Politikë
-
Partia Demokratike ka vijuar denoncimin se qeveria ka dhënë tender për blerjen e pajisjeve anti-COVID me çmim 3-fish më të shtrenjtë se kompanitë që u skualifikuan.
30 Nëntor 2020, 16:07 -
Bilanci i rindërtimit në Shijak pas tërmetit tragjik, Kryeministri Rama: Ringritja vazhdon
30 Nëntor 2020, 15:50Kryeministri Rama përmes një postimi ka bërë një bilanc i asaj që po ndodh në zonën e Shijakut me procesin e rindërtimit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.
-
Bashkia nxjerr blof PD-në: Familja Shabanaj ka marrë dëmshpërblim dhe i është miratuar rindërtimi i dy shtëpive! Basha të tregojë si shtoi 4 vila
30 Nëntor 2020, 15:20Bashkia e Tiranës ka nxjerrë sërish blof Partinë Demokratike, e cila publikoi sot një videomontazh me kamera HD rastin e familjes Shabanaj nga Baldushku, për të cilën pretendoi se nuk është ndihmuar pas tërmetit. Nga dokumentet e publikuara, familja e Mersin dhe Genc Shabanaj është dëmshpërblyer me 3 milionë lekë për tërmetin e 21 Shtatorit 2019, e ndërkaq pas dëmeve të mëdha gjatë tërmetit të 26 Nëntorit, dy vëllezërve do t’u rindërtohen dy shtëpi, ndonëse para tërmetit kanë jetuar në një shtëpi
-
Lezha në pranverë me maternitet të ri! Rama: Shërbimi për nënat e reja ishte një turp i madh për dekada (VIDEO)
30 Nëntor 2020, 14:45Brenda pranverës, materniteti i Lezhës do të jetë krejtësisht të ri! Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga ambientet e brendshme të këtij materniteti, i cili aktualisht është një kantier ndërtimi.
-
Balluku inspekton punimet për ujësjellësin e ri të Shijakut: 128 kantieret e hapura përfundojnë para afatit
30 Nëntor 2020, 14:42Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori AKUM, Alqi Bllako, drejtori i OSHEE, Adrian Çela dhe kryetari Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana inspektuan punimet ku deri më tani janë realizuar afro 70% e tyre, ndërsa përfitues direkt të këtij investimi janë afro 13.300 banorë.
-
Rrugë e re në Njësinë 5, Veliaj: Koha të mos pengojmë zhvillimin e qytetit për bindjet politike
30 Nëntor 2020, 13:53Dhjetori i gjen banorët e Komunës së Parisit me një rrugë të re, që lidh rrethrrotullimin me rrugën “Robert Zhvarc”, duke mundësuar kalimin më lehtë të automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve. Kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, përuruan rrugën e re që do të shërbejë edhe si valvul shkarkimi për të dalë në Unazë.
-
Zotimi i Fatmir Mediut: Nëse vimë ne në pushtet, për 4 vjet do e anëtarësojmë Shqipërinë në BE (VIDEO)
30 Nëntor 2020, 13:05Fatmir Mediu u bëri thirrje të gjithë të rinjve për pjesëmarrje sa më të madhe në politikë. Sipas tij vetëm në këtë mënyrë shqiptarët do të kenë mundësi të vendosin për të ardhmen e tyre.
-
Shtohen dy ZAZ për 25 prill, Cakaj skeptik për shifrat: Gjendja Civile të tregojë si i llogariti, po ndodh lëvizja e qytetarëve para zgjedhjeve
30 Nëntor 2020, 13:36Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin për dy zona të reja të administrimit zgjedhor në Fier dhe Berat për shkak të tejkalimit të nr të zgjedhësve më shumë se 80 mijë. Muharrem Çaka, anëtar i KQZ kërkoi pjesëmarrjen nga Drejtoria e Gjendjes Civile për të mësuar metedologjinë e llogaritjes së numrit të votuesve në këto zona.
-
Jozefina Topalli ngre alarmin: Borxhi publik, rrezik më i madh sesa pandemia
30 Nëntor 2020, 13:10Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka ngritur një shqetësim, i cili sipas saj është edhe një problem në Shqipëri më shumë se pandemia. Përmes një postimi në rrjetet sociale Topalli nënvizon se borxhi publik po kthehet në një rrezik shumë të madh dhe është një minë me sahat.
-
58 familje më banesa të reja në Shijak para Vitit të Ri/ Rama i bindet qytetarit, heq këpucët para futjes në shtëpi: Ahmetaj më ka vjedhur çorapet e kuqe (VIDEO)
30 Nëntor 2020, 13:01Kryeministri Rama ishte sot në Shijak ku pa nga afër shtëpitë e reja të 3 familjeve që ishin dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
-
'Ndalohen tubimet politike'/ Mediu: Vendimin do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese kur të ngrihet! Fushata online jo reale! Nëse dalim me një listë, PR koalicion me PD, jo LSI
30 Nëntor 2020, 12:56Kryetari i PR, Fatmir Mediu e cilëson absurd vendimin e Komitetit të ekspertëve që ndalon tubimet, dhe thotë se do ta kontenstojë në gjykatën Kushtetuese kur ajo të jetë funksionale. Përsa i përket koalicioneve Mediu thotë se ka kontratë për bashkëpunim me PD.
-
'LSI mund të dalë e vetme, ka ego më të madhe'/ Agron Duka tregon skenarët për koalicionet opozitare në zgjedhje: Basha është për listë unike, ende s'ka vendim
30 Nëntor 2020, 12:14Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, në një intervistë për Report Tv, ka treguar se ç'ka ndodhur deri më tani në radhët e opozitës së bashkuar në diskutimet për mënyrën se si do ta dalin në zgjedhjet e 25 prillit. Duka deklaron se ende nuk ka një vendim për këtë. Kreu i PAA rrëfen edhe skenarët që po diskutohen.
-
Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese/ KED çon për dy javë tre emrat në Presidencë dhe Kuvend
30 Nëntor 2020, 11:30Një tjetër hap hidhet në drejtim të plotësimit të Gjykatës Kushtetuese. Report Tv mëson se pas përfundimit të kontrollit mbi kandidatët, Këshilli i Emërime në Drejtësi ka marrë vendimin për të dërguar brenda dy javësh në Kuvend dhe Presidencë tre emrat e të kualifikuarve për të vazhduar garën. Kjo procedurë pritet të zhbllokojë ngërçin në Kushtetuese.
-
PD nis fushatën me të inkriminuar, si përdori dje Ina Zhupa 55-vjeçarin e akuzuar për ngacmim seksual të meshkujve
30 Nëntor 2020, 11:02Partia Demokratike publikoi dje rastin e Arben Gjokës në Njësinë 8, i cili pretendonte se nuk ishte futur në listën e përfituesve nga Programi i Rindërtimit. Deputeti i PS-së, Ervin Bushati e zbuloi po dje, se në fakt Arben Gjoka nuk kishte aplikuar fare për t’u bërë pjesë e programit, si gjithë qytetarët e tjerë.
-
'Kam 6 vite pa e parë'/ Basha në takim me nënat e emigrantëve: Do sillem ndaj Shqipërisë me të njëjtën përgjegjësi si sillen prindërit ndaj fëmijëve (VIDEO)
30 Nëntor 2020, 10:36"Do të sillem ndaj Shqipërisë me të njëjtën përgjegjësi si sillen prindërit shqiptar ndaj fëmijëve të tyre"! Ishte ky premtimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha gjatë një takimi që zhvilloi me nëna që fëmijët i kanë në emigracion.
-
Përkujtohen në një ditë Pavarësia dhe gafa e Bashës: Flamuri i Kastriotëve u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944 (VIDEO)
30 Nëntor 2020, 07:41Gafat e Bashës janë kthyer tashmë edhe në meme. Madje dje është sjellë në kujtesë gafa e një viti më parë të kreut të PD, Lulzim Basha. Në ditën e Flamurit, Basha vitin e kaluar ngatërroi datën e ngritjes së flamurit në Krujë.
-
-
SKANDALI/ Berisha e Imami u kapën nga 'ethet e arit', futën ushtrinë me makineri, helikopterë e mjete metal-kërkuese të gjenin 'Thesarin e Teutës'! Llalla pushoi çështjen
29 Nëntor 2020, 16:14Në Shqipëri ndodhi një ndër ngjarjet më tragjikomike për një vend anëtar të NATO-s, pasi “ethet e arit” përfshinë kupolën më të lartë të shtetit, nën qeverisjen e 8 vjeçare të Sali Berishës. Ishte fillimi i vitit 2012 dhe lodhja nga pushteti, boshatisja e arkës së shtetit nga abuzimet dhe mungesa e financimeve të huaja shtynë qeverinë e Berishës në ndërmarrjen e një hapi të tillë aq ekstrem sa dhe tragjikomik: Kërkimin shtetëror të arit.
-
-
PD akuza qeverisë: Klanet në qeveri luftë për tendera, pajisjet anti-covid u blenë 3 herë më shtrenjtë
29 Nëntor 2020, 13:40Ish-deputetja thotë se në shtator të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë ka hapur një tender me vlerë 5 milionë euro për të blerë mjete mbrojtëse anti-covid, vlera e të cilave nuk shkon më shumë se 1.5 milionë euro.