Kronikë

  • Grabitja makabre e një viti më parë që la të vdekura dy kunatat e moshuara Elsa e Gjinovefa Vava është ideuar nga Artur Kacanolli, nipi i Gjinovefës. Është ky përfundimi i Prokurorisë së Durrësit e cila ka dërguar dosjen në gjykatë dhe kërkon dënimin e Kacanollit dhe dy shokëve të tij ekzekutor Velson Elmazi dhe Indrit Shaqja.  VIDEO
  • Zhgënjimi i azilkërkuesit të kthyer 
    "Në kamp ziheshim edhe për bukë"

    Eglis Rakipi, një nga shumë personat e kthyer nga Gjermania pak ditë më parë, rrëfen të gjithë peripecitë e qëndrimit të tij në kampin e azilit të Dresdenit. I zhgënjyer, 25-vjeçari nuk e dinte se çfarë e priste në vendin më të fuqishëm të Europës. I nisur nga qyteti i Cërrikut, në fillim të janarit, i riu ndjehet i mashtruar nga sekserët që i premtuan se do të fitonte azil në Gjermani, ngaqë zotëronte një profesion.

  • Shoferi i dehur aksidenton 24
    vjeçarin me motor, vdes në spital

    Alket Koçi u arrestua në flagrancë nga policia pasi rreth orës 21:30 të së dielës përplasi në vendin e quajtur “Kabina elektrike” të riun durrsak me inicialet E.L. Ai u plagos rëndë nga aksidenti dhe ndërroi jetë në spitalin rajonal të Durrësit në orët e para të mëngjesit të së hënës. 

  • Shkodër, Plepi kapet në parcelë 
     Në Vlorë 4 mijë rrënjë kanabis

    Në Vlorë, policia zbuloi dhe asgjësoi me djegie 7 parcela me 3978 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa të mbjellë mes shkurreve të pyllit në fshatin Brashaj.Në Shkodër, një 63-vjeçar u arrestua në afërsi të një parcele me drogë në fshatin Kron i Madh. Policia dyshon se Ded Plepi është personi që ka kultivuar kanabisin në 5 parcelat me 496 rrënjë bimë narkotike

  • Zjarr në pyjet e Fierit e Lezhës
      kërkohet ndërhyrje nga ajri

    Mbrëmjen e sotme edhe pse janë ende të paqarta shkaqet, janë përfshirë nag flakët pylli me pisha në grykëderdhjen e Semanit në Fier dhe masivi pyjor në fshatin Kaçinar të komunës Kolsh të Lezhës. E përbashkëta tjetër e këtyre dy zjarreve është fakti se në të dyja rastet ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikësve është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe mungesës së rrugëve për kalimin e mjeteve.

  • Berat, 12-vjeçari kapet me drogë
    Policia: Është përdorur nga i vëllai

    Një 12-vjeçar me inicialet E.K është kapur me 380 gr lëndë narkotike të llojit marijuanë në aksin rrugor Morave-Berat, teksa udhëtonte me një furgon të linjës Kakavijë-Berat.Nga të dhënat e para hetimore policia e Beratit ka ngritur dyshimet se droga i është dhënë për transport nga vëllai i tij më i madh me inicialet M.K, 21 vjeç , për ta dërguar nga Gjirokastra në Berat ku ata jetonin.

  • 600 euro për çdo azilkërkues
    Gjermania stimul kthimit vullneta

    Në përpjekje për të larguar nga vendi azilkërkuesit ose për t`i bindur ata që të largohen vetë, institucionet gjermane të niveleve të ndryshme kanë mundësi për “zgjidhje kreative”. Kështu, qarku i Lorrachut (landi jugor Baden Württemberg) ka marrë iniciativën që përmes parave të josh shqiptarët dhe ballkanasit tjerë që të marrin rrugën e kthimit në vendet e tyre.

  • Gruevski: Ta forcojmë ushtrinë
    Kumanova mund të na përsëritet

    Kryeministri i Maqedonisë në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Republikës deklaroi se vendi ka nevojë për forcimin e kapaciteteve për  të përballur me kërcënimet nga terrorizmi dhe grupet radikale.

  • Kurbin, makina përplas motorin
    raportohet për një të plagosur rëndë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur përgjatë superstradës në afërsi ët fshatit Adriatik në Kurbin duke mbetur një person i plagosur rëndë. Raportohet se një automjet tip Toyota me targë AA264JD ka përplasur një motor, drejtuesi i së cilës, F.Sh, 27 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë.

  • Vlorë, grabitën prona me vlerë 2 mln
    €, dënohet ish-juristja dhe përfituesi

    Ish-juristja e Hipotekës së Vlorës, Blerina Dhrami dhe një bashkëpunëtor i saj në grabitjen e një prone me vlerë 2 milionë euro janë dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg. ​Dhrami dhe Vilson Lashaj u shpallën fajtor për “falsifikim dokumentesh” për një truaj 22 mijë metra katrorë të ndodhur në Plazhin e Vjetër dhe Ujin e Ftohtë në Vlorë.
    Ish-juristja e Hipotekës mori një dënim me 4 vjet burg, ndërsa Vilson Lushaj u dënua me 3 vjet e 6 muaj.

  • ​Majmunët e varur në shtëpitë
    periferike në Tiranë që habitën BBC

    Gazetarja e BBC, Elizabeth Gowing ka bërë një vëzhgim në zonat periferike të Tiranës si në Babrru, Paskuqan dhe Kamëz. Ajo shkruan se, në shumë shtëpi shihen lodra prej pelushi të “ekzekutuar me vrarje”. Gowing thotë se në shqip këto quhet “majmunë”, fjala që përdoret për çdo lodër të butë.

  • Monumenti i Pavaresisë më 28
    nëntor në identitet, nis rregullimi

    Këtë mëngjes punonjësit e Bashkisë nisën nga puna për të rregulluar pjesë e dëmtuara dhe mbishkrimet e lëna nga qytetarët mbi deklaratën e gdhendur të Pavarësisë. Do të duhen disa ditë për ta kthyer në gjendjen e mëparshme monumentin e inauguruar në vjeshtën e 2012-ës me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. VIDEO  FOTO

  • Itali, sherr mes 2 shqiptarëve në
     Bingo, vritet me thikë 55-vjeçari

    Sherri mes dy emigrantëve shqiptarë në sallën e lojërave të fatit ka përfunduar tragjikisht për Sabri Aliajn, i cili humbi jetën pasi u godit me thikë në gjoks nga bashkëpatrioti i tij Poli Hazizi. Arrestohet 47 vjecari, i gjendet dhe thika e krimit.

  • Delvinë, asgjësohen 4.996 rrënjë
    bimë kanabis në pyllin Mesapotam

    ​Në një operacion gjatë paradites të së dielës, policia ka zbuluar dhe asgjësuar tri parcela me 4.996 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa. Bimët narkotike u zbuluan në mesin e pyllit, në vendin e quajtur "Mesapotam".

  • Aventura në Greqi çon në qeli 2 
    shqiptarë, pushime me euro false

    Dy te rinj shqiptare përdornin kartëmonedha të falsifikuara për të blerë produkte dhe shërbime të ndryshme në nje ishull grek. Policia greke nuk ka nguruar t’i etiketojë të rinjtë si grup të strukturuar të cilët blenin produkte të ndryshme, kryesisht kafe dhe ushqime të cilat i paguanin me eurot e falsifikuara. Rrezikojne 20 vite burg.  VIDEO

  • Sekuestro 2.6 milionë euro
    ndaj kompanisë azere “ARMO”

    Kompania më e madhe e naftës në Shqipëri “ARMO”, po përballet me dhjetëra borxhe financiare ku e fundit që kërkon nga kompania borxhin është një bankë. Armo ne pikiate falimenti, nuk pagoi kredine bankare.

  • Debatet për Presidentin që nga
    Moisiu konsensual deri te Nishani

    Përmirësimi kushtetues dhe ligjor për zgjedhjen e Presidentit, nuk ka se si të mos zgjojë kujtesën e debateve dhe përplasjeve që kanë ndodhur ndër vite, debate që nuk kanë dhënë një “nënprodukt” më të mirë, atë të drejtësisë. Nga Presidenti i parë i zgjedhur me konsensus më 2002 Alfred Moisiu, duke vijuar me Topin e deri te Nishani me 71 vota, gjithnjë ka pasur probleme.

  • Dibër, 45-vjeçari mbytet në lumin 
     Drin, polumbarët nxjerrin trupin

    Një 45-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në ujërat e Drinit të Zi ndërsa lahej gjatë orëve të pasdites së të shtunës. Trupi i pajetë i Shkëlqim Latës u nxorr mëngjesin e kësaj të dielë nga polumbarët.

  • Kapet "kapoja" i grupit të hajdutëve
      të vilave rezidenciale në Farkë

    Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për 6 vjedhje të realizuara në bllokun e vilave rezidenciale në Farkë. Mësohet nga ana e policisë se i arrestuari është Rrahman Domi, 22 vjeç, ndërsa emrat e dy personave të tjerë të shpallur në kërkim nuk bëhen të ditur.
    VIDEO

  • Haxhinasto: 3.5 mln € dëm për 
    ujësjellësin, duhet investim tjetë

    Qeveria investon për herë të dytë në ujesjellës kanalizime në Vlorë. Ministri Haxhinasto gjatë inspektimit vërejti se invesitmi i mëparshëm prej 3.5 mln euro ka shkuar dëm. Qeveria jep edhe 4.2 mln euro për të vënë në funksion impiantin e ujësjellësit.   VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv