Politikë
-
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bërë publike një kërkesë që deri më tani nuk e kishte artikuluar në daljet e më hershme publike: shtyrjen e zgjedhjeve. Nga qyteti i Beratit, kryedemokrati Lulzim Basha është shprehur se shtyrja e zgjedhjeve nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, ndryshe nga sa ka deklaruar kryeministri Edi Rama.
21 Maj 2019, 18:50 -
Ish-ambasadori i OSBE thirrje opozitës: Mos punoni vetëm për vete, por për Shqipërinë
21 Maj 2019, 18:16Ish-ambasadori holandez të OSBE në Tiranë Robert Bosch i në thirrje opozitës të mos punojë vetëm për vete por në interes të vendit. Ai tha se Holanda duhet t'i njohë Shqipërisë meritat dhe se Shqipëria plotëson kushtet për hapjen e negociatave.
-
Ministri holandez: Shqipëria rrugë me gropa në BE për shkak të frymës populiste...zgjerimi s'është ndalur
21 Maj 2019, 17:16"Kam inkurajuar miqtë e mi shqiptarë që t’i tregojnë Bashkimit Europian se Shqipëria është serioze me reformat dhe momenti do të vije që Shqipëria të marrë sinjal pozitiv nga Brukseli"
-
Roth: Dhuna, urrejtja, bojkoti i zgjedhjeve e parlamentit të papranueshme! Opozita po rrezikon negociatat
21 Maj 2019, 15:30Ministri gjerman është shprehur se protestat janë një çështje e pranueshme sigurisht në një demokraci, por, dhuna dhe urrejtja, bojkotimi i zgjedhjeve dhe largimi i opozitës nga parlamenti janë absolutisht të papranueshme. "Shqipëria ka bere një rrugë të gjatë për në BE. Opozita po rrezikon njohjen e këtyre arritjeve me politikën e saj penguese"
-
Meta takon Limajn: Kosova e ka merituar prej kohësh heqjen e vizave
21 Maj 2019, 15:27Presidenti Ilir Meta ka takuar ditën e sotme zv. kryeministrin e Kosovës Fatmir Limaj. Gjatë takimit mes tyre u fol lidhur me dakordësitë ndërmjet dy qeverive për zbatimin e marrëveshjeve që forcojnë bashkëpunimin mes dy vendeve.
-
Dezertimet nga 'Bindja'/ Patozi: Kandidatët janë përgjuar dhe marrë peng, i dimë emrat
21 Maj 2019, 14:21Patozi akuzon se firmëtarëve të partisë më të re opozitare dhe kandidatëve u është bërë presion, janë marrë peng, sulmuar dhe përgjuar.
-
'Përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit'/ Thaçi takon Ramën në Tiranë
21 Maj 2019, 13:07Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Tiranë ka zhvilluar mesditën e sotme një takim me kryeministrin Edi Rama.
-
Zëvendësministrja e Jashtme bëhet deputete
21 Maj 2019, 13:04Mandatin e deputetit të Gjirokastrës të lënë nga Flamur Golemi për shkak të kandidimit në zgjedhjet e 30 qershorit de ka marrë Artemis Malo.
-
Ju ndalohet të hyni në SHBA e BE! Rama: Provoni të pengoni zgjedhjet dhe do merrni përgjigjen e merituar
21 Maj 2019, 12:23Për herë të parë kryeministri Edi Rama, të shtunën, bëri të ditur se kushdo që do të tentojë të pengojë apo dëmtojë procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019, veç parashikimeve të Kodit Penal me burg për vepra të ndryshme penale në kapitullin e krimeve zgjedhore, do të humbasë përjetësisht të drejtën për të lëvizur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian.
-
Vizat/ Komisioneri i BE-së: S'kemi kërkesë nga Holanda, por frenoni azilantët! Shqipëria po afrohet me BE
21 Maj 2019, 12:07Komisioneri i BE-së për Migrim dhe Çështjet e Brendshme Dimitris Avramopoulos nga Tirana, ku ishte i pranishëm në aktivitetin e FRONTEX, theksoi se ende në zyrat e Komisionit nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga Holanda për rikthimin e vizave për shqiptarët. Por nëse në të ardhmen do të ndodhë, ai tha se para se të merret një vendim do të bëhet një analizë e kujdesshme. Parlamenti holandez një muaj më parë miratoi një rezolutë për t'i kërkuar Komisionit Evropian të rikthejë vizat për shqiptarët nisur nga kriminaliteti i shtuar në këtë vend mes shtetasve tanë.
-
Vijojnë dezertimet te Bindja Demokratike, tërhiqet edhe kandidati për Kavajën: Nuk kisha firmosur
21 Maj 2019, 11:46Tërhiqet kandidati i tretë për kryetar bashkie nga listat e Bindjes Demokratike.
-
Kriza politike/ Ambasadori britanik në zyrën e Presidentit Meta (FOTO)
21 Maj 2019, 11:15Temë e diskutimet mendohet të jenë zhvillimet politike në vend, si pasojë e aksionit opozitar jo vetëm për largimin e qeverisë përmes protestave, por edhe deklaratave për të bllokuar procesin zgjedhor të 30 qershorit, ku opozita joparlamentare ka shpallur bojkot.
-
Kroçerat me turistë 'pushtojnë' Sarandën (FOTO)
21 Maj 2019, 10:16Kryeministri Edi Rama ditën e sotme e ka nisur me publikimin e disa pamjeve nga transformimi i portit të Sarandës.
-
Lobimi për negociatat/ Holanda mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë (VIDEO)
21 Maj 2019, 09:58Holanda ashtu si qeveria e Gjermanisë do të jetë pro hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në.
-
Meta darkon me Haradinajn në Durrës, kryeministri: Qëndrime unike me Presidentin
21 Maj 2019, 08:02Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e djeshme ka darkuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në Durrës. Meta dhe Haradinaj kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, por pa lënë në plan të dytë atë që ndodhi në Berlin dhe samitin e Tiranës, marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe debatin për kufijtë.
-
I sulmoi hapur, Skënderi i përgjigjet Vasilit: Mjek që u bëre ministër Drejtësie, në KQZ jam jurist me integritet
21 Maj 2019, 07:49Anëtari i KQZ,Bledar Skënderi i është përgjigjur akuzave të nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, ku ky i fundit akuzonte KQZ se ishte në shërbim të kryeministrit Rama.
-
Libri autobiografik/ Bamir Topi: Ja aktet tronditëse të Berishës dhe Visho Likës
21 Maj 2019, 07:14Ish-presidenti Topi rrëfen futjen e spiunëve të SHISH me urdhër të Berishës në FRD për ta përçarë, filmimet, përgjimet dhe më pas lutjet për koalicion
-
Ish-ministri socialist: S'jemi armiq, te PD-ja ka njerëz me tru dhe të zgjuar
20 Maj 2019, 22:17Arben Ahmetaj, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave, aktualisht deputet dhe kryetar i Komisionit të Ekonomisë i ftuar në studion e emisionit '5 Pyetjet nga Babaramo' është shprehur beson se në 30 qershor zgjedhjet do të zhvillohen normalisht dhe se nuk parashikon asnjë incident.
-
Tërheqja e Kaçajt nga Bindja Demokratike/ Patozi: Nuk ka këllqe, le të ikë (Zbulon prapaskenat)
20 Maj 2019, 21:42Astrit Patozi ka reaguar pas tërheqjes nga gara të Salvador Kaçajt si kandidat për bashkinë e Lezhës. Kaçaj hoqi dorë nga gara të cilën e cilësoi si false, ndërsa lajmëroi se bashkohet me PD-në pas largimit nga BD-ja
-
Braçe: Zemra dhe shpirti na shtyjnë të flasim për Kosovën, por nuk vendosim ne
20 Maj 2019, 21:33Zv/ kryeministri Erjon Braçe është shprehur në një intervistë për mediet në Prishtinë se shqiptarët flasin për Kosovën sepse e kanë detyrim moral, por nuk mund të vendosin për të.