“Anne & Zef”, një opera për kanunin e Lekë Dukagjinit dhe kampin nazist të Auschwicit

Anne Frank është ndarë nga jeta në kampin e përqendrimit Bergen-Belsen, kurse Zef, djali me origjinë shqiptare është viktimë e një hakmarrje. Ata të dy takohen në parajsë. Gjatë këtij udhëtimi në parajsë flasin për dëshirat që kanë për jetën, Anne, si shkrimtare dhe Zef, si aktor. Këtë subjekt ka në qendër opera “Anna dhe Zef”, që vjen nën lojën e studentit-bariton Patrik Vjollca dhe liceistes për kanto Anjeza Markut. Artistët e rinj rrëfejnë këtë eksperiencë të parë në skenë. (lexo ketu)

“Unë jam student në Universitetin e Arteve. Mësova për audicionin e kompozitores holandeze edhe vendosa që të marrë pjesë. E prita më shumë kënaqësi si audicion, sepse është herë e parë që unë mundet të interpretoja një rol-protagonist. Do të doja shumë që të evidentoja skenografin, kostumografin dhe regjinë e operës, sepse bluza që kam veshur është me stemën e vendit tonë. Edhe për këtë jemi shumë krenarë”.

Patriku mendon se roli i Zefit në këtë opera është një mundësi shumë e mirë për të, si artist i ri: “Duhet që secili nga ne, që studiojmë në këtë shkollë, që t’i hapen dyert, por fatkeqësisht në Shqipëri mungojnë premisat edhe jo të gjithë i kanë mundësitë siç i patëm ne”.

Anne vjen nën interpretimin e Anjezës, e cila ka punuar shumë me libretin e operës për të hyrë brenda personazhit të Annës:  “Duhet që të hysh shumë thellë vetes, të kuptosh, të ndiesh se çfarë do të thotë që të jesh në kampet e koncetrimit, një adoleshente, që donte të dashurohej, të ndiente dhuratat që të jep rinia, por që nuk mundi, por mori si dhuratë ato që i dha vetë bota. Edhe libreti që kemi është i ndërthurur në parajsë, tregojmë të dy dëshirat e njëri-tjetrit, flirtrat e vogla. Dëshira ime është që të vazhdojë jashtë, përtej mundësive njeriu duhet që të ngulmojë”.

Ndërsa, 17-vjeçarja, Anjeza e cila fillimisht është ngjitur në skenë si këngëtare e muzikës së lehtë, sot e sheh kanton si profesionin e së ardhmes. “Unë përpara kam kënduar muzikë të lehtë, por ndodhi që shkollat tona në Shqipëri kanë vetëm degën e kantos që është muzika klasike. Edhe si padashje u dashurova me kanton. U lajmërova për audicionin dhe mendova se do të marrë pjesë, por nuk mendova se do të fitoja, por ishte një surprizë shumë e madhe, shkova me mendimin që do të shkojë, se ishte audicioni im i parë. Nuk e mendoja se do të fitoja, pas pesë ditësh morëm përgjigjen, kisha një gëzim shumë të madh kur e fitova”.

Libretisti Ad de Bont libretin “Anne & Zef”, e shkroi bazuar në ditarin e Anne Frankut. Muzika është bërë nga Monique Krüs, ndërsa regjisorja e operës, Corina van Eijk i bën bashkë këta dy fëmijë, sepse të dy fëmijët kanë jetuar të izoluar deri në vdekjen e tyre. Ata takohen me njëri- tjetrin në parajsë. Vetëm aty mund të jenë të lirë.

Opera “Anne & Zef” është produksion i Opera Spanga-s të Holandës, gjatë katër ditëve nga Tirana në Prishtinë do të ngjitet në skenë. Në Tiranë (Universiteti i Arteve 5 dhjetor), (Pallati i Kulturës në Kamëz më 6-dhjetor), në Gjakovë (Shkolla e muzikës në 8 dhjetor) në Prishtinë (Kino Armata në 9 dhjetor).

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja