Kultura
-
"Të gjithë e duan Agim Krajkën” bëri bashkë miqtë, familjarët edhe kolegët në ArTurbina. Në skenë u prezantuan këngët, vallet dhe muzika që kompozitori Krajka ka shkruar dhe orkestruar gjatë jetës së tij. Presidenti i vendit e dekoroi me titullin “Nderi i Kombit”.
8 Dhjetor 2018, 16:04 -
‘Bohemian Rhapsody’ dhe ‘The Queen’ shfaqen në ekranin e kinemasë dhe videoklip
8 Dhjetor 2018, 08:59Filmi i Brian Singer fokusohet në pesëmbëdhjetë vite, nga koha e lindjes së grupit e deri në fillim të viteve '70, në performancën e paharrueshme të 13 korrikut të vitit 1985 në Wembley.
-
Promovimi/ Haxhi Dalipi rikthehet përmes përjetimit të këngës labe
8 Dhjetor 2018, 08:06Libri i muzikologut të shquar, i njohur si dirigjent, kompozitor, pedagog, studiues, drejtues i ansambleve botohet pas vdekjes nga “Toena”.
-
Festivali i Këngës në RTSH, prezantohen 22 këngët pjesëmarrëse, tërhiqet Vikena Kamenica
7 Dhjetor 2018, 16:09Prezantohen paraprakisht 22 këngët e konkurrentëve në edicionin e 57-të Festivalit të Këngës në RadioTelevizionin Publik Shqiptar. Në tre net, që do të ngjiten në skenë të gjithë këngëtarët. Gjatë natës së dytë artistët do të performojnë, si në Eurosong. Ndërsa, këngëtarja Vikena Kamenica ka hequr dorë nga gara.
-
Për herë të parë 40 studentë të arteve skenike, pjesë e projektit rajonal Itali-Shqipëri & Mali i Zi
7 Dhjetor 2018, 16:01Në vendin tonë do të zhvillohet për herë të parë projekti rajonal Shqipëri-Mali i Zi edhe Itali për artet skenike. Menaxheri i projektit Pjetër Guralumi shprehet se bashkëpunimi synon që të jetë i hapur edhe cilësor. Ndërsa, vet studentët e quajnë këtë bashkëpunim një mundësi shumë të mirë.
-
Lahuta serbe në UNESCO, studiuesi nga Kosova: Prishtina s’ka status për në UNESCO, t’i japë pëlqimin Tiranës që të vazhdojë punën
7 Dhjetor 2018, 15:51Pas debateve që janë hapur për regjistrimin e Lahutës si pasuri serbe në UNESCO, reagon për “Report tv” studiuesi nga Kosova, Zymer Neziri. Ai shprehet se këtë dosje duhet ta dorëzonte Tirana, që para 6 vitesh. Por, Prishtina as pas mosanëtarësimit të saj në UNESCO, nuk i ka dhënë pëlqimin Tiranës, për ta bërë këtë gjë e vetme. Neziri, i cili është edhe një nga hartuesit e dosjes, i sugjeron qeverisë së Kosovës se nuk është vonë që ta bëjë këtë gjë as tani.
-
Shfaqja ‘Kreolët e Ballkanit’ në TKES, Petrovci: Evropa do të jetë një komb, për shkak të interesave ekonomike
7 Dhjetor 2018, 14:29Shfaqja “Kreolët e Ballkanit” me regji të Enver Petrovcit ngjitet këtë fundjavë në skenën e Teatrit Eksperimental Kujtim Spahivogli. Në qendër të veprës është dashuria, lumturia, hakmarrja, tradhtia, por edhe shpresa për një botë më të mirë.
-
Sekretet e artit mitik të Lahutës shqiptare në dosjen e UNESCO-s
7 Dhjetor 2018, 14:23- Nga dosja e përgatitur për t’u shpallur pasuri botërore “Epika e Kreshnikëve”. Lahuta që shoqëron eposin shqiptar drejt UNESCO-s mbart subjekte mitike të panteonit të lashtë iliro-shqiptar
-
Lahuta serbe në UNESCO/ Studiuesit: Mjaft me këtë dëshpërim, shteti shqiptar s’duhet të humbasë kohë
6 Dhjetor 2018, 18:53UNESCO pranon lahutën serbe (gusël), si pjesë të Trashëgimisë Jomatariale të Njerëzimit. Ky vendim u prit me reagime të ashpra nga shqiptarët. Por, studiuesit shprehen, se kjo gjë nuk është pengesë për regjistrimin e lahutës sonë në UNESCO. Ndërsa, dy ministritë e Kulturës dhe ato të Jashtme të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të ulen në tryezë për të gjetur zgjidhjen e kësaj çështjeje.
-
Lamtumirë Butrint?! Rritja e nivelit të detit rrezikon disa trashëgimi të UNESCO-s
6 Dhjetor 2018, 16:37Analiza e ‘Nature Research’ për skenarin në vitin 2100, rritja e nivelit të detit do të rrezikojë 10 vende të Trashëgimisë Botërore. Në këtë listë është edhe qyteti antik
-
Vonesa në UNESCO/ Si nisën debatet dhe keqkuptimet për futjen ne UNESCO të lahutës serbe
6 Dhjetor 2018, 07:40Shkak ka nisur një keqkuptim që ska pasur lidhje konkrete me çështjen, sikur me futjen më parë të lahutës serbe në UNESCO lahuta s’do të quhet shqiptare. Një postim në Facebook I studiuesit Jaho Brahaj në mënyrë metaforike është kuptuar sikur lahutën e morën serbët.
-
Debati/‘Lahuta gati për UNESCO, mungon lobimi nga 2 ministritë, e Kulturës dhe e Jashtme’
6 Dhjetor 2018, 07:35Flet akademiku Vasil Tole: Mos u merrni kujt i përket lahuta, serbët kanë guslën e tyre, ne kemi lahutën tonë. Çështja është pse ka ngecur puna për të regjistruar Eposin tonë me lahutën në UNESCO
-
Shfaqja/ 6 personazhe rrëfejnë historitë e tyre, Enver Hoxha, për herë të parë bën autokritik në Bunk’art 1
5 Dhjetor 2018, 16:36Një shfaqje me 6 personazhe real nga historia e Shqipërisë bëjnë një udhëtim në kohë në Bunk’art 1. Nëpërmjet teatrit imersiv, një ushtar italian, një major gjerman, një partizan, një mësuese dhe një sigurims shteti bashkëveprojnë me vizitorët.
-
DigitAlb prezanton filmin dokumentar ‘Lorik’
5 Dhjetor 2018, 14:16DigitAlb me bashkëpunimin e fondacionit “Lorik Cana 5”, në kuadër të kontributit për artin dhe kinematografinë, sjell pranë publikut në një mbrëmje private premierën e filmit dokumentar “Lorik”, i realizuar nga gazetari Andi Decka.
-
Paul Barton, pianisti që luan muzikë për elefantët
5 Dhjetor 2018, 11:45Pianisti anglez nga Yorkshire interpreton për elefantët muzikë klasike, kryevepra të Beethoven, Bach, Debussy, Ravel etj.
-
Lahuta, trashëgimi kulturore serbe? Ministria e Kulturës: UNESCO nuk ka marrë vendim
5 Dhjetor 2018, 10:57Në sesionin e 13-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Pasurisë Jomateriale u bë regjistrimi i nominimit ‘Të kënduarit në shoqërimin e lahutës’ prezantuar nga Serbia, në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit
-
“Anne & Zef”, një opera për kanunin e Lekë Dukagjinit dhe kampin nazist të Auschwicit
5 Dhjetor 2018, 10:13Produksioni holandez ngjitet në skenën e Universitetit të Arteve. Opera ka në qendër një adoleshent shqiptar të ngujuar nga hakmarrja dhe një gjermane-hebreje, në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen. Opera ngjitet nën interpretimin e dy artistëve të rinj shqiptarë Patrik Vjollca dhe Anjeza Marku
-
Rikthimi fantastik i Agim Krajkës, dy net live tek ‘Art’turbina’
5 Dhjetor 2018, 08:36-Plot 140 artistë e këngëtarë të njohur do të ngjiten në skenë me krijimtarinë muzikore të kompozitorit në “Grand gala-në “Të gjithë e duan Agim Krajkën”
-
Austriakët nisin gërmimet arkeologjike në Shqipëri, projekt madhor për lumin Vjosë
4 Dhjetor 2018, 21:59Një shekull pas gërmimeve të para arkeologjike që austro-hungarezët kanë bërë në Shqipëri, austriakët rikthehen për të nisur tre projekte madhore. Projektet kanë në qendër Kalanë e Kaninës, Luginën e Lumit Vjosë dhe zonën pranë Apollonisë
-
Filmi 'Të thyer' i regjisorit Edmond Budina fitues në festivalin 72-vjeçar të Salerno në Itali
4 Dhjetor 2018, 20:20Producente, vajza e regjisorit Adele Budina: Jam e nderuar dhe e lumtur për atin dhe familjen time që me sakrifica bën një jetë sa më dinjitoze në Itali.