Kronikë
-
Prokurori i dosjes “Doshi” Përparim Kulluri për herë të parë nga nisja e hetimeve deklaron se pas administrimit të 16 dëshmive, hetimet po shkojnë shumë mirë.Këtë të mërkurë për 5 orë dha dëshminë e tij në organin e akuzës Fatjon Skënderi i njohur ndryshe si “Toni i Kombinatit”. A1Report mëson se në deklarimin e tij ai ka mohuar se ka qenë ndërmjetës i atentatit që deputeti i përjashtuar nga PS Tom Doshi pretendon se ishte planifikuar ndaj tij dhe deputetit të PD Mhill Fufi
VIDEO
Akuzat e "Doshit", flet "Toni": Nipi i tij më tha janë thashetheme 10 Mars 2015, 16:13
-
MB: PD e vetmja Parti që
10 Mars 2015, 15:32
sulmon Policinë dhe jo kriminelëtMinistria e Brendshme ka reaguar ndaj akuzave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani i cili ka pretenduar sot se Drejtori i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit Alban Ahmetaj është i përfshirë në trafik droge dhe korrupsion. Duke sqaruar opinionin publik se për rastin në fjalë SHKB është duke hetuar, MB në reagimin e saj thekson se PD është e vetmja Parti që sulmon Policinë dhe jo kriminelët.
-
Sarandë, gjenden 24 granata dore,
10 Mars 2015, 15:04
6 kallëpe dinamit, 2 arka me fishekëPolicia e Sarandës ka mundur të sekuestrojë një arsenal armësh pranë varrezave në lagjen ‘Baba Rexhep’. Sipas policisë u gjetën 24 granata dore, 6 kallëpe dinamit, 2 arka me fishekë. Gjithashtu sipas uniformave blu janë gjetur edhe 30 fishekë kundërajrorë.
-
Liqeni i Prespës së Vogël, drejt
10 Mars 2015, 14:47
degradimit,mbushet me kallamishteLiqeni i Prespës së Vogël po shkon çdo ditë e më shumë drejt degradimit. Edhe pse ekziston një projekt për Parkun Kombëtar të Prespës, liqeni është pushtuar nga kallamishte duke humbur hapësirën ujore.
VIDEO -
Arrestohet ndërtuesi, nuk u dha
10 Mars 2015, 14:02
hyrje banorëve që u shembi shtëpitëPolicia e Tiranës arrestoi sot ndërtuesin Namik Pelivani pas kallëzimit nga një përfaqësi banorësh se janë mashtruar nga biznesmeni. Sipas kallëizmit, Pelivani u ka premtuar disa banorëve se pas prishjes së banesave të tyre private për ndërtimin e pallatit nga firma e tij, do t’i jepte atyre apartamente në këtë pallat.
VIDEO -
Vdiq gjatë operacionit për kancerin
10 Mars 2015, 13:40
Akuza:8 vite burg 2 mjekëve italianëA1Report ka siguruar një kopje të pretencës të prokurorisë për vdekjen e shtetasit Italian Luca Olivotto në vitin 2012 në Tiranë. Nga hetimet rezulton se 28-vjeçari ka vdekur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm me sodë buke, përgjegjës për të cilën janë mjeku Tullio simoncini e Roberto gandidni, ndaj të cilëve është kërkuar 8 vite burg dhe heqja e të drejtës për të ushtruar profesionin e mjekut.
VIDEO
Arkiva - Lajme te tjera per vdekjen e te riut italian -
Joshën 'bosët' për gjobvënie,akuza:
10 Mars 2015, 12:49
9.4 vjet burg ish-gardianes e 'burrit'!Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 5 vjet e 4 muaj burgim për Ermal Mrrukun 28 vjeç dhe 4 vjet burgim për ish-efektiven e policisë së burgut të Vaqarrit Klodiana Driza 28 vjeç, të akuzuar për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie” në bashkëpunim.
Gardiania joshte "bosët", ish gardisti: Lekë ose nxjerr videot -
Turkja me origjinë shqiptare do të
10 Mars 2015, 12:33
jetë zëri i emigrantëve nga BallkaniMerita Jegeni Yıldız me origjinë shqiptare pasi erdhi në Turqi për të studiuar u martua në këtë vend dhe tashmë është qytetare e Republikës së Turqisë. Ajo gjithashtu dëshiron të jetë siç thotë edhe vetë zëri i Ballkanit në politikën turke, duke kandiduar për deputete në Bursa, raporton Anadolu Agency (AA).
-
Tragjedia e 9 janarit, familjarët:
10 Mars 2015, 12:35
Çështja të kalojë te Krimet e RëndaFamiljarët e tragjedisë së 9 janarit 2004 në Shkodër përmes një deklarate për mediat kanë kërkuar që çështja të kalojë tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Tragjedia e 9 janarit, kapet skafisti shqiptar -
Durrës, gjykata i komunikon masën
10 Mars 2015, 12:11
arrest me burg ish-drejtorit të PortitGjykata e Durrësit i ka komunikuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” ish-Drejtorit të Portit Durrës Eduard Ndreu i akuzuar për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “pabarazisë në tendera”.
Durrës, arrestohet ish-drejtori i portit për shpërdorim detyre
Padi në Prokurori, ish-kreut të Portit Durrës e 8 drejtorëve, 17 mln € dëm -
Durrës, arrestohen 2 persona
10 Mars 2015, 10:45
të kërkuar për prostitucion në ItaliPolicia e shtetit dha detaje të reja në lidhje me operacionin e kryer këtë mëngjes në Durrës, ku u arrestuan dy persona të shumë kërkuar pjesëtarë të një grupi të shfrytëzimit të femrave për prostitucion në Itali. Operacioni i koduar “Alba Nostra 2”, i koduar në disa vende, arrestoi 40 persona në total.
VIDEO -
Lushnje, gjendet i vdekur 56 vjeçari
10 Mars 2015, 11:23
anash rrugës,dyshohet nga aksidentNjë 56 vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në anë të rrugës në qytetin e Lushnjes. Ngjaja ka ndodhur në afërsi të fshatit Gradisht pranë mbikalimit të trenit.
-
Tiranë, shkarkohet përgjegjësi i
10 Mars 2015, 11:16
ZVRPP, u kap duke marrë ryshfetArtan Tushe, me detyrë Përgjegjës i Zonës Nr.1 të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë është shkarkuar nga detyra. Shkarkimi i tij është bërë pas një denoncimi në media ku Tushe u filmua teksa merrte ryfshet një qytetari për të ofruar një shërbim.
-
Vrasja e katërfishtë, Gjykata:
10 Mars 2015, 10:46
35 vjet burg Kostandin Xhuvanit
Xhuvani: Mos më gjykoni si kriminel35 vite burg dhe heqja e të drejtës për të fituar ulje apo aministi ka vendosur Gjykata e Tiranës këtë të premte ndaj Konstandin Xhuvanit, djalit të ish-deputetes Luiza Xhuvani. I riu u vu nën akuzë pasi më 4 nëntor të 2014, në lokalin e natës "Ante Grand" vrau katër persona mes tyre dhe shokun e tij Arbër Demiraj. Gjykata: Nuk pranohen rrethanat lehtësuese për Xhuvanin, dënimi do kryhet i plotë
VIDEO
Arkiva, Lajme të tjera për çështjen Xhuvani -
Vlorë, motori perplaset me
10 Mars 2015, 10:33
makinën, plagoset rëndë 70 vjeçariNjë aksident rrugor me pasojë plagosjen në gjendje të rëndë të një 70 vjeçari në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në Radhimë ku një motor është përplasur sapo ka dalë nga karburanti nga një automjet.
-
Elbasan, tenton të korruptojë
10 Mars 2015, 10:28
policinë rrugore, pranga 30 vjeçaritPolicia e Elbasanit ka vënë në pranga nëj 30 vjeçar i cili tentoi të korruptonte me 500 lekë të reja efektivët e qarkullimit rrugor pasi u ndalua nga patrulla.
-
Klienti italian vret në krevat
10 Mars 2015, 10:21
prostitutën shqiptare...me thikëNjë 33-vjeçare shqiptare e cila siguronte jetën përmes prostitucionit është vrarë me thikë nga një klient në Itali. Shqiptarja u qellua disa here me thike nga klienti italian 54-vjecar. Shqiptarja u gjet në dhomën e saj të gjumit, ndërsa shtrirë pranë trupit ishte sulmuesi i saj, plotësisht lakuriq dhe me prerje në fyt dhe në bark, pasi tentoi vetevrasjen.FOTO
-
Përkujtohet 1 vjetori i tragjedisë në
10 Mars 2015, 10:17
Itali, nëna shqiptare vrau 3 vajzatËshtë përkujtuar dje në Kukës pas një viti tragjedia në Leko të Italisë ku e ëma Edlira Çopa vrau 3 vajzat e saj të moshës 3, 10 dhe 13 vjeç. Në 1 vjetorin e vdekjes së tre vajzave Simona, Keisi dhe Sindi janë zhvilluar homazhe në varrezat e tyre në Kukës.
-
Shkodër, plagoset me armë i mituri
10 Mars 2015, 09:53
nga bashkëmoshatari pas konfliktitNjë 16 vjeçar është paraqitur në spitalin Rajonal të Shkodrës me i plagosur me armë zjarri. Sipas policisë i mituri me incialet K.N me banim në fshatin Grudë e Re të Komunës Rrethina të Shkodrës, është paraqitur në spital rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm.
-
Frroku dhe Doshi nxehin gjakrat
10 Mars 2015, 07:10
në Prokurori: Bëhu burrë dhe tregoDeputeti Tom Doshi dhe Mark Frroku, dy personazhet të politikës shqiptare që deri para pak kohësh konsideroheshin si shokë për kokë, tashmë zihen njëri me tjetrin korridoreve të prokurorisë.
Frroku rrëzon Doshin sy më sy: Nuk kam ditur gjë për atentatin