-
Meri File, kur Arti i bukur nuk pyet për mendjet e ngushta
Provokuese, blasfemike, universale, piktorja vlonjate thyen tabu të provincës tonë.
12 Janar 2019 -
Si në botën e gjyshërve dhe nipave
Të rriturit mendjezënë e shpirtplagosur, duhet të gjejnë barnat e duhur të shërojnë plagët e tyre sa nuk është vonë dhe plagët e bashkëjetesave mund të shërohen vetëm me dashurinë që shohim rreth e qark, me besimin dhe kuriozitetin për mrekullinë e Natyrës që na ka bërë e na rrethon.
6 Janar 2019 -
Periferia kërkon një zë, qoftë 2019 viti i saj
Shtëpi, pallate, ballkone, garazhe, lokale, parrukeri, sallone mode, loto, gomisteri, fruta-perime, bulmet, qëndrojnë ngjitur, sipër e poshtë njëri-tjetrit, anash dhe pezull. Shqiptarë nga jugu e veriu u gjendën në gjithë këto vite të mbivendosur, të shtypur, të rreshtuar në këtë periferi që rënkon.
17 Dhjetor 2018 -
Të baltosurit dhe studentët
Në të vërtetë të gjithë së bashku, ose shumë nga ne mikluam, përkëdhelëm e krijuam një sistem arsimor përbindësh, të gjithë gojëmbyllur, më keq se edhe mafiozët më të egër, vetëm e vetëm për të pasur fëmijë të pamësuar, por të diplomuar. Nëse studentët sot protestojnë, do të thotë se janë më të lirë, të shkëputur nga këneta, nga lluci, nga balta nga ku dergjet ende pjesa më e madhe e shtresave.
9 Dhjetor 2018 -
Pse, pse, pseeee nuk mbushen rrugët e Tiranës?
Habitemi me protestat në vendet e qytetëruara: Studentë, punëtorë, intelektualë, me jelekë, pa jelekë, mbushin sheshet, rrugët. Energjia e tyre është shpërthyese, argumentet e tyre janë mbërthyese. Dhe pyesim këtu në Tiranë: Pse nuk ndodh tek ne e njëjta gjë?
5 Dhjetor 2018 -
Influencer asgjëje, edhe në Shqipëri
E kush mund të injorojë shtëpinë e një blogere miliona ndjekësish si Ferragni? Në gjithë xhiron që Chiara bëri në shtëpi, nuk u pa për be as edhe një libër që rastësisht të ishte mbështetur në një divan, në një kënd librarie, në një pjesëzë kuzhine, në ballkon, në banjë. Asgjë.
30 Nëntor 2018 -
Gjyshi im Hasan Dino dhe Dinejtë e Çamërisë dhe Pavarësisë
Gjyshi im Hasan Dino, ishte dera dhe zemra e hapur për çamët e tjerë të shtypur e të vëzhguar nga regjimi, si kushërira e tij Xhemile Dino Vrioni, nëna e Jusuf Vrionit, e internuar në Katër rrugët e Shijakut. Vinin dhe e takonin Frashërllinj, Vrionas, zotërinj me kapelet e pluhurosura dhe zonja me peliçet e sëndukëve të kohëve të shkëlqimit, duke kujtuar me të Çamërinë...
28 Nëntor 2018 -
Ç'nuk na tha Konica...
Edhe për punën, nuk kanë ngurruar asnjëherë, të gjithë të ndricuarit tanë, të na nxisin, në një formë a një tjetër, në një moment a një tjetër, ata kërkuan që shqiptari t'i linte kafenetë e vetëpëlqimet, por të punonte. Ja përsëri Konica, që edhe atëherë po ta lexonim a ta dëgjonim, sot, e përgjithshmja, do të kishte ndryshim:
26 Nëntor 2018 -
Gjasmemëshirues
Eshtë e vërtetë që kur rrëzohen kullat e egove, të cilat kanë forma të ndryshme materiale e antiligjore, zhurma është e madhe, edhe dhimbja gjithashtu. Por nga ky rrëzim, nga ky shkatërrim i të jashtëligjshmes, ringrihen më pastër edhe ata që e bënë, por sidomos, përfitojnë brezat që vijnë.
22 Nëntor 2018 -
Qirinj vetëndezës
Eshtë puna më e lehtë, më e kollajtë të gjesh njerëz që kërkojnë të marrin me të mirë. Sot është e vështirë të gjesh njerëz që të jenë aq inteligjentë dhe aq të vërtetë, sa edhe kur të ta thonë realitetin në sy, sado i hidhur, të të vijë mirë. Këta, e kemi kuptuar, janë njerëzit që ndihmojnë në zhvillim e përmirësim.
20 Nëntor 2018 -
Adela Muçollari, një perlë e rrallë në baletin tonë
Mbrëmë, te Arturbina, u krijua një atmosferë e rrallë. Për nder të baletmaestros Agron Aliaj, në 85 vjetorin e lindjes së tij, u vu në skenë baleti Zhizel. Ndjenat që përmes skenës arrinin në plate, krijuan një masë transparente gëzimi dhe magjie, e cila qëndroi përgjatë gjithë kohës mes artistëve dhe neve, artëdashësve.
10 Nëntor 2018 -
Pamjet primitive nga Bularati
Në kohët kur qytetërimi kërkon të zbusë kufijtë, disa grekë, çuditshëm pasardhës të Aristotelit e të Sokratit, mbërthehen fort pas një pëlhure me viza të bardha e blu, pas një personazhi që në rininë e jetës së tij u vra pas një përleshje me forcat e rendit.
8 Nëntor 2018 -
Ne, para frikës dhe pas saj
Të mësuar me ndrydhje të gjatë diktature, ne shqiptarët, e kemi zhvilluar tepër instiktin ndaj frikës. Me intuitën tonë kuptojmë se deri ku sjellja apo fjala jonë mund të shndërrohet në kërcënim fizik. Nëse ne ndjehemi të lirë për t’u rebeluar, për të thënë atë që mendojmë pa frikë, pavarësisht sensit logjik apo jo, do të thotë se kuptojmë shpejt nëse rrezikojmë fizikisht apo jo për veprimet që kryejmë, apo fjalët që lëshojmë
22 Tetor 2018 -
Parajsa në portalet pirate
Ka pak redaksi në Tiranë, drejtuesit e të cilave janë të vendosur të respektojnë kërkesat profesionale për plotësimin dhe verifikimin e një lajmi. Shpesh dëgjohen ngritje zëri, tension dhe kërkesa llogarie...
15 Tetor 2018 -
Pasqyra deformuese
Shqiptarëve iu serviren me një ritëm marramendës histori në kufi të absurdeve: të gatuara me pak të vërteta, të përziera me ngjyrime partiake, të shartisura me fakte të deformuara dhe të gjithë bashkë jemi ende duke fërkuar sytë e duke u përpjekur të kuptojmë: Janë sytë tanë që nuk shohin mirë, apo përballë kemi një imazh të deformuar virtual. A është kjo fytyra jonë e vërtetë?
10 Tetor 2018 -
E vërteta na duhet neve, jo Taulant Ballës
Përse në denoncimin e tij të parë për kërcënim, apo gjatë kalimit të informacionit ish-kryeministrit Berisha, Nuhu harroi të shkruante faktin e rëndë të presioneve me armë, sipas tij, të Taulant Ballës dhe kryebashkiakut të Krujës? 5 Tetor 2018 -
Aristoteli i mërzitur
Nëse sot, virtualisht, do të mblidheshin në forume e simpoziume Sokrati, Platoni a Aristoteli, ata do të ishin tepër të mërzitur me ne njerëzit modernë e të pagdhendur në ndjenja e virtyre, si të kishim dalë nga guvat primitive të komunikimit. 4 Tetor 2018 -
Nëse Xhisiela nuk lihet vetëm...
Xhisiela, vajza nga Fushë Kruja, e ka admiruar edhe ajo Rexhepin e saj, për 8 vite të gjata (dashuria është e verbër); e ka dashuruar djalin e pasur, ka pëlqyer stilin e tij kitsch e kriminal, pasi kriminale është propaganda e tij e armëve dhe drogës 27 Shtator 2018 -
“Antibiotiku” Prokurori
Në spitalet tona publike ka mjekë e infermierë të mrekullueshëm, kanë cilësitë më të mira të një shqiptari të rrallë: pasionin, dashurinë për punën, përkushtimin, sakrificën, por janë të vetëm. A është e lehtë? 24 Shtator 2018 -
I keni vënë re njerëzit e punës?
A keni rreth jush njerëz të përkushtuar dhe plot pasion në profesionin që kanë? A ndaloni një çast t'i vëzhgoni? Janë të përthithur nga ajo që bëjnë dhe gjithçka rreth e rrotull është e rëndësisë së dytë. Duken si fëmijë të mahnitur nga lodra e tyre 21 Shtator 2018