Politikë
-
Nëse opozita do të pranojë të ulet në dialog, mazhoranca duket e vendosur të gjejë mundësinë që PD, LSI dhe aleatët të regjistrohen me kandidatë në garën elektorale të 30 qershorit 2019, duke në kuptuar kështu krijimin e hapësirave ligjore për regjistrimin e kandidatëve për kryetar në 61 bashkitë e vendit. Bashkëkryetari i komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se mazhoranca është e hapur për të bërë ndryshim të ligjit zgjedhor që i ofron të gjitha garancitë për procesin zgjedhor opozitës joparlamentare
16 Maj 2019, 21:46 -
Kërkoi azil në Gjermani pasi nuk u zgjodh deputet në 2017, kandidati i PD merr mandatin nga KQZ (EMRI)
16 Maj 2019, 21:13Komisioni Qëndror Zgjedhor i ka dhënë ditën e sotme mandatin e deputetit në Kuvendin e Shqipërisë Ervis Meços, kandidat në listat e Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës.
-
Hahn dënoi protestat e dhunshme/ Vasili: Ty nuk të dëgjon më njeri
16 Maj 2019, 21:00Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratave të bërë nga Komisioneri Johanes Hahn në një intervistë për DW lidhur me protestat e dhunshme të opozitës të cilat po ndikojnë negativisht për vendimin e BE për hapjen e negociatave për vendin tonë. Ai tha se procesi i hapjes së negociatave nuk vonohet nga sjellja e opozitë por nga raportet ndërkombëtare që e nxjerrin Shqipërinë si një vend me nivel të lartë korrupsioni dhe bazë operacionale të krimit të organizuar.
-
Viza e fundit për Petrit Vasilin në SHBA si deputet /DETAJET
16 Maj 2019, 20:50 -
-
PD e LSI kërkojnë komisionerë, Patozi: Po fusin Kalin e Trojës brenda procesit zgjedhor, KQZ t'i ndalë!
16 Maj 2019, 19:19Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi e quan provokim ndaj procesit zgjedhor, kërkesën e PD-së dhe LSI-së për tu përfaqësuar me komisionerë në procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019, pa qenë vetë e regjistruar për të marrë pjesë me kandidatë për kryebashkiakë në garën elektorale.
-
Kryemadhi flet në VOA për influencën ruse në Shqipëri
16 Maj 2019, 19:19 -
VOA: Petrit Vasilit i kanë mohuar vizën?! Kryemadhi: S'vë dorën në zjarr as për bashkëshortin tim
16 Maj 2019, 18:31Kryetarja e LSI,Monika Kryemadhi ishte sot në studion e Zërit të Amerikës në SHBA. Në fund të intervistës gazetarja e VOA e pyeti nëse nënkryetarit të LSI i është ndaluar viza. Kryemadhi tha se Vasili është një njeri pa probleme por nuk vë dorën në zjarr për askënd.
-
Nga vajza e Qazim Sejdinit, te mjekë e pedagogë/ Zbardhet lista e PS-së në Elbasan
16 Maj 2019, 18:10Report TV zbardh listën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë nga PS-ja për qytetin e Elbasanit. Pasditen e sotme deputeti socialist, Taulant Balla në krah të kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe kandidatit Gledjan Llatja kanë prezantuar listën e plotë të kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.
-
PD-LSI kërkojnë komisionerë në zgjedhjet e 30 qershorit! Rama: Absurd
16 Maj 2019, 18:07Partia Demokratike dhe Lëvizja për Socialiste për Integrim, kërkojnë të jenë pjesë e procesit zgjedhor më 30 qershor 2019. Dy forcat politike që zgjodhën të mos marrin pjesë në garën elektorale për të zgjedhur kryetarët e rinj të 61 bashkive, pas djegies në bllok të mandateve të deputetëve, tashmë kërkojnë të kenë anëtarët e tyre, pra të PD-së dhe LSI-së, në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor.
-
75 % e shqiptarëve nuk mbështesin protestat, Basha: Shërbëtor i krimit kush nuk është me ne
16 Maj 2019, 17:22Opozita do të organizojë në 25 maj protestën e 6-të kombëtare, dhe Lulzim Basha shprehet se kush nuk i bashkohet opozitës është shërbëtor i krimit. Por sondazhi i Report TV evidenton se vetëm 25 % e shqiptarëve duan vijimin e protestave, duke ngritur pyetjen nëse vërtetë tre çereku i shqiptarëve që është kundër tyre, janë shërbëtorë të krimit.
-
Kriza politike/ Ambasadori austriak: Të zgjidhet para çeljes së sezonit, po ndikon negativisht te turizmi
16 Maj 2019, 17:18Pas presidentit Ilir Meta, edhe ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler u ka bërë thirrje palëve që të ulen në dialog, pasi kriza politike mund të sjellë pasoja të rënda në turizëm.
-
Ministri i Jashtëm finlandez takon Cakaj: Jemi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë
16 Maj 2019, 16:50Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës Timo Soini ka deklarauar se Finlanda mbështet hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Ministri në Detyrë Gent Cakaj shprehu mirënjohje ndaj ministrit Soini për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës.
-
Johannes Hahn thirrje opozitës: Protestat e dhunshme po ndikojnë negativisht në vendimin e BE
16 Maj 2019, 16:24Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha në një intervistë për DW se Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave por imazhi që po lënë protestat e dhunshme mund të ndikojë negativisht në këtë proces.
-
-
PD akuza Ballukut: Kampione e abuzimeve, mashtroi shqiptarët për pagesat e autostradës
16 Maj 2019, 15:54Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa, ka hedhur akuza ndaj ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku duke thënë se po mashtron shqiptarët lidhur me pagesën e autostradës Tiranë-Durrës.
-
-
-
Gallatë në Kuvend, Gjuzi: Rama ku është? Opozita e dehur... 10 mijë lekë mbajë në xhep
16 Maj 2019, 15:21Deputeti Kujtim Gjuzi që u fut në Kuvend nga listat e PD-së në Durrës kërkoi nga shumica që të krijojë një hapësirë që opozita të futet në zgjedhje, ndërsa gjatë fjalës së tij nuk munguan të qeshurat dhe gallata nga deputetët e shumicës.
-
Asnjë tender nga 1 qershori, Voltana Ademi: Është vendim antiligjor
16 Maj 2019, 15:00Sipas kryetares së bashkisë Shkodër, Voltana Ademi vendimi i Agjencisë së Prokurimit Publik për të ndaluar tenderimet nga 1 qershori deri më 30 qershor është antiligjor.