Politikë
-
Sheshbeteja për të gjitha partitë politike në zgjedhjet vendore të 2023 do të jetë Tirana. Në një kohë kur Socialistët e kanë zyrtarizuar kandidaturën e tyre, që është Erion Veliaj, nga ana e demokratëve deri më tani janë 7 emra që përflitet si kandidatë të mundshëm për të qenë rival përballë tij.
10 Nëntor 2022, 22:57 -
Rama: Koha do të tregojë që lidhja e opozitës me paratë ruse nuk është ndërprerë
10 Nëntor 2022, 21:32 -
-
Koalicion për zgjedhjet vendore? Rama e përjashton si mundësi: Vetëm me qytetarë
10 Nëntor 2022, 21:26 -
-
-
Alimehmeti në ‘Kontrast’: I hapur për debat publik me Veliajn! Bashkëpunimi me Ramën nëse fitoj zgjedhjet? Institucionet flasin me institucionet
10 Nëntor 2022, 19:39Kandidati i primareve të ‘Rithemelimit’, Ilir Alimehmeti është shprehur i hapur për të bërë një debat publik me kundërshtarin e tij, Erion Veliaj. I ftuar në ‘Kontrast’ me gazetarët Denis Minga dhe Lorenc Vangjeli, Alimehmeti tha se do e pranonte një ftesë të tillë, sigurisht nëse kjo është për të mirën e demokracisë.
-
Balla nga Librazhdi: Berisha hedh baltë njëlloj, si ndaj luftës së Lëvizjes Nacional-Çlirimtare edhe UÇK-së
10 Nëntor 2022, 19:15Nga Librazhdi, duke kujtuar Ditën e Çlirimit të këtij qyteti, Taulant Balla e cilësoi Sali Berishën si “tradhtarin epik të Shqipërisë” dhe se ai sulmon njëlloj edhe luftën e Lëvizjes Nacional-Çlirimtare edhe luftën e UÇK-së.
-
Protesta e Rithemelimit, Ambasada e SHBA-ve këshillon qytetarët: Shmangni këtë ngjarje! Do ketë bllokim trafiku dhe mbyllje rrugësh
10 Nëntor 2022, 19:12Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka këshilluar qytetarët që të shmangin tubimet e mëdha duke iu referuar protestës së 12 nëntorit. Me anë të një reagimi në Facebook, ambasada amerikane shkruan se situatat e protestave mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme ndaj i sugjeron të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
-
-
‘Mobilizohuni për protestën e 12 nëntorit’, Berisha thërret në takim 7 kandidatët e primareve për Tiranën
10 Nëntor 2022, 18:087 kandidatët që garojnë në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës janë thirrur në një takim në selinë blu, nga Sali Berisha.
-
‘Përplasjet’ me Ramën në Kuvend, Alibeaj: Nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë, sa më shumë shthur gjuhën aq më shumë është zhytur në afera
10 Nëntor 2022, 17:41Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar sërish sa i takon përplasjeve në kuvend një ditë më parë me kryeministrin, Edi Rama.
-
Bogdani: Nëse bëhem kryetar Bashkie do rregulloj trafikun në Tiranë! Transport falas fëmijëve në fillore! Jo ndërtime 'sot për sot', por me prespektivë
10 Nëntor 2022, 17:41Kandidati për primaret në PD-së, Gert Bogdani premton se nëse do të jetë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, do të zgjidh problemin e trafikut në kryeqytet!
-
Debati për Portin e Durrësit/ Rama ironizon Metën: Përgojon atë që ka ndërtuar gjysmën e Dubait! Vetë ka njohuri për fshehjen e emrave dhe lekëve
10 Nëntor 2022, 17:25Akuzave të Ilir Metës për projektin e Portit të Durrësit, kryeministri Edi Rama i përgjigjet duke ironizuar Partinë e Lirisë që sipas tij ka ardhur për lekë. Në një postim në Twitter shkruan se po përgojon atë që ka ndërtuar gjysmën e Dubait ndërsa vetë ka sjellë 2 parti.
-
-
Buxheti 2023/ Rama: Pas 28 orësh, opozita s’pranoi që ka luftë! Seanca u mbyll me të dehurit që shanë me libër shtëpie
10 Nëntor 2022, 15:56Kryeministri Edi Rama ka reaguar për seancën plenare dhe diskutimet për Buxhetin 2023 duke thënë se opozita nuk pranoi krizën e shkaktuar nga lufta apo financimin rus. Ndërsa për përplasjen me Edi Palokën dhe Bujar Leskajn thotë se ishin të dehur dhe përdorën fjalor fyes në Kuvend.
-
-
Rama: Koha do të tregojë se lidhja e opozitës me paratë ruse nuk është ndërprerë! S'ka koalicion me asnjë parti për '14 majin'
10 Nëntor 2022, 15:06Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se lidhja e opozitës me paratë ruse nuk është ndërprerë. Pas mbledhjes me Kryesinë e PS, Partia socialiste do të dalë e vetme në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, duke mos lidhur koalicion me asnjë parti tjetër.
-
VIDEOLAJM/ Berisha i fton shqiptarët në protestë duke u përdhosur Flamurin Kombëtar! Krim që dënohet deri në 2 vite burg
10 Nëntor 2022, 14:51Në video shikohet qartë se flamuri kombëtar përdhoset, mbulohet me një bojë vjollcë. Ky veprim është një shkelje e hapur e ligjit dhe mbi të gjitha është një krim i parashikuar edhe në Kodin Penal.
-
Tirana 'kryeqytet evropian i rinisë dhe i sportit'/ Veliaj në Romë, flet për RAI-n: Evropa është destinacion brenda nesh
10 Nëntor 2022, 14:28I pranishëm në Romë për një audiencë me Papa Françeskun, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka dhënë edhe një intervistë për televizionin italian ‘Rai Tre’, lidhur me përvojën e Tiranës si Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 dhe se çfarë e pret vitin tjetër, tani që sapo ka marrë titullin e Qytetit Europian të Sportit.