Politikë
-
Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, me tone të ashpra ka thënë se kryeministri Edi Rama, sipas saj po zhbën përfundimisht ligjin e SHÇBA-së, për të kthyer Policinë e shtetit në një polici politike që vepron nën urdhrat dhe shantazhin vetëm të qeverisë.
26 Tetor 2021, 12:27 -
Konferenca e Kryetarëve në Kuvend, ministrja raporton projekt-buxhetin 2022: 637 miliardë lekë, ja ku do të shpenzohen! 7 koncesione të reja
26 Tetor 2021, 12:18Buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë mbi 530 miliardë lekë, ose rreth 47 miliardë lekëmë shumë se këtë vit. Ministrja e Ekonomisë ka detajuar zërat, duke folur që nga rritja e pagave 6% për mësuesit, mjekët e infermierët, e deri tek rritja me 10% e ndihmës ekonomike. Ndërkohë investimet do të rriten me 6.4% dhe fokusi do të jetë tek kapërcimi i pandemisë dhe përfundimi i rindërtimit.
-
'Shporta', PD dorëzon në Kuvend nismën ligjore për uljen e TVSH-së nga 20% në 6%, Tabaku: Në ndihmë të qytetarëve
26 Tetor 2021, 11:55Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit, Tabaku u shpreh se kjo është një nismë politike në ndihmë të qytetarëve, dhe jo një nismë populiste.
-
‘Ligjet’ debate të forta mes Bardhit dhe Bejtes: Ke vrarë një person në Elbasan! Demokrati: Dil jashtë more hajdut
26 Tetor 2021, 11:14Në Komisionin e Ligjeve po diskutohet kredia prej 70 milionë Euro që OSHEE kërkon të marrë nga BERZH. Në seancë nuk kanë munguar debatet me tone të forta mes deputetit të PD-së, Gazment Bardhi dhe zëvendësministrit i Energjisë, Ilir Betja ku ky i fundit ka akuzuar demokratin se në Elbasan një njeri ka mbetur i vdekur për shkak të tij.
-
Sali Berisha në 2018: Pse keni frikë nga Vetingu në politikë? Pranojeni, ndryshe ‘o djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri’ (sot e kundërshton)
26 Tetor 2021, 10:14Familja Berisha e trembur nga propozimi i Bashës për Vetingun në politikë. Në vitin 2018 Berisha e ktheu në kauzë, sot e kundërshton me forcë bashkë më dhëndrin
-
SHBA vlerëson Shqipërinë për rolin në barazinë gjinore dhe për strehimin e afganëve: Mirënjohje
26 Tetor 2021, 09:42Shqipëria është vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një çmim për mbështetjen e barazisë gjinore për rolin e qeverisë shqiptare për strehimin e afganëve. Zyrtarja e lartë në zyrën e sekretarit për çështjet globale të grave, Katrina Fotovat i ka dhunuar zv/ministres së Jashtme Megi Fino çmimin
-
Dash Sula në ‘5 Pyetje nga Babaramo’: Mazhoranca nervoze nga vettingun në politikë! 'Foltorja'? Gabim i madh i Berishës, ‘gjyshi’ po gjuan me gurë lidershipin e PD-së
25 Tetor 2021, 21:59Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula, tha se mazhoranca është e nervozuar nga nisma e PD-së për vettingun në politikë. Sula e cilësoi ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit si një gabim mjaft të madh të tijin me të cilën po shkatërron PD.
-
Mungesa e transportit për fëmijët në shkolla bën bashkë PS-PD në Kuvend: Të gjendet një zgjidhje! Ministrja e Arsimit: Takim me kryebashkiakët
25 Tetor 2021, 21:12Partia Demokratike ka ngritur në Kuvend shqetësimin e mungesës së transportit për fëmijët në shkolla. Kjo problematikë gjeti përkrahjen nga maxhoranca, të clët i bën thirrje ministres së Arsimit që të gjejnë një zgjidhje. Kushi tha se kanë organizuar një takim nesër në 11:00 me kryebashkiakët për të diskutuar mbi këto probleme.
-
-
-
Rama vizitë në Gjermani, takon kryeministrin e Bavarisë: Do fuqizojmë marrëdhëniet ekonomike e tregtare
25 Tetor 2021, 18:36Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, ku ka takuar kryeministrin e Bavarisë Markus Soder. Rama bën me dije takimin me homologun e tij, teksa shkruan se do unojnë për të fuqizuar marrëdhëniet ekonomike e tregare mes Bavarisë dhe Shqipërisë.
-
-
-
Ministri i jashtëm kinez tur në rajon dhe Itali në fund të muajit tetor, vizitë të veçantë edhe në Shqipëri
25 Tetor 2021, 18:03Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi pritet të vizitojë Greqinë, Serbinë, Shqipërinë dhe Italinë në fund të muajit, përkatësisht në datat 27 deri më 29 nëntor. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, Wang Wenbin gjatë një konference për shtyp, ku bëri me dije se ministri do t’i bëjë këto vizita zyrtare me ftesë të homologëve të tij.
-
-
-
-
-
Kuvend/ Braçe kërkon hetim për rrugën Fier-Lushnje: U ndërtua 'ylli në ngjitje i Infrastrukturës'! I përgjigjet Basha: Jeni ‘nona e baba’ korrupsionit, pse s’i mbyllët ju këto 8 vite
25 Tetor 2021, 17:32Seanca e sotme plenare nisi me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal edhe tek raporti i një institutit ndërkombëtar me qendër në SHBA, ‘World Justice Project’, ku tha se Shqipëria renditet e fundit për sundimin e ligjin në Europë. Ndërsa kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla, si kundërpërgjigje ndaj Bashës tha se dokumenti i vetëm që duhet t’i referohemi të gjithë është progres-raporti i Komisionit Europian
-
