Politikë
-
Kreu i Partisë së LZHK, Dashamir Shehi beson se para 30 qershorit palët politike do të arrijnë një marrëveshje, gjë e cila do t'i mundësonte opozitës pjesëmarrjen në zgjedhje.
20 Maj 2019, 20:43 -
Basha si Kryemadhi pranon 'fajin': Edhe PD përgjegjëse
20 Maj 2019, 20:28 -
Bojkoti/ Rama porosi strukturave: Zbuloni presionet dhe kërcënimet e opozitës për të penguar votimet
20 Maj 2019, 19:48Në kushtet aktuale ku opozita PD-LSI bashkë me aleatët e tjerë kanë bojkotuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, madje kanë kërcënuar se do të pengojnë njerëzit për të votuar, kryeministri Edi Rama përmes strukturave të PS-së ka nxjerrë një urdhër për socialistët.
-
Basha nuk tërhiqet nga bllokimi i zgjedhjeve: Është betejë 'jetë a vdekje'
20 Maj 2019, 19:48Kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka ndryshuar qëndrim nga skenari i PD-së dhe opozitës së bashkuar për të mos lejuar zhvillimin e zgjedhjeve.
-
Koka: Ja përse e mbështeta Patozin për të regjistruar kandidatët në KQZ
20 Maj 2019, 19:19Marrëveshja me deputetin Lefter Koka legjitimoi partinë Bindja Demokratike në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Për të sqaruar se përse e ndërmori një vendim të tillë, Lefter Koka ka shpjeguar arsyet përmes një postimi në rrjetet sociale. Nëse deputeti Lefter Koka nuk do ta kishte mbështetur, kjo forcë politike e re opozitare e krijuar pak javë më parë nuk do të mund të regjistrohej me kandidatët e saj për të garuar në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
-
Vijojnë 'rrjedhjet' nga BD! Tërhiqen nga gara 21 kandidatë për këshilltarë në Fier
20 Maj 2019, 19:03Vijojnë "rrjedhjet" nga partia Bindja Demokratike! Pas largimit të dy kandidatëve për kryetar Bashkie në Çorovodë dhe Lezhë, janë tërhequr nga gara edhe kandidatët për këshilltarë në qytetin e Fierit.
-
Ruçi, Balla dhe Rudina Hajdari zbarkojnë në Holandë për të lobuar për negociatat
20 Maj 2019, 18:40Në 16 prill parlamenti holandez votoi për rikthimin e vizave për shqiptarët me pretendimin se numri i shqiptarëve të përfshira në veprimtari kriminale ishte rritur. Teksa ky votim nuk ka vënë ende në lëvizje asnjë mekanizëm të Bashkimit Evropian që mund të rrezikojë udhëtimin pa viza, Holanda do të duhet të marrë një vendim tjetër përcaktues për Shqipërinë.
-
U rrëzua si kandidat për Himarën, Beleri akuzon: KQZ-ja po vonon me qëllim zbardhjen e vendimit
20 Maj 2019, 18:08Tre ditë pas refuzimit nga KQZ-ja të kandidaturës së Alfred Belerit për bashkinë e Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit, ky i fundit ka reaguar sërish. Ai thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vonon zbardhjen e vendimit në mënyrë të qëllimshme për t'i mohuar ankimin në Kolegjin Zgjedhor.
-
Basha në Britani publikon foton e dokumentit 800-vjeçar: Frymëzoi betejat për liri
20 Maj 2019, 17:13Nga Londra ku ndodhet në një vizitë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar një foto të dokumentit 800-vjeçar të “Magna Carta”. Kryedemokrati thotë se ky dokument ka frymëzuar betejat madhështore për liri në të gjithë botën
-
Pas imazhit të keq të dhunës në protesta, Basha detyrohet të flasë mirë për turizmin para të huajve
20 Maj 2019, 16:18Pas protestës së dhunshme të opozitës në datë 11 maj ku militantët i vendosën flakën me molotov Kryeministrisë, pamjet bënë xhiron e medieve ndërkombëtare duke sjellë anulimet e rezervimeve nga shumë turistë.
-
Regjistrohen kandidatët e BD, Paloka: Shfaqje e neveritshme e KQZ, e orkestruar nga Rama
20 Maj 2019, 15:35Regjistrimi i kandidatëve të partisë "Bindja Demokratike" në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka sjellë reagime të ashpra në kampin blu.
-
Pak orë pas regjistrimit, tërhiqet nga gara dhe ikën nga BD-ja kandidati i Lezhës (Letra me arsyet)
20 Maj 2019, 15:31Ka zgjatur vetëm pak kohë aventura e Salvador Kaçajt me partinë më të re opozitare Bindja Demokratike. Pak orë pas regjistrimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si kandidat i BD-së për bashkinë e Lezhës, Salvador Kaçaj në mënyrë të papritur ka hequr dorë nga gara.
-
Kryemadhi flet nga Italia: Shqipëria nuk ka më nevojë për lider të fortë
20 Maj 2019, 15:04Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte në Itali ku u takua me komunitetin shqiptar që jeton në komunën e Bolzanos. Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha se të rinjtë duan të ikin nga Shqipëria.
-
Precedenti 'BD'/ Arsyeja përse rrezikon Aleanca Kuqezi që të mos regjistrohet në zgjedhje
20 Maj 2019, 14:59Partia Aleanca Kuqezi dorëzoi listën me kandidatët në bashkitë e Durrësit, Lezhës dhe Prrenjasit, por duket se KQZ-ja do t'i rrëzojë duke mos i regjistruar në 30 qershor për të garuar nëse do të ndiqet precedenti me Bindjen Demokratike dhe nëse AK-ja nuk do të ketë një deputet garanti si në rastin e Lefter Kokës.
-
Kosova dhe Shqipëria arrijnë marrëveshje: A do të hiqet Roamingu në qershor?
20 Maj 2019, 14:37Kuvendi i Kosovës në muajin qershor të vitit të kaluar ka miratuar rezolutën për heqjen e tarifave të roamingut në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nga atëherë e deri më tash nuk është bërë ndonjë hap konkret për heqjen e kësaj tarife.
-
Ruçi vlerëson kontributin e Brigadës së 12: Kundërvënia ndaj Europës sot, si ajo ndaj luftës dje
20 Maj 2019, 13:33Në 75-vjetorin e krijimit të Brigadës së 12, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi i dërgoi një letër veteranëve dhe pasardhësve të luftëtarëve të saj. Në letrën e tij shkruhet se kundërvënia e sotme ndaj Europës ngjan me kundërvënien e djeshme ndaj Luftës.
-
Veliaj: Në 30 qershor e kemi garën me veten/ Ndërtimi i shkollës 'Kristo Frashëri', Shahini: Jo më mësim me dy turne
20 Maj 2019, 13:02"Kemi garë që së pari, të japim llogari çfarë punësh bëmë, dhe në datë 30 qershor t’ju kërkojmë njerëzve se duam t’i vazhdojmë këto shkolla, këto kopshte, këto çerdhe, duam të vazhdojmë me ujësjellësin, duam ta zgjerojmë Bovillën, duam të vazhdojmë të mbjellim pemë, duam të vazhdojmë që Bregu i Lumit të jetë një zonë e mirë" ka thënë Veliaj
-
Komisionet zgjedhore duhen depolitizuar!
20 Maj 2019, 12:33Nuk i dihet se si do të zgjidhet e kush do ta zgjidhë krizën aktuale politike në Shqipëri, por gjasat janë që një ditë – para apo pas 30 qershorit – do të ketë marrëveshje politike mes palëve. Dhe kur të vijë ajo ditë, një nga çështjet e para që duhet të zgjidhet është ajo e komisioneve zgjedhore.
-
Regjistrohen kandidatët e Bindjes Demokratike! Debate në KQZ (VIDEO)
20 Maj 2019, 12:25Janë regjistruar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kandidatët e partisë Bindja Demokratike për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.
-
Rama mbledh deputetët e PS: Fushatën e çelim më 31 Maj, data e zgjedhjeve nuk luan (VIDEO)
20 Maj 2019, 11:54Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të folur për procesin zgjedhor të 30 qershorit. Gjatë mbledhjes së sotme u vendos së fushata elektorale e PS do të çelet më 31 në pallatin e kongreseve ku të pranishëm do të jenë 61 kandidatët për 61 bashkitë e vendit.