Politikë
-
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se personat të cilët do të cenojnë procesin zgjedhor do të ndalohen të dalin jashtë vendit duke thënë se kjo ngjason me standardin e kohës së komunizmit.
19 Qershor 2019, 18:17 -
Administrata në sulmet ndaj KZAZ-ve/ Komisioneri -bashkive: Shkelësit e ligjit do përballen me pasojat /SHKRESA
19 Qershor 2019, 17:49Komisioneri për Mbikqyrjen e Nëpunësit Civil i drejtohet bashkive me një kërkesë për informacion lidhur monitorimin e zbatimit të ligjit nga ana e nëpunësve të tyre, për të evidentuar emërimet dhe lirimet nga puna por edhe sjelljen e nëpunësve gjatë periudhës zgjedhore.
-
Bashkitë e djathta: Padi anëtarëve të KZAZ dhe Policisë së Shtetit
19 Qershor 2019, 17:28Në një deklaratë të përbashkët për mediat, kryetarët e Bashkive të djathta kanë njoftuar se do të bëjnë kallëzim penal ndaj anëtarëve të KZAZ-ve si dhe policëve të shtetit.
-
Kontratat e lobimit/ Pas Ristanit dhe Bashës paraqitet në Prokurori edhe financieri i PD
19 Qershor 2019, 17:13Pas kreut të PD Lulzim Basha, pasditen e sotme është paraqitur në Prokurorinë e Tiranës edhe financieri i Partisë Demokratike, Ilir Dervishi. Sipas prokurorisë ndaj tij rëndon akuza e falsifikimit dhe fshehjes së financimeve dhe është i dyshuar për çështjen e kontratave të lobimit të Partisë Demokratike.
-
Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Taulant Ballën! Berisha: Rilindja ka kapur prej fyti Prokurorinë
19 Qershor 2019, 16:56Numri dy i partisë socialiste Taulant Balla është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës pas padisë që djali ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha bëri ndaj tij. Berisha kërkonte dënimin e Ballës për shpifje, pasi sipas tij Balla kishte shpifur duke thënë se ai s'kishte paguar asnjë tatim gjatë qeverisë Berisha.
-
Vasili paralajmëron përkeqësim të situatës: Rama-Lleshaj ikni shpejt se nesër do jetë vonë
19 Qershor 2019, 16:50 -
PD dhe LSI mësyjnë KZAZ-të/ OSBE: Dënojmë sulmet e dhunshme! Nxitësit të mbajnë përgjegjësi ligjore
19 Qershor 2019, 16:29OSBE dënon aktet e dhunshme të ndodhura në disa qarqe të vendit të drejtuara nga opozita të cilat përgjatë dy ditëve të fundit kanë shënuar një numër incidentesh duke tentuar të pengojnë procesin zgjedhor. Ajo i drejtohet r jo vetëm autorëve por edhe nxitësve të tyre të mbajnë përgjegjësi ligjore.
-
-
-
Meta letër OSBE-ODHIR: Procesi zgjedhor 'nul', përpjekjet e kryeministrit po përkeqësojnë krizën
19 Qershor 2019, 16:12Presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dërguar sot një letër zyrës së OSBE-ODIHR të akredituar në Shqipëri, përmes së cilës e vë në dijeni për zhdekretimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve vendore.
-
Rama vijon nesër fushatën në Shkodër, PD paralajmëron protesta
19 Qershor 2019, 15:30Kryeministri Edi Rama kthehet nesër në takimet elektorale në rrethe, pikërisht në qarkun e Shkodrës ku pritet të prezantojë kandidatin për kryetar bashkie në këtë qytet. Nga ana tjetër PD i ka bërë thirrje strukturave të saj të ngrihet në protestë për të penguar vizitën e kryeministrit në këtë qytet.
-
Sulmi mbi KZAZ-të, shoqërohet për rreth 1 orë në polici ish-deputetja Dhurata Çupi
19 Qershor 2019, 15:12 -
Sulmi i KZAZ-ve nga opozita/ Rama: Revolucion imagjinar me bashkitë blu! Asgjë e paparashikuar
19 Qershor 2019, 14:53Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit të disa KZAZ-ve që ndodhen në bashkitë e drejtuara nga përfaqësuesit e PD-së dhe LSI-së.
-
Po u dënove për krime zgjedhore 10 vite s'del nga Shqipëria/ PD: Rama po kërcënon shqiptarët
19 Qershor 2019, 14:46Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nesër në Kuvend do të miratohet një ndryshim në Kodin Penal që parashikon ndalimin e lëvizjes së shqiptarëve jashtë vendit nëse do të dënohen për krime elektorale.
-
-
Sulmet ndaj KZAZ-ve, Lleshaj: Do shkrihen policitë bashkiake, janë kthyer në rrezik publik (VIDEO)
19 Qershor 2019, 14:30Reagon Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj pas situatave të rënda në disa qarqe ku u sulmuan KZAZ-të. Lleshaj tha se do të shkrihet policia bashkiake që është vënë në shërbim të kryebashkiakëve të PD-së dhe LSI-së duke rcënuar sigurinë e vendit. Në një deklaratë për mediat, Lleshaj tha se do të ndëshkohen të gjithë për krime elektorale.
-
Shtyrja e negociatave në tetor, Cakaj: Vendimi i Këshillit pozitiv, asnjë kusht shtesë
19 Qershor 2019, 14:28Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka sqaruar edhe njëherë se përse sipas tij vendimi i Këshillit ditën e djeshme në Luksemburg për negociatat ishte për Shqipërinë pozitiv dhe i rëndësishëm.
-
PD Shkodër distancohet nga dhuna, ish-deputeti: S'ka urdhër për ndalimin e Bardh Spahisë
19 Qershor 2019, 14:21 -
Tërhiqet nga gara kandidati i pavarur në Mirditë: Mos shkoni në zgjedhje
19 Qershor 2019, 13:55Kandidati i pavarur, Gjon Ndoj është tërhequr nga gara për kryetar bashkie në Mirditë pas situatës politike që është krijuar nga dekreti i Presidentit Meta.
-
Zbulohet plani i policisë për 30 qershorin! Përse u zhvendos KZAZ pas sulmeve të dhunshme në Kukës?! (VIDEO)
19 Qershor 2019, 13:47Sa i përket situatës në Kukës ku policia e rendit zhvendosi materialet zgjedhore për t'i çuar në një tjetër vend, ende të pamësuar publikisht, zv.ministrja e Brendshme tha në Report Tv se kjo nuk është tërheqje por një strategji e fortë e Policisë së Shtetit për të mos pasur viktima.