Politikë
-
13 Shkurt 2021, 16:37
-
Rama për programin ekonomik! Taksa e sheshtë, kryeministri si Draghi: Godet të varfrit, nga 2023 pagat deri në 40 mijë lekë s'do të tatohen
13 Shkurt 2021, 15:55Rama tha se nga viti 2023 ata që marrin deri në 40 mijë lekë pagë, s’do paguajnë tatim, ndërsa ata që marrin mbi 200 mijë lekë do paguajnë 23%. Kreu i qeverisë foli dhe për investimet, ndërsa përmes deklaratës së kryeministri të ri italian tha se taksa e sheshtë godet të varfrit.
-
Meta flet nga Saranda për marrëveshjen e detit me Greqinë: Rama nuk ka bërë asgjë transparente siç e meriton një çështje e tillë
13 Shkurt 2021, 14:32I pyetur për marrëveshjen e detit me Greqinë, Presidenti Meta ka thënë se kam qenë për një zgjidhje të drejtë, kushtetuese dhe Normave ndërkombëtare, ndërsa nga kryeministri Rama nuk ka patur as transparencë dhe as bashkëpunim serioz dhe të besueshëm, sic e meriton rëndësia e një çështjeje të tillë.
-
Dogjën materialet zgjedhore të 30 qershorit, thirren në Prokurori kreu i PD në Shkodër dhe 10 demokratë! Amuli: Po na bëjnë presion
13 Shkurt 2021, 13:21Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Xhevdet Amuli, disa anëtarë të kryesisë së PD dhe afro 10 qytetarë të thjeshtë, simpatizantë të PD janë thirrur pak ditë më parë në prokurorinë e rrethit gjyqësor në Shkodër lidhur me ngjarjet e ndodhur përpara votimeve për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
-
Universitet mbyllur prej COVID/ Meta takim me rektorët: Qeveria të investojë në teknologji që studentët të kenë akses të plotë online
13 Shkurt 2021, 11:25Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me rektorë të Universiteteve, ku theksin e ka vënë te mësimi online.
-
Ruçi, uron kryeparlamentarin e Japonisë për Festën Kombëtare: Jeni ndër donatorët më të rëndësishëm për Shqipërinë
13 Shkurt 2021, 10:41Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Tadamori Oshima, me rastin e Festës Kombëtare.
-
Kryemadhi nga Pogradeci me votuesit për herë të parë: Rinia në fokusin e programit tonë! Fati në duart tuaja, qeveritë vijnë dhe ikin
13 Shkurt 2021, 09:45Kryetarja e LSi-së Monika Kryemadhi mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Pogradecit të cilët votojnë për herë të parë më 25 prill.
-
Basha takim me prodhuesit: Propozimi ynë do ju fuqizojë! Heqim akcizën dhe ulim taksat (VIDEO)
13 Shkurt 2021, 09:38Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve shqiptarë.
-
Rama nxjerr video: Projekti 3D si do shndërrohet Porti i Durrësit! Pse na duhet mandati i tretë
13 Shkurt 2021, 08:45Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme projektin në 3D se si do të duket porti i Durrësit, me investimin e ri. Rama shkruan se ky port, është një tregues shumë i thjeshtë se përse qytetarët duhet të votojnë PS-në për një mandat të tretë, që sipas tij nuk ka lidhje me të në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por që të vijojnë puna.
-
Alibeaj: Të hetohet kush i dërgoi të burgosurit e rrezikshëm në dorën e Enkelejda Hoxhës! Hysi: Politika të qëndrojë jashtë, SPAK të vijojë hetimet
12 Shkurt 2021, 22:08Ish-deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj deklaroi gjatë emisionit 'Pa protokoll' në Report Tv se duhet hetuar kush i dërgoi të gjithë të burgosurit e rrezikshëm për tu gjykuar nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Ai thotë se përgjegjës për këtë është Drejtoria e Burgjeve si dhe Ministria e Drejtësisë. Ndërkohë deputetja e PS-së, Vasilika Hysi thotë se politika duhet të qëndrojë jashtë kësaj çështje dhe të lërë drejtësinë të bëjë punën e saj.
-
As Korça dhe as Fieri, votimi dhe numërimi elektronik vetëm në një ZAZ të Tiranës
12 Shkurt 2021, 18:59KQZ ka vendosur ditën e sotme që projekti pilot për votimin dhe numërimin elektronik do të zbatohet vetëm në një ZAZ në bashkinë e Tiranës duke hedhur poshtë qarkun e Fierit dhe Korçës që ishin pjesë e porpozimeve të PS dhe PD-LSI
-
As PD nuk i shpëton ‘infektimit’ të largimeve, mjeku Majk Vaqarri iu bashkohet socialistëve
12 Shkurt 2021, 18:30Një nga prurjet më të fundit në familjen socialiste, deri vonë votues i Partisë Demokratike është dhe mjeku kardiolog, Majk Vaqarri.
-
-
Veliaj 'provokon' LSI-në, poston foton krah Nasip Naços dhe Gledion Rehovicës: Bashkimi bën fuqinë
12 Shkurt 2021, 17:11Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka postuar një foto ku shfaqet në mes dy emrave të rëndësishëm të larguar nga radhët e LSI-së e që tani i janë bashkuar Partisë Socialiste, Nasip Naço dhe ish-deputetin e po kësaj partie në Berat, Gledion Rahovica.
-
25 prilli, Basha mesazh për zgjedhjet: Rama do humb, Shqipëria meriton të kthehet në rrugën e duhur
12 Shkurt 2021, 16:58Kryedemokrati Lulzim Basha përmes një postimi në Facebook, ka dhënë një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit. Ai shkruan se Shqipëria meriton të kthehet në rrugën e duhur ndërsa Rama do të humb.
-
25 prilli/Nis faza e dytë për identifikimin biometrik, Pelinku për Report Tv: S’ka kohë për votimin dhe numërimin elektronik
12 Shkurt 2021, 16:26Identifikimi biometrik futet në fazën e dytë të realizimit. Pas nënshkrimit të kontratës me KQZ, kompania ka nisur punën në terren. Nënkomisionerja e KQZ Lealba Pelinku thotë për Report Tv se më 25 prill ky projekt do ketë përfunduar në të gjithë vendin, ndërsa shton se e sheh të pamundura arritjen e votimit dhe numërimit elektronik.
-
Ekskluzive/Rrëfimi i Enkelejda Hoxhës para Ilir Metës në KLD, i kërkoi të vlerësohej ‘shumë mirë’ 2 muaj para se të lironte nga burgu Genc Tafilin dhe Ilir Pajën
12 Shkurt 2021, 16:20Ja si tallej gjyqtarja Enkelejda Hoxha me ish-KLD-në e Nishanit, Metës dhe Berishës, lironte kokat e bandave nga burgu dhe kërkonte të vlerësohej ‘shumë mirë’.
-
‘Njësia 10 është transformuar, nga errësira doli në dritë’, Veliaj: E tha edhe Besnik Mustafaj, te Luli s’beson as e shoqja se nuk e voton
12 Shkurt 2021, 16:10Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar një takim në njësinë 10 të Tiranës, ku së bashku me deputetin Fatmir Xhafaj, iu kujtoi banorëve të zonës se vetëm 5 vite më parë, kur në krye të bashkisë ishte Lulzim Basha, lagjet ishin në errësirë të plotë, mungonin pusetat dhe era e plehrave kundërmonte.
-
Përdori kryebashkiakun e ndjerë për të prodhuar lajm të rremë, i deleguari i PS Etjen Xhafaj nxjerr blof televizionin e familjes Berisha: Këta nuk dinë as çfarë është turpi
12 Shkurt 2021, 15:32Zv. Ministri i Infrastruktures dhe Energjisë, njëherësh i deleguari i Partisë Socialiste për Kavajën dhe Rrogozhinën për zgjedhjet e 25 Prillit, Etjen Xhafaj, ka reaguar ashpër ndaj një lajmi të publikuar nga televizioni i familjes Berisha, syri Tv.
-
Zgjedhjet parlamentare më 25 prill, investitorët e huaj në Shqipëri letër partive politike
12 Shkurt 2021, 15:06Në kuadër të organizimit të zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë me 25 prill investitorët e huaj u kanë dërguar një letër partive politike, duke i kërkuar të marin hapa konkrete dhe partitë të shprehin qartë programin e tyre politik në lidhje me sfidat kryesore për Shqipërinë.