Kronikë
-
Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga Policia e Kurbinit ditën e sotme gjatë aksionit të koduar "Parandalimi". Një person që qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri është lokalizuar dhe ndjekur nga blutë, pasi më parë ishte konfliktuar me dike tjetër. 21-vjeçari i dyshuar se do kryente një krim, ka braktisur mjetin dhe u largua me shpejtësi
3 Dhjetor 2024, 15:42 -
Lezhë/ U vetëplagos në këmbë me armë zjarri, policia arreston 45-vjeçarin! Fshehu armën pa leje në lokalin e tij për të penguar zbulimin e së vërtetës
3 Dhjetor 2024, 15:34Një 45-vjeçar nga fshati Rraboshtë, Lezhë, u paraqit në spital pas vetëplagosjes aksidentale me armë zjarri në këmbë. Hetimet zbuluan se Mond Gjoka posedonte armën pa leje dhe e fshehu atë në lokalin e tij, për të penguar zbulimin e ngjarjes. Policia ka arrestuar 45-vjeçarin, ndërsa ai vazhdon të trajtohet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-
-
Itali, 8 të arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, me vlerë 1 mln euro xhiro mujore! Në Shqipëri ishte qendra, ku transferoheshin dhe fitimet, në Bari bazat logjistike (VIDEO)
3 Dhjetor 2024, 14:43Prokuroria e Antimafias në Itali shkatërroi një grup të trafikut ndërkombëtar të kokainës e marijuanës nga Shqipëria, Spanja dhe vende të Evropës Veriore për në Itali. 15 janë në hetim, 8 të arrestuar, mes tyre 4 janë shqiptarë.
-
Shmangën 54 mln lekë taksa, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq firmën ‘Benet Holding’ dhe administratoren
3 Dhjetor 2024, 14:40Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen Genta Përleka, dhe subjektin ‘Benet Holding shpk. Organi i akuzës zbardh skemën
-
Vodhi 4 lokale në Durrës, arrestohet 22 vjeçari
3 Dhjetor 2024, 14:11Një 22 vjeçar nga Durrësi është vendosur në pranga pasi kishte kryer vjedhje në katër lokale në qytetin bregdetar
-
Përdori foto falso të një fëmije të sëmurë për të marrë para në Instagram, arrestohet 55 vjeçari, grumbulloi 1 milion lekë të reja duke mashtruar 117 persona
3 Dhjetor 2024, 13:11Artur Karati mësohet se ai kishte arritur të mblidhte 1 mln leke të rejaa. 117 transaksione bankare janë kryer nga qytetarë, të cilët janë mashtruar nga profili fals në Instagram.
-
Kryebashkiaku i Devollit 2 orë në SPAK, i komunikohet përfundimi i hetimeve, Duro: Do qëndroj në detyrë! Akuzohet se licencoi karburantin ndërtim pa leje
3 Dhjetor 2024, 12:40Kryebashkiaku socialist i Devollit akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje.
-
Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin dhe del nga rruga
3 Dhjetor 2024, 12:39Një aksident është shënuar sot në aksin rrugor Fier- Lushnjë, pranë vendit të quajtur Vajkan
-
Ndahet nga jeta politikani dhe aktivisti Arben Tafaj, u rrëzua nga lartësia në banesën e tij në Dajt, Veliaj: Humbje e madhe
3 Dhjetor 2024, 10:46Ish kandidati i pavarur i Bashkisë Tiranë Arben Tafaj, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Lajmin për humbjen e tij e njoftoi mjeku Ilir Alimehmeti, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale shpreh ngushëllime për familjen Tafaj.
-
Shkodër, motër e vëlla i vunë tritol biznesmenit në derën e banesës dhe tek agjencia funerale, në kërkim 35-vjeçari, arrestohet e motra! Zbardhet motivi: Donin t'i merrnin para (EMRI)
3 Dhjetor 2024, 10:38Prokuroria e Shkodrës thotë se motër e vëlla nuk kanë vepruar të vetëm për vendosjen e lëndës plasëse në dy raste në pronat e Ardian Fierzës, një rast në biznesin e tij agjenci funerale në gusht të këtij viti dhe rasti tjetër në nëntor të po këtij viti në banesën e tij.
-
Tiranë/ Organizonin lojëra fati dhe baste sportive, 4 të arrestuar, një 21 vjeçar në hetim
3 Dhjetor 2024, 10:29Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 persona të cilët merreshin aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për vendosjen e baste sportive online, në zona të ndryshme të kryeqytetit.
-
Merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara, Apeli i GJKKO shton dënimet për 7 persona
3 Dhjetor 2024, 09:32Apeli i GJKKO ka shtuar dënimet për 7 persona përkatësisht zyrtarë, policë dhe sekserë të cilët merrnin ryshfet për të liruar patentat e pezulluara.
-
Vrau Alfred Dedjan, dëshmia e autorit: E qëllova me armë sapo u ul, më ofendonte! Tregon ku hodhi pistoletën
3 Dhjetor 2024, 09:07Julian Gjoshi, autori i dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndroq pretendoi para hetuesve se 50-vjeçari e ofendonte vazhdimisht dhe për këtë arsye sa u ul në tavolinë e vrau. 27-vjeçari ishte fshehur në një hotel në Shkallnur, ndërsa i tha policisë se armën e krimit e hodhi në shkurre afër lokal “Kështjella” ku ndodhi vrasja, por pistoleta ende nuk është gjetur.
-
Policia ‘blindon’ Lezhën, kontrolle për mjetet me xhama të zinj e ato të blinduara! Në një javë rreth 860 gjoba
3 Dhjetor 2024, 08:54Kontrolleve ndaj mjeteve të blinduara dhe atyre që përdorin xhama te zinj, tashmë u janë shtuar edhe monitorimi i trafikut dhe parkingjet e gabuara që ishin kthyer në shqetësim për qytetarët.
-
Pukë/ Punëtori i vë aksidentalisht flakën servisit duke salduar! Digjet automjeti, plagoset edhe vetë
2 Dhjetor 2024, 19:51Ngjarja mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, në ambientet e një servisi në qytet. Punëtori ishte duke salduar një makinë “Skoda”, kur u krijua vatra e zjarrit. Nisin hetimet
-
Kërkesa e Dumanit për rikandidim të prokurorëve, avokati Petraj në Report Tv: Legjitime, kanë pasur kërcënime! Bala: Politika do të pengojë punën e SPAK
2 Dhjetor 2024, 18:10Kërkesa e kreut të SPAK Altin Dumani që prokurorëve t'u jepet mundësia të rikandiojnë pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, për avokatin Edmond Petraj është legjtime. Avokati Edmond Petraj, u shpreh se disa dosje që prokurorët kanë në duar kërkojnë më tepër kohë.
-
Vrasja e Alfred Dedjas, SPAK përgënjeshtron Berishën për të dytën herë në 24 orë: Viktima s’është i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës më 2020
2 Dhjetor 2024, 18:06Kreu i PD, i akuzuar për dosjen “Partizani”, teksa pranoi se gënjeu për deklaratën e djeshme për prokurorin Ols Dado, që e lidhi me përgjimet Hajri-Çyrbja në SKY ECC, shtoi se i vrari Dedja ishte dëshmitari i vetëm i ngjarjes së vitit 2020 dhe se u vra për të mbyllur atë aferë
-
Atentati në Ndroq, vetëdorëzohet autori i vrasjes së Alfred Dedjas, 26-vjeçari u shoqërua nga familjarët dhe avokati në policinë e Tiranës
2 Dhjetor 2024, 17:40Policia e Tiranës njofton se autori i dyshuar për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 1 dhjetor 2024 në Ndroq, Julian Gjoshi, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 50-vjeçar Alfred Dedja, është vetëdorëzuar. Sipas burimeve të gazetarit Sokol Dema, autori u lokalizua nga policia përmes neogciatave me të afërmit, por pak para ndërhyjes për arrestimin e tij, u paraqit në policinë e Tiranës me vullnet të lirë.
-
Grupet kriminale shqiptare në Ekuador dhe Britani, Dumani: Kemi marrëveshje dhe skuadra të përbashkëta! Hetimet po japin fryte
2 Dhjetor 2024, 17:04Dumani i bëri këto deklarime teksa mori pjesë në punimet që mbajti në Tiranë një delegacion i Këshillit të Evropës. Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme u përball me skepticizmin e një deputeti britanik mbi krimin shqiptar. Dumani tha se SPAK ka krijuar 32 skuadra hetimore me të huajt, nga të cilat 25 janë ende aktive, për të hetuar krimin e organizuar ku shqiptarët veprojnë në rrjete ndërkombëtare.