Politikë
-
Zgjedhja e Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) gjatë ditës së premte, u kritikua si një proces i politizuar dhe si një përplasje mes qeverisë dhe ambasadores së SHBA, Yuri Kim.
19 Dhjetor 2022, 22:11 -
Zgjedhja e Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme, Meta: Reforma është shndërruar në një 'Ramaformë'! Rama bën namin me megavjedhje, SPAK merret me bedela
19 Dhjetor 2022, 22:07Teksa ka komentuar zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Altin Dumanit, Ilir Meta u shpreh se koha do të tregoj për rezultatet që do të arrijë. Megjithatë thekson Ilir Meta, çështjen e reformës nuk e sheh si çështje emri dhe as çështje diplomatësh, por si çështje kushtetute dhe integriteti
-
Nikolla takon anëtarët e Këshillit të Diasporës: Kontributi juaj i rëndësishëm për kombin
19 Dhjetor 2022, 17:03Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot Kryetarin e Këshillit Koordinues të Diasporës, Mark Gjonaj dhe anëtarët e Këshillit, Anila Smorgrav, Brikena Muharremi, Rosario Petta dhe Lazim Destani.
-
Gara për anëtarë të Kushtetueses, debate tek ‘ligjet’! PD: Një kandidat s’kaloi kriteret e pastërtisë e pasurisë! Avokati i Popullit: Bëhet fjalë për Ardian Dvoranin
19 Dhjetor 2022, 18:59Seanca e seancës dëgjimore me tre kandidatë për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, u përfshi nga debatet kur opozita në Komisionin e Ligjeve tha se njëri prej tyre nuk e ka kaluar filtrin e Autoriteteit të Dosjeve dhe ka pronleme me pasurinë
-
Përçarja në PD, Salianji në Kontrast: S’ka vullnet për bashkim, Basha e do vulën për të krijuar një parti më vete! Rithemelimi s’bëri përpjekje
19 Dhjetor 2022, 20:08Dy palët në Partinë Demokratike nuk kanë arritur një konsensus për t’u bashkuar, por deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se ka ende kohë për të arritur një marrëveshje për zgjedhjet lokale 2023. Ndonëse Sali Berisha ka caktuar kandidatët përmes primareve, Salianji thotë në Report Tv se mund të arrihet marrëveshje për bashki të caktuara dhe të fusin kandidatët e grupit tjetër në PD. Më të preferuarin Salianji thotë ta zgjedhin me sondazhe.
-
-
Shtëpitë e rindërtuara jepen duke paguar kredi të butë? Rama: Lajm i rremë, janë falas për të gjithë ata që janë prekur nga tërmeti
19 Dhjetor 2022, 18:35Kryeministri Edi Rama ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar nga një media, e cila shkruan se shtëpitë e rindërtuara do merren por qytetarët duhet të paguajnë një kredi të butë. Rama shkruan se kjo nuk është e vërtetë, pasi shtëpitë e rindërtimit janë tërësisht falas, por media i ka nxjerrë jashtë kontekstit fjalët e tij me ironi gjatë takimit në Baldushk.
-
Zgjedhjet lokale, Pampuri: PD do të prezantojë në javët në vijim kandidatët! Nuk i njohim kandidatët e tjerë
19 Dhjetor 2022, 18:19Në javët në vijim Partia Demokratike do të prezantojë zyrtarisht kandidatët e së djathtës për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj 2023. Duke mos njohur kandidatët e Sali Berishës, deputetja demokrate Orjola Pampuri tha në emisionin ‘Studion Live’ se të bësh zhurmë nuk do të thotë se je shumicë
-
-
-
-
Berisha takim me punonjësit e shëndetësisë: Sot shqiptarët nuk dijnë çfarë blejnë në farmaci! Spitalet publike kanë marrëveshje të fshehtë me privatin
19 Dhjetor 2022, 17:44Ish kryeministri, Sali Berisha ka deklaruar se spitalet publike nuk kryejnë operacione për qytetarët, pasi kanë marrëveshje të fshehtë me spitalet private.
-
Prishja e pallatit te ‘Myslym Keta’, Rama: Ishte ngrehinë e rrezikshme, të gjithë familjeve iu jepet bonusi i qirasë! Mbyllet rindërtimi në Baldushk
19 Dhjetor 2022, 17:41Pallati në rrugën ‘Myslym Keta’ ishte një ngrehinë e pabanueshme. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama për aksionin që mori ditën e sotme IKMT për shembjen e këtij pallati. Rama thotë se asnjë person nuk mund të jetonte në atë ambient, pasi ju rrezikohej jeta, për shkak të gjendjes së tij.
-
Ambasadorja e BE-së thirrje politikës: Duhen realizuar reformat e vështira! Të gjithë duhet të bëhen bashkë për anëtarësimin në familjen europiane
19 Dhjetor 2022, 14:47Shqipëria ka përpara një rrugë plot sfida deri në anëtarësimin në familjen e madhe europiane. Kështu u shpreh ambasadorja e BE, Christiane Hohmann në Konferencën “Roli i Kuvendit në Integrimin Europian të Shqipërisë” ku i bëri thirrje politikës, por edhe shoqërisë civile që të punojnë së bashku për anëtarësimin në BE.
-
Të shkarkuarit e Vettingut në Strasburg: Jemi pa lekë, na ka rënë reputacioni dhe nuk na shohin me sy të mirë në shoqëri! Qeveria: Po punojnë si avokatë
19 Dhjetor 2022, 14:06Zbardhen pretendimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga Vetingu që u ankuan në Gjykatën e Strasburgut, ankohen edhe se u ka rënë reputacioni në shoqëri pasi u larguan me shkarkim nga drejtësia
-
Berisha thirrje deputetëve: Hidhni poshtë me përçmim dhe neveri amnistinë fiskale! Rama po sfidon ndërkombëtarët, synon të mbështesë krimin
19 Dhjetor 2022, 13:03Sali Berisha i ka bërë thirrje deputetëve që të mos votojnë nismën e qeverisë për amnistinë fiskale ndërsa Edi Rama nuk heq dorë dhe thotë se do ta bëjë me çdo kusht, pavarësisht kritikave të ndërkombëtarëve. Në një deklaratë për mediat, ish kryeministri Berisha hedh akuza ndaj Ramës për të cilin thotë se me anë të amnistisë fiskale ka synim të mbështesë organizatat kriminale shqiptare.
-
Shqipëria hua 30 mln euro për Mbrojtjen civile! Ministri: Do blihen 2 helikopterë! Baza e NATO-s në Durrës? Po gjejmë financimin
19 Dhjetor 2022, 13:02Qeveria shqiptare ka marrë një hua prej 30 milion euro me qëllim ngritjen e një sistemi të mbrojtjes civile.
-
Zhvillimi i rrugës Qukës-Qafa e Plloçës/ Debate te 'Veprimtaria Prodhuese' për huanë shtesë 49 mln dollarë, Bushati: 13 vite që ka nisur! Mazhoranca: Do përfundojë në 2025
19 Dhjetor 2022, 12:06Nuk kanë munguar debatet në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese lidhur me huanë shtesë me vlerë 49 milionë dollar për zhvillimin e rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçës. Opozita shprehet se po kryhet abuzim pasi ka 13 vite që ka nisur dhe janë kryer vetëm 51% të punimeve. Helidon Bushati e cilëson të patolerueshme dhe shprehet se qeveria po tallet me paratë e shqiptarëve.
-
‘Rithemelimi’: Bashkia në Vaun e Dejës po përdor skemën ekonomike për blerje votash për zgjedhjet e 14 majit
19 Dhjetor 2022, 11:44‘Rithemelimi’ ka vijuar akuzat për Bashkinë e Vaut të Dejës. Kësaj here me anë të zëdhënëses së tyre, Floriana Garo, ‘Rithemelimi; akuzon se kjo Bashki po përdor skemën ekonomike si një mjet për “blerë” votën e qytetarëve për zgjedhjet vendore të 14 majit.
-
Dosja Babale/ Shtyhet për herë të 6-të seanca në Apelin e Tiranës për Ervin Salianjin, shkak mungesa e trupit gjykues
19 Dhjetor 2022, 09:46Për të gjashtën herë radhazi, seanca në Apel për deputetin Ervin Salianji është shtyrë. Kësaj here shkak është bërë mungesa e trupës gjykuese e për pasojë seanca nuk mund të jepet. Ditën e sotme pritej të kishte një vendim për një çështje që ka zgjatur prej shumë muajsh me radhë, po mungesa e formimit të trupës gjykuese bëri që ajo të shtyhet.