Kronikë

  • ​Rrahman Domi, i arrestuar të shtunën në mbrëmje nga policia i dyshuar si autor i vjedhjeve së vilave rezidenciale në Farkë, është liruar nga burgu vetëm pak muaj më parë. 21-vjeçari në foto, u dënua për një krim të rëndë, atë të grabitjes së tre turistëve polakë dhe tentativës për përdhunimin e një femre që ishte pjesë e grupit të turistëve që vizitonin Tiranën.  VIDEO
  • ​Vlorë, plagos turistin francez
    shpallet në kërkim 31-vjeçari

    Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka qëlluar me gur një turist për motive banale. Tedi Neziri, banues në Shkodër, të dielën rreth orës 06.30 të paradites, në fshatin Dhërmi, ka plagosur për motive të dobëta shtetasin francez, me iniciale J.M., 26 vjeç, banues në Paris.

  • Pas kërcënimit të Veliajt, kthehen
    4 pllaka të Monumentit të Pavarësisë

    Pas kërcënimit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, se kush do të cenojë objektet e kulturës do të ndiqen penalisht, janë kthyer 4 pllaka bronxi nga Monumentit i Pavarësisë. Në ambientet e Policisë Bashkiake të kryeqytetit janë dorëzuar vullnetarisht disa prej pllakave që janë vjedhur nga objekti i ndërtuar me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Vlera e këtyre pllakave kap shifra të konsiderueshme, ndaj kryebashkiaku i Tiranës ka ashpërsuar gjuhën kundër vandalizmit të objekteve historike dhe të kulturës në qytet.

  • Zjarr në një pyll me ullishte në
    Sarandë, humb jetën 62-vjeçari

    Është shënuar edhe viktima e parë nga zjarri në pyje këtë verë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Pllakoti" në fshatin Markat të Sarandës ku është përfshirë nga flakët një sipërfaqe 50 ha me pyll e ullishte. Bëhet e ditur se viktima është  Pëllumb Shehu, 62-vjeç, baba i dy fëmijëve.

  • Goditet “Cosa Nostra”,arrestohen 
    11 drejtuesit,drogë dhe në Shqipëri

    Goditet grupi kriminal “coza nostra”. Policia italiane ka arrestuar 11 drejtuesit e organizatës kriminale. Dyshohet se grupi kriminal operonte edhe në vendin tonë.
    Mediat italiane shprehen se aksioni i quajtur “Ermes” ishte vazhdimësi i operacioneve në Golem dhe Eden të kryera nga policia italiane.  VIDEO

  • Zhdukja e 100.000 eurove nga çanta
    e të aksidentuarës,policia nis hetimet

    Policia e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me pretendimet dhe akuzat e familjarëve të Bujana Bushit, 33-vjeçares e cila mbeti viktimë e një aksidenti më 30 korrik, në aksin Kavajë-Rrogozhinë. Burime nga policia informojnë se tashmë është ngritur një grup hetimor, i cili ka nisur hetimin për zhdukjen e pretenduar prej tyre të shumës prej 100.000 eurosh nga çanta e Bujanës.

  • UKT:Kufizime të furnizimit me ujë 
    në një pjesë të Tiranës deri më dt 5

    Zona e unazës  së re (Rr. Teodor Keko), Yzberisht si dhe rruga 3 Dëshmoret në Yzberisht do të kenë kufizim të ujit të pijshëm deri me 5 gusht nga ora 08:00-18:00. UKT njofton se ndërprerja e furnizimit me ujë bëhet se për shkak të disa remonteve nga ana e OST-së del jashtë pune stacioni i pompimit në Berxullë.

  • Elbasan,zjarr në ullishtat e vjetra
     dhjetëra rrënjë ullinj të dëmtua

    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë sipërfaqe të tjera me ullishte të vjetra në periferi të Elbasanit. Kryesisht sipërfaqet me ullinj nën pushtetin e zjarrit ndodhen në zonën pranë Kishës së Shën Thanasit.  VIDEO

  • Fier, fluks pacientësh në urgjencë
    mjeku:Ka pasur mbi 20 raste në ditë

    Statistika të frikshme paraqiten nga Spitali Rajonal i Fierit mbi numrin e personave që paraqiten për ndihme mjekësore në këto dy muajt e fundit. Rreth 30 raste në ditë vijnë në repartin e pranim urgjencës kryesisht më plagë nga armë të ndryshme dhe si pasojë e aksidenteve rrugore.
    VIDEO

  • Pas 70 vjetësh Greqia ende frikë
     nga Çamëria, ndalon gazetarin

    Pas gati treçerek shekulli nga genocidi mbi popullsinë çame, shteti grek ka ende frikë nga Çamëria. Frikë e cila është shfaqur rishtazi kur në rajonin e Igumenicës një polic grek pengon një grup xhirimi të televizionit Rai3 të realizojë një reportazh për historinë e familjes Alushi e cila 70 vite më parë është dëbuar nga Greqia dhe sot jeton në Bergamo të Italisë.  VIDEO

  • SHBA, gjendet pas dy ditësh
    atleti shqiptar i zhduku

    ​Atleti shqiptari  i cili u shpall i zhdukur gjatë pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Speciale në SHBA është gjetur. NBC raporton se 44-vjeçari Andi Gusmari është gjetur në Hayward, rreth 350 milje në veri të Los Angeles.

  • ​BILD për Shqipërinë: E bukur po
    aq sa dhe Kroacia, por më lirë!

    Në Shqipëri? Pse jo: Një vend i vogël në detin Adriatik dhe Jon që ka plazhe të bukura, kulturë të pasur, thesare natyrore dhe njerëz të ngrohtë që i mirëpresin miqtë miqësisht. Gjithashtu me çmime të lira. “Bild” rekomandon Durrësin, ku çmimet për të ngrënë drekë janë shumë të lira.

  • Klos, punonte saldator te tezja, i
    riu vdes nga kontakti me energjinë

    Bledar Kadiu një 25-vjeçar i cili punonte saldator te tezja e tij ka gjetur vdekjen pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Policia mbërriti në vendin e tij të punës për të hetuar rastin.

  • Aksioni kundër vjedhjes së energjisë 
     9 shkelës bien në pranga në 1 javë 

    9 persona të arrestuar, 17 të shpallur në kërkim dhe 14 të tjerë ndiqen në gjendje të lire. Është ky bilanci një javor i aksionit të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe OSHEE-së për parandalimin e vjedhjes së energjisë elektrike.

  • Laguna e Butrintit "flakë" nga
    temperaturat, rrezikohet midhja

    Sipas Ministrisë së Bujqësisë, temperaturat e lartë në ujërat detarë që rrethojnë Lagunën e Butrintit kanë shkaktuar efekte negative në kultivimin e midhjes. Panariti urdhëroi marrjen e masave për kontrollin e midhjes dhe zhvendosjen e saj në zona më të freskëta ujore.
     

  • Memorandumi i Shtëpisë së Bardhë
    për thyerjen e embargos nga Berisha

    Shqipëria ka lejuar kontrabandën e naftës drejt serbëve të Bosnjes, të cilët kryenin masakra, ndër më të rëndat e shekullit të shkuar, si ajo e Srebrenicës. Një fakt i tillë, i konfirmuar edhe nga hetimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është pasuruar edhe me dokumente të rëndësishëm të qeverisë amerikane. Pikërisht vetëm pak muaj përpara masakrës së Srebrenicës, ku nga forcat serbe u vranë në korrik 1995 mbi 8 mijë burra e djem, administrata amerikane ka qenë shumë e shqetësuar për sjelljen e qeverisë shqiptare, lidhur me kontrabandën e naftës.

  • Die Welt: Valdet Gashi u tregua naiv
    kërkonte të bënte mirë krah ISIS

    Valdet Gashi, kampioni i botës në kikboks në tetor të vitit të kaluar iu bashku ISIS. 28-vjeçari shkoi në Siri për të “bërë mirë”. Por, qëllimi i tij nuk është mirëpritur nga militantët e ISIS të cilët pas debateve e kanë ekzekutuar atë, shkruan gazeta gjermane "Die Welt".

  • ​Aksioni për pastrimin e Tiranës, 2
    qese fishekë në koshin e plehrave

    Aksioni i nisur sot nga Bashkia e Tiranës për pastrimin e qytetit nga plehrat ka sjellë “rezultatet” e para. Punonjësit e pastrim-gjelbërimit në kryeqytet kanë gjetur në zonë pranë “Brrylit” 30 fishekë në një kazan plehrash.

  • Problemet e tregut në Gjirokastër 
    Produkte mes pluhurit dhe insekteve

    Kushtet e tregtimit të produkteve ushqimore për më tepër siguria e tyre në vendin tonë vijon jashtë vëmendjes për të gjithë. Në dekada ky fenomen nuk merr asnjëherë zgjidhje. Në çdo qytet, në çdo lagje, në rrugicat pranë banesave në Shqipëri do të mund të gjeni njerëz që dalin në rrugë për të shitur produkte ushqimore.  VIDEO

  • Mbytja e 14-vjeçarit në Bunë
    polumbarët ndërpresin kërkimet

    Kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë të 14-vjeçarit të mbytur më 31 korrik janë ndërprerë. 14-vjeçari A.K. u mbyt në ujërat e lumit të Bunës, por kërkimet edhe pse u shtrinë deri në grykëderdhjen e Velipojës nuk patën sukses.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv