Politikë
-
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me mosdekretimin e ministrit të ri të Jashtëm, Gent Cakaj. Meta thotë se Ministria e Jashtme nuk mund të shndërrohet në autoshkollë ku sipas tij "ustai" i madh të mësojë "gjeniun" si të ndryshojë kufijtë në Ballkan. Indirekt Meta këshillon Ramën që të propozojë një kandidaturë tjetër pasi sipas tij PS ka kapacitete të shkëlqyra për drejtimin e MEPJ. Në reagimin e tij, kryeministri Rama u shpreh se do të jetë Gjykata e re Kushtetuese ajo që do ti japë fund, asaj që ai e ka quajtur maskaradë.
12 Janar 2019, 10:35 -
Alibeaj 'nxin' Shqipërinë në Tv holandez: Ky vend nuk e meriton të jetë pjesë e BE (VIDEO)
12 Janar 2019, 09:51Deputeti i PD, Enkelejd Aliebaj ka deklaruar për një emision televiziv hollandez se në Shqipërinë që partia e tij e qeverisi për 8 vite, nuk funksionon asgjë. Me 'keqardhje', Alibeaj është shprehur se ky vend nuk plotëson kushtet për t'u bërë pjesë e BE.
-
-
Mosdekretimi i Cakajt/ Rama: Meta e mori brenda disa orësh certifikatën e sigurisë, Klajda Gjosha 3 vite pa dokument, as Panariti se kishte
11 Janar 2019, 21:32Kryeministri Edi Rama thotë se të tre zyrtarët e LSI kur kanë qenë në poste drejtuese kanë qenë pa certifikatë sigurie. Rama foli edhe për opsionin e një shkarkimi të mundshëm të Metës nga posti i presidentit, por tha se kjo gjë nuk është e mundur pasi duhen 2/3 e votave të Kuvendit. Rama tha se Presidenti ka marrë çdo informacion ku vërtetohet që Cakaj është i pastër.
-
-
Deputeti socialist: Ka deputetë të opozitës që janë me qeverinë
11 Janar 2019, 21:23Socialisti Alket Hyseni thotë se mund të ketë të tjerë deputetë të opozitës që mund të bashkohen me qeverinë.
-
-
-
Mosdekretimi i Cakajt/ Ndoka në Repolitix: Meta i vuri pritë Ramës, standart tjetër në raportin mes tyre
11 Janar 2019, 21:11Nard Ndoka, anëtar i Komisionit të Jashtëm, i ftuar në studion e Repolitix, ka thënë se vendimi i presidentit Ilir Meta për të mosdekretuar Gent Cakajn ka vënë një tjetër standart në raportin qeveri-presidencë.
-
Militantja e LSI ‘e ngujuar’ brenda Fakultetit Juridik/ Si këndonte në verë këngë ushtarake për Ramën në Jalë (Foto+Video)
11 Janar 2019, 20:53Pamje nga ngujimi i disa studentëve brenda Fakultetit Juridik. Një militante e LSI që këndonte këngë ushtarake në Jalë rishfaqet në Fakultetin Juridik duke protestuar.
-
Zgjedhjet lokale 2019/ KQZ apel zgjedhësve: Kontrolloni emrin në listë
11 Janar 2019, 19:35Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxha, tha se organet e pushtetit vendor duhet të përgatisin infrastrukturën zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2019.
-
Mosdekretimi nga Meta/ Ish-ambasadorët shqiptarë kundër kandidaturës së Gent Cakajt: Ishte i papërshtatshëm
11 Janar 2019, 18:15Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është një shoqatë e krijuar nga një grup ish-diplomatësh shqiptarë që kanë shërbyer nëpër vende të ndryshme të botës. Në reagimin e tyre, ish-diplomatët thonë se Gent Caka nuk ka cilësitë e duhura profesionale për tu bërë ministër i Jashtëm.
-
Certifikata e sigurisë së Cakajt, LSI dhe PD mbështesin kërkesën e Metës për hetimin e DSIK-së
11 Janar 2019, 17:30Komisioni Hetimor do të përbëhet nga 9 anëtar, ku kryetari dhe 2 anëtarë do të jenë përfaqësues të PD-së, 1 anëtar do të jetë përfaqësues i LSI-së dhe dhe 5 anëtarë do të jenë përfaqësues të Grupeve Parlamentare të partive të mazhorancës.
-
Anëtari i Këshillit të PD-së, Edvin Kulluri: Cakaj pa certifikatë, skandal për sigurinë kombëtare
11 Janar 2019, 17:01Në reagimin e tij lidhur me mosdekretimin e Cakajt, Kulluri i bën thirrje opozitës që të kthehet urgjent në Kuvend pasi ndryshe do të bëhet palë në cënimin e sigurisë kombetarë.
-
Mosdekretimi i Cakajt, Haradinaj: E kam shumë mik Metën, nuk komentoj çështjen e emërimeve në Shqipëri
11 Janar 2019, 15:58Në një konferencë për shtyp, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zgjedhur të mos e komentojë çështjen e mosdekretimit të ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
-
Gazetarët e Kosovës të ndarë për profilin e Cakajt dhe për veprimet e Metës
11 Janar 2019, 15:44Në një prononcim për Report Tv, redaktori i Prishtina Insight Eraldin Fazliu tha se Cakaj nuk ishte i njohur në Kosovë derisa kur u aktivizua në politikën në Shqipëri, ndërsa drejtori i gazetës Insajder Parim Olluri u shpreh se Meta nuk kishte arsye të refuzonte Cakajn por e bën vetëm për të rritur pazarin tek Rama.
-
Mosdekretimi i Gent Cakajt në Repolitix/ Hyseni: Shkarje momentale, Meta shkeli Kushtetutën, ka frikë nga SPAK
11 Janar 2019, 15:41Të ftuarit e mbrëmjes së sotme janë socialisti Alket Hyseni, ish-ministri demokrat, Gazmend Oketa, Gjergj Koja dhe Nard Ndoka. Në fokus të debatit mosdekretimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Nard Ndoka tha se Meta po vë një standart tjetër në raportin qeveri-presidencë. Hyseni thotë se Meta kërkon të bëhet faktor me një guxim të marri.
-
Meta kërkoi hetime për certifikatën e sigurisë së Cakajt, DSIK: Verifikuam! Është i parrezikshëm
11 Janar 2019, 15:03Presidenti i vendit Ilir Meta, kërkoi sot ngritjen e një komisioni hetimor që do të bëjë verifikimet mbi veprimtarinë e DSIK në lëshimin e certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn. Reagon DSIK, që sqaron se pajisja e tij me certifikatë është kryer në përputhje me ligjin pasi ministri i propozuar i Jashtëm Cakaj është konsideruar i parrezikshëm.
-
Papërgjegjshmëri apo injorancë? Ja si zëdhënësi i Metës fabrikoi të pavërtetën për Gent Cakajn (Video)
11 Janar 2019, 15:05Si mundet që një president, që supozohet të përfaqësojë insitucionin më të lartë, më serioz dhe më të besueshëm në vend, të kthehet në një shpërndarës fjalish të nxjerra jashtë konteksti, si të ishte një zgjatim i atyre portaleve që e prodhuan këtë lajm të rremë sipas të cilit, Cakaj ishte shprehur pro korrigjimit të kufijve? Është e pafalshme që një ish redaktor dhe drejtues medieje si Blushi, përveçse bëhet megafon i deklaratave të deformuara, nuk e merr mundimin ta shohë deri në fund intervistën, ku Cakaj, përkundër asaj që shkruan Blushi, deklaron se “ndryshimet e kufijve në rajon duhet të përjashtohen kategorikisht”.
-
Protesta/ Përplasja e studentëve me efektivët, Kryemadhi: Policët harrojnë që paguhen me paratë e qytetarëve
11 Janar 2019, 14:16Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi i bëri thirrje Policisë së Shtetit dhe dekanateve të fakulteteve që të distancohen nga dhuna dhe politika e "korruptuar" e kryeministrit Edi Rama.