Kultura
-
Mbesa e Qazim Mulletit, Besforta Mulleti tha se vepra 'Prefekti' denigron figurën e tij, duke kërkuar një rishkrim të veprës teksa theksoi se ata janë gati të kontribuojnë me informacione. Sipas saj, Qazim Mulleti ka qenë një njeri mjaft i arsimuar për kohën e që fliste disa gjuhë të huaja, duke shtuar se ata po shohin edhe kuadrin ligjor për të penguar shfaqjen e kësaj vepre.
2 Dhjetor 2021, 12:35 -
Rikthimi i 'Prefektit'/ Mbesa e Qazim Mulletit: Të tallet mbiemri ynë është e tepërt, ne ende vuajmë! Artistët kanë detyrë të edukojnë
2 Dhjetor 2021, 09:52Pas rileximit në skenën e Teatrit Kombëtar të veprës “Prefekti”, ka reaguar dhe mbesa e Qazim Mulletit, ish-prefekt dhe ish-kryebashkiak i Tiranës, i cili ironizohet te vepra e Besim Levonjës, i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit.
-
Rikthimi i 'Prefektit' ndez 'gjakrat'! Shoqata 'Tirona Intellectum': Turp! Aktori Arben Derhemi: Ore 'intelektuhalë', se kuptoj pse jeni ofenduar ju?
1 Dhjetor 2021, 12:36Leximi në Teatrin Kombëtar të veprës “Prefekti” të Besim Levonjës, i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit, ngjalli një sërë kritikash. Sipas kritikëve në vepër ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit, ish-kryebashkiak dhe ish-prefekt i Tiranës në vitit e Mbretërisë.
-
Tiranë/ Pas dy vitesh pandemi, të rinjtë festojnë nën ritmin e muzikës Natën e Bardhë (VIDEO)
30 Nëntor 2021, 22:21Pas dy vitesh, mbrëmjen e sotme në Tiranë është organizuar Nata e Bardhë, tashmë e kthyer në një traditë në vendin tonë. Kryeqyteti shqiptar ka mbledhur sot të rinjtë të cilët nën ritmin e muzikës po festojnë një mbrëmje magjike.
-
Ndahet nga jeta Sotiraq Xega, një prej piktorëve më të mirë të peizazhit
30 Nëntor 2021, 10:14Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare piktori i njohur korçar Sotiraq Xega. Padyshim një prej piktorëve më të mirë të peizazhit. Sotiraq Xega ka me shume se 35 ekspozita vetjake, pjesa më e madhe e punimeve të tij janë në gjininë e peizazhit.
-
SPECIALE/ Peneli magjik i Ismail Lulanit, si ndikoi në çlirimin e kornizave të artit të realizmit socialist
29 Nëntor 2021, 22:54Piktori Helidon Haliti rrëfen sesi në historinë e pikturës shqiptare, Ismail Lulani vlerësohet si një kolorist ekspresiv i njollave me ngjyra potente, të ngrohta e plot dritë, që ndikoi në çlirimin prej konizave të artit të realizmit socialist së bashku me Danish Jukniun, Sali Shijakun, Skënder Kamberin dhe Edi Hilën.
-
Festa e Pavarësisë, inaugurohet kinemaja e re në Vlorë! Kapacitet prej 300 vendesh, dhuratë nga BE
29 Nëntor 2021, 15:35Është inauguruar në Ditën e Pavarësisë në Pallatin e Kulturës në Vlorë, kinemaja e re e qytetit bregdetar. Eventit nuk i munguan të ftuar, artistë dhe pjesëmarrës të pushtetit vendor, të cilët morën pjesë në promovimin e ambienteve të reja të sallës së Kinemasë, e financuar nga Bashkimi Europian.
-
Arkeologu francez rikthehet pas 51 vitesh në Apoloni, Pierre Cabanes: Mos i ndalni gërmimet
28 Nëntor 2021, 22:06Arkeologu francez Pierre Cabanes rikthehet në Apoloni, aty ku para 50 vjetësh drejtoi punimet për gërmimet arkeologjike. Profesori sot 91 vjeç, thotë se ende potenciali arkeologjik i Apolonisë nuk njihet dukë u bërë thirrje kolegëve shqiptarë të mos ndalin gërmimet dhe të vijojnë të zbulojnë pasuritë e Apolonisë.
-
Sir Noel Malcolm shpallet fitues i çmimit të parë për albanologët e huaj nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë
28 Nëntor 2021, 21:40Studiuesja e njohur italiane Lucia Nadin dhe David Hosaflook shpallen fitues të vendit të dytë të çmimit të albanologjisë që mban emrin "Trinia e Albanologjisë: Meyer-Pedersen-Jokli".
-
SPECIALE/ Në shtëpinë e Syrja dhe Eqrem Bej Vlorës, sekretet e muajve që sollën Pavarësinë
28 Nëntor 2021, 20:28Një vizitë në shtëpinë e dy personazheve që patën rol kyç në ngjarjet që i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë. Si ishin muajt në prag të 28 Nëntorit 1912 dhe ç'rol luajtën këtë ngjarje historike Syrja bej Vlora dhe i biri Eqrem Bej Vlora. Ervin Vlora, nipi i Eqrem Bej Vlorës, na pret ne shtëpinë e gjyshit të tij dhe na tregon shume thesare nga historia kombëtare por edhe ajo e familjes se tij.
-
Qytetet e vogla të Shqipërisë: Atje ku fundjava është njësoj (monotone) si çdo ditë tjetër e javës
28 Nëntor 2021, 09:50Jeta kulturore bashkë me mundësitë që u ofrohen të rinjve në qytetet si Tirana, Shkodra apo Korça nuk kanë arritur dot të kapërcejnë pragun e qyteteve të vogla të rretheve, aty ku mungesa e një kinemaje, një librarie apo ndoshta dhe një teatri flasin për një realitet monoton të të rinjve.
-
Biznesi i vështirë i muzikës në Shqipëri, nga vijnë fitimet e artistëve
28 Nëntor 2021, 07:47Nëse doni të jetoni përmes muzikës, ju duhet ta trajtoni muzikën si një biznes; por duke kujtuar se muzika është art, së pari, produkti juaj do të ruajë vlerën e tij në planin afatgjatë. Në një treg të vogël si Shqipëria, burimet e fitimit nga muzika janë diversifikuar dhe informaliteti është (thuajse) histori e së shkuarës.
-
Çfarë është kultura?
28 Nëntor 2021, 04:14Me termin kulturë kuptojmë zakonisht tiparet dhe dijet e një grupi të caktuar njerëzish, duke përfshirë gjuhën, fenë, kuzhinën, zakonet shoqërore, muzikën dhe artet. Qendra për Hulumtime të Avancuara mbi Përvetësimin e Gjuhëve, shkon një hap më tej, duke e përkufizuar kulturën si modelet e përbashkëta të sjelljeve dhe bashkëveprimit, si konstrukte njohëse dhe të të kuptuarit, që janë të mësuar nga socializimi.
-
Pasqyrë, moj pasqyrë…
27 Nëntor 2021, 18:44Hana është vetëm njëra prej personazheve të cilat duan të ndryshojnë stereotipet e njerkave shtriga, princeshave të fjetura që pranojnë fatin e tyre pa kushte, modeleve të bukurisë fizike deri në kufijtë e paimagjinueshmes. Ato risjellin, në një këndvështrim të ri, vajzat me fuqinë e mendimit, veprimit, vendimit, pavarësisë dhe koherencës, pa e bjerrë aspak magjinë e përrallës dhe elementët e saj fantastikë
-
110 vjet nga lindja e Migjenit, ekspozitë në Shkodër! 'Mollë e ndalueme', e hapur deri në fund të dhjetorit
27 Nëntor 2021, 15:43110-vjetori i lindjes së Migjenit, është përkujtuar në Muzeun Historik të Shkodrës, me ekspozitën “Mollë e Ndalueme”. Qytetarët do të mund të njihen me veprat e tij deri në fund të muajit dhjetor.
-
Kuvendi i Albanologjisë/ Albanologia Lucia Nadin zbulon rrënjët e lidhjes së Shqipërisë me Republikën e Venedikut në Mesjetë
27 Nëntor 2021, 07:32Lucia Nadin, albanologe veneciane prej më shumë se dy dekadash po punon në kërkim të historisë mesjetare të arbëreshëve. E lidhur ngushtë me Shqipërinë dhe albanologët e saj, ajo ka kaluar një periudhë të gjatë mësimdhënieje dhe pune kërkimore në vendin tonë.
-
Kuvendi Albanologjisë/ Ilirologu i shquar francez Pierre Cabanes përforcon tezën e ekzistencës së një shteti të vetëm ilir
26 Nëntor 2021, 23:00Ilirologu i shquar francez Pierre Cabanes ka lidhje të ngushta me Shqipërinë dhe historinë e saj. Ai ka qenë pjesëmarrës në Kuvendin Ndërkombëtar të Albanologjisë në vitin 1972, ku u vendosën dhe u saktësuan teori dhe teza për origjinën e shqiptarëve e gjuhën e tyre.
-
Ismail Kadare nderohet me titullin ‘Kalorës i madh i urdhrit të Pleiadës’, i dorëzohet bashkëshortes Helena
26 Nëntor 2021, 15:32Shkrimtari i njohur Ismail Kadare u vlerësua me titullin “Kalorës i Madh i Urdhrit të Pleiadës, i Frankofonisë dhe i Dialogut midis Kulturave” nga Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë. Ky titull iu dorëzua bashkëshortes së tij, Helena Kadare e cila u shpreh e lumtur për këtë moment kaq të rëndësishëm.
-
Nis punimet Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike, Gjinushi: Arritja më e madhe
25 Nëntor 2021, 22:43Pas 50 vitesh, rreth 180 studiues janë mbledhur në Kuvendin Ndërkombëtar të Studiumeve Albanologjike të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës. Një aktivitet më përmasa të tilla është mbajtur për herë të fundit në vitin 1972.
-
Botohen veprat e Anton Harapit dhe Gjon Shllakut, 75 vjet pas martirizimit të priftërinjve franceskanë
25 Nëntor 2021, 15:2075 vite pasi u pushkatua nga komunistët ende nuk ka një varr për At Anton Harapin, prift katolik, filozof dhe publicist. Po kaq e dhimbshme është dhe historia e At Gjon Shllakut, por ajo çka duan më së shumti franceskanët e ditëve të sotme është që të lexohet pa paragjykime vepra që ata kanë lënë në letërsi dhe histori.
