapur me studentë dhe profesorë të “Manhattan College’, në Riverdale të Nju-Jorkut, ku mbajti ligjëratën me temë: “Mbi tolerancën fetare” në kuadër të programit kolegjial “Holokausti, Gjenocidi dhe Edukimi Ndërfetar”
VIDEO -
Kërkimet për naftën, Tirana
9 Maj 2015, 13:49
përplaset sërish me AthinënTirana zyrtare i ka dërguar notë verbale ambasadorit grek në shqipëri, Leonidas Rokanas, lidhur me planin e qeverisë greke për të kërkuar naftë në detin Jon.
VIDEO -
"Le Iene" reportazh për Burrneshat
9 Maj 2015, 10:06
"Nuk mendojmë kurrë për seks"“Virgjëreshat e betuara” jetojnë si meshkujt dhe nuk kryejnë marrëdhënie seksuale. Gjatë episodit të radhës të emisionit “Le Iene” është transmetuar një reportazh për të ashtuquajturat “Virgjëreshat e betuara” të cilat gjenden në vendin tonë. Në këtë reportazh fokusi kanë qenë gratë e moshuara të cilat kanë vendosur të jetojnë si meshkuj.
VIDEO -
Lajmërimi që merrni kur shpalleni
9 Maj 2015, 08:25
fitues me Lotarinë AmerikaneNëse jeni përzgjedhur fitues me llotarinë amerikane atëherë do të merrni një njoftim si në foton e mëposhtme. Tashëm faqja www.dvlottery.state.gov/ESC/, nuk ka më të njëtin flusk si në ditët e para dhe të gjithë shqiptarët mund të shikojnë nëse janë përzgjedhur.