Politikë
-
2 Dhjetor 2020, 21:43
-
DW: Gjermania po përpiqet deri në minutën e fundit që të bëjë hapa përpara në çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
2 Dhjetor 2020, 21:33Ministria e punëve të jashtme gjermane ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht shtyrjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
-
Venecia për Kodin Zgjedhor, Murrizi: 4 rekomandimet kanë tjetër objekt nga ajo për çfarë i thirri Meta! Kulluri: Ishte vonë të ndërhynte
2 Dhjetor 2020, 21:30Opinioni paraprak i Komisionit të Venecias, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilat drejtohen 4 rekomandime të autoriteteve shqiptare për t'i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit, ka qenë sot temë e emisionit "Repolitix" në Report Tv.
-
Ditmir Bushati nuk zgjidhet përfaqësues për lirinë e medias në OSBE, emërohet një portugeze
2 Dhjetor 2020, 21:09Ditmir Bushati nuk do të jetë përfaqësues për lirinë e medias në OSBE.
-
Përfundimi i koncesionit për kolaudimin/ Braçe: Pikëpyetje për investimet e bëra deri tani nga koncesionari! Nuk përmirësoi ndotjen në mjedis dhe s'uli numrin e aksidenteve
2 Dhjetor 2020, 19:22Mbyllja e kontratës më 31 dhjetori 2020 të koncesionarit dhënë nga Qeveria Berisha, atë të shërbimit monopol të kolaudimit të automjeteve, Braçe e cilësoi koncesionar korruptim në kurriz të shqiptarëve duhet të ishte ndaluar me kohë pasi në fakt nuk arriti të përmirësoj asnjë në lidhje me shërbimin duke rikujtuar radhët e gjata të automjeteve në pritje të shërbimit apo nuk përmirësoi indikatorët e tjerë si ndotjen në mjedis dhe uljen e aksidenteve rrugore.
-
Rama bën bilancin e rindërtimit në Kurbin dhe i përgjigjet akuzave të opozitës: Shumëkush, krejt gabimisht mendon se politikanët janë njësoj
2 Dhjetor 2020, 18:55Kryeministri Edi Rama, ka bërë bilancin e rindërtimit për Kurbin, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të një viti më parë. Puna në Kurbin ka nisur për ndërtimin e lagjes së re, me 524 apartamente, nga të cilat 160 të parat do të përfundojnë brenda muajit mars 2021 dhe pjesa tjetër në qershor 2021, plus 375 vende parkimi, 1 qendër tregtare dhe 37 njësi shërbimi. Siç shkruan Rama në bilanc së shpejti nisin 211 banesa individuale, ndërsa 180 pallate fillojnë nga puna meremetuese për 1500 familje.
-
Venecia për Kodin Zgjedhor, Balla: Komisioni është i kthjellët! Opozita përhap tym
2 Dhjetor 2020, 18:41Kreu i grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar pas në lidhje me opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në të cilat drejtohen 4 rekomandime të autoriteteve shqiptare për t'i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit.
-
-
Hajdari në Report Tv: Yuri Kim ka kuriozitet për ecurinë time politike, kemi marrëdhënie të shkëlqyera! Kemi filluar zyrtarizimin e Nismës Thurje, dua të kandidoj në veri
2 Dhjetor 2020, 17:46Në një intervistë për Report Tv, deputetja Rudina Hajdari prerazi u ka thënë jo koalicioneve me partitë e mëdha të cilat ajo i quan të vjetra pasi shton se ata po tkurren.
-
Opinioni i 'Venecias' rrëzon kërkesat e Metës dhe Bashës: Para 25 prillit mos ndryshoni më as Kodin Zgjedhor, as Kushtetutën. Ky parlament legjitim
2 Dhjetor 2020, 17:08Komisioni i Venecias bashkë me ODIHR iu drejton 4 rekomandime autoriteteve shqiptare për t'i respektuar para zgjedhjeve të 25 prillit pinioni i 'Venecias' nuk gjykon të arsyeshme ndryshime të tjera para zgjedhjeve të 25 prillit siç propozonte Presidenti dhe opozita jashtëparlamentare. "Ndryshimi i formulës së koalicioneve ka pak gjasa të ndikojë të rezultatin zgjedhor'' sipas "Venecias".
-
Halim Kosova sulmon Bardhin: Trokita në derën e PD m'u përgjigj një zë as burrë as grua! Komisioni i Nishanit më skualifikoi se nuk shaj PS
2 Dhjetor 2020, 16:04Skualifikimet brenda Partisë Demokratike kanë sjellë një sërë pakënaqësish. Të shumë ishin emrat që kaluan në filtrat e Komisionit të Vlerësimit, të cilët hartuan një listë përfundimtare me emrat që do të kandidojnë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Mjeku i njohur Halim Kosova ishte një nga emrat e skualifikuar nga Komisioni, i cili nuk ka nguruar që të sulmojë sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhin.
-
Rama në Durrës, kryebashkiakja flet për rindërtimin: 145 objekte kanë përfunduar, 458 gati në janar!
2 Dhjetor 2020, 15:32Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në qytetin e Durrësit ku ka inspektuar punimet në pallatet e dëmtuara nga tërmeti.
-
Deklarata e Merkel për negociatat/ Taulant Balla: Gjermaninë e kemi aleate, kërkon që konferenca ndërqeveritare të mbahet brenda dhjetorit
2 Dhjetor 2020, 15:45Për Taulant Ballën, mbështetja e Gjermanisë për hapjen e negociatave nuk ka munguar asnjëherë. Në një dalje për mediat, Balla i justifikon deklaratat e Angela Merkel me faktin që Gjermania ka presidencën e BE dhe duhet të flasë në emër të të gjitha vendeve anëtare.
-
Mediu me të rinjtë: Politika largoi gjysmë milionë shqiptarë! 'Shqipëria si gjithë Europa' do bëhet realitet
2 Dhjetor 2020, 15:43Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me Forumin Rinor Republikan në zonën e Don Boskos. Duke akuzuar Ramën se ka larguar të rinjtë nga vendi, Mediu u shpreh se ëndrra për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, do të bëhet realitet.
-
PD: Fakte të reja për abuzimin e Xhaçkës, datat e udhëtimit me helikopter përkojnë me mbledhjet e PS në Dibër
2 Dhjetor 2020, 15:27Partia Demokratike nuk u ndahet akuzave në drejtim të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, të cilën e akuzon se ka shfrytëzuar helikopterin ushtarak për të shkuar në Dibër për fushatë elektorale. Sërish sot, në një deklaratë për media, ish-deputetja Albana Vokshi publikoi një video, që sipas saj, jep fakte të reja mbi abuzimin e ministres Xhaçka. Sipas saj "datat e udhëtimit me helikopter përkojnë me mbledhjet e PS dhe koncertet në Dibër, ku ka marrë pjesë”.
-
Zbardhet përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar/ Emrat e deputetëve që do të mbledhin fakte për raportin e Dick Marty
2 Dhjetor 2020, 15:05Ditën e nesërme pritet që të votohet në Kuvend përbërja e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për raportin e Dick Marty.
-
Buxheti i Tiranës 2021/ Veliaj, bashkëbisedim online me të rinjtë: Po ndërtojmë më shumë shkolla se në 100 vite të Tiranës kryeqytet
2 Dhjetor 2020, 14:49Në buxhetin e ardhshëm të Bashkisë Tiranë janë parashikuar një sërë investimesh vetëm për rininë. Ky është premtimi që i ka dhënë sot gjimnazistëve, kryetari i Bashkisë së Tiranës përmes një bashkëbisedimi që zhvilloi online me ta.
-
Forcat e reja politike të djathta/ Salianji: Më e ndershme të hapësh partinë tënde, sesa të bësh sikur digjesh për PD-në! Do dëmtojnë PS-në, jo opozitën (VIDEO)
2 Dhjetor 2020, 13:53Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është i bindur se partitë e reja do të dëmtojnë mazhorancë, kurrsesi opozitën. Në intervistën për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku Salianji nuk i kurseu edhe ironitë.
-
Kolaudimi në shtet/ Braçe: Mbaroi koncesioni Berisha-Meta, u mundova të thyeja monopolin, por LSI desh na rrëzoi Qeverinë
2 Dhjetor 2020, 13:39Një koncesion që në përfundim të kontratës së tij 10-vjeçare po nxjerr në pah dëme në kurriz të qytetarëve nga fitimet marramendëse të kompanisë SGS që ndër vite ofroi radhë dhe kaos. Zëvendëskryeministri Erion Braçe thotë se këto fakte të koncesionit të qeverisë Berisha-Meta po dalin në inventarin e kompanisë që po bën dorëzimet e koncesionit, dhe nëse do të hetoheshin do të nxirrnin në pah një krim, thekson ai.
-