Politikë
-
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, u bëri thirrje Ministrave të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit të shohin me më shumë vëmendje sfidat e të rinjve në Shqipëri dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
12 Prill 2019, 10:59 -
Samiti i Dubrovnikut, ja cfarë diskutoi Rama me Tsipras/ Shqipëria kërkon heqjen e vizave me Kinën
12 Prill 2019, 10:41Pjesë e bisedës mes dy kryeministrave kanë qenë reformat e ndërmarra nga Shqipëria me synim hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si edhe në nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit mes dy vendeve.
-
Ruçi kritik me institucionet e pavarura, ambasadori i BE: Duhen rezultate konkrete
12 Prill 2019, 10:34Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka zhvilluar një takim me institucionet e pavarura, ndërsa të pranishëm kanë qenë edhe ambasadorët e BE-së dhe OSBE-së. Luigi Soreca gjatë fjalës së tij kërkoi rezultate të prekshme nga këta institucione dhe më shumë ambicie.
-
U akuzua nga Basha si ortak në kompaninë e sigurimit në aeroport, Bushi: Shihemi në gjyq
11 Prill 2019, 19:48Avokati i Partisë Socialiste Eno Bushi sqaron se ka qene ne vitin 2013 ka qene ortak ne nje kompani me emer tregtar te ngjashem por kurre nuk ka qene aksioner apo administrator i kompanise qe merret me sigurine e aeroportin dhe nuk eshte marre kurre me ate pune.
-
Vasili: Xhaçka e Lleshaj bashibozukë, njëri i bie gozhdës tjetri patkoit
11 Prill 2019, 19:08Ish- deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e bëra ditën e sotme nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj lidhur më supergrabitjen në aeroportin "Nënë Tereza".
-
Të rinjtë duan ndryshim sistemi, Gjiknuri: Ejani, e bëjmë pas zgjedhjeve
11 Prill 2019, 18:45Partia Socialiste po përballet në Kuvend me kundërshtinë e deputetëve të rinj për të miratuar reformën zgjedhore, pa ndryshuar sistemin. Në këto kushte, Damian Gjiknuri i ftoi të ulen në komision, të miratohet ndryshimet teknike, ndërsa cështjet e mëdha të diskutohet pas 30 qershorit.
-
45 Minuta/ Ish-krahu i djathë i del kundër kryebashkiakut të Kamzës: Xhelal Mziu nuk duhet të rikandidojë
11 Prill 2019, 16:37Korab Lita i cili më herët ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, deklaroi se kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu nuk duhet të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
-
Basha: S'ka dialog dhe kompromise me Ramën, largimi i tij i panegociueshëm
11 Prill 2019, 16:37Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka pranuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke thënë se largimi i tij nga qeveria është një kusht i padiskutueshëm.
-
Myslim Murrizi kritika Bashës dhe Ramës: Në Europë nuk hyhet duke i shkelur syrin njëri-tjetri
11 Prill 2019, 15:59Deputeti demokrat Myslim Murrizi ka folur lidhur me situatën politike në vend duke thënë se fajtor për të nuk është vetëm qeveria por edhe Partia Demokratike. Ai tha se në Europë nuk shkohet me hile por me drejtësi.
-
Grabitja në Rinas/ Basha: Kompania e sigurisë në bashkëpronësi të avokatit të PS-së, ja faktet tronditëse
11 Prill 2019, 15:05Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha dy ditë pas grabitjes së bujshme në pistën e avionëve në aeroportin e Rinasit, ka radhitur një sërë faktesh sipas tij, që përfshijnë shtetin.
-
Grabitja në Rinas, Paloka: A u vra rastësisht Murataj apo u eliminua me qëllim?
11 Prill 2019, 14:56Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ngre disa pikëpyetje për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas.
-
-
Rama: Nuk di nëse hapen këtë vit negociatat, opozita po e baltos procesin
11 Prill 2019, 13:47Kryeministri Rama ju drejtua sot parlamentit, duke thënë se nuk e dinte nëse vendi do të hapë negociatat këtë vit, por akuzoi opozitën se po baltos procesin e integrimit. Kryeministri ftoi Bashën për dialog, duke thënë se nuk dëshiron që opozita të shkrihet, pasi PS dëshiron ta mundë në 2021.
-
Kryemadhi: Këto ditë shiu do mbyllen, ditë të bukura do vijnë për shqiptarët! Në 13 prill dilni në protestë
11 Prill 2019, 13:27Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka radhitur sot një sërë arsyesh pse sipas saj qytetarët shqiptarët duhet të dalin në protestë kundër qeverisë më 13 prill, në tubimin e organizuar nga opozita e bashkuar, tashmë joparlamentare.
-
Dorëheqje pas grabitjes? Lleshaj: E vendos vetë! Ushtria garanton sigurinë në Rinas (E PLOTE)
11 Prill 2019, 13:35Akuzave të opozitës për dërgimin e ushtrisë në Rinas për të garantuar sigurinë, Lleshaj iu përgjigj duke thënë se nuk cënohet ligji, pasi Forcat e Armatosura e kanë mision sigurinë kombëtare.
-
Gjoni kërkoi tryezë të gjerë për 'Zgjedhoren'/ Balla: Jemi të hapur
11 Prill 2019, 13:16 -
Rudina Hajdari kritika qeverisë: Zero rezultate në luftën ndaj korrupsionit
11 Prill 2019, 13:14 -
Verifikimi i financimeve/ KQZ miraton tre vendime, Zguri: Do përgjigjen edhe kryebashkiakët
11 Prill 2019, 13:01KQZ miratoi formatin e standardizuar të raportit të auditimit të fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik.
-
Shumë vende në botë kanë ushtri brenda aeroportit, Rama përgjigje Bashës dhe Metës: Gjeni arsye të tjera për marrëzitë tuaja
11 Prill 2019, 12:42Në një përgjigje për presidentin Ilir Meta dhe liderin demokrat Lulzim Basha, Rama thotë se nuk është cënuar në asnjë rast Kushtetuta dhe se nuk bëhet fjalë për juntë ushtarake.
-
Një tjetër kandidate nga lista e PD-së pranon të marrë mandatin (EMRI)
11 Prill 2019, 12:10Sot ka pranuar që të marrë mandatin edhe një tjetër kandidate nga listat e partisë Demokratike.
