Politikë

  • Përpara se kancelaria e vendit më të fuqishëm të Evropës të mbërrinte në aeroportin e Rinasit, fluturimi i helikopterit të ushtrisë mbi kryeqytet dhe rrethimi i kryeministrisë nga qentë antieksploziv, ishin dëshmitarë se kjo nuk ishte një pritje e zakonshme në selinë e Qeverisë. 
  • Merkel nga Tirana: Duam punonjës
    të kualifikuar, jo azilkërkues

    Gjermania ka nevojë për forcë punëtore të kualifikuar nga Shqipëria, por jo për azilkërkues. Këtë e ka bërë të qartë kancelaria Merkel, e cila tha se shkurtimi i procedurave të refuzimit, do t’i japë fund këtij keqkuptimi. 

  • Rama: Në vjeshtë plotësojmë 5
    prioritetet, hapim negociatat

    Qeveria shqiptare angazhohet të plotësojë të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave në vjeshtë të këtij viti. Kryeministri Rama tha para kancelares Merkel se në fund të vjeshtës do të aplikohet për një datë për hapjen e negociatave për anëtarësim, kohë kur 5 prioritete do të jenë të plotësuara.

  • Reforma në drejtësi, Naço takon
    ambasadorin Lu dhe atë austriak

    Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, priti në një takim ambasadorin e SHBA-se, Donald Lu dhe ambasadorin e Austrisë, Thomas Schnoll. Gjatë takimit u diskutua mbi procesin e reformimit të sistemeve të së drejtës për kujdesin ndaj fëmijëve.

  • PD çon Kurbinin në Kolegj, kërkon
    pavlefshmëri të zgjedhjeve vendore

    Ashtu siç kishte paralajmëruar PD do ta vijojë betejën ligjore për bashkinë e Kurbinit. Burime nga selia blu konfirmojnë se PD i është drejtuar kolegjit zgjedhor me kërkesën për rrëzimin e vendimit të KQZ, shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve dhe shqyrtimin në themel të kësaj çështje. Pak ditë më parë KQZ rrëzoi kërkesën e demokratëve për pavlefshmëri të procesit në Kurbin dhe ripërsëritje të zgjedhjeve në këtë bashki.  VIDEO

  • KQZ certifikon Tiranën, shpall
    zyrtarisht fitues Erion Veliajn

    Është krejtësisht rastësi por fati por drejtuesin e Bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme u përcaktua sërish me datën 8 korrik. Katër vite më parë ishte Kolegji Zgjedhor, i cili dha vendimin final të procesit ankimues për drejtimin e Bashkisë së Tiranës ku u shpall Lulzim Basha, dhe sot fiks katër vite më pas KQZ shpalli fitues të kësaj gare kandidatin e së majtës Erion Veliaj.

  • Kancelarja gjermane Merkel në
    Tiranë me “mendje” nga kriza greke

    Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvillon një vizitë zyrtare për herë të parë në Tiranë. Ndoshta ardhja e “zonjës së hekurt” të Evropës mund të quhet pa frikë edhe vizita më e rëndësishme politike pas asaj të Xhorxh Bush në vitin 2010 që pavarësoi gjithë trojet shqiptare me hapjen e rrugës së Kosovës si shtet sovran.  VIDEO

  • Basha aludon:Në 6 muaj në dogana
    humbën 150 mln $...për fushatë?

    Në mbledhjen e rradhës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike edhe sot Kreu Lulzim Basha nisi me zgjedhjet dhe procesin e manipuluar sipas tij duke hedhur akuza tek qeverisja Rama Meta.  VIDEO

  • Projekti për Liqenin, PD: Qeveria 
    premtoi gjelbërim...jo betonizim!
    Foto/ Ja 9 projektet e per hyrjen e Liqenit

    Lidhur me projektin e parashikuar nga qeveria tek diga e Liqenit Artificial ka reaguar Partia Demokratike për të disatën herë në një deklaratë për mediat me anë të Jorida Tabakut.  VIDEO

  • Mesazhet e vizitës 4 orëshe
    të kancelares Merkel në Tiranë

    Tirana po bëhet gati të shtrojë tapetin e kuq për kancelaren gjermane Angela Merkel; e para vizitë e këtij niveli pas asaj të ish-kancelarit Gerhard Shroder në vitin 1999. Shqipëria do të jetë stacioni i parë i Merkel në Ballkan, e cila edhe pse gjendet në qendër të ciklonit nga kriza në eurozonë, nuk e shmangu turin e planifikuar prej kohësh.

  • Zgjedhjet, sherr në PD-në Fier:
    Kryetari justifikim për humbjen

    Mbledhja e kryesisë së PD-së në Fier, për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve të 21 qershorit ka hapur debatin e parë në këtë degë. Nenkryetari akuza kryetarit: Po gjen justifikim per humbjen. Baci: Mbledhja ishte e hapur.

  • Turi i vizitave / Problemet që e 
    presin kancelaren Merkel në Ballkan

    Papunësia e lartë, korrupsioni i gjerë dhe elitat autoritare politike - janë disa nga gjërat e përbashkëta të Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë. Në sondazhe thuhet se Bashkimi Evropian po humb atraktivitetin në këto vende. Kjo ka të bëjë edhe me paralajmërimet nga Brukseli se në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë anëtarësime të reja në BE.

  • Çuçi për A1 Report: Pse shkrimë
    Policinë Bashkiake? Kish dështuar!

    Ministri për Çështjet Vendore Bledi Çuçi sqaron mënyrën se cili do të jetë roli i kryetarëve të bashkive në raport me policinë. Ministri Çuçi duke folur për A1 Report, nënvizon se policia bashkiake është një strukturë që ka dështuar në rolin e saj dhe kjo e bën të domosdoshme shkrirjen.  VIDEO

  • Ish-ambasadori Sequi emërohet
    në krye të diplomacisë në Pekin

    Ish-ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë Ettore Sequi është emëruar ambasador i Italisë në Pekin. Ndryshimi i ambasadorëve italian në Kinë është bërë gjatë këtij muaji dhe bëhet i ditur nga mediat e vendit fqinj. Alberto Bradanini ka qenë më parë ambasador në Pekin, ndërsa është emëruar këto ditë Ettore Sequi. 

  • Opozita i jep fund bojkotit, çon
    emrat në Komisionin e Drejtësisë

    Partia Demokratike ka vendosur të thyejë bojkotin dhe te bëhet pjesë e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi. Këtë të martë Partia Demokratike i ka dërguar emrat e anëtarëve të saj, Kuvendit të Shqipërisë të cilët presin tashmë vetëm miratimin në seancës plenare të ditës së enjte.

  • Reformimi i Sistemit të Drejtësisë
    Saimir Tahiri propozon dy nisma

    Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka propozuar zyrtarisht dy nisma në lidhje me reformën në Drejtësi, te cilat shpresoj do t'i nenshtrohen debatit nga ekspertet e institucioneve përkatëse.

  • Gjosha: Qeveria vendos ngritjen e
    rrjetit të integrimit e të legjislacionit

    Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha bëri të ditur të martën vendimin e fundit të qeverisë për ngritjen e rrjetit të njësive të integrimit europian dhe rrjetin e njësive të hartimit të legjislacionit.  VIDEO

  • Kodheli me homologun rumun:
    Qëndrim i palëkundur ndaj NATO-s

    “Bashkëpunimi do të thellohet falë përmbushjes së disa objektivave të përbashkëta, si fuqizimi i bashkëpunimit, promovimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, fuqizimi i sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit rajonal dhe me gjerë. Vlen për t'u theksuar bashkëpunimi shumëpalësh rajonal me Rumaninë që realizohet në kuadër të disa nismave rajonale”- kështu është shprehur shprehur ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e saj rumun Mircea Dusa   VIDEO

  • Video/ Lu takimin e parë me
    Bashen pas zgjedhjeve...ne lokal

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë Donald Lu ka takuar për herë të parë pas zgjedhjeve kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Takimi informal në një lokal në kryeqytet është zbuluar nga A1 Report.  VIDEO

  • KQZ:Ja kriteret e pranimit për
    ekspert kontabël,nisin aplikimet

    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka publikuar sot kriteret e pranimit për ekspert kontabël  duke njoftuar  kështu nisjen e aplikimeve brënda datës 15 të këtij muaji për të gjithë të interesuarit për detyrën e ekspertit kontabël në një konferencë para mediave.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv