Kultura
-
Prej dy javësh është mbyllur konkursi për drejtor në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Deri më tani në garë për këtë post janë vetëm regjisorwt Jonida Beqo dhe Kicco Londo. Beqo ka drejtuar prej tre vitesh Teatrin e Metropolit. Ndërsa, Londo për katër vite ka qenë drejtor i këtij institucioni.
21 Dhjetor 2018, 14:36 -
Ngre siparin Festivali i Këngës, Ermal Meta këndon në shqip!
21 Dhjetor 2018, 13:32Festivali i Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar nisi mbrëmjen e djeshme. 22 artistët që janë në garë për çmimin e madh u ngjitën në skenë. Ermal Meta këndoi live në gjuhën shqipe. Ndërsa, për herë të parë u zbuluan edhe anëtarët e jurisë.
-
Kolona zanore të filmave shqiptarë në një koncert pianistik, kompozitori Thoma Simaku sjell premierën “Moj e bukura more”
20 Dhjetor 2018, 16:03Koncerti i fundit i edicionit të gjashtë të Festivalit Ndërkombëtar të Pianodromit ishte vetëm me muzikë shqiptare. Tri kolona zanore të filmave të njohur shqiptarë, por edhe disa vepra të kompozitorëve Thoma Simaku dhe Aleksandër Peçit u luajtën për herë të parë për publikun.
-
Starton sot në mbrëmje preludi i festivalit 'Sanremo Giovani', sfida e 24-këngëtarëve të rinj garues
20 Dhjetor 2018, 12:20Më datë 20 dhe 21 dhjetor starton preludi i 69-të i festivalit të njohur muzikor në Itali, Sanremo Giovani, ku do të marrin pjesë 24 këngëtarë të rinj të cilët do të konkurojnë me njër-tjetrin dhe më pas dy fituesit e garës së spektaklit madhështor , do të kenë mundësinë të hyjnë direkt në garën e festivalit të shkurtit.
-
Galeria Fab/ Kristo Krisiko mahnit me projektin skulpturor dedikuar Bankës së Shqipërisë
20 Dhjetor 2018, 07:38-Ardian Isufi: Koleksioni që prezantohet në këtë ekspozitë përmbledh frymë lirie në çdo kohë. Daton në fund të viteve ’80-të e deri në të përditshmen tonë postmoderne
-
Ndahen çmimet e letërsisë 2017, vepra letrare më e mirë “Sonatë për gruan e një tjetri”
19 Dhjetor 2018, 21:38Ministria e Kulturës ndan çmimet për letërsinë e vitit 2017. Për veprën letrare më të mirë të vitit u vlerësua libri “Sonatë për gruan e një tjetri”i autorit Henrik Spiro Gjoka. Ndërsa, për veprën më të mirë të përkthyer u vlerësua Aida Bari me librin “Armëpushimi” i Primo Levit.
-
I ftuar special në Festivalin e RTSH, Ermal Meta: Në Shqipëri kthehem se kam rrënjët e mia, s'do hiqja dorë nga muzika për asnjë arsye
19 Dhjetor 2018, 17:25Kantautori me origjinë shqiptare Ermal Meta është i ftuar special në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar. Artisti rrëfen arsyet se përse çfarë e mban të lidhur me Shqipërinë. Ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve në natën e parë të festivalit, mbrëmjen e 20 dhjetorit.
-
Rrëfehen dy fituesit e konkursit muzikor, Tole dhe Qerimaj: Kompozitorë kemi pak, për t’u angazhuar në projekte nevojiten politika shtetërore
18 Dhjetor 2018, 17:37Pas 30 vitesh mungesë rikthehet konkursi mbarëkombëtar i krijimtarisë muzikore për vitin 2018. Në këtë konkurs u përzgjodhën dy fituesit, për opera Vasil Tole dhe për balet skenik Fatos Qerimaj. Artistët rrëfejnë rëndësinë e konkursit dhe punën që kanë bërë për të
-
Studiuesi Zef Paci sjell regjimin komunist në bardhezi, foto nga jeta e përditshme dhe politike
18 Dhjetor 2018, 17:31Studiuesi i artit Zef Paci prezantoi në Galerinë e fakultetit të Arteve të Bukura dy cikle me foto bardhezi të regjimit komunist. Në qendër të fotografive është jeta e përditshme edhe jeta politike asokohe. Sipas studiuesit, fotografitë pasqyrojnë realitetin, pa ekzaltime
-
Të vdesësh në skenë, Ermonela Jaho dhe kufijtë e magjisë
18 Dhjetor 2018, 07:35Ç’forcë, ç’botë, ç’poetikë dhe ngjyra, drithërime e vibrato mbart ai zëri yt që na pështjell, që na pushton dhe na çon në botra të tjera. Çfarë ndodh vallë në ato çaste që ti këndonÇ’forcë, ç’botë, ç’poetikë dhe ngjyra, drithërime e vibrato mbart ai zëri yt që na pështjell, që na pushton dhe na çon në botra të tjera. Çfarë ndodh vallë në ato çaste që ti këndon?
-
Ekspozita “Plein air” bën bashkë 13 piktorë, Sefedin Stafa: Galeria e Arteve është vendi ynë, Ministria e Kulturës të vërë dorë
17 Dhjetor 2018, 20:0713 piktorë kanë çelur në Muzeun Historik Kombëtar ekspozitën “Plein air”. Artistët kanë udhëtuar gjatë katër stinëve të vitit për të pikturuar bukuritë natyrore të vendit nga Veriu në Jug. Piktori Sefedin Stafa flet për mungesën e hapësirave ekspozuese, që kanë artistët shqiptarë.
-
Arkivi i Shtetit /Prezantohet laboratori i restaurimit, Bido: Prioritet, dokumentet e vjetra
17 Dhjetor 2018, 16:34Drejtori i Përgjithshëm i Arkivit të Shtetit, Ardit Bido, prezantoi sot laboratorin e ri qendror të restaurimit. Ai shprehet se dokumentet ruhen në hapësira që janë në gjendje katastrofike, prandaj paralelisht me laboratorin, po ndërtohen vendruajtjet e reja të arkivave në Shkozë
-
Shkrimtari sjell librin 'Shitja e Hënës', Zeqo: Diplomat false të deputetëve dhe profesorëve, realitet i trishtë shqiptar!
16 Dhjetor 2018, 17:10Shkrimtari Moikom Zeqo sjell për lexuesin librin “Shitja e Hënës” parabola shekujsh. Qëllimi i tij, është që të tregojë sesa e varfër shpirtërisht është bota e të pasurve, sepse pasuria nuk të shton vlerat shpirtërore. Ndërsa, shitblerjet më të rënda në realitetin shqiptar, për të, janë diplomat falëse të deputetëve në kuvend.
-
Në garë vetëm 3 artistë, shpallen dy fituesit e konkursit 'Krijimtaria muzikore 2018'
16 Dhjetor 2018, 16:55Mbyllet konkursi mbarëkombëtar i Krijimtarisë Muzikore për vitin 2018. Në garë morën pjesë vetëm tre artistë, të cilët garuan për zhanrin e operës edhe baletit. Kompozitorët Fatos Qerimaj dhe Vasil Tole shpallen fitues. Ndërsa, kompozitori i ri Jetmir Zaganjori u vlerësua me çmim inkurajues.
-
Kadare, Chronotope-ja që ka ngrirë tri minuta të një epoke
16 Dhjetor 2018, 16:16Libri i fundit i Kadaresë « Kur sunduesit grinden », na dëshmon përsëri se shkrimtari ynë i madh është i vetmi artist që arrin të identifikohet me kulmin e artit të shkruar në shqip, dhe, duke qenë kështu, tek ai, ose te vepra e tij, në mënyrë fare të natyrshme, identifikohemi të gjithë.
-
Teatri “Maskuar”, tragjedia që vjen nga lufta
16 Dhjetor 2018, 09:12Një dramë tragjike ku theksohet se bota e njeriut është vënë në dilema tronditëse e pa rrugdalje… Si e sjell në skenë regjisori Milto Kutali këtë çështje ende të pazgjidhur, për një nacionalitet që meriton të jetojë në paqe e qetësi shpirtërore…
-
Profil-Përkujtim/ Skënder Drini, 4 vjet pas ikjes, fjalë, ende, të pathëna për shkrimtarin
16 Dhjetor 2018, 09:04Ai erdhi si një zë i ri në letërsine shqiptare. I freskët dhe i veçantë. I ndryshëm nga të tjerët. Romanet dhe tregimet e tij ishin si një hapje e re, si një frymëmarrje ndryshe për ne, lexuesit. Ai me talentin e tij la gjurmë në letërsinë tonë të brishtë.
-
Histori-Etnografi/ Pal Shoshi, objektet e rralla që i dhuroi Muzeut Kombëtar më 1923
16 Dhjetor 2018, 08:56Dokumenti me të dhënat mbi objektet muzele. Nga gjeografia e vendeve ku ka banuar, mund të mendojmë se koburet i ka koleksionuar në Shkodër, ndërsa medaljen e Princ Vidit dhe dy objektet arkeologjike, në Durrës, këto të fundit, ndoshta të zbuluara gjatë punimeve ndërtimore të qytetarëve durrsakë…
-
Vosava Nelo, shpirt i ngarkuar dhe i frymëzuar nga “Muzgjet e Bostonit”
16 Dhjetor 2018, 08:48-Botohet libri i ri me poezi nga Shtëpia Botuese, ALBAS. Ja disa nga poezitë e Vojsava Nelos dhe vlerësimet për talentin dhe stilin e autores
-
Rilindasi/ Vangjel Zhapa, kontributi për shkollat shqipe në Shqipëri
16 Dhjetor 2018, 08:30-I mërguar jashtë truallit amëtar, Vangjel Zhapa, njeriu që u bë i fashmëm për rikthimin e Lojërave Olimpike ia dedikoi një pjesë të pasurisë së tij çeljes së shkollave shqipe.