Kronikë
-
Fundjavë në fshatin Dardhë, kjo është zgjedhje e shumë turistëve të huaj dhe shqiptarë. Gatimet tradicionale, natyra mbresëlënëse, klima dhe mundësia e ushtrimit të sporteve të turizmit malor janë atraksionet drejt fshatit mbi 1300 metra mbi nivelin e detit. Mikpritja e dardharëve për mysafirët e kthen Dardhën në pikën më të preferuar turistike në vend.
VIDEO 28 Shkurt 2015, 16:12
-
Elbasan, ndotja nga Kurum, Bashkia
28 Shkurt 2015, 15:59
nis ndërtimin e impiantit të mbetjeveNdotja nga mbetjet urbane dhe industriale është problematika kryesore e Elbasanit. Por ndyrshe nga KURUM i cili nuk shqetësohet aspak për ndotjen e shkaktuar, Bashkia e Elbasanit ka filluar ndërtimin e impiantit për eleminimin e mbetjeve, process nga i cili do të prodhohet energji.
VIDEO -
Tritoli, Didi: Zbuluam autorët
28 Shkurt 2015, 15:49
Ende s'dimë motivet e sulmeveAutorët e vendosjes së tritolit në biznesin e babait të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri më 10 shkurt tashmë janë identifikuar. 5 prej tyre të arrestuar e dy të shpallur në kërkim. Këtë e ka konfirmuar në një dalje për mediat drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Artan Didi, i cili po ashtu ka sqaruar se hetimet aktualisht janë fokusuar në motivet e akteve terroriste.
VIDEO
Vladimir Gjuta aktivizoi tritolin te farmacia,u tradhtua nga IMEI
Gjykata: Të dhënat e hetimit për tritolin të mbeten sekret
ARKIVA - Lajme të tjera për shpërthimin me tritol -
FOTOLAJM/ Elbasan, ja degradimi i
28 Shkurt 2015, 14:59
të vetmes zonë të gjelbër në GrekanPrerja e filizëve të rinj të mbjellë rishtazi me qëllim mbajtjen gjallë të hapësirës së gjelbërt, po çon në shkatërrimin e këtij pylli të konsideruar si mushkëria e Dumresë pasi është e vetmja hapësirë e pyllëzuar.
-
Gjykata: Të dhënat e hetimit
28 Shkurt 2015, 15:03
për tritolin të mbeten sekretGjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të zbatojë me përpikëri ruajtjen e informacionit që del gjatë hetimeve dhe gjatë seancave gjyqësore me dyer të mbyllura për rastin e tritoleve të vendosur ndaj familjes Tahiri, ku si të dyshuar kryesor janë anëtarë të familjes Gjutaj.
-
Mori lekë për regjistrimet, Gjykata
28 Shkurt 2015, 14:52
lë në burg ish-kreun e HipotekësFIER-Ish-kreu i Hipotekës në qytetin e Fierit, Aleksandër Myrtaj do të qëndrojë në burg, nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Fier, pranga 2 zyrtarëve të hipotekës merrnin lekë në zarf për regjistrimet -
Kryeministri Rama, titull "Honoris
28 Shkurt 2015, 13:58
Causa" nga Universiteti BukureshtitKryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Rumani, ditën e premte mori edhe titullin e posaçëm Doctor "Honoris Causa" nga Universiteti i Bukureshtit. Në një postim në rrjetin social "Facebook", ku publikon një fotoalbum të kësaj ceremonie, kryeministri Rama shkruan se këtë nderim ia kushton familjes, miqve dhe të gjithë votuesve që besuan.
FOTO -
Ligji antiduhan, 1.200.000 lekë
28 Shkurt 2015, 14:04
gjobë për 4 lokale nate në kryeqytetInspektorati Shtetëror Shëndetësorka krye një sërë inspektimesh në lokale e ambiente të tjera të hapura gjatë natës në qytetin e Tiranës. Si rezultat i moszbatimit të ligjit në fjalë nga ana e inspektorëve të ISHSH janë marrë masa administrative me vlerë totale 1 200 000 lekë.
-
Shkodër, pranga 58-vjeçarit iu
28 Shkurt 2015, 13:53
gjetën tritol, fishekë dhe drogëPolicia e qytetit të Shkodrës ka realizuar arrestimin në flagrancë për Luke Isufaj, vjeç 58, banues në fshatin Laç – Nikq në komunën Kelmend të Malesisë së Madhe nën akuzën e armëmnbajtjes pa leje.
-
Aksioni i IKMT në Vlorë, për një
28 Shkurt 2015, 13:42
muaj prishen 830 objekte pa lejeInspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka mbyllur operacionin në qytetin e Vlorës. Nga 1 mijë objekte të paligjshme, pas operacionit të nisur në datën 2 shkurt dhe ka të përfunduar në datën 26 shkurt janë shembur 830 objekte, mes tyre: shtesa, mure, kioska, platforma, tenda etj.
Transballkanikja, 25 familje prej 1 jave kalojnë natën në qiell të hapur
"Transballkanikja", IKMT përfundon aksionin në lagjen Kushtrimi në Vlorë -
Velipojë, impianti i ujërave të zeza
28 Shkurt 2015, 13:22
Haxhinasto:Projekti 3.5 milionë euroMinistri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, peruroi të shtunën përfundimin e fazës së parë të projektit të ndërtimit të impiantit të ujërave të zeza në Velipojë, Shkodër.
VIDEO -
Durrës, në port anija kineze për
28 Shkurt 2015, 13:23
eksport me kapacitet 30 mijë tonNjë anije me gjatësi 200 metra, që do të ngarkohet me rreth 30 mijë ton klinker për eksport është ankoruar sot paradite në portin e Durrësit. Sipas të dhënave të dispeçerisë portuale, anija kineze Jia Ning Shan është mjeti lundrues që merr ngarkesën më të madhe për eksport që nga fillimi i vitit 2014.
-
Tiranë,banorët te Instituti sërish në
28 Shkurt 2015, 13:11
protestë për ndërprerjen e energjisëBanorët e zonës së ish-Institutit të Lartë Bujqësor, kanë protestuar sërish sot për ndërprerjen e energjisë elektrike. Banorët të cilët kanë dalë në protestë deklarojnë se janë prej disa ditësh pa energji elektrike, pasi OSHEE ua ka ndërprerë.
-
Pallati 17-katësh në digën e Liqenit
28 Shkurt 2015, 12:31
artificial, protestë tek KryeministriaNdërtimi i pallatit 17-katësh tek diga e Liqenit Artificial ka sjellë në një protestë tjetër, kësaj radhe përpara godinës së Kryeminsitrisë, dhjetra qytetarë të Tiranës. Përfaqësues të Shoqërisë civile i kanë bërë thirrje shefit të qeverisë të ndalojë këtë ndërtim.
VIDEO
Pallatet tek Liqeni Artificial , Bashkia e Tiranës mbron projektin
Video/ Pallati 17-katësh nis punimet i pashqetësuar tek Liqeni Artificial -
Lame:Politizimi e pronësia frenuan
28 Shkurt 2015, 12:06
legalizimin e ndërtimeve pa lejeShqipëria ka numrin më të madh të ndërtimeve pa leje, rreth 427 mijë, nga mbi 1 milion që numërohen gjithsej në rajonin tonë, ndërsa problemi i pronës dhe politizimi i çështjes frenoi legalizmin e tyre. Kjo u evidentua në konferencën rajonale të mbajtur përgjatë dy ditëve në Tiranë, "Informaliteti në territor, sfida dhe zgjidhje", organizuar nga Agjencia e Legalizmit me pjesmarrës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kreu i ALUIZN-it nuk i është përgjigjur pyetjes së A1 Report, nëse do të jetë ai kandidat për kryetar Bashkie në kryeqytet.
VIDEO -
Studentët -'të transferuarve':Nuk
28 Shkurt 2015, 11:50
mund të jeni të barabartë me neDisa studentë të Universitetit Publik të Mjekësisë, të cilët janë bërë pjesë e kësaj shkolla me anë të procesit meritë-preferencë përmes një deklarate kanë dalë kundër studentëve që janë transferuar nga privati, pas mbylljes së universiteteve të tyre, të cilët kanë hyrë në grevë duke kërkuar tarifa të barabarta.Ndërsa kanë kaluar pak më shumë se 12 orë nga shpallja e grevës nga studentët e transferuar nga universitetet private të mbyllura në ato shtetërore, ata deklarojnë se nuk janë mirë nga gjendja shëndetësore.
VIDEO -
Video ekskluzive,'policët e Berishës'
28 Shkurt 2015, 11:00
dhunuan 2 të rinj, asnjë i ndëshkuaA1Report siguron një video ekskluzive ku dëshmohet dhuna e policisë ndaj disa të rinjve. Ngjarja i përket korrikut të vitit 2013, disa ditë pas zgjedhjeve të qershorit, dhe shfaq pikërisht momente kur policët qëllojnë dy të rinj me shuplakë dhe grusht në kokë, pasi i kishin bllokuar makinën për mbajtjen e një tabele policie. Ndërsa opozita akuzon mazhorancën për dhunë policore, për ngjarjen në fjalë kur ministër ishte ende Flamur Noka, nuk ka pasur asnjë ndëshkim.
VIDEO -
Shkodër, të përmbyturit e vitit 2012:
28 Shkurt 2015, 10:42
Berisha nuk na ka dhënë ende lekëtSHKODËR/ Banorët e zonës së Dajcit janë përpjekur të bllokojnë aksin nacional shkodër- tiranë. Ata janë organizuar në një protestë duke I kërkuar qeverisë dëmshpërblimin për përmbytjet nga viti 2011 pasi sipas tyre cdo qeveri ka detyrimin t'u përgjigjet qytetarëve të saj. Për këtë çështje dhe për premtimet të tjera elektorale të pambajtura banorët janë shprehur se në 21 qershor do të bojkotojnë zgjedhjet duke mos votuar as PD dhe as PS.
FOTO
VIDEO -
Atentatet me Tritol ndaj Tahirit
28 Shkurt 2015, 13:40
Gjykata lë në burg 4 dyshuaritParaditen e sotme, pritet që në Gjykatën e Krimeve të Rënda të zhvillohet seanca gjyqësore për katër të ndaluarit e policisë, si anëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga Vladimir Gjuta. Sot para gjykatës do të dalin të arrestuarit Lumjan Matmuja, Ernest Gjuta, Kamber Bruka dhe Erjon Dula, të gjithë të akuzuar për tre vepra të rënda penale.
VIDEO -
Akuza: Tritolin në farmaci
28 Shkurt 2015, 08:10
e vuri i arrestuari MatmujaLumian Matmuja,konsiderohet nga prokuroria si personi që ka vendosur lëndën eksplozive mbi kondicionerin që ndodhej në farmacinë e Bashkim Tahirit. Sipas akuzës ai është paguar nga grupi kriminal i drejtuar nga Vladimir Gjura dhe nipi i tij Baftjar Bruka, dhe se ka qënë njeriu kryesor që ka montuar dhe më pas vendosur i vetëm tritolin tek farmacia dhe në rrugën "Muhamet Gjollesha”, shumë pranë shtëpisë së prindërve të ministrit Tahiri.