Politikë
-
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas situatës së krijuar në Krujë, ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm. Në një prononcim për mediet, teksa u pyet nëse inagurimi i Ujësjellësit të ri në Krujë ishte vetëm për fushatë elektorale, kreu i qeverisë tha se tjetër gjë janë ndërtimet e ujësjellësve dhe tjetër gjë sigurimi që uji është në parametrat e duhur
27 Tetor 2021, 20:06 -
-
-
Intervista/ Ish ministri i drejtësisë: Vettingu të mbarojë sa më parë, u tejzgjat! Harta gjyqësore e KLGJ jo transparente! Politika do duhej t'i ishte nënshtruar vettingut
27 Tetor 2021, 18:24Për ish-ministrin e drejtësisë Eduart Halimi sot avokat, i gjithë faji për mungesat e gjyqtarëve e prokurorëve në vend, është i institucioneve të drejtësisë së re, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij Gjyqësor. Sipas tij, këto institucione s’kanë vizion dhe nuk janë transparente me publikun. Në një intervistë për ReportTv, Halimi thotë se vettingu duhet të kishte nisur nga politika, pasi pastrimi i drejtësisë nuk e dha efekte për klasën e korruptuar politike.
-
Vettingu i politikanëve? Rama: Dialogu s'bëhet në TV, por Basha të vijë në tryezë! Rikthimi i Berishës në krye të PD? Humor i zi... Gati të dëshmoj në komisionin hetimor për 25 prillin
27 Tetor 2021, 17:47Kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm që të ulet në tryezë dialogu me Lulzim Bashën për Vettingun e Politikanëve e ndërsa ka komentuar edhe vendimin e Berishës për t'u rikthyer në krye të PD, ku tha se kjo parti është kthyer në një objekt keqardhjeje.
-
-
DREJTËSIA/ Pas Ken Dhimës, drejt shkarkimit edhe gruaja e tij gjyqtare, nuk justifikon 550 mijë USD asete! Historia dhe ‘bëmat’ e çiftit
27 Tetor 2021, 15:23Komisioni i Vetingut pritet të shkarkojë nesër gjyqtaren e Tiranës Klorinda Çela, bashkëshortja e gjyqtarit të Vlorës Ken Dhima. Gjyqtarja dhurata dhe pasuri të pajustifikuara me vlerë 550 mijë USD. Dyshime për fshehjen e një apartamenti në Shëngjin 190 m2 dhe një dyqani në Tiranë me vlerë 220 mijë euro.
-
Debate në Komisionin e Sigurisë/ Opozita: Vrasja në Fier dhe grabitja në Nikël, tregon që qytetarët s'kanë besim te Policia! Ministri hesht: S'kam koment
27 Tetor 2021, 15:18Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka refuzuar t'i përgjigjet opozitës për ngjarjet e fundit kriminale në Fier dhe në Nikël në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë Kombëtare ku prezantoi Projektligjin e Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore.
-
-
Qeveria vendos: Në fillim të nëntorit marrim 700 mln euro borxh
27 Tetor 2021, 14:16 -
-
Qeveria vendos: Marrim 700 mln euro eurobond! Në nëntor banesat e rindërtuara kalojnë në pronësi të qytetarëve! Të para i marrin familjet në nevojë, të tjerët me short publik
27 Tetor 2021, 13:52Këshilli i Ministrave ka vendosur ditën e sotme se vendi do të dalë në tregun ndërkombëtar në fillim të nëntorit me eurobond 700 mln euro. Gjithashtu nga 20-26 nëntori të shpërndajë 1050 apartamente dhe shtëpi individuale të rindërtuara dhe t’u kalojnë në pronësi qytetarëve. Familjet në nevojë do të jenë të parat që marrin banesat, ndërsa shpërndarja e të tjerave do të bëhet me short publik.
-
Braçe kritikon Qeverinë: Ministrat nuk i kemi gjetur në punë, kush nuk punon të hapë krahun
27 Tetor 2021, 13:40Deputeti socialist Erion Braçe ka kritikuar qeverinë në Komisionin e Ekonomisë ku tha se i ka rastisur disa herë që të shkojë në ministri dhe nuk i ka gjetur ministrat në punës. Ai tha se kush nuk do të punojë le të hap krahun, ndërsa tha se gjysma e administratës publike në zgjedhjet e 25 prillit nuk ka votuar fare Partinë Socialiste.
-
-
-
Borxhi deri në 700 mln €, Meta jep pëlqimin për marrjen e eurobondit, por me disa rezerva
27 Tetor 2021, 12:44Presidenti Meta i jep Kuvendit pëlqimin e tij për marrjen e Eurobondit deri në 700 mln euro në nëntor që do të përdoret në disa sektorë dhe për të larë borxhin publik, por ka dhe disa rezerva lidhur me të ku u bën thirrje deputetëve që të shqyrtojnë me shumë vëmendje këtë nismë para miratimit të saj.
-
-
-
Meta dekoron me titullin 'Martir i Demokracisë' të dënuarin politik Isahak Toros Shahnaian
27 Tetor 2021, 11:45Meta tha se vlerësimi për Isahak Toros Shahnaianin është dëshmi e respektit, detyrimit dhe nderimit tonë, për gjithë shtresën e ish-të përndjekurve politikë.
-
PD kërkesë Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Rama 'jep ok'
27 Tetor 2021, 11:5210 deputetë të Partisë Demokratike kanë depozituar kërkesë në Kuvend për të ngritur Komision të Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Qëllimi i këtij komisioni të posaçëm do të jetë hartimi i ndryshimeve kushtetuese dhe adresimi në kuadrin ligjor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. PD kërkon që ky komision të jetë bipartizan me afat 6-mujor.
