Politikë

  • Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e Jashtëm Europian, Angelina Eichhorst është takuar mesditën e kësaj të marte me krerët e Partisë Demokratike për të biseduar për Reformën në Drejtësi për të cilën të dyja palët ranë dakord se duhet të kryhet me konsensus pasi kjo ëhstë zgjidhja e vetme.
  • Nishani: Me Metën, Ramën dhe
    Bashën do të pija raki me meze

    Presidenti i Republikës ka thënë se mund të ulej me kryeministrin Rama, kreun e Demokratëve Basha si dhe kryeparlamentarin Meta se mund të ulej e të pinte një gotë raki me meze. Në një intervistë për gazetën "Koha Jonë"  Nishani ka dhënë këtë përgjigjjë pasi gazetari e pyet Presidentin nëse do të ishte i gatshëm që të pinte një gotë verë me Ramën dhe Metën.

  • 'Rrëzohet' Nishani/ Skema e re për
    kompensimin financiar të pronave 

    Ngelet në fuqi formula e miratuar në fund të 2015-ës për kthimin dhe kompensimin e pronave. Komisioni i Ligjeve rrëzoi dje Dekretin e Presidentit i cili riktheu për shqyrtim ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

  • Kthimi dhe kompensimi i pronave
    rinis sërish debati në Kuvend

    Debati për kthimin dhe kompensimin e pronave rikthehet përsëri në Kuvend. Ditën e nesërme, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të shqyrtojë dekretin e Presidentit të Republikës, i cili riktheu për shqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi me propozim të qeverisë.

  • Reforma zgjedhore, sistemi 'Prim' 
     synon më pak se 140 deputetë

    Demokratët tregon më të shpejtë për të dërguar emrat e anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore, ndërsa ambienti politik është më se i ngarkuar jo vetëm me reformën në drejtësi por dhe me debatin për sistemin “prim” që do sillte automatikisht për partinë e parë në zgjedhje dhe 20 deputetë më tepër.

  • Moisiu: Duhet një prokuror që 
    t'u fusë të dridhurat ministrave 

    INTERVISTA/Alfred Moisiu, e konsideron të pabazuar insistimin e Partisë Demokratike për të miratuar me 2/3 e Kuvendit, anëtarët e institucioneve kushtetuese. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, ish-presidenti i Republikës Moisiu u shprehet kritik ndaj tendencave për të zvarritur reformën në drejtësi duke i cilësuar këto lëvizje si mungesë besimi të klasës politike.

  • Në prag të reformës, 20 krerët e
    institucioneve raportim te Meta

    Kryeprokurori Llalla, Ministri i Drejtësisë Manjani dhe kreu i KLSH Leskaj duhet të mbrojmë punën në Kuvend deri në 7 mars. Kuvendi ka rinisur mbrëmë punimet me një seancë të qetë prej 30 minutash ku palët shprehën dhe kërkuan angazhim për përmbylljen e reformës në drejtësi. Kthimi dhe kompensimi i pronave rinis debati në Kuvend

  • Reforma në Drejtësi, Alibeaj: Ja
    përse PD nuk hartoi draft paralel

    I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Enkelejt Alibeaj, një nga ekspertët e Partisë Demokratike për reformën në drejtësi sqaron arsyen se përse PD nuk dorëzoi në Komisionin e Venecias një draft paralel me atë të maxhorancës, por hartoi një opinion me vërejtje. Sipas tij, kjo gjë u shmang, pasi opozita nuk donte të jepte sinjalin se nuk e do reformën në drejtësi.  VIDEO

  • Kthimi dhe kompensimi i pronave
    nesër do të rinis debati në Kuvend

    Debati për kthimin dhe kompensimin e pronave rikthehet përsëri në Kuvend. Ditën e nesërme, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut do të shqyrtojë dekretin e Presidentit të Republikës, i cili riktheu për shqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendi me propozim të qeverisë.

  • Meta-Eichhorst:Reforma në Drejtësi
    të luftojë krimin e korrupsionin

    Reforma në Drejtësi, për kryetarin e Kuvendit Ilir Meta duhet të prodhojë rezultate të prekshme në terren në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe të garantojë një sistem drejtësie të qëndrueshëm dhe afatgjatë.

  • Vokshi: Beqaj rimbursime fiktive
    miqve të tij, prokuroria ta hetojë

    Partia Demokratike vijon akuzat për korrupsion ndaj ministrit Beqaj. Këtë herë deputetja demokrate Albana Vokshi përmes një deklarate për mediat tha se ministri i ka rimbursuar fiktivisht miqtë e tij.

  • "Drejtësia", Basha: Fushatë
    primitive, s'ka aleancë me LSI

    Lideri i opozitës Lulzim Basha përjashtoi çdo mundësi për një ribashkim në aleancë mes Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Demokratike. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kryetari i opozitës tha se pavarësisht se LSI-ja e ka kritikuar draftin e PS-së për reformën në drejtësi, nuk do të ketë aleancën me Ilir Metën  VIDEO

  • "Drejtësia", Manjani: Reforma s'ka
    qëllim të merret me emra konkretë

    Ministri i drejtësisë Ylli Manjani referuar reformës në Drejtësi ka theskuar se ndryshimet Kushtetuese nuk janë luks por janë mëse të rëndësishme. Në një takim me studentët e Fakulteti Ekonomik të Elbasanit Manjani shtoi se reforma nuk ka qëllim të merret me emra konkretë dhe se qëllimi i shtetit nuk është të mbushë burgjet, por të rrisë mirëqenien.  VIDEO

  • Paloka: Ja emrat e PD-së për
    komisionin e reformës zgjedhore

    Partia Demokratike ka emrat e saj për anëtarët e komisionit që do të ngrihet për reformën zgjedhore. Kreu i grupit të djathtë parlamentar Edi Paloka bëri publik emrat e opozitës për këtë komision.  VIDEO

  • Çelet sesioni parlamentar, Meta:
    Shkundje të sistemit të drejtësisë

    Është çelur këtë të hënë sesioni i ri parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Në fjalën e tij të hapjes, kryetari i Kuvendit Ilir Meta u shpreh se gjatë këtij sesioni duhet të bëhet një shkundje e thellë e sistemit të drejtësisë, duke përmbushur me sukses reformën në drejtësi e cila do të jetë prioriteti kryesor i këtij sesioni. VIDEO  FOTO

  • Reforma në Drejtësi, sot LSI e PD
    dorëzojnë propozimet në Kuvend

    Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike pritet të paraqesin sot zyrtarisht propozimet e tyre mbi paketën e ndryshimeve kushtetuese si pjesë e reformës në drejtësi. Pas dakordësisë në Komisionin e Posaçëm ku LSI dhe PD shprehën disa propozime lidhur me këto dryshime, këtë të hënë pritet të zyrtarizohen

  • PD: Rama pagoi artikullin,Qeveria:
    Promovuam vendin për investimet

    Revista prestigjioze "The Economist", në numrin e saj të fundit ka botuar një artikull prej tetë faqesh, për Shqipërinë, apo sikurse e cilëson artikulli, vendin që udhëheq reformat në rajonin e Ballkanit. Kjo ka vënë përballë Partinë Demokratike dhe Qeverinë.
     

  • Ngërçi i Reformës në Drejtësi,Dule:
    Referendum ose zgjedhje para kohe

    Kyetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka propozuar mbajtjen e referendumit ose zgjedhjeve të parakohshme për të zgjidhur kështu ngërçin e krijuar në vend për çështjen e Reformës në Drejtësi.

  • PD: Rama vetëlavdërohet në “The
    Economist” me lekët e shqiptarëve

    Sekretarja e Marrëdhënjeve me publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma ka akuzuar kryeministrin e vendit, Edi Rama se ka shpenzuar qinda million lekë të shqiptarëve për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë të botës, “The Economist” për të publikuar artikuj lëvdatash.

  • Zgjedhjet lokale, KQZ zbraz kutitë
    nis asgjesimin e fletëve të votimit

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap kutitë e votimit të zgjedhje të fundit vendore të 21 qershorit 2015. Kryetarja e këtij institucioni, Lefterie Luzi ka ngritur grupin e punës që do të merret me këtë çështje. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv