Kronikë
-
SHKODER/ “Vajza 16 vjeçare u gjet në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo ishte mbajtur e mbyllur në një bodrumnë Qytet Studenti për 10 ditë dhe ushqehej vetëm me byrekë dhe sanduiçë, të cilët ja çonte 23-vjeçari, L.S. Ky i fundit dyshohet ta ketë përdhunuar atë gjatë këtyre ditëve”, bëjnë me dije burime të policisë. 13 Qershor 2014, 16:25
-
Shqiptarët pushtojnë Maqedoninë,
13 Qershor 2014, 16:11
vendasit janë duke u bërë pakicëAutoritetet maqedonase janë vënë në alarm, pas publikimit të të dhënave të fundit të lidshmërisë nga Këshilli Shtetërorë për Statistika. Gjatë vitit 2013 lindja nga etniteti maqedonas ka rënë nën 50 përqind.
-
Kolumbiani: 1 mln € të kokainës
13 Qershor 2014, 15:30
nga Tirana me bankë në SpanjëKolumbiani i arrestuar disa ditë më parë në Rinas pranon përfshirjen në trafikun e kokainës të bllokuar në Mal të Zi. 200 mijë euro ishte shpërblimi që rrjeti i drogës i kishte premtuar kolumbianit për ngarkesën e lëndës narkotike që do të priste në Shqipëri. Faktet janë rrëfyer nga kolumbiani gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore.
VIDEO -
“Divjaka”, krimet e Rënda lënë
13 Qershor 2014, 15:00
në burg paketuesin e drogësKrimet e Rënda lënë në burg Aurel Pupen, një nga dy paketuesit e drogës që do trafikohej me avion nga Plazhi i Divjakës për në Leçe në Itali. Pupe u arrestua më 27 Maj dhe në seancën e të premtes ka kërkuar ndryshimin e masës së arrestit.
VIDEO -
Dënim 110 vjet burg autorëve të
13 Qershor 2014, 15:17
vrasjes së shefit të Krimeve SkuraGjykata e Krimeve të Rënda jep 110 vite burg për tre të akuzuarit për vrasjen e shefit të krimeve të komisariatit të Matit, Musa Skura. Gjykata caktoi burg përjetë për Fitim Allën i akuzuar si autori kryesor i ngjarjes; 6 vjet për Vilson Milkurtin dhe 4 vite për Edison Lleshin. Asnjë koment nuk pati nga familjarët Skurës, ndërsa të irrituar familjarët e tre djemve të dënuar kërkojnë rizhvarrim të viktimës pasi sipas tyre janë manipuluar provat.
VIDEO -
Basha uron besimtarët nga
13 Qershor 2014, 14:46
Kisha e "Shna Ndout" në LaçI drejtohen kodrës mbi qytetin e Laçit, duke besuar në mrekullitë e kishës së Shna Ndout. Janë me mijëra peligrinë nga çdo besim fetar, qytet apo krahinë, të cilët luten për më shumë mbarësi.
VIDEO -
Mbi 1 ton marijuanë me skaf
13 Qershor 2014, 13:39
Shqipëri-Itali, ja video e kapjesNjë motoskaf i fuqishëm që transportonte 1 ton e 80 kilogramë marijuanë është bllokuar në brigjet puljeze. Sasia e drogës së sekuestruar e trafikuar në Itali kap një vlerë prej 1 milionë euro.Policia ka arrestuar dy personat që ndodheshin në motoskaf, një shqiptar 25-vjeçar dhe një italian 45-vjeçar nga Manfredone
VIDEO -
Ksamil, shembet me tritol
13 Qershor 2014, 13:32
godina 4 katëshe, merr flakë pylliNjë objekt katër katësh në ishujt e Ksamilit është shembur me shpërthim të telekomanduar mesditën e sotme. Godina që shërbente si hotel ishte ndërtuar në breg të detit, ndërsa pronarët nuk posedonin asnjë leje ndërtimi apo dokument pronësie.
-
Gjykata e Lartë, Kuvendi "s'pëlqeu"
13 Qershor 2014, 13:22
Malajn, Nishani çel vendin boshPresidenti i Republikës njoftoi të premten vijimin e procedurave ligjore për plotësimin e vendit vakant në trupën e Gjykatës së Lartë, pasi Kuvendi nuk dha pëlqimin për emërimin e Alaudin Malajt në këtë post.
-
Pagoi për vrasjen e Bares, Karçini
13 Qershor 2014, 12:53
mbetet në burg, zgjaten hetimetGjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën e Ilir Karçinit për zëvendesimin e masës së sigurisë së “arrestit me burg”. Biznesmeni fierak i hidrokarbureve akuzohet për krijimin e kushteve për realizimin e vrasjes së rivalit të tij në biznes, Piro Bare.
VIDEO -
Greqi, rrihet barbarisht shqiptari
13 Qershor 2014, 11:57
dyshohet se i kanë marrë 4000 EuroGjendet i rrahur barbarisht në tokën greke shtetasi shqiptar Erjon Çaushaj nga Fieri. 38-vjeçari është gjetur nga policia greke në fshatin Kallpaq pranë Janinës. Dyshohet se është grabitur. (Foto/ Shqiptari, Erjon Çaushaj)
VIDEO -
Acetoni në laboratorin e drogës
13 Qershor 2014, 10:40
Pranga dhe kimistes që "përziente"Laboratori i drogës që ishte në Fushë Kuqe në shtëpinë e Gëzim Çelës dhe të babit të tij, Xhemalit drejtohej nga një kimiste. Burime nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur se, e shoqëruar në polici, si koka e rafinimit është kimistja, Valentina Tufina.
-
Zbulohen dy laboratorë droge
13 Qershor 2014, 10:00
kapen 75 kg kokainë e heroinëDy laboratorë droge, një në Fushë Kuqe dhe tjetri Prishtinë janë bllokuar nga policia, ndërsa janë sekuestruar 75 kilogramë kokainë dhe heroinë, si dhe më shumë se 100 kilogramë kanabis sativa.
VIDEO -
Mirditë, burri vret me çifte gruan
13 Qershor 2014, 09:46
e plagos mbesën...por pa dashje!Mëngjesin e kësaj të premteje 40-vjeçarja Prena Marku ka gjetur vdekjen, ndërsa mbesa e saj 18-vjeçare Rezarta Marku është plagosur… dhe kjo nga pakujdesia e bashkëshortit të 40-vjeçares. Teksa pastronte armën e gjahut plumbi i ka marrë jetën gruas dhe ka plagosur mbesën, çka nuk është përballuar dot prej tij. 52-vjeçari Ndue Bisaku pas kësaj ngjarjeje tragjike ka tentuar të vrasë veten me thikë.
VIDEO -
Shoqërohet për grabitjen e Fushë
13 Qershor 2014, 09:27
Krujës...dhe kapet "mat" për 1 tjetëPolicia e Durrësit shoqëroi në komisariat 6 persona, njëri prej të cilëve rezultoi të ishte autor i grabitjes së një tjetër pike skrapi në Laç të ndodhur më datë 16 Maj 2014. U arrestua Dritan Pula 39 vjeç.
-
Laç, kreu i PD merr pjesë në
13 Qershor 2014, 02:52
pelegrinazh, tek kisha e Shna NdoutKreu i partisë demokratike Lulzim Basha, merr pjesë në pelegrinazhin e mbajtur te Kisha e Shna Ndout në qytetin e Laçit. Basha se bashku me deputetet Aldo Bumçi dhe Mhill Fufi, janë ngjitur duke përshkuar në këmbë kodrën ku ndodhet kisha.
-
VIDEOLAJM/ ”Përleshje e
12 Qershor 2014, 20:34
dhunshme” mes femrash në TiranëNjë grup femrash që përleshën me njëra-tjetrën, duken në një video që po qarkullon në rrjetet sociale. Videoja ku femrat përleshen dhunshëm me njëra-tjetrën thuhet se është xhiruar në Tiranë.
VIDEO -
Teknologjia në bujqësi, Gaiani:
12 Qershor 2014, 19:32
Mundësitë i keni,ne do ju ndihmojmëItalia do të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të ndihmuar bujqësinë vendase në zhvillimin e sektorit përsa i përket rinovimit të teknologjisë dhe mekanikës bujqësore, si dhe tokave të përdorshme për të. Këtë deklaratë e dha ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani në takimin e tij me ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti, në konferencën kombëtare “Për një bujqësi konkurruese”.
VIDEO -
Prokuroria sekuestron në Gjadër
12 Qershor 2014, 17:44
avionin e diplomatit austriakProkuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar në Gjadër avionin e një diplomati austriak, pasi dyshon se do përdorej për trafik droge. Në lidhje me këtë ngjarje është marrë një pyetje diplomati të ambasadës austriake në Tiranë, dhe një inxhinier, i cili ka ndërtuar me pjesë avionin.
-
Ekstradohet nga Greqia 47-vjeçari
12 Qershor 2014, 16:21
i dënuar për favorizim prostitucioniNjë 47-vjeçar nga Fieri i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar dje nga Athina në Tiranë. Arrestimi dhe ekstradimi i Romeo Gjinit të dënuar për “Favorizim prostitucioni” u mundësua nga bashkëpunimi i Interpol Tirana me Interpol Athina.