Kronikë
-
Policia e Vlorës ka bërë të mundur sekuestrimin e 119 kg lëndë narkotike , 4815 rrënjë bimë narkotike kanabis dy armë kallashnikov 101 fishekë dhe një armë zjarri.Në prangat e policisë kanë rënë Xhevdet Koçiraj, 73 vjeç, Përparim Koçiraj, 48 vjeç,Julian (Sokol) Koçiraj, 35 vjeç dhe ka shpallur në kërkim dy persona të tjerë
VIDEO
FOTO 27 Shtator 2015, 10:55
-
Tirane, kreu veprime te turpshme
27 Shtator 2015, 10:38
me të mitur, arrestohet 68 vjeçariNjë 68 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi kishte kryer veprime të turpshme me një të mitur. Bardhyl Çaço 68 vjeç banues në Tiranë u arrrestua në flagrancë ditën e djeshme pasi kreu veprime të turpshme në banesën e tij me të miturën me iniciale J.SH banuese po në Tiranë
-
Arrestohet Gjin Guri, shkëmbeu
27 Shtator 2015, 09:58
zjarr me policisë në DukagjinGjin Guri personi i cili shkëmbeu zjarr me policinë përpara në një aksion antikanabis në Dukagjin është arrestuar nga policia e Shkodrës.Guri ishte shpallur në kërkim nga organet e rendit pasi ai është i dënuar me vendim te formes se prere me 7 vjet e dy muaj burg per "Prodhim dhe mbajtie pa leje te Armeve luftarake" dhe "Kanosje".Arrestimi u bë i mundur në banesën e tij në fshatin Shosh të Dukagjinit, pas një operacioni të mirëorganizuar nga forcat e rendit dhe FNSH e Shkodrës.
VIDEO -
Tronditet Shijaku, ekzekuton
27 Shtator 2015, 11:55
gruan, vjehrrin e më pas vetenTronditet qyteti i Shijakut mëngjesin e së djelës nga një krim brënda familjes. Dritan Petova 41 vjeç ka vrarë me çifte vjehrrin 72 vjeçar Ismet Leka dhe bashkëshorten e tij Zaje Petova pas një konflikti me këtë të fundit e më pas ka vrarë veten në një shtyllë të tensionit të lartë.
VIDEO
FOTO -
Manovrat e CEZ-it, si do vihet
27 Shtator 2015, 07:21
nën akuzë ish drejtori Josef HejsekZbardhet rrugëdalja ligjore e prokurorisë për të akuzuar bashkëpunëtorin austriak të Ismailajt, ish-drejtorin e “CEZ Albania” Josef Hejsek. Ky i fundit sipas prokurorisë ka bashkëpunuar me shtetasin shqiptar të arrestuar Kastriot Ismailaj dhe ky bashkëpunim ka qenë në fillesat e këtij megamashtrimi duke përfunduar deri në lëvrimin e pagesës prej 4.6 milion euro nga kompania CEZ Albania në kompaninë “Debt International Management”.
-
Forcat e RENEA-s arrestojnë
26 Shtator 2015, 21:19
në Dibër "të fortin" Fadil TërnovaForcat RENEA kanë vënë në pranga një person të shumë kërkuar. Fadil Tërnova, u kap me pistoletë në brez dhe me fishek të mbushur. 27-vjeçarit të akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë iu sekuestruar me pistoletë dhe dy karikatorë me 16 fishekë.
VIDEO -
Trajnim për menaxhimin e stresit
26 Shtator 2015, 19:22
CEZ, 727 milion lekë shpenzimeNë një kohë kur “CEZ Albania” me emrin e ndryshuar (OSHEE) është vënë në qendër të kritikave, drejtuesit e kësaj kompanie kanë hapur procedurat tenderuese për trajnimit e punonjësve,ku një ndër etapat trajnimit do të jetë dhe “Menaxhimi i Stresit”.
-
Manovrat me "CEZ Albania"
26 Shtator 2015, 18:05
Rruga sesi Hejsek do japë llogari
Letër porosi në Austri për HejsekProkuroria e Tiranës ka gjetur një rrugëdalje ligjore për të marrë të pandehur ish-drejtorin e “CEZ Albania”, Josef Hejsek. Ky i fundit sipas prokurorisë ka bashkëpunuar me shtetasin shqiptar të arrestuar, Kastriot Ismailaj dhe ky bashkëpunim ka qenë në fillesat e këtij megamashtrimi duke përfunduar deri në lëvrimin e pagesës prej 4.6 milionë euro nga kompania CEZ Albania në kompaninë “Debt International Management”.
-
Korçë, vidhet transformatori
26 Shtator 2015, 17:53
dhe pompa, 200 banorë pa ujëTë paktën 200 banorë të fshatit Veliternë të Korçës kanë mbetur pa ujë të pijshëm. Gjithçka është pasojë e vjedhjes së transformatorit të energjisë elektrike dhe pompës së ujit në stacionin e shpërndarjes së ujit.
VIDEO -
Historiku i kompanisë holandeze
26 Shtator 2015, 17:18
në punimet për naftë në ZvërnecPunimet për hapjen e një pusi të ri nafte në zonën e Zvërnecit kanë ngritur shqetësimin e banorëve të zonës dhe ambientalistëve, për këto punime. Por cila është firma e cila ka fituar të drejtën dhe lejen për shpimin e pusit në këtë zonë?
VIDEO -
OKB, Rama jep shembull personal
26 Shtator 2015, 17:11
për harmoninë fetare në ShqipëriHarmonia fetare si ajo e Shqipërisë mund të kontribuojnë në luftën kundër ekstremizmit, një prej sfidave më të mëdha me të cilat po përballet bota sot. Ishte ky në thelb mesazhi që përcolli kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së tij në një prej paneleve të organizuara në kuadër të Samitit për Zhvillim të Qëndrueshëm në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
VIDEO -
Prokurori i Leçes: Nuk ka ulje të
26 Shtator 2015, 16:55
ndjeshme të trafikut Shqipëri-ItaliPak ditë pas bllokimit të ngarkesës së fundit të drogës, Prokurori i Antimafias së Leçes, Cataldo Motta deklaron në një intervistë telefonike për Top Channel, se rruga e trafikut të lëndëve narkotike Shqipëri-Itali është ende shumë aktive.
-
Gjermani, azilkërkuesi shqiptar: Pas
26 Shtator 2015, 16:21
refuzimit, ke vetëm 10 minuta kohëGjermania e ka bërë të qartë: Refugjatët që kërkojnë azil janë të mirëpritur, por ata që largohen nga vendi i tyre për arsye ekonomike, nuk do të lejohen. Albert Kulemani është një prej shqiptarëve që ka aplikuar për azil në Gjermani. Ai duke folur për “Wall Street Journal”, tregon se autoritetet ia kanë refuzuar kërkesën në fillim të këtij muaj. Kulemani thotë se autoritetet nuk u japin atyre asnjë lloj informacioni tjetër apo ndonjë arsye për refuzimin.
-
Shkodër, një 19-vjeçar kapet me
26 Shtator 2015, 15:58
pistoletë në brez duke ecur me motoPolicia ka arrestuar pasditen e sotme dy persona për armëmbajtje pa leje, ku një prej tyre u kap duke lëvizur me pistoletë në brez. Mario Deda, 19 vjeç, banues në lagjen “Tre Herojt” u arrestua në flagrancë në lagjen “Partizani”.
-
KLSH kallëzon ish-administratorin
26 Shtator 2015, 15:23
e CEZ, dëmi në buxhet 32 mln euroBlerje energjie me çmim më të lartë se tregu, mbifaturim të abonentëve për të ulur humbjet në rrjet, si dhe paga e shpërblime të padrejta kanë çuar në prokurori tre ish zyrtarë të CEZ Shpërndarje mes tyre dhe ish administratorin shtetëror përgjatë vitit 2014. Kallëzimi është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili i akuzon ish zyrtarët për një dëm ekonomik në vlerën e 32 milion eurove.
VIDEO
-
CEZ, Akuza letër porosi në Austri
26 Shtator 2015, 10:49
për dëshminë e ish-drejtorit Hejsekh-drejtori i “CEZ Albania” Josef Hejsek është ftuar nga prokuroria e Tiranës për të dëshmuar lidhur me mega aferën korruptive që ka kryer kompania “Debt International Management”, në pronësi të biznesmenit Shqiptar Kastriot Ismailaj, tashmë i arrestuar.
DIA, hetojnë 2 prokurori, dosje për skemë mashtrimi e pastrim parash -
Ish kryeministri Ahmeti: Pagesat
27 Shtator 2015, 08:45
kanë qenë për hakun e punësIsh-kryeministri i Shqipërisë Vilson Ahmeti ka dëshmuar në prokurorinë e Tiranës për rreth 1 orë e 30 minuta, duke përjashtuar veten e tij nga afera korruptive e CEZ. Megjithëse kompania që ai administron “A.I.C” është një kompani ndërtimi, kjo nuk e ka penguar këtë kompani të provojë dhe eksperienca të tjera në biznes, duke hyrë nënkontraktore e “Debt International Management”, për të mbledhur borxhin e “CEZ Albania” në mijëra konsumatorë energjie.
Dia, hetojnë dy prokurori
Akuza letër porosi në Austri për dëshminë e ish-drejtorit
-
Elbasan, vetura përplas këmbësorin
26 Shtator 2015, 13:42
humb jetën në spital 70 vjeçariNjë 70 vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë pasi u përplas nga një veturë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Labinot-fushë në Elbasan.
VIDEO -
Ngjarja në Mamurras, Gjykata :
26 Shtator 2015, 12:54
Arrest me burg për Enrik MamlinGjykata e Kurbinit ka dhënë masën “arrest në burg” për tre personat e arrestuar, për konfliktin me armë të ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Mamurrasit, ku një person mbeti i vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën. I pari që është njohur me masën e sigurisë ishte 28-vjeçari Enrik Mamli. Nën masa të rrepta sigurie ai ka mbërritur në Gjykatën e Laçi me një automjet të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Enrik Mamlit gjatë momentit të shoqërimit i është vendosur edhe një maskë në kokë për qëllime sigurie.
VIDEO -
Banorët: Jo pusit të naftës
26 Shtator 2015, 12:43
në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
PDF - Vendimi i Keshillit te TerritoritBanorët e Nartës janë zgjuar të shqetësuar këtë të shtunë, pasi kanë mësuar krejt papritur se në zonën e mbrojtur të Zvërnecit do të hapet një pus për kërkimin e naftës. Ata thonë se nuk janë në dijeni të vendimit që ka marrë qeveria dhe se nuk janë pyetur për diçka të tillë. Jamamber Malltezi e Sazan Guri ne mbeshtetje te tyre, banoret: Pse fshiheshit kur protestonim kunder Berishes?!
VIDEO