Politikë
-
Partia Demokratike kallëzon në SPAK kryeministrin Edi Rama të cilin e akuzon për 4 vepra penale në lidhje me zgjedhjet. Në deklaratën e PD thuhet se në themel të padisë qendron deklarata e Ramës një ditë më parë i cili tha se të punësuarit në arsim dhe shëndetësi përmes portaleve “Mësues për Shqipërinë” dhe “Infermierë për Shqipërinë” kanë ardhur me meritën e tyre por duhet të jenë të kujdeshëm të mos e çojnë votën në drejtim të paditur.
7 Prill 2021, 19:40 -
Pezulluan punën në Rinas, foto nga takimi i kontrollorëve të AlbControl me presidentin Meta pak ditë më parë
7 Prill 2021, 17:48Këto janë fotot e takimit të Presidentit Ilir Meta me kotrollorët e AlbControl që kanë pezulluar punën ditën e sotme në Rinas për shkak të uljes së pagave si pasojë e situatës së pandemisë
-
-
'Është marrë peng aktiviteti i aeroportit', Rama: Kanë gjetur Qeverinë e gabuar! Çështja 'Becchetti'? Marifetçiu, Saliu dhe Iliri do marrin 'atë që nuk thuhet'
7 Prill 2021, 16:33Nga Memaliaj, ku po zhvillon një takim elektoral i shoqëruar nga kandidatët e Qarkut Gjirokastër Edi Rama foli për zhvillimin e ditës dhe i paralajmëroi qartë ata që ai i quajti si pengmarrësit e aeroportit të Rinasit dhe çështjen "Becchetti".
-
Basha takim me të rinjtë në Belsh: Do të rikthejmë mësimin fizikisht në auditorë
7 Prill 2021, 15:57 -
Protesta e kontrollorëve, Gjikondi: Pabesi! Meta lëviz nën tokë, ka në dorë situatën me zgjatues të LSI në AlbControll! Qëllim dështimi i zgjedhjeve dhe i stërvitjes amerikane
7 Prill 2021, 15:20Ndërprerjen e punës nga ana e kontrollorëve të AlbControll që solli dhe pezullimin e flutrimeve në Rinas, aktivistja Brizida Gjikondi në një intervistë për Report Tv e ka cilësuar si një pabesi me prapavijë politike, pas së cilës sipas saj fshihet presidenti Ilir Meta
-
Rama: Bojkotimi i punës në Rinas vepër penale, frymëzuesit janë Saliu dhe Iliri! Basha: Rama të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve! Meta: Të rinisë puna
7 Prill 2021, 13:43Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me grevën që kanë zhvilluar ditën e sotme kontrollorët e trafikut ajror në Rinas, duke bllokuar në këtë mënyrë edhe fluturimet në aeroportin 'Nënë Tereza'. Kreu i qeverisë, në një postim në Facebook, e cilëson protestën si një sabotim të rëndë të aktivitetit të Aeroportit "Nënë Tereza" dhe se nuk do të tolerohen.
-
Baba për herë të parë, ish-deputeti i PD, Balliu ndan lajmin e gëzueshëm: Plot emocion dhe lumturi takimi im me ty biri im
7 Prill 2021, 13:42Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu është bërë baba për herë të parë.
-
-
Rama drekë me 'oligarkët e punës në bujqësisë': Unë këtë punë bëj, reklama për agroturizmin
7 Prill 2021, 13:02Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një drekë me ato që i quan " oligarkët e punës në bujqësisë", teksa nuk i ka kursyer edhe batutat.
-
-
-
Balla nga Elbasani: Në 2013 familjet me ndihmë ekonomike ishin në një skemë lëmoshë, PD ofron grushta mbi sipërmarrjen
7 Prill 2021, 12:27Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me banorët e Menglit në Elbasan. Në fjalën e tij, Balla u shpreh se PS u vendos përballë sfidave të forta siç ishte tërmeti dhe pandemia. Ai shtoi se në vitin 2013, i gjetën familjet që trajtoheshin me ndihmë ekonomike, në një skemë lëmoshe.
-
Takime mes turmave me njerëz, Shehi: S'jam dakord me fushatën e Bashës! Pas zgjedhjeve opozita ka nevojë për debat të brendshëm! PD pa LSI nuk fiton
7 Prill 2021, 12:24Kandidati për deputet i koalicionit opozitar, PD-AN, Dashamir Shehi është shprehur kundër takimeve elektorale të kryedemokratit Lulzim Basha ku shfaqet në mes të turmave të mëdha të njerëzve pa respektuar asnjë masë anti-COVID. Megjithatë për Shehun, as kundërshtari i tyre politik, Edi Rama nuk është më mirë, duke thënë se kryeministri nuk mbledh njerëz në takime për fasadë, por në "zyrat e PS që janë plot".
-
‘Krim zgjedhor’, Vokshi kallëzon në SPAK Ramën, Veliajn, Manstirliun dhe Manjën: Po hidhet asfalt në disa rrugë, janë bllokuar kanalizimet
7 Prill 2021, 12:19Ish-deputetja e PD Albana Vokshi, njëkohësisht e 4 në listën e Tiranës, ka kallëzuar në SPAK kryeministrin Edi Rama, kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliajn, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manstirliun dhe Ulsi Manjën
-
‘5 shkolla të reja në Laprakë’, Veliaj prezanton kandidatin Ulsi Manjën në Njësinë 11: Krenar për punën e bërë në Tiranë!
7 Prill 2021, 12:08Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë paradites së sotme ka zhvilluar një takim me banorët e Laprakës ku edhe ka prezantuar kandidatin për deputet të PS, Ulsi Manjën.
-
-
Maratona 'Lungomare 2021'/ Gjiknuri: Vlora do ketë shëtitoren deri në Orikum
7 Prill 2021, 11:50Në Vlorë në këtë Ditë Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, është zhvilluar një aktivitet sportiv me pjesëmarrjen e të rinjve pjesë e klubit shumë sportësh “Flamurtari”. Ata garuan në Maratonën “Lungomare 2021”.
-
Rama takim me gra në Përmet: Të krijohen dyqane me ushqime tradicionale që sjellin shumë të ardhura! Çuçi: Shumë shpejt produktet lokale do të dalin në tregje e huaja
7 Prill 2021, 11:37Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me disa gra në Përmet për të cilat thonë se ato me vizionin e me karakterin tyre kanë çarë rrugën e krijimit të bizneseve në funksion të turizmit, ku po përfshihen përditë e më shumë gra e vajza të zonës
-
Nuk ‘përmbahet’ Lefter Maliqi: Në Berat LSI fiton 4 mandate! Unë do të dal deputet dhe do ta kritikoj Bashën nëse nuk mban premtimet
7 Prill 2021, 11:18Megjithëse është renditur i 7 në listën e kandidatëve, Maliqi u shpreh i bindur se ai do të dalë deputet në këto zgjedhje dhe madje do ta kritikojë Bashën nëse nuk mban premtimet në qeveri.