Kultura
-
Për herë të parë pas karantinës për shkak të Covid 19, artistët do të luajnë një shfaqje teatrore përballë spektatorëve. Shfaqja “Testamenti i ri” më regji të Gëzim Kamës do të prezantohet në Teatrin “Kame” në Ibë ditën e premte.
2 Korrik 2020, 14:35 -
Restaurohen shtëpitë muzeale në Berat, zbulohen mbishkrime të hershme e ornamente të veçanta (VIDEO)
1 Korrik 2020, 19:20Dy shtëpi, monument kulture të kategorisë së parë po restaurohen në Berat, ndërsa në projekt janë edhe disa objekte të tjera. Puna e restauratorëve ka nxjerrë në dritë mbishkrime të hershme
-
Shuhet muzikologu Ferid Bala!
1 Korrik 2020, 16:31Themeluesi i degës së Kantos në Shkodër është shuar në moshën 86-vjeçare. Muzikologu ka zbuluar disa talente, si Valdete Hoxha, Agim Hushi, Violeta Gashi, Myfarete Laze edhe është autor i disa librave
-
Nis dixhitalizimi, librat fizikë të paaksesueshëm nga lexuesit në Bibliotekë, Piro Misha: S’ka zgjidhje! (VIDEO)
1 Korrik 2020, 15:42Biblioteka Kombëtare në këtë 100-vjetor të saj ka nisur dixhitalizimin e veprave. Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe drejtori i këtij institucioni Piro Misha flasin për prioritetet, ndërsa shprehen se nuk kanë asnjë zgjidhje për lexuesit e thjeshtë, që deri para dy vitesh kishin mundësinë, që të merrnin libra për të lexuar nga ky institucion
-
Tre muaj pas dëmtimit nis puna për restaurimin e kolonave të monumentit të Nimfeut në Apoloni
30 Qershor 2020, 17:59Tre muaj pas dëmtimit të parkut Arkeologjik të Apolonisë ka nisur puna për restaurimin e kolonave. Drejtoresha Ornela Dyrmishaj tha se janë marrë masat që akte të tilla vandale të mos përsëriten më, por nga ana tjetër ngjarja është e veshur me mister, pasi ende nuk janë zbuluar autorët.
-
Gjovalin Lazrit i akordohet titulli “Mjeshtër i madh”, i biri: Kontribuoi që të çonte artin shqiptar përpara!
30 Qershor 2020, 16:26Artisti dhe pedagogu Gjovalin Lazri u vlerësua me titullin “Mjeshtër i madh” në moshën 84-vjeçare. I biri i tij, Gjergj Lazri, rrëfehet për kontributin e të atit, si pedagog dhe drejtues në Liceun “Jordan Misja”. Sipas tij, artistët që kanë punuar në zhvillimin e artit dhe kulturës në vend, duhet t’u njihet kontributi
-
Drejtori i TKES, Kiço Londo: Ne jemi të gatshëm për shfaqje, presim lejen e ministrisë!
30 Qershor 2020, 16:13Pas katër muajsh mbyllje për shkak të Covid 19, artistët e Teatrit Eksperimental "Kujtim Spahivogli" janë gati për t'iu rikthyer skenës. Drejtori i Teatrit, Kiço Londo, rrëfen përgatitjet për punën e bërë për të dhënë shfaqje në ambiente të hapura.
-
A do të organizohen karnavalet këtë vit? Bashkia Korçë ka marrë masa të reja për aktivitetin
30 Qershor 2020, 11:31Karnavalet janë një ndër aktvitet më të bukura që organizohen çdo vit në Korçë. Në një intervsitë për ‘Rreze Dielli’ Larisa Katundi, drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun në Korcë tregoi se si do të realizohen karnavalet këtë vit.
-
Eksperti e konfirmon për Report Tv: Pema e Piperit në qendër të Sarandës e mbjellë nga Naim Frashëri 145 vite më parë...(e harruar nga autoritetet)
29 Qershor 2020, 19:50Pema e madhe e piperit në zemër të Sarandës është mbjellë nga dora e Naim Frashërit ...dhe këto nuk janë vetëm disa rreshta në librin e të ndjerit Moikom Zeqo. Banorët e thonë mes njëri- tjetrit si në formë gojëdhëne, por ajo është një fakt, të cilin e pohon edhe eksperti Jashar Bello, përgjegjës i Gjelbërimit në Bashki.
-
Lamtumirë “legjendës” së valleve shqiptare, Besim Zekthit!
29 Qershor 2020, 16:54Mjeshtri i valleve popullore shqiptare Besim Zekthi është përcjell në moshën 84-vjeçare për në banesën e fundit. Në homazhet që u mbajtën në Muzeun Historik Kombëtar, miqtë edhe kolegët kujtojnë kontributin e madh, që ka dhënë dha jetë brenda edhe jashtë vendit.
-
Akademia e Shkencave zgjerohet me 12 anëtarë të rinj
29 Qershor 2020, 16:48Akademia e Shkencave zgjerohet me 12 anëtarë të rinj. Pas mbledhjes dhe votimit të Asamblesë anëtarët e pranuar janë akademikë, akademikë të asociuar edhe të jashtëm.
-
REPORTAZH/ Bie pluhuri i 'harresës' në shtëpinë e at Gjergj Fishtës
28 Qershor 2020, 17:48Në Fishtë të Lezhës ka nisur restaurimi i shtëpisë së At Gjergj Fishtës. Pas dekadash përpjekje, punimet që po realizohen me donacion të Ministrisë së Kulturës, pritet të përfundojnë brenda afatit. Kjo pritet të rrisë edhe numrin e turistëve në këtë zonë. Ndjekim reportazhin nga gazetari Elvis Hila.
-
Video-festival online, fëmijët-instrumentistë: Ëndrra jonë të bëhemi muzikantë!
27 Qershor 2020, 15:46Violinisti Ergi Papadhimitri edhe pas karantinës ka vazhduar, që të angazhojë fëmijët-artistë në mbarë trevat shqipfolëse në një videofestival. Fëmijët së bashku me Papadhimitrin rrëfejnë dëshirat e tyre për të ardhmen.
-
Filmi shqiptar “Delegacioni” do të shfaqet në kinematë franceze
26 Qershor 2020, 16:34“Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit do të prezantohet në kinematë e Francës gjatë muajit korrik. Realizimi kinematografik me skenar të Artan Minarollit u vlerësua me “Çmimin e madh” në Festivalin e Filmit në Varshavë
-
20 milionë lekë humbje, Hervin Çuli kallëzim në prokurori për pajisjet e Teatrit Kombëtar!
26 Qershor 2020, 14:24Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli pas shembjes së fasadës së Teatrit Kombëtar bën kallëzim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për pajisjet dhe materialet që i mungojnë këtij institucioni. Nga inventarizimi i mbyllur në 29 maj 2020, Çuli rendit 20 milionë lekë humbje në rekuizitë, gardërobë dhe pajisje të tjera.
-
‘’S’më duhen titujt por paret’’, indinjohet shkrimtari Gaqo Bushaka për pensionin
26 Qershor 2020, 12:07Sot në ‘’Rreze Dielli’’ në rubrikën ‘’Nostalgji’’ ishte në një intervistë mjaft interesante shkrimtari Gaqo Bushaka , i cili tregoi jo vetëm për letërsinë dhe librat e tij por edhe shumë të pathëna për jetën e tij. Ndërsa shprehet se titujt dhe lëvdatat nuk i bëjnë më përshtypje por do të donte që të rishikonin pjesën e pensionit.
-
Studiuesi: Çamët s’kanë bashkëpunuar me fashistët, në Shqipëri erdhën 25 mijë në ’44!
25 Qershor 2020, 17:19Studiuesi Lorenc Agalliu boton monografinë “Çështja Çame gjatë Luftës së II Botërore”. Ai rrëfen të dhëna mbi numrin e çamëve, që erdhën në Shqipëri gjatë viteve ‘44, por edhe refuzimin që vijon të bëjë Greqia për t’i njohur edhe sot.
-
Pas karantinës, Dorina Selimaj e para artiste live në shesh, sopranoja: Jam ndierë e lumtur, si fëmijë!
25 Qershor 2020, 17:07Pas 4 muajsh në karantinë artistët i janë kthyer koncerteve live përballë publikut. Soprano Dorina Selimaj ishte e para që performoi live në Ditën Botërore të Muzikës, teksa rrëfen për “Report Tv” se kishte shumë emocione. Ajo gjithashtu ndan përjetimin e saj për skenën e rikonstruktuar të Teatrit të Operas dhe Baletit.
-
Projektligj për pakicat kombëtare, akademiku: S’ka më vend për minoritete të tjera!
24 Qershor 2020, 17:22Akademiku Beqir Meta e quan korrekte njohjen e gjuhës së pakicave, por në një intervistë për “ReportTv” ai analizon një tjetër projektvendimin e qeverisë. Atë për ngritjen e një komicioni ad-hoc, që të njohë një pakicë kombëtare. Sipas tij, në Shqipëri s’ka më vend për aplikime të tilla, pasi çështja e pakicave është e mbyllur.
-
SHBA-ja grant 800 mijë $ për kalatë e dëmtuara nga tërmeti, Kim: Kënaqësi të jem pjesë e ringritjes (FOTO)
23 Qershor 2020, 18:42Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim nënshkroi një grant prej pothuajse 800 mijë dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.