Alba Malltezi

Jam gazetare prej vitit 1994. Shkrimet e mia të para ishin për kulturën në redaksinë e "Gazeta Shqiptare", më pas kam qenë mes drejtuesve të Balkanweb dhe News24 . Nga 2011 deri më sot jam në bordin e grupit editorial të Report TV dhe Shqiptarja.com. Rubrika "Periferi" është një nga blogët e parë në shtypin e shkruar shqiptar, nisur që në vitin 2000 si një ide e trajtimit të temave të konsideruara "periferike" në të përditshmen tonë, me shpresën dhe dëshirën që cilido e lexon dhe e klikon, ta bëjë, sepse "periferike" nuk konsideron asnjë detaj të vogël të jetës sonë.

Periferi
  • Borxhlinjtë e Tiranës

    Dihet. Tironcit janë indiferentë. Me natyrën e tyre sikur të ishin priftërinj budistë, lënë lumin të rrjedhë e qëndrojnë të qetë ndërsa shikojnë ç'sjell ai.
  • Tirana fisnike, tallavanë toleroi

    Nuk ka më zemërgjerë se tiranasit dhe vetë  ky qytet
  • Mjerimi kërkon veprime konkrete. Nga kushdo

    Që në shoqërinë tonë ka nisur debati për solidaritetin dhe bamirësinë, është një gjë shumë e mirë. Kohë më parë, jo shumë larg, askush nuk mendonte për këtë. Sot, disa individë, të pasur apo shumë të pasur po heqin nga vetja diçka dhe po e ndajnë me
  • Pasanikë të rinj, pasanikë pa kufij

    Të parët që mblodhën më shumë të ardhura ishin tregtarët. Vendi kishte nevojë për çdo gjë, por një nga tregtitë që ecte më shumë ishte ajo e rrobave të përdorura, pastaj e makinave të përdorura, pastaj e elektroshtëpiakeve të përdorura...
  • Kur agresiviteti bie, më e mira del në shoqëri

    Lonely Planet, renditi Shqipërinë e Kosovën mes 10 vendeve më të mira në Europë për t'u vizituar në 2018. Njerëzit janë me të përditshmen e tyre dhe një lajm që nuk prek direkt, do të kalojë si lajmet e tjera rutinë.
  • Tirana është zemërartë

    Tirana është zemërartë. Në të njëjtin lokal, pak tavolina më tutje një gjykatës i një gjykate të rëndësishme të Tiranës gjerb kafenë me një bashkëbiseduese. Nuk e njohim, por zonja bjonde ka një veshje të veçantë...
  • A jemi gati të gjithë për Drejtësi?

    Na duket sikur Drejtësia është një medalje në gjokset e partive apo të udhëheqësve të radhës, por gjërat janë më të thella e kërkojnë revolucione më të brendshme se kjo që shohim tani.
  • Tirana është zemërgjerë

    Tirana është zemërgjerë me zengjinët e rinj. Nga vilat e pallatet luksoze të lagjeve më ekskluzive të saj zbresin familjarë trafikantësh rrejtesh kokaine, heroine.
  • Edhe fshatarët të dopuar nga të korruptuarit

  • I flasin Merkelit keq për ne?

    Që ëndrra jonë e vjetër sa luftërat tona për të zmbrapsur orientalët e vrazhdë nga malet e toka jonë, për t'u ndjerë e për të qenë Europianë, të realizohet, duhet punë, përkushtim e seriozitet.
  • Pse te ne s’del një si Grillo dhe aktorët s’sensibilizojnë dot njeri

    Një elitë të mërzitur me Edi Ramën, pasi ai, ndryshe nga Berisha më parë, nuk i sajdis siç ata do të donin apo kanë pritshmëritë të sajdisen nëpër sallonët e pushtetit ekonomik e politik e mesa duket njerëzit këtë e perceptojnë, e kuptojnë.
  • Himni më magjik që kam lexuar në jetë për Punën

    Që e vogël, por edhe tani, më bën përshtypje një përshëndetje që kemi ne shqiptarët. Sa herë që dikush ma thotë, është si një thikë e padukshme që më përshkon pa kuptim: "A u lodhe? A u mërzite?
  • Protestat kërkojnë zemër, po zemra ku është?

    Po protesta është një energji serioze. Protesta është vullkani që shpërthen nga shtypja, nga dëshira për liri e drejtësi. Protesta është si retë e zeza që janë grumbulluar nga ditë e ditë avuj të Tokës, duke u përplasur duke nxjerrë rrufe e shkrepëti
  • Nga Alba Malltezi/ Vërtet vandalët janë frymëzuesit tanë?

    Kur malësorë si Isa Boletini, Shote e Azem Galica, Bajram Curri e shumë të tjerë, herë me pushkë e herë me penë, luftuan, mbrojtën, vuajtën për kufij e për liri, ekzistenca e tyre, figura e tyre, nuk kishte asgjë të përbashkët me shkatërruesit
  • Mos u ndal Xheni Karaj

    Shpërtheu përsëri. Sapo komuniteti LGBT bën një hap: flet, tregon, dëshmon, sqaron, lufton, një koshere e madhe me grenxa çlirohet në vend e nisin të pickojnë me ritëm.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv