Politikë

  • Të turpshme i ka quajtur Kryeministri, Edi Rama deklaratat e kreut të opozitës, Lulzim Basha në Vjenë gjatë takimit me ambasadorë të OSBE-së ku denoncoi shkatërrimin e standardeve të zgjedhjeve. 
  • Kodheli nderohet me titullin
     “Bonifacio VII” në Romë

    Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, është nderuar me çmimin ndërkombëtar “Bonifacio VII” dhe titullin e nderit të akademisë ‘Bonifaciana”,me motivacion : “Për impenjimin e madh dhe kontributin kulturor dhe social për realizimin e idealeve, qëllimeve, vlerave dhe arritjeve që kjo akademi çmon”.

  • Donald Lu dhe Kryebashkiaku i
    Berlinit urojnë Veliajn për fitoren 

    Ambasadori amerikan në Tiranë dhe Kryebashkiaku i Berlinit urojnë Erion Veliaj për detyrën e re si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë një mesazh urimi nga kryebashkiaku i Berlinit, Michael Müller, i cili shprehet shumë i kënaqur për vizitën që Veliaj pati së fundi në kryeqytetin gjerman, por edhe për zgjedhjen e tij në krye të bashkisë më të madhe të Shqipërisë.

  • Angela Merkel në 8 korrik në Tiranë
    takim vetëm me Ramën e Nishanin

    Kancelarja Gjermane Angela Merkel, mbërrin në Tiranë në ditën e mërkurë me 8 korrik . Sipas axhendës vizita është parashikuar të zgjasë 4 orë, dhe fillon me një ceremoni pritjeje në orën 13 e 30 në aeroportin e Rinasit. 

  • Rezultati i zgjedhjeve, Meta: Do 
     riorganizohet LSI e Pogradecit

    LSI në Pogradec do të riorganizohet, kështu ka deklaruar kreu i Kuvendit Ilir Meta në mbledhjen e kryesisë së LSI-së. Ky vendim vjen pas rezultatit zhgënjyes të kësaj force në këtë Bashki, ku kandidatja Diana Mile humbi përballë kandidatit të PD.  VIDEO

  • Kurbini,KQZ rrëzon kërkesën e 
    PD: Numërimi u bë nga ASHE

    Komisioni Qendror i zgjedhjve ka rrëzuar ankimimin e PD e cila kërkonte ripërsëritjen e zgjedhjeve duke e shpallur të pavlefshëm procesin për Kurbinin.  Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso deklaroi se paligjshmëria për këtë bashki nisi që nga momenti kur KQZ shkarkoi 8 anëtar të KZAZ-së 15 në Kurbin e duke vijuar më pas edhe me procesin e numërmit ku ioshin vetëm komisionerët e ASHE-së sipas tij.  VIDEO

  • Bashkia:Basha kryetar, Rama nuk e
    lë të vendosë shtatoren e Rugovës

    Ndërsa u kanë mbetur edhe pak ditë në krye të Bashkisë së Tiranës, nënkryetarja Nevila Xhindi ka akuzuar kryeministrin Rama se po pengon Lulzim Bashën që të ushtrojë detyrën e tij. Akuzën Xhindi e lidh me urdhrin që sipas saj është dhënë nga Rama për mos lejimin e vendosjes në Tiranë të shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova.  VIDEO

  • Pandeli Majko: Manipulim?! Ju
    do ta kishit shpërthyer Kuvendin

     Qëndrimeve të forta të demokratëve të cilët i cilësuan këto zgjedhje si me standarde të shkatërruara, u ka dhënë përgjigje ish kryeministri Pandeli Majko.Deputeti socialist ka thënë në Kuvend, se zgjedhjet e 21 qershorit ishin shumë të mirë. Sipas tij, nëse do të ishte e kundërta, demokratët do kishin hedhur në erë Kuvendin.

  • Pr/ligji, ndryshohen kompetencat e
    Presidentit për shkarkimet në ushtri

    Reforma në ligjin për “për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të Komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, është rikthyer sërish për diskutim në parlament.  VIDEO

  • Foto/Pas zgjedhjeve, Astrit Patozi 
    i pafat edhe në kazinonë e Budvas

    Pas humbjes në zgjedhje Astrit Patozi ka provuar fatin diku tjetër këtë herë në kazino, por mesa duket as atje nuk i ka ecur. Deputeti demokrat është fotografuar në një Kazino në Budva të Malit të Zi, ku nga çfarë dallohet nga këto pamje kuptohet që është duke humbur edhe në lojë.

  • "25-vjetori i ambasadave", Rama
    ironizon mesazhin e Bashës

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mesazhin me rastin e 25-vjetorit të hyrjes së qytetarëve në ambasada. Basha shprehet se në vend të festimeve, ky përvjetor na bën të reflektojmë. Ai i referohet zgjedhjeve të 21 qershorit, sipas të cilit janë manipuluar. Menjëherë pas mesazhit të Bashës, ka reaguar kryeministri, Edi Rama. “Duke lexuar përkujtimin e Lulzim Bashës për hedhjen e njerëzve përtej gardheve të ambasadave m'u duk sikur i ka vajtur mendja të bëjë të njëjtën gjë”, tha Rama.

  • Ende pa ligj për dekriminalizimin
    shtyhet deri më 31 dhjetor komisioni

    Konferenca e Kryetarëve para se të niste seanca plenare ka marrë vendim të shtyjë afatin e Komisionit të posaçëm parlamentar për dekriminalizimin deri më 31 dhjetor. Ishte Partia Demokratike e cila kërkoi që afati i komisionit të shtyhej pas dështimit të palëve politike për të kryer ndryshimet e nevojshme ne ligj për dekriminalizimin

  • Berisha kërcënon me vdekje
    Stërkajn: E di ku do përfundosh!

    Berisha gjatë replikave me deputetin socialist Paulin Stërkaj në lidhje me procesin zgjedhor, e ka kërcënuar atë me vdekje.  "Shko qëllo me pistoletë ti demokratët, po e di mirë ti se do përfundosh, atje ku përfundojnë të gjithë". Pergjigjet Sterkaj: Je bere qesharak! Nuk kam përdor pistoletë kur kam qënë në polici jo më tani që jam deputeti më i votuar”
     

  • Protesta e Berishës për zgjedhjet:
    Kisha menduar të digjia mandatin

    Ish-kryeministri Berisha dha një deklaratë të fortë kur tha se ishte në gjendje të digjte edhe mandatin e tij në shenjë proteste ndaj këtyre zgjedhjeve vendore, të cilat sipas deputetit demokrat nuk ishin të lira.  VIDEO

  • Patozi kundër Bashës: Kemi
    humbur, s'bëhet dasëm në vaki!

    Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi është një tjetër zë brenda së djathtës që rrit edhe më tonet e kritikës kundër liderit të opozitës Lulzim Basha në lidhje me humbjen e PD-së në këto zgjedhje vendore, që kryedemokrati Basha e cilësoi fitore! Nga foltorja e Kuvendit në seancën plenare të kësaj të enjteje, në analizën e Patozit Partia Demokratike i ka humbur qartësisht zgjedhjet.
    VIDEO
    ​Berisha del kundër Topallit
    Topalli kundër Bashës: Kemi rënie
    Foto/ Pas zgjedhjeve, Astrit Patozi i pafat edhe në kazinonë e Budvas

  • Kuvend, opozita i rikthehet bojkotit, 
    mazhoranca miraton e vetme ligjet

    Deputetët e opozitës janë larguar nga seanca parlamentare në momentin që kanë kaluar për miratimin projektligjet. Me 77 vota pro, Kuvendi votoi ligjin “Për miratimin e përjashtimeve nga taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti i kushtëzuar, sipas marrëveshjes së garancisë në lidhje me marrëveshjen e huas, për financimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e rrjeteve numerike (digjitale) DVB-T2 të transmetuesit publik (RTSH)”.  VIDEO

  • 25 vjet nga 2 Korriku i 1990, ngjarja 
    që "gjunjëzoi" regjimin komunist

    Përkujtohet 2 Korriku 1990, 25 vjetori i hapjes së ambasadave, dita kur u ça muri i izolimit. Është konsideruar dhe konsiderohet si rënia e ”Murit të Berlinit” shqiptar pasi ndau perëndimin me lindjen.  VIDEO

  • Fred Abrahams: Berisha u prish me
    SHBA kur filloi lojën jashtë kufijve

    Fred Abrahams thotë, se libri i tij është edhe një kritikë ndaj intelektualëve të Shqipërisë, që në përgjithësi, kanë dështuar në sfidimin e dogmave dhe të shërbyerin si një zë i pavarur. Sipas Abrahams, ia vlen të përmendet se prishja e Berishës me SHBA nuk lidhej me gjyqet farsë, spiunimin e opozitës apo arrestimet e gazetarëve, por ajo erdhi kur ai filloi të luante jashtë kufijve me çështjen e Omonias dhe të Greqisë.

  • Topi: FRD parti e vërtetë, gati për
    zgjedhjet e 2017,keqardhje për PD

    Partia Fryma e Re Demokratike ka mbledhur sot Asamblenë e saj Parlamentare. Kreu i saj, Bamir Topi tha se këto ishin zgjedhjet e dyta për FRD-në dhe tashmë kjo forcë politike është një partie e vërtetë dhe për këtë është shumë i lutur.  VIDEO

  • KQZ rrëzon kërkesën e LSI për
    pavlefshmëri të rezultatit në Vorë

    Komisioni Qendror Zgjedhor ka rrëzuar me 4 vota kërkesën ankimore të LSI për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjve në Vorë. Përfaqësuesi i LSI në KQZ, Ylli Manjani pas dhënies së verdiktit deklaroi se do ta adresojnë çështjen edhe në instancat e tjera, kjo pasi vendimi i KQZ për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve erdhi për shkak kompetencash dhe jo për shkak se fenomeni nuk ekziston.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv