Kronikë
-
Pas 32 ditëve të rënies së avionit të drogës në plazhin e Divjakës janë angazhuar plot 192 policë për ruajtjen e tij, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon ndihmën e Ushtrisë për lëvizjen nga plazhi të avionit në cilësinë e provës material drejt një baze ushtarake. Ende nuk ka një vendim se si do lëvizet avioni, ndërsa gjatësia e krahëve të tij që arrin në 10 metra e vështirëson heqjen e tij në rrugë tokësore.
VIDEO 12 Qershor 2014, 16:04
-
Operatorët turistikë: Ka informalitet
12 Qershor 2014, 15:54
Briseida Shehaj: Shlyeni detyrimetBiznesi informal, i paregjistruar në organet tatimore, po dëmton rëndë biznesin e ligjshëm që operon në zonat turistike. Ka qenë ky shqetësimi kryesor që kanë ngritur operatorët turistikë në Durrës. Drejtoresha e përgjithshme e Tatim-Taksave Briseida Shehaj, kërkoi bashkëpunimin e bizneseve në shlyerjen e detyrimeve.
VIDEO -
Fushë-Krujë, 4 persona grabisin me
12 Qershor 2014, 14:18
armë një firmë skrapi pa të lëndua4 persona të maskuar kanë grabitur një pikë të mbledhjes së skrapit në qytetin e Fushë-Krujës. Grabitësit nën kërcënimin e armëve çarmatosën rojet dhe morën një sasi parash.
-
Kolumbiani në Tiranë, ndërmjetës i
12 Qershor 2014, 14:13
pagesës për kokainën e Malit të ZiKolumbiani i arrestuar dy ditë më parë në Rinas, rezulton i dyshuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda si personi që do ndërmjetësonte pagesën e 250 kg kokainë të sekuestruar pak ditë më parë në Mal të Zi. Cesar Augusto Luiz Triana, ka thënë se në Shqipëri ndodhej për turizëm, ndërsa aktualisht po verifikohet periduha prej 23 ditë qëndrimi që ai ka bërë në Shqipëri e kryesisht duke qëndruan në periferi të Tiranës në një banesë me qira.
VIDEO -
Mirditë, banorët kundër ndërtimit të
12 Qershor 2014, 13:19
HEC, policia procedon 4 protestuesMIRDITE/ Banorët e Qafë-Mollës në Mirditë i rikthehen sërish protestave kundër ndërtimit të HEC-it në këtë fshat. Banorët nuk kanë lejuar punonjësit e firmës turke 'Ajenas Energy' të vijojnë punën e tyre, teksa shtojnë se nuk janë shpronësuar ende për tokën.
VIDEO -
Rumbold: Përmirësim sistemit të
12 Qershor 2014, 13:13
drejtësisë siç kërkojnë raportet e KEPërfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Shqipëri Clive Rumbold, duke vënë theksin tek sistemi i drejtësisë, tha se BE i kushton një rëndësi të veçantë gjyqësorit dhe se është e gatshme të ofrojë mbështetjen për përmirësimin e këtij sistemi.
VIDEO -
Fier, përmbarimi kërkon t'i nxjerrë
12 Qershor 2014, 11:14
nga banesa, familjarët: Vetëdigjemi!Dy familje në lagjen 15 Dhjetori në qytetin e Fierit janë përplasur me përmbarimin, i cili ka tentuar ti nxjerrë nga banesa. Familja e Eduart dhe Albert Shehaj, deklarojnë se do të vetëdigjen nëse i nxjerrin nga banesa.
VIDEO -
Tramvaji, eksperti: S'ka kuptim
12 Qershor 2014, 11:31
do kushtojë sa Rruga e KombitINTERVISTE/ Pas bërjes publike të kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha të projektit të tramit të linjës Kombinat-Kinostudio, gazeta Shekulli, ka marrë në intervistë ekspertin për çështjen e transportit publik, Sabedin Çeliku, i cili është shprehur se ky projekt është i paarsyeshëm për Shqipërinë, duke shtuar se 9 km tramvaj do t’i kushtojnë vendit 120-155 milionë euro.
-
Vila e baronit të drogës Gëzim
12 Qershor 2014, 19:10
Çela...edhe laborator kokaine!!!Gëzim Çela, ish-shefi i policisë i cilësuar nga mediat italiane si “baroni i drogës” e kishte shndërruar vila në zonën e Fushë-Kuqes në Mamurras, në një laborator kokaine, pamjet e të cilit i siguron "A1 Report". Gjithcka u zbulua pas arrestimit të një korrieri në Morinë me 7 kg kokainë nga Kosova drejt Shqipërisë. Jane sekuestruar edhe 18 kg heroine dhe 100 kg hashash, armet dhe nje BMW te blinduara. Nё Kosovё ёshtё sekuestruar njё sasi prej rreth 50 kg kokaina, njё laborator pёr përpunimin e prodhimin e lёndёs narkotike dhe janё arrestuar 3 shtetas.
VIDEO /FOTO
Gezim Cela u kap ne Rinas ne Shtator te 2012-es -
Hakmerret ndaj ish-partnerit duke i
12 Qershor 2014, 10:35
vënë eksploziv, pranga 2 personaveSARANDE/ Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona, pasi janë të dyshuar se kanë vendosur eksploziv në një makinë. Në pranga kanë përfunduar Gëzime L. 22 vjeç dhe Denis Shemi.
-
Frroku-prokurorit: S'më implikoni
12 Qershor 2014, 10:12
dot në vrasjen e komisarit LamajDuke replikuar me prokurorin Anton Martini, Arben Frroku i cili është personi i dyshuar për vrasjen e kryepolicit të Kombinatit Dritan Lamaj deklaron se edhe 5 mijë dëshmitarë të sjellë prokuroria nuk e implikojnë dot me vrasjen e Lamajt. Në seancë ka dëshmuar dhe ish-shefi i Krimeve të Kombinatit, i kërcënuar me mesazh pak orë pas vrasjes së Lamajt një vit më parë dhe thotë se është drejtësia që duhet ta zgjidhë.
VIDEO
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com) -
Kapen 22 klandestinë e 3 shqiptarë
12 Qershor 2014, 10:14
merrnin 2 mijë euro për kalim kufiriVLORE/ Policia e Vlorës ka vënë në pranga 22 klandestinë, në dy operacione antitrafik, si dhe janë vënë në pranga 3 shtetasit shqiptarë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.
-
Skandal tek policia, efektivët
12 Qershor 2014, 10:00
vjedhin provat e sekuestruaraSkandal në vjedhjen e provave materiale dhe sendeve personale në ambientet e komisariateve në Tiranë. Motorë, automjete, portofolë me para e deri tek armët e zjarrit të sekuestruara si prova materiale, janë zhdukur nga ambientet e komisariateve të kryeqytetit, duke bërë që vetë komisariatet të kthehen në “vatra” krimi. Zhduket motori nga rajoni 6, gjykata ia ktheu të zotit...SHKB e Prokuroria nisin hetimet.
-
Ndryshime në polici, ja
12 Qershor 2014, 01:39
emrat e rinj në TiranëBëhen publike emërimet e para të bëra në bazë të strukturës së re të Policisë së Shtetit që ka hyrë në fuqi dy ditë më parë në 10 qershor.
-
Kolumbiani në Tiranë, dyshimi
12 Qershor 2014, 09:20
se erdhi për lekët e kokainësKa rënë në pranga në Rinas, kolumbiani i cili dyshohet se, është i lidhur me trafikimin e 250 kilogramëve kokainë, e kapur pak ditë më parë në Malin e Zi. Edhe në Shqipëri në magazinat e firmës "Rrapo" u ushtruan kontrolle dhe hetime, por policia dhe doganat nuk gjetën ndonjë gjë që mund të lidhte këtë biznes me tragikun e drogës.
-
Plaçkitet shtëpia e ish drejtorit të
12 Qershor 2014, 09:19
Arsimit Burrel, e dyta në 2 muajPlaçkitet për herë të dytë shtëpia e ish-drejtorit të Arsimit në Burrel, Gani Ahmeti.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa në banesë nuk kishte asnjë pjestarë të familjes. Shtëpia e ish-drejtorit të Arsimit është grabitur edhe dy muaj më parë.
-
Tepelenë, digjen rreth 11 900 fidanë
12 Qershor 2014, 08:30
kanabis në zona të thella të fshatraveRreth 11 mijë e 900 fidanë kanabis Sativa janë asgjësuar në fshatin Progonat të komunës së Kurveleshit.Operacioni i koduar “Drimua” angazhoi mbi 100 forca të policisë , të nisur nga Policia e Shtetit prej një muaji në të gjithë vendin.
VIDEO -
Itali, masakroi për vdekje 3 vajzat
11 Qershor 2014, 23:59
Edlira tenton vetëvrasjen në qeliEdlira Dobrushi, 37-vjeçarja nga Shqipëria, ka tentuar të mbysë veten në qelinë ku dhe vuante dënimin. Shtetasja shqiptare u shpëtua nga roja i sigurisë së burgut pasi kishte vënë re diçka të çuditshme në qelinë e saj.
VIDEO -
Arrestohet polici, i kërkoi 500 mijë
11 Qershor 2014, 23:05
lekë qytetarit, në këmbim të gjobësSHKODER/ Njësia Task-Forcë e Prokurorisë së Shkodrës, në bashkëpunim me SHKB-në kanë arrestuar në flagrancë sot në mbrëmje, pas nje hetimi disa-ditor një oficer të Policisë gjyqësore pranë Sektorit te Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Shkodër, i akuzuar për korrupsion pasiv.
-
Territorialja, banorët e Memaliajit
11 Qershor 2014, 22:46
protestojnë: Jo pjesë e TepelenësBanorët e Memaliajit duket se nuk e kanë pritur mirë ndarjen e re administrative që parashikohet në reformën territoriale. Ata kanë protestuar kundër kësaj ndarjeje, e cila e bashkon Memaliajin me Tepelenën.