Politikë
-
20 Nëntor 2020, 11:17
-
-
I pranishëm edhe ministri italian Di Maio, zhvillohet në Tiranë tryeza për luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi
20 Nëntor 2020, 10:53Është zhvilluar sot në Tiranë tryeza e rrumbullakët me temë ‘Lufta kundër korrupsionit dhe reforma në drejtësi si një shtysë për rritjen ekonomike të Shqipërisë’.
-
Di Maio takime me krerët e lartë të vendit! Meta: Mirënjohje për mbështetjen! Hajdari: Ramë dakord se Shqipëria duhet të punojë për të zgjidhur korrupsionin
20 Nëntor 2020, 10:38Ministri i Punëve të Jashtëm i Italisë, Luigi Di Maio ka mbërritur sot në Tiranë në një vizitë zyrtare, ku ka zhvilluar takime me presidentin Ilir Meta, kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe deputeten e opozitës parlamentare Rudina Hajdari.
-
Basha denoncon: Qeveria fshehu qindra të vdekur nga COVID
19 Nëntor 2020, 22:45Një deklaratë shumë të fortë ka bërë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, sonte në mbrëmje.
-
Gafa e kryetarit të PD Sarandë në Facebook, poston urdhërin e stafit të Bashës: Mirëmbrëma, shpërnda emisionin e Bashës në faqen tënde
20 Nëntor 2020, 07:47PD ndërmoi një angazhim për të shpërndarë në të gjitha strukturat e anëtarësisë intervistën e kreut demokrat Lulzim Basha.Por jo të gjithë kanë qenë aq të kujdesshëm me porositë e shtabit të Bashës ku kreu i PD-së në Sarandë Hariz Mema kishte neglizhuar porosinë.
-
Carlo Bollino: Basha ishte në Kukës! Pse gënjen kur thotë se nuk është takuar kurrë me Milaim Bellanicën?
20 Nëntor 2020, 00:28"Në prill 1999 Lulzim Basha ka qenë bashkë me prokurorin e Hagës, Rajandiren Muruga, te Hotel Turizmi, unë isha në një hotel tjetër. Te Turizmi ka qenë edhe Ilir Meta, si përfaqësues i shtetit shqiptar për krizën e refugjateve dhe Meta mund të dëshmojë që Basha ka qenë aty ditën e investigimit. Pse Basha nuk e pranon që ka takuar deshmitari Bellanicën?"
-
Kaseta e masakrës në Krushë të Madhe, Basha: Ajo u mor nga BBC, s'jam takuar me Bellanicën! Kurrë s'kam hetuar kundër UÇK, por për krimet e serbëve në Mitrovicë
19 Nëntor 2020, 22:18Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që janë hedhur në emër të tij në lidhje me fshehjen e kasetës së masakrës në Krushë të Madhe, ku i mbijetuari i kësaj masakre Milaim Bellanica është shprehur në media se ia ka dorëzuar Lulzim Bashës. Kryedemokrati tha se ai kurrë nuk ka marrë pjesë në hetimet apo procese kundër UÇK-së, ndërsa shtoi se si pjesë e Tribunalit të Hagës ai ka bërë vetëm dy hetime edhe ato ishin përqendruar në Mitrovicë dhe ne fshatrat përreth për krimet që kishin kryer forcat paramilitare serbe.
-
Shpërbëhen strukturat e LSI dhe LRI në Laprakë, kalojnë tek PS kryetari Gentian Arapaj dhe kryetari i LRI Qamil Nureci
19 Nëntor 2020, 21:35Lëvizjet që kanë filluar në Tiranë me luftën e hapur politike mes PS dhe LSI tashmë po zbresin edhe në rang drejtuesish. Në njësinë 11 në Tiranë dy drejtuesit, kryetari i LSI dhe kryerari i LRI, Gentian Arapaj dhe Qamil Nureci kanë dhënë dorëheqjen një ditë më parë.
-
Soreca: Pandemia e Covid-19 solli valë lajmesh të rreme! Zero tolerancë ndaj sulmeve kundër medias
19 Nëntor 2020, 20:02Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca tha se pjesë e pasojave që pandemia e COVID-19 solli me vete ishin edhe fabrikimi i shumë lajmeve të rreme dhe keqinformimit. Soreca foli edhe për sulmet që u bëhen mediave dhe gazetarëve gjatë denoncimit të tyre duke thënë prerë se këto raste duhet të kenë tolerancë zero, qoftë kjo edhe në diskursin politik.
-
LRI shkel 'me dy këmbë' të gjitha masat anti-COVID! Mbi 10 veta në një sallë, pa distancë dhe pa maska (VIDEO)
19 Nëntor 2020, 19:22Lëvizja Rinore për Integrim duket se nuk i ka marrë aspak parasysh rregullat e reja të marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
-
Ish-ministrja e LSI për Report Tv, Gjosha: Zgjedhjet online për anëtarësinë risi për politikën, do e kishim bërë dhe po të mos ishte COVID
19 Nëntor 2020, 18:06Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, një prej drejtuesve të kësaj force politike, në një intervistë të dhënë në hapësirën e live të pasdites në Report Tv, ka folur sot për zgjedhjet në LSI, zhvillimet e fundit politike si dhe marrëdhënien e LSI me Presidentin e Republikës Meta
-
PD: Po ndryshoni Ligjin e Gjendjes Civile për të manipuluar zgjedhjet, Lleshaj: Rrini të qetë, atë që bënit ju me listat ne s'do e bëjmë
19 Nëntor 2020, 17:16Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shkruan në llogarinë e tij në Facebook se ata që luanin me listat e zgjedhësve të rrinë të qetë sepse kjo nuk do të përsëritet.
-
Qytetari në Kavajë: Shkolla po, spitali po...Rama: Shyqyr një demokrat që numëron tamam, nuk harrove ndonjë
19 Nëntor 2020, 17:16Kavaja është ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama ku inspektoi punimet për banesat e prekura nga tërmeti. Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj bëri me dije se 1000 banesa individuale do të përfundojnë brenda 31 dhjetorit, teksa pjesa tjetër në muajin maj.
-
Investimet në Arsim/ Albana Vokshi: Rama nuk ka prioritet arsimin, ne do i rindërtojmë të gjitha shkollat pas 25 prillit
19 Nëntor 2020, 16:53Nga Njësia Administrative Kryevidh në Rrogozhinë, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albania Vokshi ka denoncuar atë që ajo e quan si lënie në mëshirë të fatit të shkollës 9-vjeçare në këtë njësi.
-
Soreca: Nëse nuk ngrihet Kushtetuesja nuk ka Konferencë Ndërqeveritare! Koha nuk pret, të realizohen detyrat e shtëpisë para fundit të vitit
19 Nëntor 2020, 16:44Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka kërkuar nga institucionet shqiptare të përshpejtojnë punën për krijimin e Gjykatës Kushtetuese që do i hapë rrugë mbajtjes së Konferencës Ndërqeveritare.
-
Demokratët ende pa drejtues politikë në 12 qarqe, kreu i PD Vlorë: Leskaj në krye të fushatës na motivoi! Goditja më e fortë për Ramën nga vlonjatët
19 Nëntor 2020, 16:34Partia Demokratike ende nuk i ka zyrtarizuar drejtuesit politikë në 12 Qarqet e vendit, ndërsa Vlora është i pari qark ku drejtuesi politik, Bujar Leskaj tashmë është prezantuar me strukturat. Kreu i PD së Vlorës, Genci Deromema thotë për Report Tv se ky hap ka motivuar strukturat, ndërsa zbulon edhe porositë e para të Leskajt për anëtarësinë.
-
-
Pacolli, letër Ramës: Të kundërshtojmë raportin e Dick Marty-t, u financua nga Rusia e Serbia
19 Nëntor 2020, 16:17Behgjet Pacolli, nëpërmjet një letre i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, që të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për të kundërshtuar në mënyrë diplomatike raportin e Dick Marty, duke nisur fillimisht ngA Këshilli i Evropës
-
Ish-luftëtarë të UÇK-së, akuza Bashës/ Përsërisin deklaratën e 2013-ës: Trego provat e rrejshme kundër nesh
19 Nëntor 2020, 15:59Në komunikatën e datës 3 qershor të vitit 2013, nga ish-ushtarë të UÇK-së, thuhej se Basha dhe vajza e Sali Berishës, Argita Berisha kishin shërbyer si ekspert me ç’rast kishin ndihmuar bashkësinë ndërkombëtare që të përgatisnin lëndët bazuar në provat e prokurorisë serbe.